Këngëtarja e njohur, Xheisara Frisku, ka qenë e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku ka folur edhe për rrugëtimin e saj në edicionin e parë të “Big Brother VIP”.
Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u shpreh se “Big Brother” i ka ndryshuar jetën për dy javë. Ajo shtoi se është një eksperiencë që nëse do të përsëritej, do të thoshte “po”.
Gjithashtu Xheisara ka komentuar edhe disa nga banorët e këtij edicioni të pestë të reality show-t, të cilit i ka miq, Mirin dhe Selin.
Për këngëtarin, ajo u shpreh se nuk ka ndjenja për Selin, pasi ai është tip i dashur dhe ashtu sillet me gjithë artestet jashtë. Ndërsa për banoren, Xheisara tha se është shumë pro lojës së saj, ku edhe i dërgoi një mesazh babait të saj.
“Selin është një vajzë shumë e mirë, shumë e rafinuar, shumë e zgjuar. Jam shumë e lumtur që ka atë qasje në “Big Brother” dhe që ajo e ka kuptuar që ajo është një lojë dhe po luan, më bëhet shumë qejfi. E kam njohur kur ka qenë 14-15 vjeçe, ka kërcyer me mua te “Kënga Magjike”. Është nga ato vajzat që dua ti them babait të saj, që e bën krenar babain, sido që të shkojë situata. Jam shumë pro lojës që ajo po bën. Selina është “all in””, tha këngëtarja e njohur.
