Skip to content

Plagosja në Lezhë, policia jep njoftimin: I plagosuri 30-vjeçar pronar i berberhanes, dyshohet se është gabuar …

Policia ka nxjerrë një njoftim lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së sotme në Lezhë, ku mbeti i plagosur një 30-vjeçar.

Rreth orës 21:00, policia është njoftuar për një ngjarje me armë zjarri në qendër të fshatit Rrilë, Lezhë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë patrulla e policisë, ku ka rezultuar se i plagosur ka mbetur Sokl Daci, 30 vjeç, banues në Rrilë. Ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas veprimeve të para hetimore, shtetasi Sokol Daci ndodhej në biznesin e tij në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen krehjen e zonës për të identifikuar dhe kapur autorin ose autorët e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, salla operative e DVP Lezhë është njoftuar se në qendër të fshatit Rrilë, Lezhë, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku ka rezultuar se ka mbetur i plagosur shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Rrilë. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi S. D. ndodhej në biznesin e tij në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Panorama.al

Published inNews