Datancenteri i parë në Shqipëri pritet të ndërtohet së shpejti nga kompania izraelite ADC.
Mediat e huaja konfirmojnë miratimin e lejes nga qeveria për realizimin e këtij projekti i cili mësohet se do të ndërtohet pranë kryeqytetit të Shqipërisë.
Më tej thuhet se projekti me kosto 100 milionë bazohet në procesorët grafikë Robin të Nvidia dhe do të ofrojë 32 megavat, me potencial për t’u zgjeruar në 100 megavat.
Ndër të tjera zbulohetr se kompania realizuese e projektit, kompania kibernetike ADC konkludon të jetë në pronësi Roi Shaposhnik, Noam Frank, Shlomi Avni dhe Itai Melchior (89%) dhe të kompanisë konsulente për qendrat e të dhënave DIT (20%), të kryesuar nga ekspertët Zvika Friedman, Nir Poltorak dhe Dan Carmi.
Leja për ndërtimin e kompanisë kibernetike mësohet se u dha brenda 60 ditëve, ndërsa projekti pritet të zhvillohet në zonën e tegtisë së lirë TEDA e cila është në ndërtim e sipër, në Tiranë.
Sakaq, infrastruktura e komunikimit dhe energjisë elektrike është vendosur paraprakisht, dhe kompania lokale e energjisë elektrike po ndërton një nënstacion të dedikuar në vend. Ndërsa mësohet se një pjesë e energjisë do sigurohet dhe nga Kompania Kombëtare e Energjisë Elektrike të Shqipërisë.
Ndërsa për pjesën e financimit të kompanisë thuhet se 75% e projektit po realizohet falë kontributit nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Deri më tani, përpara përfundimit të realizimit të kompnaisë, mësohet se ADC ka siguruar 3 klientë, mes tyre: kompaninë shqiptare të teknologjisë Infosoft, një kompani gjermane magazinimi dhe një klient të qeverisë shqiptare, identiteti i të cilit mbetet konfidencial.
