Një surprizë emocionuese erdhi mbrëmjen e së martës në shtëpinë e Big Brother VIP 5, aty ku Keijsi u rikthye me një surprizë për Inën.
Në një spektakël me motorë, Ina u takua për herë të parë me Keijsin, që pas daljes së tij disa ditë më parë me zarf të zi.
Ai i solli banores një tufë me lule, teksa puthjet nuk munguan nga çifti, me të dy ata që u shfaqën tepër të emocionuar.Gjithsesi, modelja Pamela Shqezi nuk e sheh Inën shumë të përfshirë me Keijsin.
E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ajo ka komentuar surprizën e Keijsit, duke thënë: “Ina më duket sikur mendjen e ka diku tjetër. Kështu më duket mua, është mendimi im. Nuk duket e përfshirë aq shumë tek Keijsi. Ina e tha edhe vetë në klip që ajo e pëlqen Keijsin sepse ai e ka mbështetur dhe i ka qëndruar afër. Por që ta ketë mendjen tek Keijsi 100% nga ana romantike, nuk e shoh. As njërin, as tjetrin në fakt. Po e përdorin dhe pak për famë këtë gjë.
Por ajo nuk është e dashuruar me Keijsin. Ata janë shokë. U lidhën aty nga presioni dhe nga loja. Kur ka hyrë Ina në fillim, nuk ka pasur në plan fare që të lidhet me Keijsin. Po të mbash mend ajo ka bërë një bisedë me Stelinën dhe i ka thënë ‘pse të mos kthehesh me Keijsin, se ajo një puthje ka qenë’. Nga aty pastaj, nga presioni i lojës dhe nga afrimiteti që u bënë bashkë dhe nga qëndrimi që mbajti Keijsi që pa vetëm drejt Inës, ndodhi ajo që ndodhi dhe tani jemi tek kjo surpriza që u bë mbrëmë”.
