Skip to content

“DOJA TA VRISJA!” Rrëfimi shokues i Henrik Hoxhajt: Zbardhet konflikti– “Doja hakmarrje për …”

Në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, Henrik Hoxhaj ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) lidhur me konfliktin e tij të hershëm me Ismet Boriçin, duke dhënë detaje mbi plagosjen e tij, motivet e hakmarrjes dhe ngjarjen e armatosur të ndodhur në vitin 2018.Sipas dëshmisë së Hoxhajt, konfliktet kanë nisur që në vitin 1999, për shkak të problemeve që një shok i tij i fëmijërisë, Vrion Kallanxhiu kishte me vëllezërit Boriçi.

Po ashtu Hoxhaj flet edhe për një konflikt në vitin 2004 ku kishte mbetur i plagosur, duke pretenduar se autor ishte Ismet Boriçi.

“Konflikti ka ndodhur në vitin ’99–2000. Një shok i imi i fëmijërisë ka pasur probleme me vëllezërit Boriçi. Arsyeja ka filluar në vitin 2004, kur unë duke ikur për në shtëpi jam plagosur me 3 plumba. Ismet Boriçi i ka plagosur vëllain Viron Kallanxhiut, shokut tim të fëmijërisë, që tani është në burg. Boriçët janë fis i madh. U krijua një situatë kot, pa lidhje, “pse më sheh”. Ai nxori armën, unë ia kapa armën te tyta. Ai më qëlloi. Unë ika me vrap, aty më mori dikush. Unë rrija me këtë shokun tim, më shkoi mendja mua që kishte lidhje me shokun tim që më qëlloi, se unë me njeri tjetër nuk kisha probleme. E dija historinë e Vironit me Boriçin. Vironi kishte ndërmarrë një veprim ndaj tij, e kishte goditur Ismetin në ’99 në Itali. Unë doja të mbaroja punë me të. Të mbaroja punë, ta vrisja pra… ç’a ta qirasja? Ai më gjuajti mua”, ka thënë ai.

Ndërkohë ai pranoi para trupit gjykues se synimi i tij ishte hakmarrja, duke sqaruar se Viron Kallanxhiu nuk kishte dijeni për planin e tij dhe nuk kishte marrë pjesë në asnjë formë.

Duke iu referuar ngjarjes së vitit 2018, Hoxhaj tregoi se “kishte siguruar një automjet tip Renault të vjedhur dhe një pistoletë Glock, ndërsa bashkëpunëtor kishte një person të quajtur Skerdi, i cili, sipas tij, ishte në dijeni të situatës. Ata kishin vëzhguar disa herë pronën e vëllezërve Boriçi dhe kishin planifikuar goditjen.”
Skerdi qëlloi nga vendi i pasagjerit, por arma iu bllokua. Mjeti ynë kishte xhama të zinj dhe targa të huaja, ndaj ata na pikasën. Plumbat u ndalën nga xhami dhe ata u gërvishtën lehtë”, dëshmoi Hoxhaj.

Në përgjigje të pyetjeve të prokurorit Behar Dibra se ku ai i godit, Hoxhaj tregoi:

“Ky ka një lokal te gjimnazi i ri, kanë një shtëpi trekatëshe. Ishin ulur në tavolinë, vetëm. Brenda nuk e di kush ishte, ndoshta kishte njerëz. Ata e nuhatën, mjeti jonë ishte me xhama të zinj, me targa të huaja. Tani ata me probleme janë edhe mua, po të më dalë para një makinë, do iki. Skerdi qëlloi me 2 plumba dhe pastaj iu bllokua arma. Pastaj ata u futën në lokal dhe ikën në shtëpi. Nuk dolëm nga makina. Armët i kemi pasur në shtëpi, kanë mbetur aty.”

Published inNews