Skip to content

SKANDALI NË BRITANI/ “Dërgo paratë ose doli videoja!” Arrestohen dy vëllezërit shqiptarë, ja si i “zhvatnin” viktimat përmes kamerave të se*sit!

Një operacion i gjerë i policisë britanike ka çuar në pranga dy vëllezër shqiptarë, të identifikuar si pjesë e një rrjeti të rrezikshëm shantazhi. Vëllezërit Reka akuzohen se përdornin “kurthe erotike” në rrjetet sociale për të filmuar viktimat në momente intime dhe më pas u kërkonin shuma të mëdha parash për të mos i publikuar videot.

Skema e “Sextortion”: Hetimet kanë zbuluar se vëllezërit bashkëpunonin me profile false femrash për të joshur burra të moshave të ndryshme. Sapo viktima kryente veprime erotike në kamerë, niste makthi. Mesazhet kërcënuese u dërgoheshin viktimave ku u kërkoheshin nga 5,000 deri në 20,000 paund, me kërcënimin se videot do t’u dërgoheshin familjarëve dhe kolegëve të punës.

Goditja e Policisë: Pas denoncimit të disa personave që kishin rënë pre e kësaj skeme, policia e Londrës ndërhyrë duke sekuestruar pajisje elektronike, dhjetëra karta SIM dhe shuma të konsiderueshme parash cash në banesën e vëllezërve shqiptarë.

Published inNews