Skip to content

“Mos mi bjer djalit në qafë” /Luizi zbulon mesazhet, familjarët e banorëve e “bombardojnë”: Kërkojnë mëshirë para hyrjes (Video)

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP” nuk ka trazuar vetëm rrjetin, por ka futur në ‘panik’ familjarët e banorëve që ndodhen aktualisht në garë.

Gjatë koncertit të tij të fundit në Tiranë, fenomeni i këtij formati zbuloi një prapaskenë interesante: në telefonin e tij kanë ardhur mesazhe nga prindërit dhe të afërmit e konkurrentëve, të cilët i kanë kërkuar “amnisti” për të dashurit e tyre.

Me stilin e tij karakteristik, Luizi zgjodhi t’u përgjigjej publikisht nga skena, duke i siguruar se qëllimi i tij është spektakli.

“U them gjithë atyre familjarëve të konkurrentëve që më kanë shkruar: ‘Jo po ma ki kujdes djalin, vajzën, mos mi bjer vajzës, mos mi bjer djalit’… nuk kam punë me ta. Thjesht do kënaqemi, keni me u kënaq tu e pa, vetëm kaq po ju them,” u shpreh ai.

Published inShowbiz