Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje.
Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të forta dhe kërkesa për zbardhje të plotë të së vërtetës.
Avokati Eduart Mullaraj, në një prononcim për Vip Magazine, ka hedhur dritë mbi disa rrethana shqetësuese që, sipas tij, kërkojnë hetim të thelluar dhe transparent.
Bëhet fjalë për familjen shqiptare Kola – Arti dhe Jonida, prindërit e dy të rinjve Hajdarit (22 vjeç) dhe Xhesikës – humbja e të cilëve ka lënë pas dhimbje të madhe dhe shumë paqartësi.
Sipas avokatit, ngjarja duhet të hetohet në çdo detaj për të kuptuar shkaqet reale të kësaj tragjedie të madhe dhe për të dhënë përgjigje për familjarët dhe opinionin publik.
Pyetja që shtrohet është: pse po vonon zbardhja e plotë e së vërtetës dhe çfarë fshihet pas kësaj ngjarjeje që ka tronditur komunitetin shqiptar?
