Skip to content

“I lutem shtetit të na ndihmojnë”/ Thirrja e vëllait për 65-vjeçarin e zhdukur prej katër ditësh

Prej katër ditësh, në shtratin e lumit Vjosë vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit Ylli Dine. Ai është larguar pa adresë nga banesa më 3 shkurt, ndërsa humbja e tij është denoncuar nga familjarët në policinë lokale.

65-vjeçari punonte si bari në zonat buzë lumit Vjosë, çka ka ngritur dyshime se ai mund të ketë rrëshqitur aksidentalisht në ujërat e lumit. Në operacionin e kërkimit janë përfshirë palumbarët e RENEA-s, efektivë të Policisë së Shtetit, si dhe strukturat e emergjencës.

LEXO  Tronditëse/ Shuhet familja, prindërit vrasin dy djemtë e tyre me autizëm dhe më pas i marrin jetën vetes

Krehja e shtratit të Vjosës po zhvillohet në një terren të vështirë, për shkak të rrymave të forta të ujit dhe kushteve natyrore. Familjarët apelojnë për ndihmë për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit.“Ai kishte disa dele, i kulloste çdo mëngjes në zonën anës Vjosës dhe pasdite i merrte. Në kohën që është kthyer pasdite, për të nxituar i ka rrëshqitur këmba, siç na thanë, ndërsa pamë edhe vetë vendin”, thotë vëllai i tij, Agron Dine.Në një tjetër apel, vëllai i 65-vjeçarit kërkon ndihmë nga institucionet dhe qytetarët.

LEXO  Aksident, dy kamionë dalin nga rruga, plagosen tre persona

“I lutem shtetit dhe gjithë njerëzve që kanë marrë vesh këtë histori të bëjnë çfarë është e mundur, të na ndihmojnë për gjetjen e trupit.”

Të afërmit kërkojnë që kushdo që mund të ketë informacion, të kontaktojë strukturat përkatëse për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes. Deri në këto momente, 65-vjeçari Ylli Dine nuk është gjetur, ndërsa kërkimet në lumin Vjosë vijojnë/SOT

Published inNews