Skip to content

Dalin pamjet e dhimbshme të Genardit dhe Sonidës duke i çuar në spitalin psikiatrik! Cfarë po u ndodh atje (foto)

Një ditë më parë rrjetet sociale u “pushtuan” nga një video e shpërndarë nga Genard Hajdini, në të cilën shfaqej motrat e tij, Sonida Hajdini gjysmë e zhveshur.

Pamjet u përhapën me shpejtësi dhe sollën reagime të forta te ndjekësit, të cilët shprehën shqetësimin e madh për gjendjen e saj dhe kërkuan ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet.

Pas publikimit të videos, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Njësisë Administrative nr.2, zonë ku banon familja Hajdini. Kryetari i kësaj njësie, Florian Pullazi u angazhua personalisht për menaxhimin e kësaj ngjarje. I shoqëruar nga ekipet e emergjencës dhe nga efektivët e Policisë së Shtetit, ai ka shkuar në banesën ku jetojnë vëlla dhe motër dhe kryen vlerësimet e nevojshme.

LEXO  U pagua për të vrarë vëllezërit Bami, GJKKO lë në fuqi masën “arrest në burg” për Jozi Krajën, 37-vjeçari u ekstradua nga Zvicra


Megjithatë, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike u vendos që të dy, të shoqëroheshin për ndihmë të specializuar mjekësore, ndërkohë që video u fshi menjëherë nga rrjetet sociale.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, Pullazi së bashku me ekipin e emergjencës dhe efektivët shoqëruan për në spital dy anëtarët e familjes Hajdini.

Momenti kur Sonida dhe Genardi u shoqeruan per ne spital

LEXO  E FUNDIT/ Arratiset një i burgosur në Durrës

Gjithashtu bëhet me dije se Sonida më herët ka qenë e shtruar në Spitalin e Shëndetit Mendor në Tiranë dhe ishte lënë në trajtim ambulator, nën kujdesin e një kujdestareje të caktuar nga familja.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se aktualisht vëlla e motër ndodhen të shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës, ku po marrin trajtim më të specializuar dhe janë nën monitorim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor.

Published inNews