Ish-presidenti Ilir Meta, ka dënuar nga burgu sulmin ndaj avokatit të tij, Kujtim Cakrani, i cili u dhunua nga dy të rinj në Vlorë.
Në një reagim në Facebook, Meta u shpreh se nuk është hera e parë që sulmohen avokatët, ndërsa thekson se vendi është në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë. Kreu i Partisë së Lirisë, u bën thirrje autoriteteve që autorët të identifikohen dhe të vendosen para ligjit sa më shpejt.
“Dënoj me ashpërsi sulmin ndaj Avokatit Kujtim Cakrani nga dy banditë, të cilët jo vetëm duhet të identifikohen, por edhe të vendosen para ligjit sa më shpejt.
Nuk është hera e parë, që sulmohen avokatët sepse jetojmë në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë. Solidaritetin tim të plotë me Avokatin Cakrani, me familjen e tij, si edhe me të gjithë kolegët!”, shkruan Meta.
Si ndodhi ngjarja?
