Skip to content

Aksident i frikshëm/ Makina përplaset me kamionin, humb jetën mes flakëve 32 vjeçari shqiptar (EMRI+Foto)

Ky 32-vjeçar shqiptar që shikoni në këtë foto ka humbur jetën në mënyrë tragjike ditën e hënë si pasojë e një aksidenti rrugor në zonën e Marzabotto, pranë Bolonjas në Itali.

Autoritetet italiane e kanë identifikuar si Leonardo Fjora.

Ai po udhëtonte përgjatë rrugës Porrettana me automjetin e tij tip Volksvagen Lupo, kur, sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, kreu një parakalim të rrezikshëm dhe u përplas ballë për ballë me një kamion të grumbullimit të mbetjeve që po vinte nga krahu i kundërt.

LEXO  Dy shenjat e horoskopit që do të përballen me një ditë të VËSHTIRË sot

Pas përplasjes, makina doli nga rruga dhe u përfshi menjëherë nga flakët. 32-vjeçari mbeti i bllokuar brenda automjetit dhe ndërroi jetë mes flakëve. Në aksident u përfshi edhe kamioni, por drejtuesi i tij pësoi vetëm lëndime të lehta.

Në vendngjarje ndërhynë dy ekipe të zjarrfikësve me mbështetje nga një autobotë, të cilët shuan zjarrin dhe siguruan zonën.

LEXO  “Kishin ende shenja jete kur u futa në banesë”/ Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, rrëfimi tronditës i dëshmitarit: Kur xhaxhai humbi ndjenjat…

Ekipet e urgjencës mjekësore konfirmuan vdekjen e të riut shqiptar, ndërsa karabinierët zbardhën plotësisht dinamikën e aksidentit.

Published inNews