Skip to content

ALARM NË KRYEQYTET: Thirrje për revoltë kombëtare! ‘Sot tronditen themelet e pushtetit!

Pak orë para protestës kombëtare të opozitës në bulevardin para Kryeministrisë në Tiranë, një mesazh për mbështetësit dhe qytetarët ka dhënë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.Deputeti tha se sot është dita e përballjes pa kthim dhe rrëzimit të regjimit me revoltë qytetare, për ta tronditur atë nga themelet.

“Të gjithë para Kryeministrisë, në protestën kombëtare kundër grupit të strukturuar kriminal që ka rrëmbyer shtetin, po u vjedh taksat qytetarëve dhe po grabit të ardhmen e shqiptarëve. Sot është dita e revoltës dhe e zemërimit qytetar, dita e guximit, e llogaridhënies dhe e përballjes pa kthim me Narkoregjimin”, shprehet ai mes të tjerash me një postim në rrjetin social Facebook.

LEXO  Rrezik përmbytje/ Sot priten reshje shiu me intensitet të lartë

Postimi i Tedi Blushit:

“Sot është dita e revoltës dhe e zemërimit qytetar, dita e guximit, e llogaridhënies dhe e përballjes pa kthim me Narkoregjimin.

Sot, të gjithë shqiptarët e lirë, të ndershëm dhe patriotë bashkohen në Bulevardin para Kryeministrisë, sepse durimi ka marrë fund, frika ka marrë fund dhe koha e nënshtrimit ka përfunduar.Sot, në ora 17:00, zëri i gjithë Shqipërisë do gjëmojë në Tiranë.

LEXO  "DO TË VRAS, PO U NDAVE!" Tmerri në Gjirokastër, 30-vjeçarja kërkon divorcin, ja si u "hakmor" bashkëshorti bashk me...

Të gjithë para Kryeministrisë, në protestën kombëtare kundër grupit të strukturuar kriminal që ka rrëmbyer shtetin, po u vjedh taksat qytetarëve dhe po grabit të ardhmen e shqiptarëve.

Sot është dita për të qenë aty! Sot është dita për të mos munguar! Sot është dita për të tronditur nga themelet Narkoregjimin!”.

Published inNews