Skip to content

SKANDALI QË PO DRIDH ZYRAT! Dhoma Amerikane e Tregtisë reagon ashpër për tenderat e AKSHI-t!

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka reaguar zyrtarisht mbi zhvillimet e fundit që lidhen me funksionimin e sistemeve digjitale qeveritare, duke vënë theksin te roli i AKSHI-t dhe problematikat e shfaqura në platformën e-Albania, në një moment kur AKSHI ndodhet në qendër të një prej dosjeve më të bujshme penale të viteve të fundit, me dy biznesmenët në arrati Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi.

LEXO  Albania Becomes an Attractive Destination for Digital Nomads

Në deklaratën e saj, Dhoma Amerikane e Tregtisë vlerëson investimet publike në digjitalizim si një hap drejt modernizimit të administratës, por paralajmëron se mungesa e auditimit të pavarur, standardeve të sigurisë dhe përditësimit të vazhdueshëm përbën rrezik serioz për stabilitetin ekonomik, vazhdimësinë e bizneseve dhe sigurinë kombëtare.

Shqetësimi kryesor i AmCham lidhet drejtpërdrejt me AKSHI-n dhe funksionimin e e-Albania-s. Sipas raportimeve të anëtarëve të saj, shërbimet digjitale qeveritare po funksionojnë në mënyrë të paqëndrueshme, me ndërprerje të shpeshta, vonesa, akses të kufizuar gjatë orareve të ngarkuara dhe performancë të paparashikueshme.

LEXO  Vodhi një bankë duke kërcënuar punonjësit me çekiç, arrestohet i riu në Shkodër
Published inNews