Dhjetë persona kanë humbur jetën pas shtënave në provincën e British Columbia në Kanada. Gjashtë persona u gjetën të vdekur brenda shkollës së mesme dhe policia thotë se një person tjetër vdiq gjatë rrugës për në spital.
Dy persona të tjerë u gjetën të vdekur në një banesë. Policia beson se edhe kjo ngjarje është e lidhur me masakrën.Autori i të shtënave u konfirmua i vdekur më herët pasdite. Policia tha se i dyshuari u gjet i vdekur brenda shkollës dhe dyshimet janë se ai është vetëvrarë.Dy persona u transportuan me helikopter drejt spitalit me lëndime serioze për jetën. Edhe 25 persona të tjerë po vlerësohen për lëndime në qendrën mjekësore lokale, thanë autoritetet.
Pas të shtënave fatale, ka ardhur edhe reagimi i disa liderëve ndërkombëtarë.
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Franca “qëndron pranë popullit kanadez”: “Të tmerruar nga sulmi në një shkollë në Tumbler Ridge. Mendimet tona janë me familjet e viktimave, të plagosurit dhe gjithë komunitetin arsimor.”Kryeministri australian Anthony Albanese tha se është “i shokuar dhe i pikëlluar” nga ngjarja dhe i dërgon ngushëllimet e tij të sinqerta të gjithë kanadezëve të prekur.
Ndërkohë, Kancelari gjerman Friedrich Merz u shpreh “thellësisht i tronditur” dhe iu shpreh solidaritet familjeve dhe të plagosurve, duke u uruar atyre shërim të shpejtë.
