Skip to content

E bujshme! Ja Plani i Edi Ramës për të shpëtuar veten nga burgu, BE gati ndërprerjen e negociatave

Plani i fundit i kryeministrit Edi Rama për ndryshime ligjore që synojnë të kufizojnë fuqinë e SPAK-ut dhe gjykatave, janë parë si një kërcënim direkt ndaj integritetit të sistemit të drejtësisë dhe kanë ndezur alarmin në Bruksel. Mësohet se Bashkimi Europian është gati të ndërpresë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë, pasi ata e cilësojnë Reformën në Drejtësi dhe krijimin e SPAK-ut si një “gur themeli” në rrugën e vendit drejt BE-së. Rama po kalon nga fjalët te veprat në raport me drejtësinë, kur paralajmëroi një ofensive ligjore për të penguar Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme që të ndërmarrë masën e pezullimit nga detyra për ministrat e kabinetit të tij dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Lëvizjet e Ramës vijnë nga frika se mos ai dhe bashkëpunëtorët e tij pësojnë fatin e Belinda Ballukut.

Plani i Edi Ramës

Mësohet se Rama po përgatit ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale, që jo vetëm synon të mbrojë kabinetin e tij pas rastit Balluku, por edhe të përjashtojë veten nga çdo mundësi pezullimi në të ardhmen. Për momentin është përjashtuar ngritja e një grupi të posaçëm pune me juristët e Grupit Parlamentar Socialist, ndërsa përgatitja e ndryshimeve i është besuar ministrit të Drejtësisë, Besford Lamallari. Fokus i ndërhyrjes do të jetë neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, i cili rregullon masën e “pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

LEXO  Deputeti demokrat çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë

“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”, thuhet aktualisht në nen. Mësohet se neni do të ndryshojë në këtë formë: “Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral përfshi, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë”. Pra Rama, duket se shpëton veten, por fut në listë dhe kreun e KLSH, Presidentin, Avokatin e Popullit dhe Guvernatorin.

Detajet

Me këtë ndërhyrje, mazhoranca synon t’i japë fund debatit politik dhe juridik mbi kompetencat e SPAK-ut dhe rolin e gjykatave në raport me pushtetin ekzekutiv, duke argumentuar se pezullimi i funksionarëve kushtetues cenon funksionimin normal të institucioneve. Kryeministri Rama ka bërë të ditur gjithashtu se mazhoranca nuk do të nxitojë të shqyrtojë në Kuvend kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe miratimin e masave të tjera të sigurisë, si arresti me burg apo arresti në shtëpi. Sipas tij, pas pezullimit nga detyra, Prokuroria e Posaçme mund të vijojë hetimet pa pengesa, ndërsa trajtimi i kërkesave parlamentare “nuk ka asnjë urgjencë”.Në reagimet e tij publike, Rama ka theksuar se funksionet kushtetuese janë të padelegueshme dhe se pezullimi i tyre paralizon institucionin që ato përfaqësojnë. Duke iu referuar deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ai ka argumentuar se gjyqtarët janë shfaqur unanimë për problemin, edhe pse të ndarë në rrugëzgjidhje. Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për rastin Balluku ende nuk është zbardhur, ndërsa mbetet e paqartë se kur ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale do të depozitohen zyrtarisht në Kuvend dhe do të futen në kalendarin parlamentar për diskutim dhe miratim.

LEXO  Saturni ndryshon fatet, kjo javë sjell lajme shumë të mira për këto shenja të zodiakut
Published inNews