-
Sherr në Tiranë, të rinjtë sulmojnë një person me shkopinj bejzbolli. I riu shtrohet me urgjencë në gjendje të rëndë (EMRI)
Një sherr është regjistruar në zonën e Priskës në Tiranë. Disa persona raportohen se kanë sulmuar me mjete të forta si shkop bejsbolli një person. I plagosur rëndë nga ky sulm ka mbetur shtetasi Besjan Qordja. Policia ka nisur një aksion për kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.