Një 44-vjeçar i cili dyshohet se u sulmua me thikë nga nëna e tij 71 -vjeçare në banesën e tyre në zonën e Poliçnit, në Selanik, ndodhet në spital në gjendje shumë të rëndë .
Advertisements
Sipas informacioneve, burri ka pësuar lëndime të rënda në kokë nga goditjet që ka marrë nga thika teksa ishte duke fjetur dhe po trajtohet në Reanimacion.
Advertisements
Thika që dyshohet se kishte përdorur 71-vjeçarja është gjetur gjatë hetimeve të policisë dhe është sekuestruar.
Babai i viktimës dhe bashkëshorti i gruas ka qenë ai që ka njoftuar ambulancën e EKAB-ut sapo ka parë djalin e tij të gjakosur dhe ka kuptuar se çfarë kishte ndodhur.
Advertisements
Sapo ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në banesën në rrugën Vertiskou kanë njoftuar policinë, e cila ka arrestuar të moshuarën.
Sipas informacioneve, 71-vjeçarja ashtu edhe djali i saj 44-vjeçar dyshohet se janë me probleme mendore
Çështja është marrë nga Departamenti i Krimeve Kundër Jetës në Drejtorinë e Sigurimit të Selanikut dhe ndaj 71-vjeçares është ngritur akuza për vrasje të mbetur në tentativë.