Author: donaldi

  • Rruga e Suksesit të Nadir Çaushollit: Nga Themelimi i CFO Pharma te Kontributi i Palekundur në Industrinë Farmaceutike të Shqipërisë

    Nadir Çausholli

    Nadir Çausholli ka lënë gjurmë të qarta në fushën e biznesit në Shqipëri, e cila është e pasuruar ndjeshëm nga kontributi i tij. Themelimi i kompanisë CFO Pharma nga Çausholli në vitin 2003 ka shënuar fillimin e një epoke të re në industrinë farmaceutike të vendit. Në një kohë kur tregu farmaceutik shqiptar ishte i dominuar nga disa kompani të konsoliduara, CFO Pharma, nën drejtimin e Çaushollit, ka arritur të përfitojë një pozicion të rëndësishëm në treg dhe të zgjerojë ndikimin e saj gjatë viteve.

    Pas themelimit të CFO Pharma, kompania ka arritur të zhvillojë një bazë të fortë të klientëve dhe të krijojë një reputacion për cilësinë dhe integritetin e produkteve dhe shërbimeve të saj. Çausholli ka udhëhoqur kompaninë me një vizion të qartë dhe ka investuar në teknologji dhe inovacion për të siguruar që CFO Pharma të mbetet konkurruese në tregun e gjërë dhe të ndjekë standarde të larta të cilësisë. Kjo ka çuar në një rritje të vazhdueshme të kompanisë, duke e bërë atë një aktor të rëndësishëm në tregun farmaceutik shqiptar.

    Në vitin 2018, CFO Pharma ka arritur një xhiro prej 40 milionë eurosh, duke treguar se sa është zgjeruar dhe se sa është bërë e suksesshme kjo kompani gjatë viteve. Numri i punonjësve ka arritur në 300, gjë që tregon se Çausholli ka kontribuar ndjeshëm në krijimin e vendeve të punës dhe ka ndikuar pozitivisht në ekonominë lokale. Kompania ka qenë një burim i rëndësishëm i punësimit dhe ka ndihmuar në zhvillimin e aftësive dhe njohurive të shumë individëve në fushën farmaceutike.

    Çausholli, me drejtimin e tij të mençur dhe angazhimin e pasur në CFO Pharma, ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e sektorit farmaceutik në Shqipëri. Përmes udhëheqjes së tij, ai ka treguar se si pasioni, përkushtimi dhe vizioni i qartë mund të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e një kompanie dhe, në të njëjtën kohë, të kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit dhe ekonomisë së vendit në tërësi​1​​2​.

  • “Po na e vrasin djalin për herë të dytë”- Babai i 20-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në Suedi: Ambasadën e njoftuam ne. Kemi hapur dyert e mortit, por nuk po e qajmë dot…

    Alket Spaho, babai i 20-vjeçarit shqiptar që u vra në Suedi pak javë më parë ka rrëfyer pengesat që po has për të sjellë trupin e djalit të tij në Shqipëri.

    Ai u shpreh se diplomatët shqiptarë në Suedi e kanë mësuar prej tij ngjarjen, ndërkohë që familjarët nuk janë lejuar të udhëtojnë për në Suedi.

    “Djali quhet Lauren Spaho dhe shkoi në Suedi për një jetë më të mirë. Ngjarja ka ndodhur në datën 6 maj, ndërsa djali humbi jetën 1 ditë më pas në spital në qytetin e Karlstad të Suedisë. Ai hyri për të ndarë një shok kur edhe u qëllua”, thotë babai i tij Alket Spaho.

    Ai shprehet se për ngjarjen janë ndaluar 5 persona, ku 2 prej tyre qëndrojnë akoma në burg. Më tej pohon se autoritetet suedeze kanë lajmëruar Policinë Shqiptare dhe kjo e fundit familjen.

    Por, Alketi dhe familja e tij, kanë kërkuar vazhdimisht ndihmë nga Ambasada Shqiptare në Suedi, e cila as nuk e ka lajmëruar për ngjarjen e rëndë. “Në vend që të na merrnin ata në telefon, i kemi marrë ne. Ata s’dinin gjë! Kërkuam informacione se çfarë ka ndodhur, për trupin e djalit.

    Kur do të na e sjellin. Kontaktuam me suedezët dhe na thanë se për 1 javë. Kurse këta të Ambasadës na thonë për 1 muaj. Po na e vrasin për herë të dytë djalin, kjo është vrasje e dytë. Shteti s’po na ndihmon. Na thonë do paguani shpenzimet. Shkojnë mbi 30 mijë euro. Ne kërkojmë mbështetje, kemi hapur dyert e mortit po s’po e qajmë dot djalin” thotë ai për Fiks Fare.

  • Horoskopi ditor për nesër, do të befasoheni se çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Dashi

    Do ndodhin gjëra shumë të veçanta gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift kështu që duhet të përgatiteni për kënaqësi pa fund. Momentet e lumtura do jenë të njëpasnjëshme. Edhe beqarët do kenë ndryshime drastike në jetën e tyre. Në planin financiar do iu duhet të merrni masa shumë strikte në mënyrë që të stabilizoni situatën.

    Demi

    Falë ambientit të mirë yjor ju do bashkëpunoni më tepër me atë që keni në krah dhe do e përforconi lidhjen tuaj. Imagjinata do jetë më e zhvilluar dhe do përjetoni emocione të reja. Pjesa më e madhe e beqarëve nuk do kenë fat në dashuri. Bëni edhe pak durim. As me financat punët nuk do i keni mirë.

    Binjakët

    Së bashku me partnerin/en tuaj sot do kaloni momente shumë të këndshme dhe do e keni më të lehtë të flisni edhe për tema delikate. Do i kuptoni më mirë interesat e njeri-tjetrit dhe do mundoheni t’i realizoni ato. Beqarët do jenë edhe më kërkues se më parë dhe do e kenë të vështirë të vendosin. Saturni mund t’iu sjellë probleme financiare.

    Gaforrja

    Nën ndikimin e Venusit ka shumë mundësi që lidhja juaj sentimentale të kthehet në një miqësi të mirë. Edhe pse në fillim do iu duket e vështirë për ta pranuar do e shihni se ishte vendimi më i mirë i mundshëm. Për beqarët nuk do ketë të reja kështu që ata do vazhdojnë të jenë vetëm. Kujdes me shpenzimet.

    Luani

    Marrëdhënia juaj me partnerin/en do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite. Nuk do mungojnë as momentet e lumtura dhe të mbushura me emocione. Beqarët nga ana tjetër duhet t’i bëjnë sytë katër dhe të përfitojnë kur të jenë nëpër ambiente me persona të rinj. Në planin financiar çdo gjë duhet të llogaritet mirë sepse problemet e mëdha mund të lindin sa hap e mbyll sytë.

    Virgjëresha

    Do e lini pas dore sot jetën tuaj në çift sepse do jeni të mbushur me angazhime familjare dhe profesionale. Për të mos pasur debate me partnerin/en, do bënit mirë t’ia sqaronit atij situatën. Beqarët do mbeten sërish vetëm edhe pse takimet nuk do mungojnë. Financat do jenë të turbullta, tregohuni të matur me investimet.

    Peshorja

    Ata që janë në një lidhje duhet të mos e teprojnë me xhelozinë gjatë kësaj dite sepse një shkëndijë e vogël dhe atmosfera mund të shpërthejë keq. Beqarët do joshen shumë nga fryti i ndaluar dhe kjo mund t’i çojë drejt dëshpërimit të madh. Fati do iu buzëqeshë në planin financiar, mos u shqetësoni aspak.

    Akrepi

    Në përgjithësi klima në sektorin e dashurisë do jetë e ngrohtë gjatë kësaj dite. Vetëm ata që kanë pasur zënka të forta nuk do rimarrin dot veten aq lehtë. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të pranojnë propozimin e dikujt sepse jo të gjithë janë ashtu si duken. Në planin financiar duhet sa më shpejt të ulni shpenzimet.

    Shigjetari

    Ka rrezik që jeta juaj në çift të jetë shumë e trazuar sot. Do keni debate të zjarrta me atë që keni në krah dhe atmosfera do jetë delikate. Kujdes me ato që do thoni. Beqarët do fillojnë romanca dashurie pa qenë të sigurtë se personi është i përshtatshëm aq sa duhet për ta. Financat do jenë të mbrojtura nga yjet.

    Bricjapi

    Do jeni shumë posesivë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe nga momenti në moment mund të lindin mosmarrëveshje me partnerin/en. Nëse i kuptoni gabimet që keni bërë mos ngurroni të kërkoni falje. Beqarët do kenë shumë takime sot, por pa rezultat. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri.

    Ujori

    Ditë e qëndrueshme dhe pa asnjë problem kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ia kaloni mjaft mirë pranë partnerit/es dhe mund të mendoni edhe për një bashkëjetesë. Beqarët do jenë kërkues dhe nuk do vendosin të krijojnë një lidhje. Në planin financiar do keni probleme të cilat me zor do i zgjidhni.

    Peshqit

    Edhe pse do jeni në një lidhje, do ndiheni shumë të vetmuar gjatë kësaj dite. Partneri/ja do jetë i angazhuar me punë dhe nuk do iu kushtojë aspak vëmendje. Beqaret do kenë një ditë të mbushur me të papritura dhe me shumë gjasa jeta do iu marrë një tjetër drejtim. Në planin financiar do tregoheni shumë të kujdesshëm dhe nuk do bëni asnjë investim pa qenë të sigurtë.

  • Identifikohet shqiptari që ekzekutoi belgun në Greqi

    Mario Diamanti është autori i vrasjes së 47-vjeçarit belg Christoph Wageman, i cili u gjet i vdekur jashtë shtëpisë së tij në Voula në qershor 2020.

    Vrasja në fillim i atribuohej “kontratës së vdekjes”, gjë e cila u vërtetua edhe nga rrjedha e hetimeve, pasi autori e qëlloi dy herë në kokë.

    Sipas mediave greke, dyshohet se autor i vrasjes është 35-vjeçari i cili, nuk jeton më.

    Diamanti rezulton të ishte pronari i një karburanti, i cili u ekzekutua në pikën e tij në rrugën Petrou Ralli në Nicë në nëntor të vitit 2021. Vrasja e tij brutale, u regjistrua në kamerat e sigurisë.

    Ndaj 47-vjeçarit belg ishte në pritje një urdhër arresti për trafikimin e një sasie të madhe kokaine nga Amerika Latine drejt vendit të tij. Ai u vra mbrëmjen e 29 majit 2020 në hyrje të pallatit në rrugën Dodekanisou ku jetonte me gruan e tij braziliane dhe fëmijën e tyre të mitur. Duke qenë se ndaj tij kishte një urdhër arresti, ai ndodhej në vend me letra të falsifikuara me emrin “Giorgos Christoforos”.

    Sipas raporteve në gazetën belge Gazet van Antwerpen, Wageman ishte i përfshirë në raste të trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë. Sipas disa burimeve, Wageman ishte përgjegjës për humbjen (e sekuestruar nga autoritetet) të një ngarkese kokaine. Si rezultat i këtij zhvillimi ndodhi më pas vrasja.

  • E kërcënonte me video intime dhe e përdh*nonte, shqiptarja denoncon ish të dashurin sirian

    Një 26-vjeçare nga Shqipëria ka denoncuar në policinë greke ish të dashurin e saj sirian.

    Në denoncimin e saj e reja shqiptare akuzon sirianin për përdhunim si dhe këcënime me video intime.

    Sipas asaj që raporton ANT1m pas ndarjes siriani e shantazhonte vazhdimisht shqiptaren me foto dhe video intime, ndërsa i kkronte para, dhe herë pas herë ushtonte dhunë seksule.

    Mësohet se riu u arrestua pas denoncimit, në rrugën Zakynthos në Kypseli, ndërsa ka bërë rezistencë për të shmangur prangat.

  • Aksident i frikshëm në aksin Elbasan-Librazhd/ Furgoni me nxënës del nga rruga dhe përfundon në kanal (Foto)

    Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan- Librazhd, ku një furgon me nxënës është përplasur pranë kthesave të Murrashit.

    Mësohet se ngjarjam und të ishtek thyer në tragjedi, pasi autobusi rrezikonte të binte nga ura.

    Burime për Top Channel bëjnë me dije se disa nxënës janë shoqëruar në spitalin e Librazhdit, por fatmirësisht me dëme të lehta.

    Policia dhe autoritetet ndodhen në vendngjarje ku po hetohen rrethanat e aksidentit.

  • 3 shenjat e Horoskopit qe do u mbushen xhepat plot në qershor

    Është fundi i muajit dhe ju kanë ngelur vetëm disa qindarka? Mos u shqetësoni, qershori nuk do të sjellë me vete vetëm rrogën, por edhe të ardhura të majme sidomos për këto 3 shenja.

    Sipas astrologëve planetet do të jenë në një pozicion të tillë që do të sjellin shumë fat në fushën e financave dhe biznesit për Demin, Binjakët dhe Peshqit.

    Edhe pse në muajin maj ka pasur shumë telashe në jetën e personave të kësaj shenje, në qershor gjithçka do të ndryshojë. Demat do të arrijnë të luftojnë për të patur vendin e tyre të artë në podium dhe falë inteligjencës, punës dhe karizmës së tyre do të arrijnë të realizojnë ëndrrat e tyre.

    Ajo që është më interesante është se kjo do të shoqërohet edhe me një shpërblim të mirë ekonomik. Filloni të planifikoni pushimet që tani sepse lekët do të rrjedhin lumë.

    Ka shumë mundësi që në gjysmën e dytë të qershorit të arrini një sukses të tillë, saqë mund të jetë projekti juaj më i mirë i biznesit që keni bërë ndonjëherë në jetën tuaj. Mbështetuni vetëm te durimi pasi fati është padyshim në anën tuaj.

    Qershori është muaji kur do të keni mundësi të fitoni shumë më tepër se në të gjithë muajt e mëparshëm. Do t’ju hapet plotësisht porta e karrierës dhe do të jeni plotësisht të fokusuar dhe të frymëzuar për të përfituar nga çdo mundësi që ju ofrohet. Mund të ketë disa pengesa, por gjëja më e rëndësishme është të qëndroni të qetë sepse vetëm kështu do të arrini t’i merrni paratë. Astrologët thonë që të shfrytëzohet muaji qershor në çdo kuptim dhe të investohet me mençuri.

  • ‘Isha rastësisht në zonë, e pashë e vrava”/ DËSHMIA e Habib Rexhës: Isha me shokun tim dhe…

    Zbardhen pjesë nga dëshmia e Habib Rexhës, autori i dyshuar i ekzekutimit të Arjan Gosës, pak ditë më parë në Kavajë.

    “Krimin e kreva pa e menduar, e pashë dhe e vrava”, ka thënë ai.

    Gjatë dëshmisë së dhënë nga Rexha përballë oficerëve të policisë gjyqësore, ai ka rrëfyer se si ka vendosur të kryejë krimin e rëndë. Ai ka treguar për policinë se ditën e ngjarjes ka qenë rastësisht në të njëjtën zonë me Arjan Gosën. Ai është shprehur se në makinë ka qenë një shokun e tij, i cili nuk ka qenë në dijeni të situatës. I ka kërkuar mikut të tij të parkonte pak metra larg lokalit dhe ka shkuar e ka qëlluar me pistoletën, të cilën e mbante me vete dhe pa leje.

    Më tej, ai ka treguar për policinë, se i ka kërkuar mikut të largohen, duke e lënë diku në dalje të Kavajës. Autori ka qëndruar në Kukës këto ditë.

    Pas negociatave me familjarët këta të fundit kanë kërkuar 2-3 ditë kohë për ta bindur djalin e tyre të vetëdorëzohet, për shkak se duke ja njohur temperamentin e djalit të tyre dhe i druheshin një përplasje apo ngjarje tjetër.

  • Vrau Arjan Gosën dhe u largua në këmbë, zbardhet dëshmia e autorit: E pashë rastësisht në lokal dhe u ktheva. Veprova nga …

    Habib Rexha ka folur para policisë disa orë pas vetëdorëzimit si autor i vrasjes së Arjan Gosës dy ditë më parë në një lokal në Kavajë.

    Gazetari Ervin Leka raporton për Panorama TV se ai ka thënë se ditën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë bashkë me shokun e tij në kinkaleri dhe ka parë që shënjestra ishte ulur në lokal.

    Pasi është larguar për 30 metra nga vendi ku ka ndodhur ngjarja, ka lënë automjetin dhe ka ecur në këmbë në drejtim të tij.

    Rexha ka thënë se përballja me të ka qenë e rastësishme dhe vrasjen e ka kryer nga gjaknxehtësia.

    Ai ka mohuar që shoku i tij të ketë pasur dijeni që për krimin që do kryente duke treguar pas ngjarjes, bashkë me të janë larguar përmes Durrësit dhe më pas në drejtim të Kukësit.

    “Isha pranë një kinkalerie bashkë me një shokun tim. Pashë që shënjestra ka qenë ulur në lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva në këmbë. Armën e mbaja me vete. Shoku nuk ka qenë në dijeni. E pashë rastësisht në kafe. Veprova nga gjaknxehtësia. U largova bashkë me shokun tim nga Durrësi në drejtim të Kukësit” është shprehur Habib Rexha para uniformave blu.

  • “Tradhtitë nuk bëhen më në hotele”/ Habit detektivja private, ‘nxjerr zbuluar’ tradhtarët: Ja si ‘mashtrojnë’ partnerët shqiptarë

    “1 herë Mat” është një program investigimi për tradhtitë bashkëshortore.

    Ai bazohet në ngjarje të vërteta, por personazhet, vendet dhe faktet jane totalisht të fshehur për të ruajtur anonimatin. Thelbi është e vërteta dhe përballja me faktet.

    Ervin Kurti dhe Shkënda Lili kanë treguar disa detaje të reja në lidhje me emisionin që do të nisë në “E Diell” nga data 28 Maj.

    Ervin Kurti: Një gjë mund të ua zbulojmë, që tradhtitë nuk bëhen më si dikur nëpër hotele, por ku bëhen Shkënda?

    Shkënda: Nëpër shpia private.

    Ervin Kurti: Marrin shpia me qira, këtë mund ta themi. Janë disa vende që unë tani i kam zbuluar, sepse Shkënda i dinte edhe më parë, që shërbejnë si strofulla tradhtie.

    Shkënda: Në këto shpia nuk shkojnë kurrë bashkë, por njëri para e tjetri pas.