Author: donaldi

  • “Na grinë këta të dyshekëve mo aman …”, plas e qeshura në komision pas deklaratës së Korreshit (Video)

    “Na grinë këta të dyshekëve mo aman …”, plas e qeshura në komision pas deklaratës së Korreshit

    Shqetësimi i deputetit demokrat Saimir Korreshi në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka skaktua të qeshura tek kolegët e tij.

    Korreshi ishte i shqetësuar nga telefonatat e vazhdueshme të kompanive që shsin dyshekë, duke thënë se nuk po gjen qetësi.

    “Ore ju marrin edhe ju këta të dyshekëve? Vdiqa o burri i dheut”, u shpreh ai, teksa kolegët e tij nuk e mbajtën të qeshurën.

    Ndërkohë Korreshi ngriti dhe një tjetër shqetësim, që ëhstë përdorimi i të dhënave nga ana e këtyre kompanie.

    “Nuk e di, a ju kanë marrë ju në telefon, na grinë ata të dyshekëve nëpër telefon. Edhe, vdiqa mor burrë i dheut. Këta të telefonisë, a mbajnë ndonjë përgjegjësi? Për dyshekët, na grinë në telefon. E shoh që marrin për kategori të caktuara, për grupmosha të caktuara, për qytete të caktuara. E shoh që krahas numrit të telefonit kanë edhe të dhëna të tjera. S’ka nga e merr nëse nuk e merr nga këta të telefonisë”, u shpreh ai.

  • Çfarë po ndodh në aksin Korçë-Pogradec? Kaos në lëvizjen e automjeteve, ja çfarë raportohet

    Sot drejtuesit e mjeteve janë përballur me vështirësi për shkak të mjegullës së dendur në aksin Korçë-Pogradec.

    Situata ka qenë tejet problematike mëngjesin e sotëm, teksa raportohet se mjegulla ka qenë e dendur edhe në segmentin Sovjan-Pirg dhe Veliternë-Petrushë.

    Përpos kufizimit të pamjes, mjegulla është precedentë për aksidente, por edhe kohëzgjatje të mbërritjes në destinacion.

    Drejtuesit e mjeteve kanë qenë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të ulët, për të shmangur aksidentet e mundshme.

  • Do të habiteni! Moderatorit shqiptar i ndodh e papritura live mes emisionit (Video)

    Eni Shehut i ka ndodhur një e papritur teksa ishte live në Top Albania Radio.

    Ai është ulur në karrige e cila është thyer duke e lënë moderatorin të shokuar.

    Eni ka nisur të qeshë e më pas e ka marrë siuatën me sportivitet.

  • Ish-banori i Big Brother i jep fund martesës pas 8 vitesh

    Ai u bë i famshëm pas pjesëmarrjes në reality show “Big Brother Albania 5”, megjithatë karrierën e vazhdoi si prezantues.

    Bëhet fjalë për Meti Alshiqin, i cili për shumë kohë qëndroi larg televizionit e kamerave.

    Kjo pasi ai iu përkushtua jetës private, përkatësisht gruas dhe fëmijëve me zhvendosjen e familjes në Suedi.

    Megjithatë, së fundmi duket se është rikthyer në Kosovë dhe siç raporton “Prive”, është ndarë nga bashkëshortja e tij, Blerta.

    Meti mesa duket i ka dhënë fund martesës disa vjeçare, teksa këtë gjë e “konfirmon” edhe Instagrami i tij, nga ku janë fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta me ish-gruan.

  • Aksident i dyfishtë në afërsi të tunelit të Elbasanit

    Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në afërsit të tunelit të Elbasanit.

    Një makinë tip “Benz” është përplasur me barrierat mbrojtëse.

    Si pasojë një makinë tjetër e cila ka tentuar të frenojë është përplasur gjithashtu.

    Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

    Burime për Albeu.com bëjnë me dije se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar./Albeu.com/

  • Luizi dhe Kiara të ftuar Vip në dasmën e vajzës së Tom Doshit, momenti kur çifti ia marrin valles (Video)

    Figura të njohura të politikës, biznesit dhe showbiz-it u bënë bashkë mbrëmjen e djeshme në ceremoninë madhështore të organizuar nga vajza e Tom Doshit, Briana dhe bashkëshorti i saj Bruno Çela.

    Përveçse kurorëzuan dashurinë e tyre, Briana dhe Bruno festuan edhe një vjetorin e dashurisë më të madhe, vogëlushes së tyre.

    Të ftuar special ishin edhe çifti Kiara dhe Luizi, pasi ky i fundit të gjithë e dini që ka marrëdhënie miqësore me familjen Doshi.

    Luizi kishte përzgjedhur të vishte një kostum smoking të zi, ndërsa Kiara si çdo herë tjetër nuk na ka zhgënjyer me veshjen. Ajo kishte vendosur të vishte një fustan të kuq saten, të ngushtë, në të cilin dukej e mrekullueshme.

    Përveç, pamjeve nga festa madhështore, dekori mbreslënës, të cilin duhet ta themi që nuk e kishim parë në asnjë event tjetër në Shqipëri, në rrjet po bëjnë xhiro dhe pamjet ku çifti Luiz-Kiara shihet duke kërcyer.

    @gjithckashowbz

    ♬ suono originale – 🔥📸GjithckaShowBiz📸🔥

  • E rëndë në vendin fqinj, nëna plagos me thikë në gjumë djalin e saj, babai e gjeti të gjakosur …

    Një 44-vjeçar i cili dyshohet se u sulmua me thikë nga nëna e tij 71 -vjeçare në banesën e tyre në zonën e Poliçnit, në Selanik, ndodhet në spital në gjendje shumë të rëndë .

    Sipas informacioneve, burri ka pësuar lëndime të rënda në kokë nga goditjet që ka marrë nga thika teksa ishte duke fjetur dhe po trajtohet në Reanimacion.

    Thika që dyshohet se kishte përdorur 71-vjeçarja është gjetur gjatë hetimeve të policisë dhe është sekuestruar.

    Babai i viktimës dhe bashkëshorti i gruas ka qenë ai që ka njoftuar ambulancën e EKAB-ut sapo ka parë djalin e tij të gjakosur dhe ka kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

    Sapo ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në banesën në rrugën Vertiskou kanë njoftuar policinë, e cila ka arrestuar të moshuarën.

    Sipas informacioneve, 71-vjeçarja ashtu edhe djali i saj 44-vjeçar dyshohet se janë me probleme mendore

    Çështja është marrë nga Departamenti i Krimeve Kundër Jetës në Drejtorinë e Sigurimit të Selanikut dhe ndaj 71-vjeçares është ngritur akuza për vrasje të mbetur në tentativë.

  • I dha fund lidhjes me 27-vjeçarin, shqiptarja vritet me armë zjarri nga ish-partneri në Itali

    Një 27-vjeçare shqiptare është vrarë me armë zjarri nga ish-partneri i saj në Itali.

    Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarja jetonte prej vitesh në Itali dhe punonte në sektorin e kateringut, ndërsa autori i dyshuar punonte si kuzhinier dhe ishte me rekorde të pastra.

    Ndërsa për të renë shqiptare rezultonte ka pasur precedentë të mëparshme kriminal, për krime ndaj pronës dhe tregtim droge gjatë vitit 2022.

    Pas vrasjes, 27-vjeçari ka telefonuar policinë dhe është vetëdorëzuar, ku ka pohuar se shkak ka qene fundi i një lidhjeje.

    Trupi i pajetë i është besuar organit gjyqësor për autopsi, ndërkohë që vijojnë analizat teknike për armën klandestine.

  • Mos harroni çadrat, reshje shiu dhe stuhi, parashikimi i motit për këtë javë

    Gjatë kësaj jave vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme por në ditët e fundit të javës dhe sidomos gjatë fundjavës pritet një përmirësim, që do të zgjasë pak.

    Në këtë mënyrë për ditën e sotme vendi ynë parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura të cilat në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

    Po ashtu edhe për ditën e Martë dhe deri ditën e Enjte moti parashikohet me vranësira deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

    Për ditën e Premte moti parashikohet kryesisht i kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore do të jenë hera-herës deri të dendura. Në zonën e juglindjes parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra.

    Vlen për tu theksuar se gradualisht duke nisur nga dita e Premte dhe kryesisht fundjava e ardhshme nis edhe rritja graduale e temperaturave të cilat pritet të prekin vlerat 28-29 grad celcius!

  • Vrasja e shqiptares në Itali, hetimet marrin kthesën e papritur dhe ‘fundosin’ ekzekutorin 31-vjeçar: Kamerat e sigurisë…

    Kanë dalë të tjera detaje tronditëse për vrasjen e shqiptares Anila Ruçi, në Itali.

    Autori i dyshuar i vrasjes së Anila Ruçit ka lënë ambientet e spitalit. Osman Bilyhu, 31 vjeç është dërguar në burgun e Torre del Gallo. Kushtet e tij shëndetësore u përmirësuan pas ngjarjes së rëndë ku vdiq 38-vjeçarja në zonën e Scaldasole.

    Sipas asaj që shkruajnë mediat, 31-vjeçari u gjet me plagë të rënda në bark dhe kraharor më 19 Prill. Ai kishte thënë para policisë se i kishte marrë plagët nga “një sulm me thikë nga një person i panjohur, gjatë së cilit u vra gruaja ndërsa ai u plagos”.

    Por kjo dëshmi mbeti e pabesueshme për hetuesit derisa kuptuan se plagët në trupin e tij ishin shkaktuar nga vetë ai. Në këtë rezultat doli ekspertiza e mjekëve. Po ashtu, u morën nën shqyrtim kamerat e sigurisë të cilat nuk filmuan asnjë person tjetër që të hynte apo të dilte nga shtëpia e tyre.

    Janë këto dy elemente plus vonesa e raportimit të ngjarjes që ngritën dyshimet tek autoritetet. Sipas asaj që shkruajë mediat, alarmi u ngrit në orën 16:00, ndërsa sulmi dyshohet se ka ndodhur në orën 05:00 të mëngjesit.

    Këto për hetuesit përbëjnë incidie të rënda faji kundër tij dhe ka ende shumë rrethana për të sqaruar. Mbi të gjitha motivin. Deri më tani nuk dihet se pse e kreu vrasjen.