Author: editor

  • Informacion nga jashtë? Momenti kur Jozi i tregon Loredanës se deklarata e saj është bërë ‘meme’ (Video)

    Informacion nga jashtë? Momenti kur Jozi i tregon Loredanës se deklarata e saj është bërë ‘meme’ (Video)

    Një moment i papritur mes Loredanës dhe Jozit në Big Brother VIP Albania 4 ka bërë xhiron e rrjetit.

    Teksa çifti po bisedonte, Jozi i tregoi Loredanës se një intervistë e saj e vjetër është bërë virale, për shkak të një metafore që ajo e quajti “shpikjen e saj”:

    “Brumin po nuk e fute në furre, s’ka si të dalë keku.”

    Në momentin që e kuptoi që kjo frazë është kthyer në meme, Loredana shpërtheu në të qeshura, duke mbuluar fytyrën me duar nga turpi. Reagimi i saj dhe i banorëve të tjerë e bënë situatën akoma më komike.

    Shprehja tashmë është bërë një nga më të komentuarat e këtij edicioni, duke u përdorur gjerësisht nga ndjekësit e spektaklit në rrjetet sociale.

    @obsessed.w00 #perty #bigbrothervipalbania #lori #jozi #loredana #loredanabrati #bbva4 #bbva #albania #tiktokviral ♬ original sound – Obsessed 🥀

  • Horoskopi ditor, e diel 30 mars 2025

    Horoskopi ditor, e diel 30 mars 2025

    Dashi

    Dita e sotme do jete me pozitive sot për ata qe janë ne një lidhje. Do e respektoni mendimin e tjetrit dhe do bashkëpunoni për gjithçka se bashku. Beqaret ka gjasa te fillojnë një histori dashurie te qete dhe te fshehte. E rëndësishme është qe ata vete do ndihen te plotësuar. Sektori i financave do jete me i privilegjuar se kurrë me pare. Do ndiheni shume me mire.

    Demi

    Nuk do ketë aspak tension dhe debate sot ne jetën tuaj ne çift. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret do kenë flirtime pa fund dhe aventura kalimtare. Ata qe dëshirojnë histori dashurie serioze duhet ende te presin edhe pak. Për financat gjithçka është e mundur. Ose do keni përmirësime te menjëhershme ose do rrënoheni tërësisht.

    Binjaket

    Dita e sotme do jete plot diell për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni te lumtur pranë atij qe dashuroni dhe do dëshironi te mos ndaheni asnjë çast prej tij. Beqaret do jene entuziaste dhe te gatshëm te bëjnë ndonjë çmenduri te vogël. Do gjeni persona me te cilët do ju përputhen mendimet. Ne planin financiar nuk duhet absolutisht te nxitoheni nëse nuk doni probleme.

    Gaforrja

    Dite mjaft euforike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh edhe me shikime me partnerin tuaj dhe do planifikoni te ardhmen. Jeta intime gjithashtu do marre me tepër rëndësi. Beqaret do flirtojnë gjithë kohës dhe do jene te sjellshëm me personat rreth e rrotull. Ne mbrëmje mund te ketë edhe ftesa. Ne planin financiar mos bëni çmenduri sepse do vuani pasojat.

    Luani

    Ju pret nje dite e mrekullueshme sot juve qe jeni ne një lidhje. Do i harroni njëherë e mire te gjitha problemet qe keni pasur dhe do mendoni vetëm për ato qe do vijnë. Mund te merren edhe vendime sot. Beqaret do kalojnë një dite tërësisht te qete dhe pa gjera për t’u veçuar. Ne planin financiar situata do jete e qëndrueshme po shpenzuar me maturi.

    Virgjeresha

    Dite e kontrastuar dhe e paqëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk do shkoje ashtu si ju e keni dëshiruar. Beni durim dhe mos bini ne pesimizëm. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe nuk do preferojnë aspak te dëgjojnë për dashurinë. Financat fatmirësisht do i menaxhoni me kujdes dhe nuk do ketë asnjë problem.

    Peshorja

    Venusi do jete i pozicionuar keq sot ne jetën tuaj ne çift dhe do sjelle debate te shumta mes jush dhe partnerit. Asnjeri prej jush nuk do lëshojë pe. Beqaret do kenë mundësi me shumice te nisin një histori dashurie serioze, por duhet te bëjnë zgjedhjen e duhur. Ne planin financiar do iu dalin probleme te vogla te cilat duhet t’i rregulloni sa me pare.

    Akrepi

    Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës gjate kësaj dite dhe ju do ndiheni me te lumtur se kurrë me pare. Do flisni për çdo teme me te. Beqaret do afrohen mjaft me dike te cilin dikur e shanin dhe as qe mendonin se mund ta kishin kaq te afërt. Financat do jene te turbullta, prandaj duhet shmangur çdo lloj shpenzimi apo çdo huadhënie. Kujdes!

    Shigjetari

    Bashkëpunim, mirëqenia dhe komunikim. Këto do jene fjalët kyçe qe do simbolizojnë jetën tuaj ne çift sot. Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit dëshiruar ne çift. Beqareve do ju duhet shume kohe qe te mendohen te bëjnë zgjedhjen e duhur. Për problemet financiare mund te flisni vetëm me specialistet ose me miq qe marrin vesh nga kjo fushe.

    Bricjapi

    Nuk do jete një dite e lehte për t’u kaluar kjo e sotmja, kështu qe tregohuni te kujdesshëm kur te flisni për diçka me partnerin. Ai mund t’iu beje kritika te cilat nuk do iu pëlqejnë. Beqaret do e gjejnë ne mesdite personin e tyre ideal. Financat nuk do jene problematike, megjithatë ju duhet te shmangni çdo lloj shpenzimi te tepruar.

    Ujori

    Debatet ne çift do fillojnë te pakësohen sot dhe ju do jeni disi me te kthjellet. Mundohuni nga ana tjetër ta ndryshoni paksa rutinën dhe te bëni diçka me ndryshe se zakonisht. Beqareve do ju ndryshoje shpesh humori dhe as vete nuk do e dini çfarë do duan. Me pak durim dhe këmbëngulje mund te arrini t’i stabilizoni edhe financat.

    Peshqit

    Partneri juaj do jete më me fat sot sepse ju do ja bëni ditën edhe me te bukur. Do e surprizoni atë ne çdo momente dhe do ndiheni edhe vete me te gëzuar. Beqaret nuk do kenë fat ne dashuri edhe pse nuk do ndalen se kërkuari atë. Ne planin financiar vështirësitë do jene me te mëdha se kurrë me pare. Shmangni çdo lloj shpenzimi te tejskajshëm.

  • Zbulohet data, ja kur mbahet finalja e BBVA

    Zbulohet data, ja kur mbahet finalja e BBVA

    Sonte është zbuluar data se kur do të mbahet finalja e “BBVA4”.

    Data 19 prill, është data e finales së Big Brother VIP Albania.

    Garës po i afrohet fundi dhe kanë mbetur deri në tre javë në përfundim.

    Kush mendoni ju se do fitojë këtë edicion të Big Brother?

  • “Të dua, le të jemi si kemi qenë”/ Gjesti i kërkon të pajtohen, ja përgjigjia që i dha Egli!

    “Të dua, le të jemi si kemi qenë”/ Gjesti i kërkon të pajtohen, ja përgjigjia që i dha Egli!

    Gjesti dhe Egli tentuan të zgjidhin tensionet që kanë shoqëruar marrëdhënien e tyre. Në biseden e fundit, ata u shfaqën më të qetë dhe më të hapur për të diskutuar gjithçka.

    Në një moment, Gjesti shprehu dëshirën për t’u afruar me Eglin, duke thënë: “Dua të afrohem, të jemi si kemi qenë”. Kjo e bëri Eglin të kërkonte sqarime, duke pyetur: “Si?”. Gjesti iu përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Bashkë të jemi”.

    Por, situata mori një kthesë të papritur kur Egli, i pasigurt, e pyeti: “Të lidhur?” Gjesti, me një qëndrim të vendosur, i dha përgjigjen e tij: “Unë të kam thënë që dua”.

    Megjithatë, Egli nuk e pa të mundur të ndante të njëjtin mendim dhe, për t’i dhënë fund bisedës, u shpreh: “Unë nuk dua”, duke ngritur keshty pikepyetje mbi të ardhmen e marrëdhënies së tyre.

  • Dalin rezultatet e sondazhit, ja kush pritet te largohet sonte nga BBV4

    Dalin rezultatet e sondazhit, ja kush pritet te largohet sonte nga BBV4

    Edicion i cili po shkon drejt fundit ku dhe sonte sic eshte njoftuar pritet te zbulohet edhe data e finales se madhe.

    Mes shume te papriturave jane edhe te nominuarit e javes te cilet kete here jane vetem 3: Gerta, Aldo dhe Jozi.

    Sondazh per 3 te nominuarit me pyetjen: Kush duhet te largohet te Shtunen?

    Rezultati ishte i ngushte mes tre konkurrenteve por sic shihet me i votuari per tu larguar eshte Jozi, nga mbetet te presim per te pare se kush do te largohet perfundimisht nga gara.

    Ju rikujtojme qe Aldo ka edhe nje bilete kthimi te cilet ja ka dhene Gjesti.

    SHENIM: Votat ne sondazhin e lajmeal.com nuk ndikojne ne largimin e banoreve nga shtepia por vetem shikojne mendimin e publikut ne rrjetet sociale, votat qe vlejne jane ato me ane te mesazheve telefonike.

  • “A pe donë me e kqyrë…”, Rozana Radi zhvishet para Gjestit dhe i tregon atij (Video)

    “A pe donë me e kqyrë…”, Rozana Radi zhvishet para Gjestit dhe i tregon atij (Video)

    Shtëpia e Big Brother VIP Albania 4 u “trondit” të shtunën pasdite nga një përplasje e ashpër mes Rozana Radit dhe Gjesti, një debat që eskaloi në një nga momentet më tensionuara të këtij sezoni.

    Gjithçka nisi me një diskutim të zjarrtë mes dy banorëve, i cili u përshkallëzua deri në momentin kur Rozana kërkoi të shkonte në banjë për të bërë dush.

    Por debati nuk u ndal as aty, pasi Gjesti e ndoqi brenda, duke vazhduar diskutimin dhe duke refuzuar të largohej edhe pas kërkesës së saj.

    Në mes të tensionit, Rozana e sfidoi duke e pyetur: “Çfarë do këtu?”, ndërsa ai iu përgjigj: “Po du me të këqyr”.

    Për ta ironizuar dhe provokuar më tej situatën, Rozana hoqi robdeshamberin dhe mbeti vetëm me të brendshme para tij, duke e bërë këtë skenë një nga më të komentuarat e natës.

    Debati mes tyre vazhdoi për rreth një orë, me akuza, ironi dhe tone të larta, duke sjellë reagime të shumta nga publiku dhe fansat e reality show-t.

  • Zbulohen disa magazina dhe shtëpi bari, arrestohen 10 shqiptarë në Spanjë

    Zbulohen disa magazina dhe shtëpi bari, arrestohen 10 shqiptarë në Spanjë

    10 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle pas zbulimit të disa magazinave dhe shtëpive ku ishte kultivuar kanabis.

    Hetimet mësohet se kanë nisur një vit më parë kur policia katalanase zbuloi aktivitet të dyshimtë në një magazinë industriale në Cervera, në rajonin e Segarrës. Indikacionet fillestare tregonin për një kultivim të marijuanës në shkallë të gjerë.

    Menjëherë më pas u zbulua një plantacion i dytë, ky i vendosur në një magazinë të ngjashme në komunën Manlleu, në Osona. Në të dyja rastet, instalimet elektrike janë manipuluar për të mashtruar furnizimin me energji elektrike, shembull klasik i këtij lloj krimi.

    Në Cervera u bë bastisja e parë në një magazinë industriale, ku u arrestuan katër persona të dyshuar. Aty u çmontua një plantacion me 277 bimë marijuanë dhe u gjetën 600 vazo bosh, gati për të marrë një korrje të re. Hapësira ishte e pajisur plotësisht për kultivim intensiv, me ajrim, ndriçim industrial, ajër të kondicionuar dhe produkte fitosanitare.

    Ambienti i dytë, i vendosur në Manlleu u kontrollua gjithashtu. Atje një anëtar i grupit u arrestua dhe u sekuestruan 567 bimë marihuanë. Vlera totale e drogës së sekuestruar mes dy plantacioneve arrin në qindra mijëra euro.

    U kryen dhe tre kontrolle të tjera, në dy apartamente në komunën e Salou dhe një në Blanes. Gjatë këtyre bastisjeve, pesë persona të tjerë u arrestuan dhe u sekuestruan 75 kilogramë sytha marihuanë të gatshme për shpërndarje, së bashku me 10,900 euro para të gatshme dhe 25 gramë kokainë. Sipas burimeve policore, vlera e marihuanës së sekuestruar në tregun e zi llogaritet në 482.500 euro.

    Të gjithë të arrestuarit, të akuzuar për krime kundër shëndetit publik, mashtrim me energjinë elektrike dhe anëtarësim në grup kriminal, u sollën të enjten para gjykatës hetimore të Cerverës . Duke pasur parasysh provat e shumta dhe natyrën e rrezikshme të grupit, gjyqtari urdhëroi burgosjen e të gjithëve.

  • “Përfundova në spital në gjendje të fikti 4 herë”/ Gazetarja preket nga virusi, pasi konsumoi fileto me salmonelë!

    “Përfundova në spital në gjendje të fikti 4 herë”/ Gazetarja preket nga virusi, pasi konsumoi fileto me salmonelë!

    Gazetarja Arestina Skënderi ka rrëfyer si përfundoi për ditë me radhë në spital nga salmonela e pulave që qarkulluan në Shqipëri pavarësisht se ishin evidentuar me bakterin e rrezikshëm.

    Skënderi shkruan se kishte pësuar gjendje të fikti më shumë se 4 herë dhe se kishte përfunduar në spital.

    “Para 1 muaj, pasi konsumova ushqim në një restorant që në përmbajtje kishte fileto pule, përfundova në gjendje të fikti prej me shumë se 4 herësh. Në analiza rezultoi se isha prekur nga një virus i “familjes së salmonelës”. U desh të shtrohesha në spital me ditë që të stabilizohesha…

    Qartazi në Shqipëri, AKU-ja është institucioni më i papërgjegjshëm që ka ky vend. Prej vitesh dëgjoj që në tregjet tona vijojnë të qarkullojnë ushqime që jashtë janë të ndaluara apo kanë përmbajtje që dëmtojnë rëndë shëndetin dhe askund nuk merr masa të repta për të parandaluar situata të rënda.

    Ajo që më shqetëson më shumë në këtë çështje është se tek çerdhet apo shkollat që shkojnë fëmijët konsumohet fileto e pulës. Kush na siguron ne që fëmijët tanë nuk kanë konsumuar nga ky produkt me salmonelë? Kush na siguron që ky produkt nuk është shpërndarë më parë në treg?? AKU, je institucioni që duhet të shkrihesh për paaftësinë që tregon prej vitesh”, shkruan Skënderi.

  • Kush do të largohet mes Gertës, Aldos dhe Jozit? Surprizat sot në spektaklin e “Big Brother Vip”

    Kush do të largohet mes Gertës, Aldos dhe Jozit? Surprizat sot në spektaklin e “Big Brother Vip”

    Në prag të 100 ditëve! Çdo gjë i afrohet fundit… Dhe fundi nuk kursen askënd! Kur do të jetë finalja?

    Rozana dhe Gjesti, nga miq në armiq, debatet e të cilëve kanë ndezur situatat brenda shtëpisë.

    Aldo, Gerta, apo Jozi, kush lë shtëpinë?

    Për të zbuluar këto dhe për të mos humbur disa surpriza emocionuese, ndiqni sot spektaklin e madh në Top Channel, DigitAlb me dy kanalet e dedikuara “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2”, dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.

  • Grabitje spektakolare në Itali/ Me kallashnikov dhe eksploziv, banditët grabisin miliona euro nga 2 forgona të blinduar

    Grabitje spektakolare në Itali/ Me kallashnikov dhe eksploziv, banditët grabisin miliona euro nga 2 forgona të blinduar

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë Livornos në Itali, ku 2 automjete të blinduara që transportonin para u sulmuan nga një bandë e armatosur dhe u grabitën miliona euro.

    Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në rrugën shtetërore Aurelia, me drejtim jug, pas orës 18:00 të së premtes.

    Po ashtu bëhet e ditur se dy automjete të blinduara nga kompania e sigurisë Battistolli ishin në dalje të tunelit San Carlo, në komunën e San Vincenzo. Ata u larguan nga selia e San Pietro-s në Palazzi, në Cecina, njëri i ngarkuar me para dhe tjetri bosh për të vepruar si eskortë. Ata po transportonin 4.5 milionë euro që përdoren për të paguar pensionet e zonës Grosseto, ku ishin drejtuar mjetet e blinduara.

    Rruga në vendin e ngjarjes ngushtohet për shkak të një kantieri të hapur ndërtimi dhe trafiku vazhdon vetëm në një korsi. Kjo është gjëja dhe momenti i duhur për të ndërmarrë veprime. Dy furgonë të tjerë – të cilëve më vonë do t’u vihet flaka pas sulmit – bllokojnë dy mjetet e blinduara dhe të paktën gjashtë banditët me kapuç të veshur me të zeza dhe kallashnikovë, drejtojnë armët te pesë rojet e sigurisë në detyrë. Ata i detyrojnë të dalin dhe të largohen, më pas ata copëtojnë furgonin e blinduar të ngarkuar me para dhe ikin me tre makina që u ngjitën nga pas.

    Këto janë momente terrori absolut, skena të ngjashme me filmat. Motoristët dhe kalimtarët e rastit, si dhe disa banorë që dolën në rrugë kur dëgjuan shpërthimin, e shikonin ngjarjen me mosbesim dhe frikë.

    “Pa fjalë” është kryetari i bashkisë së San Vincenzos, Paolo Riccucci, i cili në mbrëmje komentoi në Facebook: “Imazhe që ne ende luftojmë t’i inkuadrojmë në rrafshet e realitetit.