Category: Lajme

  • Pas rrëfimit të jetës së saj, Rozana merr mesazhin nga partneri i saj: Shihemi pas festës!

    Pas rrëfimit të jetës së saj, Rozana merr mesazhin nga partneri i saj: Shihemi pas festës!

    Pas linjës së saj të jetës, banorja shkoi në “Storm Arena”, aty ku iu lexua një letër nga partneri i saj dhe më vonë mori një surprizë nga Top Channel.

    “Ti më mund bindshëm me fjalën, por sot më takon mua të shkruaj. Po e përmbledh shkurt që të limtioj sa më shumë dëmet. Mos të të shkruaja, i binte që të të braktisja tani që je mirë. Çfarë ke bërë, s’ke pasur nevojë të pyesësh njeri. Ti e di përgjigjen më mirë se çdo kusht. Ne e kemi mbështetur pa kushte njëri-tjetrin. Shënim: Shihemi pas festës”, shkruhej në letrën për Rozanën nga partneri i saj, e cila u lexua nga Ledion Liço.

    “Dhe unë ia premtoj që ne do bëhemi prindër, sido që të jetë”, u shpreh Rozana.

    “Sonte dua të të them që Top Channel do të mundësojë ty të gjithë trajtimet, në mënyrë që me shpresë të madhe, mbase që vitin tjetër, kur unë të jem duke bërë Big Brother, të më vijë një mesazh nga ty dhe do më thotë që: ‘Hej, ia dolëm’”, ishte komunikimi i Ledion Liços për banoren.

  • Publiku vendosi: Ja kush doli sonte nga shtëpia

    Publiku vendosi: Ja kush doli sonte nga shtëpia

    Publiku vendosi që banori që duhej të dilte nga loja të ishte Kelly.

    Kelly u eliminua perfundimisht nga gara, dhe i jep fund rrugëtimit në Big Brother

  • Njihuni me “surprizat” e motit gjatë kësaj të mërkure

    Njihuni me “surprizat” e motit gjatë kësaj të mërkure

    Vendi ynë do të mbetet nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave të në pjesën më të madhe të territorit, por rrebeshe shiu priten sërish në zonat Qëndrore dhe Jugore.

    Pjesa e dytë e ditës, do të sjellë shtim të intensitetit të shirave në pothuasje të gjithë vendit; përjashtuar vijën bregdetare KU shirat do të jenë të dobët e lokalë. Ky destabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në orët e mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera minimale në Bulqizë deri në 23°C vlera maksimale në Shkodër dhe Durrës.

    Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 38 km/h nga drejtimi Verior, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.

  • Horoskopi ditor, 2 prill, shenjat më me fat

    Horoskopi ditor, 2 prill, shenjat më me fat

    Dashi

    Dita e sotme gjithçka do varet nga sjellja juaj. Matini me kujdes gjestet dhe fjalët. Mos u tregoni shumë indiferente nëse jeni në një lidhje sepse po e latë pas dore keni për ta humbur partnerin. Me pak më shumë përkushtim dhe tolerancë lidhja juaj mund të jetë më e mirë. Nëse jeni beqarë dhe dëshironi të krijoni një lidhje mos qëndroni në shtëpi para televizorit, por dilni dhe kërkojeni personin e përshtatshëm. Planetët do ju ndihmojnë, por dhurata nga qielli nuk ka. Në punë do jeni mjaft ambiciozë, por shefat nuk do ju mbështesin. Financat do jenë më të mbrojtura se kohët e fundit.

    Demi

    Sot nuk do i duroni dot kontradiktat me të tjerët dhe mund t’iu mbathni nga ambienti në të cilin ndodheni. Nëse keni një lidhje do kaloni shumë vështirësi. Gënjeshtrat do jenë të njëpasnjëshme nga ana e partnerit dhe do preferoni më shumë të qëndroni disa kohë vetëm e të reflektoni se çfarë do bëni. Nëse jeni beqarë tregohuni më të kujdesshëm me personat që do takoni sepse disa do mundohen t’iu mashtrojnë me fjalë të bukura. Në punë do keni disa pengesa të vogla, por falë mbështetjes së disa të afërmve nuk do mbeteni në baltë. Me shpenzimet do i keni punët keq dhe problemet financiare do shtohen.

    Binjakët

    Sot keni shumë fat. Edhe nëse mund të jeni të pasigurt për diçka, pranoni ftesat dhe propozimet që do ju bëhen. Nëse jeni në një lidhje do merrni vendime të rëndësishme për jetën tuaj dhe kjo do iu bëjë të ndiheni edhe më mirë. Personi që keni në krah do tregohet i dashur dhe i sinqertë me ju. Ju beqarët do kaloni një ditë interesante dhe me emocione. Përfitoni nga takimet që do bëni. Në punë mund të keni edhe ngritje në detyrë dhe do ndiheni të plotësuar. Klima në planin financiar do jetë e favorshme. Mund të kryeni më në fund investimet që kishit menduar prej kohësh.

    Gaforrja

    Nuk pritet ndonjë shkëlqim i madh në jetën tuaj sot kështu që mos shpresoni më kot. Për ju çiftet nuk do ndodhe asgjë e veçantë që duhet shënuar. Megjithatë dita do jetë e këndshme dhe do ndiheni mirë pranë atij që dashuroni. Për ju beqarët ka shume mundësi që një miqësi jo shumë e hershme të kthehet në ndjenja të forta. Mos u druani aspak, por shprehini ato që keni në zemër. Me jetën profesionale nuk do jeni plotësisht të kënaqur. Ose nuk do arrini atje ku keni menduar ose do lodheni e do mërziteni shumë. Pamaturia në planin financiar do iu kushtojë shtrenjtë. Ulni sa të mundni shpenzimet.

    Luani

    Sot do keni nevojë jetike të bëni ndryshime dhe të përjetoni emocione të reja. Ka mundësi që të ndërmerrni edhe ndonjë sfidë. Për ata që janë në një lidhje dita do fillojë qetësisht, por pas mesdite situata do nxehet e pasioni do shtohet dhe emocionet do bëhen të forta. Shfrytëzojeni çdo sekondë deri në maksimum. Për ju beqaret do fillojë një dashuri e madhe dhe tejet emocionuese. Në punë do keni ide brilante, do jeni shumë korrektë dhe askush nuk do mundet dot t’iu pengojë në projektet që keni filluar. Në çdo profesion që të jeni do ndiheni shumë të nevojshëm për të tjerët. financat kohët e fundit nuk kanë qenë shumë të mira kështu që sot duhet të merrni masa më strikte.

    Virgjëresha

    Mërkuri do ju bëjë të mendoni gjëra të reja si ta përmirësoni të përditshmen. Mundet edhe të eksperimentoni sot. Nëse jeni në një lidhje partneri juaj do jetë dakord t’iu ndjekë ngado dhe kjo do ju bëjë të ndiheni mirë. Nuk do mungojnë as çastet e zjarrta pasionante për ju. Nëse jeni beqarë tani për tani situata sentimentale do jetë ende e qetë. Nuk ka ardhur koha e përshtatshme për të bërë ndryshime. Në punë ka rrezik që situata të jetë shumë e paqëndrueshme. Mundohuni të reflektoni dhe të përqendroheni sa më shumë tek gjërat thelbësore sepse përndryshe gjithçka do marrë tatëpjetën. Paratë për fat do mbeten të mira.

    Peshorja

    Sytë do ju shkëlqejnë edhe më shumë gjatë kësaj dite sidomos për shkak të dashurisë. Venusi do iu garantoj një jetë sentimentale harmonike dhe mjaft të bukur. Do ndiheni të lumtur pranë atij që keni në krah. Ju beqarët do përballeni me surpriza të këndshme. Mos neglizhoni ftesat për takime që do iu bëhen gjatë kësaj dite. Puna që bëni nuk do ju kënaqë mjaftueshëm kështu që sa më parë duhet të kërkoni një gjë tjetër. Nëse dikush ju propozon diçka mos e refuzoni pa u menduar. Do e keni pak të vështire ta ekuilibroni buxhetin sot, por me pak mundim dhe maturi do ia dilni mbanë.

    Akrepi

    Sot do jeni të gatshëm të bëni gjithçka që të tjerët të kënaqen. Nëse keni një lidhje do e kuptoni edhe më mirë atë që keni në krah dhe do ia plotësoni dëshirat. Nga ana tjetër ai do iu përgatisë një surprize që as që e kishit imagjinuar ndonjëherë. Ju beqarët do keni takime pa fund. Merrini gjërat shtruar dhe njihuni sa më mire me personat që do takoni. Planetët premtojnë shumë në jetën profesionale. Do jeni shumë të organizuar dhe të gjithë do ju vlerësojnë. Përfitoni nga kjo për të kërkuar rritje rroge apo përfitime të tjera. Në planin financiar do keni fat. Gjërat do shkojnë edhe më mirë sesa ju e kishit menduar.

    Shigjetari

    Sot do doni të eksperimentoni dhe të provoni gjëra të reja.. Shpesh do jeni si një vullkan gati për të shpërthyer. Nëse jeni në një lidhje, edhe pse mund të keni pak kohë, sot do kaloni momente shumë të bukura. Do ndani me partnerin edhe disa sekrete që do ju bashkojnë akoma më shumë. Ju beqarët nuk duhet të keni zili të tjerët, por duhet të bëni përpjekje për ta afruar pas vetes personin që pëlqeni. Çdo metode lejohet, mjafton të arrihet qëllimi. Në punë do i keni idetë shume precize dhe do ecni drejt qëllimit përfundimtar. Për paratë nuk keni për çfarë të qaheni. Vazhdoni të bëni llogari para se të shpenzoni dhe situata do mbetet e mire.

    Bricjapi

    Do jeni në humor të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe gëzimin do ua transmetoni edhe të tjerëve. Nëse jeni në një lidhje keni për të kaluar vetëm momente pozitive dhe të mbushura me gëzim. Momentet pasionante shpesh do jenë goxha të forta. Në punë do dini si ta joshni dikë dhe mbrëmja ka për të qenë plot ngjyra. Rrahjet e zemrës do shtohen si kurrë ndonjëherë më parë. Në punë do i bëni gjërat sipas rregullave dhe nuk do anashkaloni asgjë. Gjithçka do ju ecë perfekt. Shpenzimet duhet t’i kryeni me kujdes edhe pse në fakt gjendja nuk ka për të qenë aspak e keqe.

    Ujori

    Marsi dhe Mërkuri do ju bëjnë të keni reagime të forta gjatë kësaj dite sidomos në familje. Mundohuni të tregoheni më të moderuar nëse nuk doni probleme serioze. Nëse jeni në një lidhje duhet patjetër të shtoni dozat e imagjinatës dhe të bëni gjëra të reja sepse rutina do bëhet mbytëse dhe destabilizuese. Ju beqarët do jeni të mbyllur dhe nuk do merrni as guximit të njiheni me disa persona që do ju ftojnë. Në punë yjet do ju bëjnë shumë më kreativë dhe me fat. Çdo gjë do ju realizohet fiks ashtu si e keni dashur. Me shpenzimet mos u tregoni të palogjikshëm sepse problemet do jenë të mëdha.

    Peshqit

    Sot do jeni me humor të shkëlqyer dhe do i shihni gjërat me një sy mjaft pozitiv. Do tregoheni shumë të kuptueshëm me partnerin nëse jeni në një lidhje dhe marrëdhënia mes jush do jetë më e ngrohtë. Mbrëmja ka për të qenë e mbushur me çaste romantike. Nëse jeni beqarë do jeni të drejtpërdrejtë me personat që do pëlqeni dhe për këtë arsye do keni me tepër gjasa të krijoni një lidhje. Jeta profesionale do jetë aktive. As vetë nuk e prisnit që të hidhnit hapa kaq të mëdhenj. Në planin financiar duhet të kufizoni shpenzimet që të mos keni tronditje të mëdha.

  • Dalin EMRAT e tre shqiptarëve, pjesë e grupit kriminal që trafikoi 2 ton “miell” në Itali

    Dalin EMRAT e tre shqiptarëve, pjesë e grupit kriminal që trafikoi 2 ton “miell” në Itali

    Dy grupe kriminale u goditën nga hetimet e Prokurorisë Publike të Breshias në Itali, si pjesë e një rrjeti të madh të trafikut të drogës që çoi në arrestimin e 45 personave, mes tyre 3 shqiptarë, dhe procedimin e 87 të tjerëve si të dyshuar.

    Ky grup dyshohet se trafikoi rreth 2 mijë kilogramë kokainë, 1,500 kilogramë hashash dhe 700 kilogramë marijuanë.

    Grupi i parë kriminal, i cili vepronte kryesisht në provincën e Breshias, dyshohet se importonte drogë direkt nga vendet prodhuese, konkretisht kokainë nga Kolumbia, falë ndërmjetësimit të një gruaje që besohej se ishte e lidhur me individë nga karteli i njohur si “Klani i Gjirit”, si dhe hashash nga Maroku, që përbënte grupin e dytë kriminal, kalonte tranzit nëpër Spanjë.

    Në listën e gjatë të të arrestuarve në grupin e parë ishte edhe Shkëlzen Guzina (datëlindja 1990) dhe Gjon Prela (1985). Në grupin e dytë mes atyre që përfunduan në pranga ishte edhe Skerdi Bocoi (datëlindja 1976).

  • U largua nga shtëpia, zhduket studentja shqiptare në Romë/ Çfarë dyshohet…

    U largua nga shtëpia, zhduket studentja shqiptare në Romë/ Çfarë dyshohet…

    Prej një jave nuk ka asnjë lajm për Ilaria Sulën, 22-vjeçaren shqiptare, e cila është studente në Fakultetin e Statistikave në Universitetin Sapienza.

    Sipas disa të njohurve, ajo u zhduk më 25 mars nga zona e Furio Camillo ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe.

    Familjarët janë shprehur shumë të shqetësuar dhe kanë nisur një apel në rrjetet sociale, i cili ka kërcyer edhe në disa profile të komiteteve të banorëve të lagjeve të ndryshme dhe gjithashtu paraqiti një ankesë në stacionin e policisë në San Lorenzo.

    Ndërkohë është aktivizuar dhoma e kontrollit në prefekturë dhe janë njoftuar të gjitha organet dhe shoqatat përgjegjëse për kontrollet. Ndër hipotezat për të shpjeguar zhdukjen, është se Ilaria u largua pas ndarjes me të dashurin, shkruan Corriere della Sera.

    “Ajo u largua nga shtëpia në orën 21:30 të së martës, më 25 mars, pa thënë lamtumirë. Ajo nuk i tha askujt se ku po shkonte, ajo nuk tha lamtumirë, por kishte ndodhur edhe herë të tjera në të kaluarën që ajo të mos thoshte lamtumirë. Ne nuk pamë asgjë të çuditshme për këtë. Por që atëherë nuk e kam parë apo dëgjuar më prej saj”, shprehet shoqja e Ilarias.

    Pasi u largua nga banesa, 22-vjeccarja shkëmbeu disa mesazhe në Whatsapp me shoqet e tjera të dhomës, mesazhet të cilat po hetohen.

    Më pas, duke nisur nga e shtuna e datës 29 mars, Ilaria nuk i përgjigjej më askujt dhe kështu shoqet e dhomës njoftuan familjen e saj dhe shkuan për të denoncuar në polici.

    “Ilaria është një vajzë e qetë, shumë studioze, pasditet i kalonte duke studiuar në kuzhinë, herë pas here shkonte në palestër për t’u çlodhur. Nuk kishte ndonjë pasion tjetër të veçantë”, shton Noemi, mikesha e Ilarias.

  • GJKKO i jep urdhër SPAK-ut për kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

    GJKKO i jep urdhër SPAK-ut për kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

    Gjykata e Posaçme pranon një ankim të bërë nga eurodeputeti Fredi Beleri, duke urdhëruar SPAK që të regjistrojë kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim.

    Vendimi është marrë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

    “Gjykata çmon se kallëzimi i shtetasit Alfred Beleri për shtetasit Artan Gaçi, për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’ kryer në bashkëpunim të parashikuar nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal dhe Olta Xhaçka, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme, deputete, për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, nuk ka një vendimmarrje, dhe se ankimi i paraqitur nga shtetasi Dhionisis Alfred Beleri, për këtë pjesë të kallëzimit, është i bazuar në ligj.

    Në rastin konkret, Prokuroria e Posaçme duhet të regjistrojë procedim penal dhe të vazhdojë hetimet, mbi parashtrimet në kallëzimin e regjistruar me nr. 81/2023 se ish-Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime në lidhje me falsifikimin e dokumenteve zyrtarë, të cilat janë përdorur për regjistrimin e një pasurie të paluajtshme në pronësi të subjektit Foto Mëhilli, dhe kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve, konkretisht të familjarëve të të kallëzuarës Olta Xhaçka, e cila në kohën e marrjes së këtyre vendimeve nga Këshilli i Ministrave, ka ushtruar detyrën shtetërore të Ministres së Mbrojtjes në atë kohë, dhe funksionin politik të deputetes.

    Shtetasja Olta Xhaçka, me mosveprimet e saj, duke mos deklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor, të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit, nuk i takojnë. Kjo shtetase, nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore, etj”, thuhet në vendim.

    Më herët, prokurori i SPAK, Olsi Dade ksihte favorizuar Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin duke mos i maarrë në përgjegjësi penale.

    SPAK dërgoi për gjykim të shkurtuar vetëm ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.

    Ndërkohë Partisë Socialiste i shtohet edhe një kandidate për deputete me procesim të regjistruar në SPAK për vepra të rënda penale.

    Kujtojmë se Beleri ishte zotuar gjatë fushatës për kryebashkiak të Himarës se nuk do të lejonte grabitjen e pronave të vendasve.

    Rasti i Xhaçkës dhe Gaçit ishte një nga rastet flagrante.

    Kjo ishte edhe një nga arsyet se pse Beleri u burgos dhe iu grabit mandati.

  • “Jeleku i Rebekës nuk u mbush me ajër”- Mbytja e britanikes në Sarandë, zbardhet dëshmia e të dashurit: I thamë organizatores të zgjidhë problemin, por ja çfarë ndodhi më pas

    “Jeleku i Rebekës nuk u mbush me ajër”- Mbytja e britanikes në Sarandë, zbardhet dëshmia e të dashurit: I thamë organizatores të zgjidhë problemin, por ja çfarë ndodhi më pas

    Emisioni “Në Shënjestër” ka risjellë edhe njëherë në vëmendje rastin e të resë britanike, Rebecca Gannon e cila vdiq në brigjet shqiptare në një aksident zhytjeje, ngjarje e ndodhur në 2022.

    Shtetasi britanik Robert Kerans deklaroi se është i dashuri i shtetases po britanike, Rebeka Gannon. Ai thotë se më datë 18 Shtator 2022, rreth orës 16.00, ata ishin paraqitur dhe kishin aplikuar për t’u zhytur te qendra e zhytjes ‘Spiranca Diving Center’.

    Ai tregon më tej se një ditë më pas, më datë 19 Shtator 2022, rreth orës 10.20, ata kanë shkuar dhe kanë plotësuar një formular në gjuhën angleze, ku po i prisnin instruktorët e qendrës së zhytjes, të cilët po përgatisnin pajisjet.

    Sipas dëshmisë së dhënë po nga i dashuri Rebeka Gannon, ekspedita përbëhej nga 12 persona.

    Midis të cilëve tre ishin instruktorë të qendrës së zhytjes të njohur si ‘Spiranca Diving Center’.

    Dhe ajo që komunikonte me ta në gjuhën angleze ishte G. B.

    Duke përjashtuar çdo mundësi që me ta dhe pajisjet e tyre të ishte marrë dikush tjetër.

    Robert Kerans

    Grupi që ishin për t’u zhytur përbëhej nga 12 persona nga të cilët 3 ishin instruktorë që do asistonin në zhytje, si dhe një vajzë që fliste anglisht me ne, e cila pasi u hodhi një sy pajisjeve nuk u kushtoi ndonjë rëndësi të veçantë. Më pas ne u nisëm të pika e zhytjes bashkë me dy instruktorë.

    Por sipas të dashurit të saj, para se të niseshin për te pika e caktuar ku do të zhyteshin, Rebeka provoi të vishte jelekun, por veshja nuk u mbush me ajër.

    Gjë të cilën ata ia thanë edhe G. B, përkthyeses e cila shërbente si organizatore.

    Por kjo e fundit dha garanci të plotë se jeleku i dytë që Rebeka mori në përdorim ishte funksional dhe se gjatë zhytjes nuk do kishte asnjë problem.

    Robert Kerans

    Rebeka provoi fillimisht jelekun, por pajisja nuk u mbush me ajër.

    Për këtë arsye, ne i thamë G. B që kryente rolin e organizatores lidhur mbi problemin dhe ajo na tha që do e rregullonte.

    Më pas unë u zhyta në ujë dhe nuk e pashë më Rebekën nëse tubi i ajrit u ndryshua apo jo.

    Pas meje erdhi dhe Rebeka dhe shkuam poshtë të zhyteshim, por nga presioni i ajrit ajo filloi të kishte probleme me veshët dhe kështu ajo doli në sipërfaqe duke u shkëputur nga grupi.

    Por me të dalë në sipërfaqe, Robert Kerans, pa se diçka e keqe i kishte ndodhur Rebekës.

    Por pa e menduar se situata do të ishte aq serioze sa mund të kishte çuar deri në humbjen e jetës të së dashurës së tij.

    Në fakt vazhdimi i kësaj historie, do të ishte vetë historia e trishtë e Rebekës.

    Robert Kerans

    Unë me instruktorin tim u zhytëm përsëri, për të shkuar te grupi. Por gjatë kësaj kohe unë nuk munda ta shikoja Rebekën se ku ishte.

    Unë dhe instruktori që më shoqëronte vazhduam zhytjen për gati 25 minuta bashkë me grupin.

    Por ndërsa po dilja dalëngadalë në sipërfaqe, aty pashë policinë që kishte mbërritur.

    Fatkeqësiht ajo që kishte ndodhur ishte më pak e mendueshmja.

    Pasi teksa doli në sipërfaqe, Robert Kerans u përball me policinë që kishte mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ata po zhyteshin. Dhe jo për një kontroll rutinor. Por për atë që i kishte ndodhur të dashurës së tij Rebeka.

    Ku spektaktore e një shfaqje që nuk do të donte të ishte e pranishme kurrë, ishte edhe një zhytëse spanjolle.

    E cila rrëfeu për grupin hetues, të gjithë atë që ndodhi.

  • Panik në stacionin e trenit në Milton Keyne, policia britanike vr*t një burrë. U fut i …

    Panik në stacionin e trenit në Milton Keyne, policia britanike vr*t një burrë. U fut i …

    Një burrë është qëlluar për vdekje nga policia në stacionin qendror të trenit në Milton Keynes të Britanisë së Madhe në mesditë, duke shkaktuar panik te udhëtarët që dëgjuan të shtënat.

    Policia e Thames Valley dhe Policia e Transportit Britanik u thirrën në orën 12:55 pas raportimeve për një burrë të armatosur në zonë. Stacioni qëndroi i mbyllur për disa orë, ndërsa rrugët përreth u bllokuan nga forcat e rendit.

    Oficerët e armatosur ndërhynë menjëherë dhe i kërkuan burrit të dorëzohej, por më pas u dëgjuan të shtënat.

    Dëshmitarët raportuan një skenë kaotike me prani të madhe policore, përfshirë një helikopter dhe njësi me qen policie.

    “Unë dëgjova një të shtënë teksa prisja autobusin”, shkroi një dëshmitar në rrjetet sociale, ndërsa një tjetër shtoi: “Ka shumë policë dhe ambulanca kudo.”

    Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, burri u shpall i vdekur në vendngjarje në orën 13:44. Autoritetet thanë se nuk ka kërcënim të mëtejshëm për publikun.

    Incidenti është tani nën hetim nga Zyra e Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC).

    “Ne kemi filluar një hetim të pavarur për të shqyrtuar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarje, përfshirë veprimet e policisë”, deklaroi një zëdhënës i IOPC.

    Megjithëse nuk ka indikacione për lidhje terroriste, autoritetet po hetojnë ende motivet e ngjarjes.

  • Gjesti pështyn Eglin në fytyrë, video bëhet hit në rrjetet sociale

    Gjesti pështyn Eglin në fytyrë, video bëhet hit në rrjetet sociale

    Një veprim i papritur dhe i pahijshëm nga banori Gjesti ka shkaktuar reagime të shumta mes ndjekësve të këtij formati. Gjatë një momenti në kabinën e dushit, ku Gjesti dhe Egli Tako po bisedonin.

    Në një çast të papritur, teksa Egli e zgjati kokën drejt tij, këngëtari e pështyu, një veprim që ka ngjallur neveri dhe indinjatë tek publiku.

    Ky moment nuk i shpëtoi syrit të fansave të vëmendshëm të spektaklit, të cilët reaguan menjëherë në rrjetet sociale.

    Pavarësisht se nuk dihet saktësisht çfarë po diskutonin dy banorët dhe çfarë e nxiti Gjestin të kryente këtë veprim kundrejt Eglit.