Category: Lajme

  • Po tentonte t’i arratisej policisë, reperi i njohur humb jetën në aksident

    Po tentonte t’i arratisej policisë, reperi i njohur humb jetën në aksident

    Reperi i njohur, Young Scooter, 39 vjeç ka humbur jetën pas një aksidenti kur u përpoq të arratisej nga policia në Atlanta. Sipas autoriteteve, ai pësoi një lëndim të rëndë në këmbë gjatë përpjekjes për të kaluar gardhin dhe vdiq më pas në spital. Vdekja e tij u konfirmua nga zyra e ekzaminuesit mjekësor të qarkut Fulton. Aksidenti fatal për të ndodhi ditën e tij të lindjes, kur policia u përgjigj ndaj një raporti për të shtëna në një shtëpi në William Nye Drive SE.

    Pas mbërritjes së oficerëve, dy burra u larguan nga shtëpia, dhe njëri prej tyre kërceu gardhin në përpjekje për të ikur. Policia theksoi se lëndimi i Bailey-t ka ndodhur gjatë arratisjes dhe nuk ishte shkaktuar nga oficerët, shkruan The Guardian. Bailey u dërgua menjëherë në spitalin Grady Marcus për trajtim, por pas disa orësh vdiq nga plagët e tij. Shkaku i vdekjes do të përcaktohet pas autopsisë. Young Scooter ishte një figurë e njohur në skenën e hip-hop-it, duke bashkëpunuar me emra të njohur si Future, Waka Flocka Flame, Kodak Black dhe Rick Ross.

  • Plakat e Prillit/ Parajmërimi i meteorologut: Pas tyre, do të ketë “shpërthim” të…

    Plakat e Prillit/ Parajmërimi i meteorologut: Pas tyre, do të ketë “shpërthim” të…

    Ditën e sotme, gjatë një interviste në “Aldo Mornig Show”, meteorologu Hakil Osmani, shprehet se java e parë e prillit është parashikuar të sjellë episodin e parë të reshjeve.

    Në zonat e thella malore, pritet rikthimi i reshjeve të dëborës, ndërsa në ultësirën perëndimore janë parashikuar temperatura deri në 23 gradë Celsius.

    Era nuk do të jetë në parametra problematikë, pasi shpejtësia do të jetë 35-40 km/h dhe peshkarexhat do të mund të lundrojnë.

    Përgjatë pjesës tjetër të prillit, Osmani tha se do të ketë ndryshime.

    Java e parë do t’i lërë vend ditëve me mot më të mirë. Gjithsesi, mesi i muajt sjell sërish reshje sepse parashikohet fenomeni i njohur si “plakat e prillit”.

    “Kemi një ndryshim pas kësaj jave, do të kemi 2-3 ditë me të cilat do të jemi me një mot më të mirë, më shumë intervale me kthjellime. Pritet të kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit, por ka sinjale që mesi i këtij muaji të sjellë plakat e prillit”, tha meteorologu.

    Plakat e prillit parashikohen të jenë nga data 12-17.
    Hakil Osmani: Do të jenë prezente nga mesi i prillit, do të sjellë ndryshim sa u përket kushteve atmosferike, do të kemi peezente reshjet.

    Aldo: Po në fund të muajit do të rregullohet ndonjë çikë?

    Hakil Osmani: Ka sinjale që pas plakave të prillit që janë nga data 12-17, do të kemi një 4-5 ditësh.

    Aldo: Ka se janë edhe Pashkët.

    Hakil Osmani: Është bereqet!

    Aldo: Gjithmonë vrenjtet koha.

    Hakil Osmani: Por në fakt, nga ana shkencore nuk është diçka faktike pse ndodh.

    Aldo: Le që s’ka term njëherë, “plaka”, nga ana shkencore.

    Hakil Osmani: Por nga ana faktike ndodh që çdo vit të jenë prezente në territorin shqiptar.

    Pas plakave të prillit, Osmani thotë se ditët e mbetura priten me mot më të qëndrueshëm dhe temperaturat do të pësojnë rritje graduale.

    “Sinjalet janë që pas kalimit të plakave të prillit, pas datës 17, sinjalet janë që të kemi një mot shumë më të qëndrueshëm, sigurisht që me ardhjen e afërt të muajit maj do të kemi një rritje graduale të temperaturave të ajrit.

    Pritet që të kemi maksimume të cilat regjistrohen edhe në vlera 24-25 gradë Celsius që për muajin prill duhet thënë që janë temperatura reelativisht të larta. Nuk ekziston mundësia e patjes së një episodi ku do të kemi reshje të izoluara, por në pjesën më të madhe sinjalet janë që të kemi një mot më të qëndrueshëm”, përfundon meteorologu.

  • “Reagova keq nga…”/ Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!

    “Reagova keq nga…”/ Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!

    Egli dhe Gjesti kanë diskutuar për raportin e tyre.

    Gjesti:

    I ke parë situatat para së të dalësh?

    Egli:

    Po.

    Gjesti:

    I ke hy thellit o Egli.

    Egli:

    Duke qenë mirë e bukur vjen e zihesh me mua.

    Gjesti:

    Të erdha te lavanderia dhe të thashë që dua të të shoh mirë. Çfarë të mendoj unë për ty?

    Egli:

    Reagova keq nga mllefi por të kërkova falje.

    Gjesti:

    A nuk u mësove me mua?

    Egli

    Ti nuk e ke idenë se çfarë bën me një fjalë që më thua.

    Gjesti:

    Pse nervozohem unë me ty?

    Egli:

    Nuk e di.

  • Aksidenti masiv me 6 të plagosur në Fier, policia arreston 54-vjeçarin dhe procedon të riun (Video)

    Aksidenti masiv me 6 të plagosur në Fier, policia arreston 54-vjeçarin dhe procedon të riun (Video)

    Policia e Fierit ka arestuar një 54-vjeçar nga Vlora dhe ka proceduar penalisht një 20-vjeçar nga Skrapari, pasi me automjetet që ata drejtonin, shkaktuan një aksident duke u përplasur me 5 makina të tjera.

    Aksidenti ndodhi në bypass-in “Fier-Vlorë” dhe si pasojë e tij u lënduan 6 persona, 2 prej të cilëve vijojnë të qëndrojnë në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

    “Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e djeshëm, në bypass-in “Fier-Vlorë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. K., 54 vjeç, banues në Vlorë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Skrapar, pasi automjetet e drejtuara prej tyre, u përplasën me 5 automjete të tjera.

    Nga aksidenti shkuan në spital gjashtë shtetas, dy prej të cilëve vijojnë në kujdesin e mjekëve, ndërsa katër të tjerët janë larguar në banesa“, thuhet në njoftimin e poliicsë.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • Shkodër/ Rrugë e amortizuar, pa ndriçim. Banorët protestë: Nëse deri më 11 maj nuk rikonstruktohet, bojkotojmë zgjedhjet

    Shkodër/ Rrugë e amortizuar, pa ndriçim. Banorët protestë: Nëse deri më 11 maj nuk rikonstruktohet, bojkotojmë zgjedhjet

    Disa banorë të fshatit Hot i Ri në njësinë Rrethina të bashkisë Shkodër zhvilluan një protestë pasi prej 30 vitesh rruga e tyre është e amortizuar duke krijuar probleme në qarkullim. Një tjetër shqetësim për ta mbetet mungesa e ndriçimit rrugor. Banorët, mes të cilëve edhe një person me aftësi të kufizuara tregojnë vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë në rrugën me gropa e ujë.

    Nëse rruga e tyre nuk rikonstruktohet deri më 11 maj banorët e Hotit të Ri thonë se do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare.

    “Nëse nuk gjejmë zgjidhje nuk kemi pse të shkojmë në kutitë e votimit, në votojmë për fëmijët dhe për një të ardhme më të mirë. Nëse gjejmë zgjidhje jemi gati të votojmë”, shprehet njëri prej tyre.

    Edhe më përpara banorët e Hotit të Ri në Shkodër kanë ngritur zërin për këto probleme por deri më tani nuk kanë gjetur zgjidhje. Në këtë zonë janë afro 1 mijë persona që përshkohen çdo ditë.

  • Gjesti dhe Egli të “përvëluar” nga malli për njëri tjetrin: “Gjendja është e rëndë…”

    Gjesti dhe Egli të “përvëluar” nga malli për njëri tjetrin: “Gjendja është e rëndë…”

    Gjesti ka diskutuar me Eglin për raportin e tyre:

    Gjendja është e rëndë.

    Egli:

    Jemi mirë kështu siç jemi por është e vështirë këtu në të njëjtin vend.

    Gjesti:

    Shihemi rrallë dhe secili në krevatin e tij.

    Egli:

    Më merr malli se kemi kaluar edhe mirë, kemi qeshur, kemi folur për familjen, nuk kam kaluar vetëm keq por ti i shkatërrove të gjitha. Unë të mirat nuk i harroj gjithësesi.

    Gjesti:

    Unë e shoh që edhe ti do të jesh me mua por ke frikë, nuk ke besim te mua dhe te vetja.

    Egli:

    Te vetja kam unë por nuk kam te ti. E kam thënë që në momentin e parë që kam ndjerë diçka për ty. Unë e di se çfarë dua, ti jo.

  • “Unë e kam mbyllur me ty”/ Gjesti i bën kërkesën e papritur Eglit: Dua të kthehemi…

    “Unë e kam mbyllur me ty”/ Gjesti i bën kërkesën e papritur Eglit: Dua të kthehemi…

    Rikthimi i Eglit në shtëpinë e “Big Brother Vip” i trazoi jo pak ujërat në shtëpi, teksa më i ndikuari ishte Gjesti. Banorja zgjodhi të mbante një qëndrim të ftohtë ndaj tij, dhe kjo shkaktoi debate mes tyre. Por teksa ditët kanë kaluar, duket se dyshja ka nisur të afrohet sërish.

    Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ata kanë zhvilluar një bisedë, ku Gjesti i ka kërkuar banores që të kenë sërish të njëjtin raport të afërt. Egli nga ana e saj, i ka thënë që këtë dëshirë ta mbajë për vete dhe të mos e shprehë.

    Egli: Unë e kam mbyllur me ty.

    Gjesti: Edhe unë të kam thënë e kam mbyllur…

    Egli: Po je prapë ti që bën be Perëndinë dhe je gati për t’u kthyer…

    Gjesti: Po e kam mbyllur moj…

    Egli: Jo se më dhe shenja por këto janë fjalët e tua, i ke thënë ti…

    Gjesti: Unë e kam mbyllur me ty..

    Egli: Ose shyqyr…

    Gjesti: Por dua të kthehem, e kam mbyllur por dua të kthehem, nuk ka gjasme…

    Egli (qesh): Po hap një polemikë të re?

    Gjesti: Të betohem që e kam mbyllur. Por për shkak se nuk dua që të kthehemi siç ishim më parë, dua…

    Egli: A ka mundësi që këtë dëshirën tënde ta mbash për vete dhe të mos ta shprehësh?

    Gejsti: Po në rregull.

  • Restorante e markete, kapen 6 subjekte që tregtonin mish pule me salmonelë

    Restorante e markete, kapen 6 subjekte që tregtonin mish pule me salmonelë

    Gjatë kontrolleve të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Vlorë, janë evidentuar deri tani 6 subjekte që kanë pasur në ambientet e tyre dhe kanë tregtuar për klientët mish pule të infektuar me salmonelë. Subjektet e identifikuara përfshijnë disa markete, por nuk kanë munguar as restorante, të cilat janë hallka e fundit e konsumit të produkteve për klientët.

    Sipas burimeve, nga qyteti i Vlorës është tërhequr një sasi e konsiderueshme e mishit të pulës me salmonelë. Dyshohet se numri i subjekteve, përfshirë marketet, restorantet dhe fast-food-et që kanë tregtuar apo servirur mishin me Salmonelë, mund të jetë edhe më i madh. Këto subjekte përfshijnë kryesisht ato afër shkollave dhe në zonat urbane të qytetit.

    Gjithashtu, është mësuar se pas daljes publike të lajmit, shumë subjekte private në Vlorë kanë larguar menjëherë nga ambientet e tyre pulat që kishin në stok, pavarësisht nëse ato ishin infektuar me Salmonelë apo jo, për të shmangur rrezikun e përhapjes së infeksionit. Ky veprim ka ndihmuar në zbehjen e “skandalit”, duke ulur numrin e subjekteve të evidentuara.

    Po ashtu, janë marrë masa administrative dhe gjoba për subjektet që kanë shkelur rregullat e sigurisë ushqimore.

  • Gënjeshtrat më të famshme të 1 Prillit që mashtruan botën

    Gënjeshtrat më të famshme të 1 Prillit që mashtruan botën

    Dita e 1 Prillit është e njohur si “Dita e Gënjeshtrave”, ku njerëzit, por jo vetëm, shpesh bëjnë shaka ose trillime që ngatërrojnë publikun. Gjatë viteve, disa nga këto mashtrime janë bërë legjendare dhe kanë ngjallur reagime të mëdha. Më poshtë janë disa nga gënjeshtrat më të famshme të 1 Prillit që mashtruan mijëra njerëz.

    Të korrat e makaronave në Zvicër (1957)
    Më 1 prill 1957, BBC transmetoi një kronikë ku fermerët zviceranë shfaqeshin duke korrur makarona nga pemët. Narratori shpjegonte me seriozitet procesin, duke pretenduar se zviceranët kishin një korrje të bollshme për shkak të zhdukjes së një insekti që dëmtonte “pemët e makaronave”. Pas transmetimit, BBC mori shumë telefonata nga njerëz që kërkonin këshilla se si të kultivonin makarona në kopshtet e tyre.

    Freewheelz – Makina falas për reklama (2000)

    Revista amerikane Esquire publikoi një artikull për një kompani të re të quajtur “Freewheelz”, e cila pretendonte se ofronte makina falas për shoferët në këmbim të vendosjes së reklamave në to. Shumë njerëz aplikuan për këtë shërbim, por më vonë u kuptua se ishte një shaka e 1 Prillit.

    Shembja e selisë së Kongresit në Wisconsin (1933)
    Gazeta Madison Capital-Times raportoi se ndërtesa e Kongresit në Wisconsin ishte shembur për shkak të disa shpërthimeve misterioze. Lajmi shkaktoi panik te qytetarët, por më pas u zbulua se ishte një rreng i 1 Prillit.

    Shpella me thesare në Boston (1840)
    Gazeta Boston Post publikoi një lajm se ishte zbuluar një shpellë e mbushur me thesare poshtë Dhomës së Përfaqësuesve në Boston. Shumë qytetarë u mblodhën për të parë “zbulimin”, por më vonë u kuptua se ishte një gënjeshtër e 1 Prillit.

    Louis Tomlinson bëhet baba (2012)
    Më 1 prill 2012, këngëtari i One Direction, Louis Tomlinson, postoi në rrjetet sociale se do të bëhej baba. Lajmi u përhap me shpejtësi, duke shkaktuar reagime të shumta nga fansat, por më vonë ai pranoi se ishte një shaka e 1 Prillit.

    Këto janë disa nga gënjeshtrat më të famshme të 1 Prillit që kanë mbetur në histori për kreativitetin dhe ndikimin e tyre. Kjo ditë vazhdon të sjellë surpriza çdo vit, duke i bërë njerëzit më të kujdesshëm për çfarë besojnë më 1 Prill!

  • Ish-prokurori zbulon arsyen e fortë: Ja çfarë e bëri Ramën të ndalojë SULMIN ndaj SPAK

    Ish-prokurori zbulon arsyen e fortë: Ja çfarë e bëri Ramën të ndalojë SULMIN ndaj SPAK

    Ish-prokurori Eugen Beci ishte i ftuar sot në “Breaking”, në Top News, ku ka folur për punën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

    Beci u ndal dhe tek sulmet që më herët kryeministri Edi Rama bëri ndaj SPAK, retorikë nga e cila tashmë duket se është tërhequr. Sipas ish-prokurorit, tërheqja ka ndodhur pasi Rama pa se opinioni publik i doli kundër për këtë qëndrim.

    “Pavarësisht nga mënyra si artikulohen të gjitha diskurset, kritikat apo dhe sulmet ndaj SPAK, ato kanë një emërues të përbashkët. Fakti që mund të flasësh për punën e Prokurorisë së Posaçme nuk të jep të drejtën ta sulmosh atë. Sondazhet publike tregojnë se populli e mbështet punën e SPAK.

    Mendoj që Rama me sulmet e tij, ka tentuar të masë pulsin e opinionit publik. Në rast se opinioni publik do ishte dakord me këto sulme, të jeni të bindur se Rama do vazhdonte me të njëjtën retorikë. Por siç duket, sondazhet i kanë treguar diçka tjetër. Pra sulmet ndaj SPAK nuk miratohen në mënyrë unanime nga opinioni publik. Për këtë arsye ai është tërhequr. Shumë nga ato kritika që bënte Rama, ishin objektive dhe të pranueshme për një drejtësi që ka defekte. Ishin probleme që qëndronin por pyetja lind pse u tërhoq.”– tha ai.