Category: Lajme

  • Nga Big Basta tek Albano Bogdo, ja personazhet të cilët u bënë pjesë e natës së parë të “Ferma VIP”!

    Nga Big Basta tek Albano Bogdo, ja personazhet të cilët u bënë pjesë e natës së parë të “Ferma VIP”!

    ” Ferma Vip” startoi edicionin e 2 mbrëmjen e djeshme, (31 mars), ku shumë figura të njohura të showbizit shqiptar u bënë pjesë. Këta janë fermerët të cilët iu bashkuan prime-t të parë të Femra VIP.

    Rikthehet aktori i njohur Albano Bogdo për të dytën herë në Ferma VIP, por këtë herë si kryeplak dhe jo si lojtar.

    U bashkuan të tjerë si:

    Inida Gjata

    1. Erand Sojli – Aktor

    2. Ron Zaiti – Muzikant

    3. Albi Lushi – Poet

    4. Alba Pollozhani – Ish-konkurrente e “Për’Puthen”

    5. Big Basta (Gerald Xhari) – Muzikant

    6. Silvana Bushati – Sipërmarrëse

    7. Elinara Shehu – Këngëtare

    8. Big Mama (Besjana Kasami) – Këngëtare

    9. Anduel Kovaçi – Këngëtar

    10. Ylli Dreshaj – Model

    11. Keisi Meshau – Miss Shqipëria

    12. Andrea – TikTok-er

    13. Lim Hoti – Reper

    14. Nur Al Kahzali – Influencere

    15. Ester Alushi – Aktore

    16. Frederik Ndoci – Këngëtar

    Përsa i përket opinionistëve, të përzgjedhurit për këtë vit janë Kasto Zizo dhe Inida Gjata e njohur si Zhaku.

  • “Patronazhistët i kemi në super formë”/ Rama: Mos i ngacmoni, janë të fokusuar te puna

    “Patronazhistët i kemi në super formë”/ Rama: Mos i ngacmoni, janë të fokusuar te puna

    “Mos i ngacmoni patronazhistët, sepse janë të fokusuar te puna”, kjo ishte thirrja e kryeministrit Edi Rama për të gjithë ata që shajnë patronazhistët e PS. Gjatë fjalës së tij në “Sy m’ Sy”, Rama tha se patronazhistët këtë vit janë në super formë dhe se PS e ka ngritur këtë vit patronazhimin në një tjetër nivel.

    Kryeministri tha se patronazhistët janë qelizat e PS. Teksa vlerësoi punën e tyre, Rama theksoi se ndryshimi mes PS dhe opozitës është se opozitarët sipas tij nuk janë parti.

    Edi Rama: Sot PS ka skuadrën më të re, kush do të reja dhe të rinj i ka në skuadrën tonë me shumicë në listën e mbyllur. Ky është ndryshim i madhe me tjerët. Të shkosh të votosh ato moçalishtet e reja që janë hapur me rastin më të mirë çon në parlament një person. Të rinjtë e të rejat janë baza e gjeneratës tjetër të lidershipit të PS. Tani një tjetër gjeneratë po rritet happas hap pa hapi në akademinë politike.

    Kemi bërë transformim radikal të skuadrës që kishim…Patronazhistët i kemi në super formë këtë vit. Patronazhimin e kemi ngritr në një nivel tjetër, i kam thënë atyre që i shajnë mos i ngacmoni, mos i cysni sepse janë shumë të fokusuar te puna dhe janë vërtetë qeliza të PS dhe kush nuk është në PS nuk e kupton se për çfarë po flas. Një ndryshim shumë themelor mes nesh dhe të tjerët janë se ata nuk janë parti.

  • Si nëpër filma, momenti kur policia rrethon mjetin ku udhëtonin dy të arrestuarit nga Kosova që trafikonin armë! I shtrijnë përtokë dhe… Ja ku ishin fshehur pistoletat me vlerë 10 mijë euro(Video)

    Si nëpër filma, momenti kur policia rrethon mjetin ku udhëtonin dy të arrestuarit nga Kosova që trafikonin armë! I shtrijnë përtokë dhe… Ja ku ishin fshehur pistoletat me vlerë 10 mijë euro(Video)

    Janë publikuar pamjet e momentit kur policia prangos Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi, nga Kosova, të cilët akuzohet se trafikonin armë në Shqipëri.

    Në video shihet moment kur policia ndjek mjetin tip Volkswagen ku udhëtonin dy të arrestuarit, në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, dhe pasi dalin nga makina i shtrijnë përtokë ku i vendosin prangat.

    Ndërkohë gjatë kontrollit, blutë gjejnë në kofanon e automjetit pistolatat me vlerë rreth 10 mijë euro që dyshohet se do t’i shinin në Tiranë.

    Njoftimi i policisë:

    DVP Tiranë/Finalizohet pas hetimeve disamujore, operacioni policor i koduar “Suspend”.

    Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova, me qëllim shitjen. Sekuestrohen 2 pistoleta dhe municion luftarak.

    Vihen në pranga 2 shtetas kosovarë të cilët dyshohet se i kanë trafikuar 2 pistoletat, me qëllim shitjen në Tiranë, me vlerë afro 10 000 euro.

    Si rezultat i hetimeve disamujore të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Suspend”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

    A. P., 23 vjeç dhe K. P., 53 vjeç, të dy banues në Kosovë.

    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. P. dhe K. P., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.

    Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Moti i keq bën kërdinë në Mykonos e Paros në Greqi! Shirat e dendur i kthejnë rrugët në lumenj

    Moti i keq bën kërdinë në Mykonos e Paros në Greqi! Shirat e dendur i kthejnë rrugët në lumenj

    jë stuhi e fuqishme goditi ishujt grekë të Paros dhe Mykonos të hënën, duke shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dherash dhe dëmtime të konsiderueshme në infrastrukturë. Reshjet e dendura të shiut në qytetet kryesore të Parosit, Parikia dhe Naousa, të dyja vende të njohura pushimi, morën përpara makina.

    Në Paros, shiu i rrëmbyeshëm i ktheu rrugët në lumenj, duke marrë përpara automjetet dhe duke shkaktuar rrëshqitje dheu që ndërprenë qarkullimin. Mykonos u prek gjithashtu nga përmbytje të rënda, me vëllime të mëdha uji që mbizotëruan sistemet e kullimit, duke lënë pjesë të ishullit të zhytura.

    Meteorologët regjistruan nivele jashtëzakonisht të larta reshjesh, me Mykonos që mori 71.6 mm shi deri të hënën mbrëma – 65 mm prej të cilave ranë në vetëm dy orë. Ishujt e tjerë, duke përfshirë Tinos, Thasos dhe Skopelos, raportuan gjithashtu rrebeshe të mëdha.

    Për shkak të dëmeve të rënda, shkollat ​​në Mykonos dhe Paros do të qëndrojnë të mbyllura të martën, ndërsa autoritetet kanë pezulluar gjithashtu mësimin në Rodos, Kos dhe Symi si masë paraprake. Zyrtarët paralajmërojnë se mund të shpallen mbyllje shtesë në zona të tjera në varësi të situatës.

  • Gruaja tenton të hapë derën e avionit, piloti bën ulje emergjente

    Gruaja tenton të hapë derën e avionit, piloti bën ulje emergjente

    Fluturimi Bali-Melburn bën ulje të detyruar pas tentativës së një pasagjereje për të hapur derën e avionit.

    Një fluturim i kompanisë ajrore “Jetstar”, me mbi 200 pasagjerë nga Bali, Indonezi drejt Melburnit, Australi, u detyrua të kthehej mbrapsht pasi një pasagjere tentoi të hapte një derë të avionit mbi Oqeanin Indian. Incidenti ndodhi të hënën mbrëma, më 31 mars, dhe kompania e konfirmoi ngjarjen në një deklaratë të martën.

    “Bëri veprime të papranueshme dhe u tregua agresive ndaj ekuipazhit,” tha Jetstar, duke sqaruar se pasagjerja u nxor nga avioni nga autoritetet lokale në Bali pas uljes.

    Sipas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, gruaja në pjesën e pasme të avionit arriti të ngrinte dorezën e derës, por një sinjal alarmi njoftoi ekuipazhin në kohë. Të dhënat nga Flightradar24 tregojnë se avioni u kthye rreth një orë pas nisjes.

    Jetstar theksoi se siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit është prioriteti i saj kryesor dhe se sjellje të tilla nuk do të tolerohen. Incidentet me pasagjerë problematikë janë rritur vitet e fundit, me raste ku pasagjerët kanë hapur daljet e emergjencës, kanë sulmuar ekuipazhin ose kanë detyruar ulje emergjente.

    Në vitin 2023, një burrë hapi derën e një avioni të Asiana Airlines pak para uljes, ndërsa një tjetër u arrestua në SHBA pasi hapi një derë dhe sulmoi një anëtar të ekuipazhit gjatë fluturimit. Autoritetet ajrore po marrin masa më të ashpra për të parandaluar raste të tilla.

  • “Tik Tok” shikohet 3 herë më shumë, si u prit mbyllja e aplikacionit nga qeveria shqiptare

    “Tik Tok” shikohet 3 herë më shumë, si u prit mbyllja e aplikacionit nga qeveria shqiptare

    Vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok-ut ka shtuar dëshirën e shqiptarëve të harxhojnë më tepër kohë në këtë platformë.

    Brenda pesë ditëve, numri i përdoruesve në TikTok është trefishuar. Sipas ekspertëve të IT, tashmë dëshira për të pasur këtë rrjet social ka përfshirë edhe ata që nuk e kishin më parë një të tillë, dhe kjo bëhet duke shkarkuar aplikacionin falas VPN.

    Eksperti i IT, Tomi Kallaxha thotë: “Duke qenë se është folur kaq shumë për këto VPN dhe njerëzit i ka kapur dëshira për të aksesuar TikTok-un, që është bllokuar nga kompanitë telefonike, dhe në top dhjetë aplikacionet më të shkarkuara, gjashtë prej tyre janë VPN. Ndërsa në vendin e dhjetë është TikTok-u. Përderisa është në listën e top njëzetëshes, numri i përdoruesve vetëm në muajin mars është rritur me 60-80 mijë.

    Por telefoni nuk përdoret vetëm për qëndruar në TikTok. Shqiptarët kanë shfaqur interes edhe për edukimin, sportin, bastet e palejuara dhe filmat serialë.

    “Një fjalë kyçe shumë specifike që është tepër interesante është se vajzat po kërkojnë profesionet më të mira në teknologji informacioni. Kemi dhe shkarkim të madh të serialit ‘Adoleshenca’, dhe në fund, shqiptarët janë të pushtuar nga futbolli dhe bastet online”, shton Kallaxha.

    Edhe pse ekspertët e IT bëjnë thirrje që përdorimi i VPN është i rrezikshëm dhe të dhënat e përdoruesve mund të hakerohen e më pas të keqpërdoren, kjo thirrje ra në veshë shurdhët, pasi para të dhënave ata preferojnë të argëtohen në TikTok.

  • Emigrantëve u shkon fleta e votimit me postë te dera e shtëpisë, përzgjidhet kompania që do të bëjë transportin dhe kostoja për çdo fletë! Shqiptarët që s’gjejnë emrin në lista të drejtë ankimi, ja afati

    Emigrantëve u shkon fleta e votimit me postë te dera e shtëpisë, përzgjidhet kompania që do të bëjë transportin dhe kostoja për çdo fletë! Shqiptarët që s’gjejnë emrin në lista të drejtë ankimi, ja afati

    KQZ vendosi dje që një kompani ndërkombëtare postare, DHL, të bëjë transportin e fletëve të votimit në diasporë për zgjedhjet e 11 majit, që do të kushtojë 10 milionë euro.

    Mësohet se brenda datës 10 prill do të nisë shpërndarja e fletëve të votimit në 85 shtete të botës ku jetojnë shqiptarë, të cilët kanë fituar të drejtën e votës për këto zgjedhje. Tashmë është përcaktuar edhe kompania që do të merret me të gjithë procedurën e transportit, më pas në bashkëpunim me postat ndërkombëtare do të bëhet shpërndarja e fletëve të votimit në banesat e shqiptarëve. Është përzgjedhur DHL-ja, një kompani shumëkombëshe. Do të jenë 10 milionë euro në dispozicion për të gjithë transportin dhe mbërritjen në të gjitha këto shtete të botës ku janë shqiptarët dhe kanë të drejtën e votës.

    Ndërsa mesatarisht llogaritet që 40 euro për fletë votimit të jetë kostoja e transporti. Ndërkohë partitë politike shqiptare kanë shprehur shqetësimin e tyre pasi postat kanë vendosur që fleta e votimit të merret dhe të dorëzohet vetën nga personi që ka të shënuar emrin në zarf. Ata pretendojnë se kjo do të ndikojë në numrin e shqiptarëve që do të ushtrojnë të drejtën e votës. PS ka tentuar që të bëjë një marrëveshje për heqjen e këtij kushti, të cilët propozojnë që në rast se personi nuk është në banesë, familjarët e tyre të lejohen për dorëzimin e fletës së votimit. Ndërkohë 10 milionë euro do të kushtojë vetëm transporti i fletëve të votimit të emigrantëve. Shpërndarja e 245,808 zarfeve do të bëhet në 85 shtete të botës, nga kompania e huaj shumëkombëshe DHL, e themeluar në SHBA. Kostoja për një fletë votimi shkon mesatarisht 40 euro. Numrin e emigrantëve shqiptarë që e kanë fituar të drejtën e votës e kryesojnë Greqia dhe Italia, të ndjekura nga shtetet e tjera.

    Fletët e votimit pritet të dërgohen në diasporë në 10 prill, ndërsa mbërritja e tyre duhet të bëhet deri në orën 19:00 të datës 11 maj. Fleta e votimit do t’u shkojë emigrantëve e vulosur në një zarf, i cili mban një barkod me informacionet për zgjedhësin, shtetin ku banon dhe qarkun për të cilin voton. Zarfi duhet të hapet me kujdes, pa u dëmtuar ku brenda do të ketë fletën e votimit. Zgjedhësi do duhet të bëjë shënimin brenda një kolone, të palosë fletën e votimit dhe ta vendosë brenda zarfit. Mbi zarf, apo edhe te fleta e votimit, nuk duhet të ketë asnjë shënim. Votuesi nga jashtë nuk do të ketë asnjë kosto financiare për këtë proces. Brenda fletës së votimit do të jetë edhe një udhëzues në mënyrë që emigrantët të ushtrojnë të drejtën e votës në mënyrë korrekte dhe të shmanget sa më shumë pavlefshmëria e tyre.

    VENDIMI

    Emigrantët, të cilët kanë bërë një kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit, por nuk e gjejnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve nga jashtë, do të mund të ankohen deri më 11 prill (30 ditë para zgjedhjeve), në portalin e dedikuar enkas për ta në KLGJ. Sipas detyrimeve të Kodit Zgjedhor, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ngritur me një vendim të 6 marsit një platformë elektronike për të gjithë zgjedhësit nga diaspora, që nuk gjejnë emrin në listat e votimit. Këshilli i Lartë Gjyqësorë miratoi dje platformën “Microsoft Exchange Server”. Një platformë që do t’u vijë në ndihmë të gjithë votuesve nga diaspora. Në dispozicion nga KLGJ është vënë një link “[email protected]”, ku të gjithë qytetarët që votojnë nga diaspora nëse nuk kanë gjetur emrat e tyre apo kanë probleme me karakter ligjor, mund të ankohen.

    Më pas Gjykata e Tiranës do të duhet që brenda një afati prej 48 orësh të dalë me një vendim. Gjykata do të kthejë përgjigje nëpërmjet sistemit Microsoft Teams. “Këshilli i Lartë Gjyqësor, bazuar në nenin 147 dhe 147/a, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 25 pika 8 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, në nenin 10 të Kodit të Procedurave Administrative, në nenin 61 pika “ë”, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, në nenin 36, të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe në vendimin nr. 23, datë 24.01.2024 “Për krijimin e “EMail Server” për postën elektronike zyrtare të sistemit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, dhe vendimit nr. 354, datë 11.07.2024 “Për miratimin e rregullores “Për përdorimin e postës elektronike zyrtare në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Sistemin Gjyqësor” me propozim të Komisionit të Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit, vendosi:

    1. Miratimin e platformës elektronike “Microsoft Exchange Server” për paraqitjen e kërkesave edhe online për zgjedhësit që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

    2. Kërkesat e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, do të dërgohen në adresën zyrtare [email protected].

    3. Gjykata shqyrton dhe vendos për kërkesat e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, edhe nëpërmjet platformës elektronike “Microsoft Teams”, brenda 48 orëve nga data e regjistrimit të kërkesës në sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve.

    4. Ngarkohet Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim publikohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe hyn në fuqi në datën e botimit në Fletoren Zyrtare”, – thuhet në njoftimin e KLGJ.

    Ky vendim ka hyrë në fuqi pasi është publikuar në faqen e këshillit të lartë gjyqësor. Për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të KLGJ-së dhe hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.

  • Shpopullimi/ Eurostat: Vetëm në dy vite emigruan rreth 100 mijë shqiptarë në vendet e BE

    Shpopullimi/ Eurostat: Vetëm në dy vite emigruan rreth 100 mijë shqiptarë në vendet e BE

    Ritmet e emigracionit janë përshpejtuar ndjeshëm vitet e fundit, duke tejkaluar dhe nivelin e vitit 2015, kur u konstatua një ikje masive.

    Teksa në 2015-n e dhëna u reflektua direkt në kërkesat për azil në Bashkimin Europian, treguesi real tashmë jepet nga e dhëna tjetër për emigrantët që kanë hyrë në vendet e BE-së, e publikuar nga Eurostat.

    Instituti Europian i Statistikave referoi në publikimin e fundit për emigracionin në BE, se në vitin 2023 janë regjistruar rreth 49 mijë emigrantë të hyrë nga Shqipëria. Edhe në 2022-n emigrimi nga vendi ynë kishte qenë në nivele të ngjashme, duke bërë që vetëm në dy vjet, 2022-2023 të emigrojnë gati 100 mijë persona nga vendi. (Të dhënat nuk përfshijnë Greqinë, që është një destinacion kryesor i shqiptarëve).

    Kjo shifër është dhe më e lartë se në vitin 2015, kur emigrantët nga Shqipëria në BE arritën në 44 mijë, sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor (shiko grafikun). Më pas tendenca ishte në rënie, por një valë e re emigracioni nisi pas pandemisë.

    Këtë herë ikjet nuk po reflektohen më përmes kërkesave për azil. Po sipas Eurostat në 2022-n kishte vetëm 13 mijë kërkesa për azil dhe në 2023-n numri i tyre zbriti në 9,145, ndryshe nga 2015-a, kur aplikimet për azil arritën rekordin në 68 mijë.

    Ndërsa aplikimet për azil të krijojnë idenë që tendenca e emigracionit është në tkurrje, duket se shqiptarët tashmë nuk ikin më përmes kësaj forme, por me bashkimet familjare (kryesisht Itali), apo për punë (Gjermani).

    Në vitin 2023, rreth 30 mijë emigrantë u regjistruan në Itali, ose 62% e totalit. Edhe në 2022-n, ku shtet regjistroi rreth 29 mijë emigrantë. Italia ka një numër të lartë të bashkimeve familjare, si një nga destinacionet kryesore historike të shqiptarëve që ikin jashtë, por nuk mungojnë as të rinjtë. Në 2023-n, 59% e emigrantëve ishin të grupmoshës deri në 34 vjeç, ndërsa 21% të grupmoshës mbi 50 vjeç.

    Gjermania është destinacioni i dytë, me rreth 15 mijë emigrantë në 2022 dhe 14 mijë në 2023. Vitet e fundit Gjermania ka qenë e preferuar nga të rinjtë që ikin në kërkim të një pune. Më shumë se gjysma e atyre që emigruan në Gjermani në 2023-n, (55%), sipas të dhënave ishin të grupmoshës 20-34 vjeç, me dominim të 25-30 vjeç.

    E treta është Kroacia, që ka parë vitet e fundit emigrimin e mbi 1 mijë personave nga Shqipëria, teksa ky shtet po tërheq punonjës në ndërtim dhe në turizëm.

    Siç u theksua, Greqia nuk i raporton të dhënat, çka nënkupton se numri i të emigruarve në vendet e Bashkimit Europian është edhe më i lartë sesa raportohet.

    Europa

    Sipas Eurostat. në vitin 2023, 4.3 milionë persona imigruan në BE nga vendet që nuk janë anëtarë të BE-së. Kjo shifër nuk përfshin kërkuesit për azil dhe/ose refugjatët nga Ukraina që kanë marrë mbrojtje të përkohshme në disa vende (shih shënimin metodologjik).

    Për më tepër, 1.5 milionë persona migruan midis vendeve të BE-së. Krahasuar me vitin 2022, numri i personave që imigruan në BE ka rënë me 17.9% (nga 5.3 milionë), ndërsa numri i personave që migruan midis vendeve të BE-së mbeti i qëndrueshëm në 1.5 milionë.

    Në total, në BE u vlerësua se kishte rreth 10 imigrantë nga vendet jo-anëtare për çdo 1,000 banorë në vitin 2023.

    Në raport me madhësinë e popullsisë rezidente, Malta regjistroi normën më të lartë të imigracionit nga vendet e BE-së dhe ato jo-anëtare në vitin 2023 (76 imigrantë për çdo 1,000 banorë), ndjekur nga Qipro (43) dhe Luksemburgu (40).

    Nga ana tjetër, Slovakia regjistroi normën më të ulët të imigracionit, me 1 imigrant për çdo 1,000 banorë, ndjekur nga Franca (6) dhe Italia (7).

    /MONITOR

  • Furgoni i pasagjerëve përplaset me kamionin, 11 të vdekur, mes tyre tetë fëmijë

    Furgoni i pasagjerëve përplaset me kamionin, 11 të vdekur, mes tyre tetë fëmijë

    11 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën kur një furgon pasagjerësh u përplas me një kamion në shtetin verilindor të Brazilit Bahia, njoftuan sot autoritetet

    Aksidenti ndodhi mëngjesin e të hënës teksa dy automjetet po lëviznin në një autostradë në rajonin malor të Sapanta Diamantina, i cila është një destinacion i njohur turistik.

    Furgoni mbante 16 persona, nëntë prej të cilëve ishin anëtarë të së njëjtës familje që po ktheheshin në qytetin e Rui Barbosa nga Boa Vista do Tupim, rreth 70 kilometra larg.

    “Njëmbëdhjetë persona humbën jetën, tetë fëmijë dhe tre të rritur”, tha Ney Diaz, kryebashkiak i qytetit të Rui Barbosa, për radiostacionin Sociedade. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.

  • “Çfarë janë këto veshje, ku je nis?”, Big Mama i’a thotë troç, Alba Pollozhani: Dua të gjej burrë

    “Çfarë janë këto veshje, ku je nis?”, Big Mama i’a thotë troç, Alba Pollozhani: Dua të gjej burrë

    Ka nisur plot supriza dhe emocione Ferma Vip 2, ku personazhe elitare të shoqërisë shqiptare janë bërë pjesë e spektaklit më të madh të shqiptarëve.

    Nën moderimin e Luana Vjollcës, personazhi i rradhës që sapo u prezantua ishte Alba Pollozhani.

    Ajo që i tërhoqi vëmendjen opinioniztes së spektaklit, Big Mamës, ishte veshja e saj, nje fustan i hapur ku bien në sy linjat e fermeres.

    “Çfarë janë këto veshje mi Alba? Për ku je nis me atë fustan?”-tha opinionistja.

    Alba i’u përgjigj me të qeshur: Dua të gjej burrë.