Category: Lajme

  • Njihuni me parashikimin e motit për këtë të martë

    Njihuni me parashikimin e motit për këtë të martë

    Parashikohet rritje graduale e vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin Jugor – Juglindor duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.

    Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe.

    Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 22°C vlera maksimale e cila pritet në Durrës dhe Sarandë.

    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

  • KUJDES! Ky është mishi i pulës që nuk duhet të konsumoni

    KUJDES! Ky është mishi i pulës që nuk duhet të konsumoni

    Në nisje të emisionit “Opinion”, ku diskutohet për sasinë e mishit të pulës, që ishte i kontaminuar me salmonelë, gazetari Blendi Fevziu tregoi foton e paketimit të mishit të pulës që përmban salmonelë dhe që ka qarkulluar në tregun vendas.

    “Kjo është paketa që kush e ka blerë të mos e konsumojë. Nuk duhet konsumuar, duhet të kthehet mbrapsht sepse përmban salmonelë”, tha Fevziu.

  • Sulmi tragjik i 22-vjeçares në mes të rrugës, i dashuri i saj dyshohet si autor i krimit

    Sulmi tragjik i 22-vjeçares në mes të rrugës, i dashuri i saj dyshohet si autor i krimit

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një vajzë 22-vjeçare është vrarë me thikë në mes të rrugës në Messina.

    Mediat në Itali raportojnë se Sara Campanella, nga Palermo u godit me thikë në qafë nga një person, i cili më pas u largua. E reja, e cila ishte në vitin e tretë në universitet, u transferua në spital në gjendje të rëndë, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

    Nga hetimet paraprake dyshohet se autori është një bashkëmoshatar i 22-vjeçares, me të cilin kishte edhe një lidhje.

    Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, ndërsa raportohet se viktima kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes.

    Autori i vrasjes dyshohet se e ka ndjekur me një makinë të renë. Pasi arriti tek ajo, dyshohet se e goditi me thikë teksa ajo po ecte në trotuar.

    Një kalimtar i rastit i cili ishte dëshmitar i skenës, i tërhequr edhe nga britmat e të resë, tentoi të ndiqte vrasësin, i cili u largua.

  • Salmonelë në mishin e pulës, drejtori i AKU-së nuk tregon çfarë u bë me ngarkesën

    Salmonelë në mishin e pulës, drejtori i AKU-së nuk tregon çfarë u bë me ngarkesën

    Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Manush Kullolli, ishte i ftuar në “Opinion”, ku foli në lidhje me daljen në treg të 2.6 tonë mish pule me salmonelë në Shqipëri.

    Ai u justifikua , madje nuk dha asnjë shpjegim pse analizat dolën me vonesë dhe çfarë u bë me ngarkesën.

    Më datë 11 Mars është bërë marrja e mostrës. Ai sqaroi se sipas ligjit sasisë që i është marrë mostra nga inspektorët bllokohet dhe qëndron në pikën e inspektimit kufitar dhe në rast se merret me kontroll rutinë sasia duhet të mbahet e bllokuar nga subjekti tregtar.

    “Ligji ngarkon me përgjegjësi edhe operatorin e biznesit ushqimor”, tha Kullolli.

    Kullolli tha se me daljen e raport-analizës nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, AKU ka marrë masën për të shkuar pranë subjektit për të kryer kontrollin e këtij subjekti.

    “Nga ana e subjektit nuk është vënë në dispozicion asnjë dokument gjurmueshmërie që është shumë i rëndësishëm dhe operatori i biznesit ushqimor e ka detyrim, në bazë të VKM-së për gjurmimin deri në 3 vjet që të mbajë gjurmimin për çdo produkt. Gjurmimi do të thotë identifikim i produktit në çdo vend të territorit ku shkon”, tha Kullolli. /Boldnews

  • A mund të anëtarësohemi në BE brenda 2030-s? Gazetari: 2030-ta është vit në tjetër mandat! Përralla të Edi Ramës

    A mund të anëtarësohemi në BE brenda 2030-s? Gazetari: 2030-ta është vit në tjetër mandat! Përralla të Edi Ramës

    Gazetari Arion Sulo, e quan një “përrallë” dhe një akt populist, deklaratën e kryeministrit Edi Rama për mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

    Sulo theksoi se ky proces mund të zgjasë shumë më gjatë se sa parashikohet. Sipas tij, ky është një proces që mund të marrë 7, 8, 9, apo edhe 10 vjet, dhe se fjalët e Ramës për një anëtarësim të mundshëm deri në 2030 janë të paqëndrueshme.

    Ai gjithashtu foli për situatën në Tiranë, ku thotë se janë të shumta apartamentet bosh dhe se qyteti po vazhdon të betonizohet pa mundësi të zhvillimit të qëndrueshëm.

    “Rama thotë se në BE do të hyjmë më 2030. Si mund t’i besoj kur viti 2030 është vit në tjetër mandat? Ky është proces që mund të shkojë 7-8-9-10 vite.

    Ky është një populizëm, është një përrallë. Tirana ka 50 mijë apartamente bosh, nuk i blen kush kullat dhe ndërtohet sërish. Qyteti është betonizuar”, tha Arion Sulo.

  • SKANDAL/ Denoncimi i mjekes: Policët më rrahën kur po kalonte makina e kryeministrit Edi Rama

    SKANDAL/ Denoncimi i mjekes: Policët më rrahën kur po kalonte makina e kryeministrit Edi Rama

    Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një ngjarje të ndodhur në datën 5 mars 2024, ku një mjeke është dhunuar nga disa punonjës policie, të cilët po shoqëronin kryeministrin Edi Rama.

    “Unë që kisha shenja në trup më akuzuan se dhunova policen. Prokuroria s’bëri ekspertizë për policen, por vetëm e kqyrën kolegët e saj”, tha mjekja, teksa shtoi se çështja shkoi për gjykim vetëm ndaj saj. Policët nuk u hetuan, pavarësisht se mjekja kishte dëmtime trupore!

    “Mua më burgosën policët e komisariatit nr.2 në Tiranë. Më futën në qeli në datën 5 mars deri në datën 8 mars 2024 duke më akuzuar se kam dhunuar një police, Ersuida Marku”, thotë mjekja.

    Sipas saj, në datën 5 mars 2024, në afërsi të punës së saj, ka kaluar eskorta e kryeministrit Edi Rama dhe disa punonjës të policisë i janë afruar makinës së vëllait të saj. Më tej pohon se ndodhej në trotuar dhe një punonjës policie goditi me forcë kofanon e mjetit të të vëllait dhe i kërkoi të largohej.

    “Ndërkohë që unë përpiqesha të kuptoja çfarë po ndodhte, disa persona u afruan menjëherë dhe pas një përplasjeje verbale, na shoqëruan për në komisariat, duke na shtyrë me dhunë në makinën tonë dhe duke marrë drejtimin e saj”, pohon mjekja.

    Ajo shton se gjatë shoqërimit në komisariatin numër 2 dhe në ambientet e tij, u ushtrua dhunë ndaj saj nga ana e punonjësve të policisë Ersuida Marku dhe Edvin Zhupa. “Këta policët përveçse shkelën rregullat dhe ligjet, bashke me koleget e tyre manipuluan dëshmitë dhe më akuzuan për kundërshtim me dhunë ndaj njërit prej tyre”, thotë ajo.

    Ajo shton se nuk kishte prova për të mbështetur akuzat ndaj saj, por vetëm dëshmitë e gënjeshtra të shtatë policëve.

    “Ndërkohë, ekspertiza mjeko-ligjore ka treguar se kam pësuar dëmtime të shumta gjatë shoqërimit dhe asnjë pamje nga kamerat e sigurisë të komisariatit nuk është vënë në dispozicion. Gjithashtu, asnjë nga pamjet nga vendi i ngjarjes nuk tregon dhunën që pretendohej të kishte ndodhur nga ana ime ndaj punonjëses së policisë, po ashtu punonjësja e policisë nuk ka kryer një ekspertim mjeko ligjor që të vërtetojë dëmtimet e saj”, pohon mjekja.

    Por, paradoksi qëndron se me gjithë këto prova, ajo është akuzuar për dhunë, kur jo vetë në trup kishte shenja! “Ndërkohë policja s’bëri asnjë ekspertizë dhe ajo doli se ishte dhunuar”, vijon ajo.

    Fiksi analizoi pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve në datën 5 mars 2024, ku nuk duket në asnjë moment dhuna e mjekes ndaj policëve. Mjekja thotë se, pavarësisht se ajo kishte shenja, asnjë polic nuk u hetua pasi avokati i saj Gjergj Nikolla tërhoqi denoncimin kur ajo ishte ende në burg.

    “Nga kjo situatë, prokuroria Rovena Zoto ka ngritur një akuzë ndaj meje për ushtrim dhune ndaj një punonjëses së Policisë së Rendit, Ersuida Marku, duke iu referuar nenit 236/2 të Kodit Penal. Një nen që ka maksimumi 7 vite burg. Nga hetimet dhe provat e administruara në dosje, nuk ka prova që të vërtetojnë se ka pasur ushtrim dhune fizike ndaj punonjëses së policisë. Nuk kam ushtruar dhunë ndaj policisë, pavarësisht konfliktit verbal.

    Gjithashtu, gjatë hetimeve dhe procesit gjyqësor kemi shprehur shqetësime për shkelje të të drejtave të mia, siç janë shoqërimi i dhunshëm. Kam kërkuar të pyetesha nga prokurorja Rovena Zoto dhe kam ngritur pretendime për abuzim dhe dhunë nga ana e policëve gjatë shoqërimit dhe qëndrimit në komisariat, por asnjë nuk u mor parasysh”, thotë mjekja.

    Ndërkohë, në dosje janë edhe ankesat që ajo ka bërë në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, por sërish asnjë hetim ndaj policëve.

    “Çështja ndaj saj shkoi në gjykatë nga gjyqtari paraprak Artan Hajredinaj, i cili edhe pse ka pasur mundësinë të shqyrtonte provat e paraqitura, vendosi që çështja të shkojë në gjykim në themel. Kërkoj që të zbulohet çdo manipulim i provave dhe të sigurohet që punonjësit e policisë ti përgjigjen drejtësisë për çfarë kanë shkaktuar dhe gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces abuzues të mbajnë përgjegjësi”, përfundon ajo.

  • Tronditëse/ Infermierja 21-vjeçare goditet me thikë në rrugë, humb jetën në spital

    Tronditëse/ Infermierja 21-vjeçare goditet me thikë në rrugë, humb jetën në spital

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Messinës, ku një vajzë 21-vjeçare nga Palermo është goditur me thikë në mes të rrugës dhe ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të rënda.

    Dëshmitarët e tmerruar raportojnë se kanë dëgjuar britmat e saj, ndërsa sipas hetimeve të para, ajo u sulmua nga një bashkëmoshatar ende i paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në Viale Gazzi, pranë hyrjes anësore të stadiumit “G. Celeste”.

    Viktima, e identifikuar me inicialet S.C., ishte një infermiere praktikante dhe u shpëtua menjëherë pas sulmit. Ajo u transportua me urgjencë në Policlinico në gjendje të rëndë, por përpjekjet e mjekëve nuk mundën t’i shpëtonin jetën.

    Një plagë e thellë në qafë dhe humbja masive e gjakut shkaktuan arrest kardiak fatal, duke i marrë jetën të resë, e cila ende nuk kishte mbushur 22 vjeç.

    Forcat e rendit, përfshirë karabinierët dhe policinë, izoluan menjëherë zonën e krimit dhe nisën hetimet për të zbuluar autorin e sulmit. Magjistrati përgjegjës pritet të mbërrijë për të vijuar procedurat hetimore.

    Raportimet fillestare tregojnë se viktima u godit nga një sulm i papritur me thikë.Një dëshmitar ka deklaruar se tentoi të ndiqte agresorin, por ai u zhduk shpejt në rrugët përreth. Vajza bëri disa hapa përpara se të rrëzohej e gjakosur, duke ndërruar jetë në vendngjarje.

    Kjo tragjedi ka shkaktuar zemërim dhe tronditje në komunitet, ndërsa qytetarët dhe autoritetet lokale kërkojnë masa më të rrepta sigurie për të parandaluar raste të tilla të dhunshme. Hetimet po vijojnë intensivisht për të zbuluar arsyet dhe autorin e këtij krimi të rëndë.

  • Stuhia godet ishujt grekë, reshjet e dendura kthejnë rrugët në lumenj, përmbyten makina e banesa

    Stuhia godet ishujt grekë, reshjet e dendura kthejnë rrugët në lumenj, përmbyten makina e banesa

    Moti i keq ka goditur rëndë një pjesë të madhe të Greqisë pasditen e së hënës duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ishujt Kikladhes. Pika më e prekur është ishulli i Parosit, ku reshjet e dendura kanë krijuar rrjedha të fuqishme uji që kanë marrë me vete automjete dhe kanë shkaktuar rrëshqitje dheu.

    Rreth orës 17:30, autoritetet kanë dërguar një mesazh emergjence për banorët dhe vizitorët në Paros, duke ndaluar qarkullimin e automjeteve për shkak të situatës së rëndë.

    “Ndalim i lëvizjes me automjete në rrugët e Parosit për shkak të kushteve ekstreme të motit. Përjashtohen vetëm mjetet e emergjencës”, thuhej në njoftimin e 112.

    Kryetari i bashkisë së Parosit, Kostas Bizas, deklaroi se për dy orë ka pasur reshje të pandërprera, duke shkaktuar shembje gurësh dhe fryrje të lumenjve. Bashkia e ishullit u bëri thirrje banorëve të mos lëvizin deri në përmirësimin e situatës, duke konfirmuar dëme të mëdha në rrugë, përfshirë përmbytje dhe shembje të segmenteve rrugore.

    Moti i keq ka prekur edhe Mykonos-in, ku një tjetër mesazh nga 112 u dërgua pak para orës 19:00, duke ndaluar qarkullimin e automjeteve. Në ishull ka rënë breshër i dendur, i ndjekur nga reshje të forta shiu, duke shndërruar rrugët në lumenj.

    Stuhia ka prekur edhe ishujt e tjerë të Kikladhes si Syros, por edhe rajone në Evia dhe Peloponez, duke sjellë reshje të dendura shiu dhe breshër. Autoritetet vazhdojnë punën për të menaxhuar situatën emergjente ndërsa u kanë bërë thirje qytetarëve të ndjekin udhëzimet për sigurinë e tyre.

  • ‘Rikthimi i amerikanëve në SPAK ishte i pritshëm’, Ngjela: SHBA ka interesa strategjike në Shqipëri

    ‘Rikthimi i amerikanëve në SPAK ishte i pritshëm’, Ngjela: SHBA ka interesa strategjike në Shqipëri

    Avokati Spartak Ngjela ka komentuar rikthimin e ekspertëve amerikanë të OPDAT në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke e cilësuar këtë si një zhvillim të natyrshëm dhe të pritshëm.

    “Unë isha i bindur që do t’i kthenin, sepse është domosdoshmëri marrëveshja që Amerika ka me shtetet dhe në Ballkanin Perëndimor, në raport me konfliktin që ka me Moskën,” tha Ngjela.

    Sipas tij, Shqipëria ka një rëndësi të veçantë historike dhe gjeopolitike për SHBA-në, veçanërisht për shkak të pozicionit të saj strategjik.

    “Shqipëria është vlerë e madhe historike, kështu ka qenë gjithmonë, edhe kur ishte e pushtuar. Pozicioni ynë gjeografik, sidomos ngushtica, e bën vendin tonë të rëndësishëm. Ndaj politika shqiptare duhet ta shfrytëzojë këtë në maksimum,” theksoi ai.

    Ngjela argumentoi se rikthimi i ekspertëve të OPDAT në SPAK tregon se SHBA vazhdon të mbështesë fuqishëm drejtësinë shqiptare dhe luftën kundër korrupsionit.

    “Ardhja e tyre na ngre përsëri aty ku ishim, sepse politika amerikane është në favor të interesit shqiptar,” përfundoi avokati.

  • E rëndë/ Burri plagos bashkëshorten, gruaja dërgohet me urgjencë në spital (EMRI)

    E rëndë/ Burri plagos bashkëshorten, gruaja dërgohet me urgjencë në spital (EMRI)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen e sotme në qytetin e Sarandës. Mësohet se një burrë ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.

    Konkretisht ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ndërkohë gruaja e identifikuar si Miranda Budini është qëlluar me thikë në bark.

    Gjithashtu e plagosura është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku po merr ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Ndërkohë policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.