Category: Lajme

  • Gruaja doli e plagosur në ballkon, por bashkëshorti e tërhoqi brenda dhe e m*asakroi me thikë! Detaje nga krimi i dyfishtë në familjen shqiptare! Çifti, prindër të dy fëmijëve

    Gruaja doli e plagosur në ballkon, por bashkëshorti e tërhoqi brenda dhe e m*asakroi me thikë! Detaje nga krimi i dyfishtë në familjen shqiptare! Çifti, prindër të dy fëmijëve

    Detajet të reja dalin në dritë për vrasjen mizore të 44-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, krim i ndodhur në Sindos të Selanikut.

    53-vjeçari goditi disa herë me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas kreu vetëvrasje.

    Sipas mediave greke, gruaja kishte dalë në ballkon e plagosur dhe e gjakosur nga goditjet me thikë të të shoqit, para se ai ta tërhiqte sërish brenda në banesë dhe ta godiste sërish me mjetin prerës.

    Shqiptari mësohet se i ka shkaktuar plagë në bark dhe qafë, ndërsa gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e gjakderdhjes.

    Më pas, 53-vjeçari u hodh nga ballkoni ku mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë rrugës për në spitalin Papanikolaou.

    Çifti kishte dy fëmijë të moshës 16 dhe 21 vjeç, ndërsa në momentin e krimit nuk ndodheshin në banesës. Vajza e mitur e çiftit shqiptar raportohet se ishte në shkollë, sipas protothema.gr.

  • Ngjarje e rëndë në bllokun e sigurisë – I ndaluari për vjedhje gjendet i varur, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

    Ngjarje e rëndë në bllokun e sigurisë – I ndaluari për vjedhje gjendet i varur, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

    I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë, ku një i ndaluar për vjedhje është gjetur i vetëvarur në dhomën nr. 8.

    Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 01:20 të datës 13 mars 2025, shtetasi Donald Greku, 46 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, është konstatuar i varur me një copë rrobe (pjesë tutash) në rrjetën e dritares së dhomës. Ai ishte ndaluar nga Komisariati Nr. 3 për veprën penale të vjedhjes.

    Punonjësi i shërbimit kishte kryer një kontroll rutinë rreth orës 00:50 dhe i ndaluari nuk kishte shfaqur shqetësime. Gjatë kontrollit të radhës, në orën 01:20, ai u gjet i varur, duke shkaktuar ndërhyrjen e menjëhershme të policisë. Një punonjës e ka prerë rrobën për ta shpëtuar, ndërsa u njoftua urgjenca. Ekipi mjekësor mbërriti në vend, por konfirmoi vdekjen e të ndaluarit.

    I ndaluari kishte deklaruar se ishte përdorues i lëndëve narkotike, por nuk figuronte i regjistruar si përdorues metadoni në qendrën “Aksion Plus”. Pas vizitës toksikologjike, mjekët nuk i përcaktuan dozë metadoni, ndërsa iu rekomandua qetësuesi Xanax, i cili iu dha sipas udhëzimeve.

    Drejtoria e AMP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Do të analizohen pamjet filmike dhe raportet mjekësore për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje apo neglizhencë në trajtimin e të ndaluarit.

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 13.03.2025, rreth orës 01:20, në dhomën nr. 8 të bllokut të sigurisë, është konstatuar i vetëvarur me një copë rrobe (pjesë tutash) shtetasi i ndaluar D. G., 46 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, i ndaluar nga Komisariati Nr. 3 për veprën penale të vjedhjes.

    Nga veprimet e kryera rezulton se rreth orës 00:50, punonjësi i shërbimit ka kryer kontroll rutinë dhe i ndaluari nuk ka shfaqur probleme apo shqetësime.

    Rreth orës 01:20, gjatë kontrollit të radhës, punonjësi i policisë ka konstatuar të ndaluarin të varur në rrjetën e dritares së dhomës dhe ka ndërhyrë menjëherë duke kërkuar ndihmë nga punonjësit e tjerë. Në përpjekje për ta mbajtur të ndaluarin të ngritur, njëri nga punonjësit ka prerë rrobën me të cilën ishte vetëvarur dhe është njoftuar menjëherë urgjenca. Shërbimi mjekësor ka mbërritur në vend, ku ka konstatuar se i ndaluari kishte ndërruar jetë.

    Shtetasi D. G. kishte deklaruar se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe pas vizitës në shërbimin e toksikologjisë, mjekët nuk kishin përcaktuar dozë metadoni, pasi dhe nga kontakti me qendrën “Aksion Plus”, është konfirmuar se ai nuk figuronte i regjistruar si përdorues metadoni. Në rekomandimin mjekësor të lëshuar nga mjeku i bllokut të sigurisë, ishte vendosur qetësuesi Xanax, i cili i është dhënë të ndaluarit sipas këtij rekomandimi.

    Veprimet hetimore për rastin, nën drejtimin e Prokurorisë, do të kryhen nga Drejtoria e AMP Tiranë.

  • Aksident i rëndë në këtë shtet/ Autobusi plot me pasagjerë përplaset me një shkëmb, raportohet për 13 të vdekur dhe disa të plagosur

    Aksident i rëndë në këtë shtet/ Autobusi plot me pasagjerë përplaset me një shkëmb, raportohet për 13 të vdekur dhe disa të plagosur

    Të paktën 13 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën kur një autobus u përplas në një shkëmb dhe doli nga rruga në rajonin perëndimor të Potosit në Bolivi.

    Shkak për aksidentin kanë qenë rrëshqitjet e dheut si pasojë e reshjeve të forta të shiut në rajon.

    Aksidenti shënon një tjetër seri të përplasjeve fatale rrugore në këtë vend të Amerikës së Jugut. Deri tani, në vitin 2025 janë regjistruar të paktën 127 viktima dhe mbi 200 të plagosur, sipas policisë së trafikut të Bolivisë.

    Në vitin 2024, Njësia Operative e Transportit dokumentoi më shumë se 15,000 aksidente që shkaktuan mbi 1,480 vdekje, me një mesatare të paktën katër viktima në ditë.

  • Aksident fatal në vend, një person humb jetën pasi u përplas nga një motor

    Aksident fatal në vend, një person humb jetën pasi u përplas nga një motor

    Aksident fatal në Maliq – 68-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një motor.

    Një aksident me pasojë humbjen e jetës ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq, ku një këmbësor 68-vjeçar është përplasur nga një motomjet.

    Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 19:05, shtetasi E. P., 18 vjeç, banues në Çaushli, duke drejtuar motomjetin e tij, ka goditur shtetasin Abedin Sulillari 68 vjeç, banues në Velitërnë.

    Si pasojë e përplasjes, këmbësori ndërroi jetë gjatë transportit për në spital, ndërsa i riu që drejtonte motorin ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

    Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, raporton noa.al.

  • Një tjetër ish-banor i “BBVA” i futet politikës, kandidat për deputet në qarkun e Elbasanit

    Një tjetër ish-banor i “BBVA” i futet politikës, kandidat për deputet në qarkun e Elbasanit

    Është zbardhur lista e kandidatëve për deputetë të PD-së në qarkun Elbasan, të cilët pritet të jenë në listën e hapur. Mes emrave që bien në sy është edhe tenori Armaldo Kllogjeri, i cili ishte pjesë e edicionit të ‘Big Brother VIP Albania’, ku fitues u shpall Luiz Ejlli.

    Mesa duket, gjatë kësaj periudhe pauze nga muzika, tenori ka vendosur të fokusohet në politikë.

    Lista e hapur Elbasan

    Ilirjan Alliu

    Dritan Cani

    Lumturi Hasa

    Mustafa Pasha

    Renato Kumria

    Gani Cani

    Lindita Kullolli

    Dritan Pitarja

    Elior Lila

    Alesia Balliu

    Qamil Boja

    Armaldo Kllogjeri

    Dashamir Xhika (PL)

    Alis Narazani

  • Nga Iris Luarasi te Endrit Braimllari, PS publikon listën me “surpriza” në Tiranë

    Nga Iris Luarasi te Endrit Braimllari, PS publikon listën me “surpriza” në Tiranë

    Ogerta Manastirliu ka njoftuar emrat e kandidatëve për deputetë në Tiranë nga Partia Socialiste.

    Një nga emrat surprizë në listën e mbyllur është pedagogia e njohur, Iris Luarasi, ndërkohë që qarkun e kryeson Edi Rama. Në listën e mbyllur ka më së shumti gra dhe është mënjanuar “garda e vjetër”, një pjesë e të cilëve janë lënë të kandidojnë në listën e hapur

    Në listën e hapur është edhe emri i Endrit Braimallarit, një nga njerëzit e rëndësishëm të LSI-së së dikurshme, por që tani ka kaluar me PS.

    Lista e mbyllur: Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali, Lindita Nikolla, Taulant Balla, Adea Pirdeni, Albana Koçiu, Igli Hasani, Delina Ibrahimaj, Ilva Gjuzi, Iris Luarasi, Erion Malaj.

    Lista e hapur: Andi Seferaj, Anila Denaj, Antonela Dedej, Arben Pëllumbi, Blendi Gonxhe, Blendi Sulaj, Blerina Gjylameti, Endrit Braimllari, Entela Ramisaço, Erion Braçe, Ermonela Felaj, Ervin Hoxha, Etilda Gjonaj, Etjen Xhafaj, Fatmir Xhafaj, Florjan Pullazi, Halit Valteri, Julinda Dhama, Klotilda Bushka, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka, Ornaldo Rakipi, Pandeli Majko, Plarent Ndreca, Sofika Lleshi, Toni Gogu, Xhemal Qefalia, Ylli Shehu, Roi Bashaj, Persida Shkrepa, Mirgit Vata, Kejsi Elezi, Halil Koloshi, Glinxhet Madhi, Eldi Çepeli, Edlira Dyrmishaj, Silda Çepej.

  • Moti bën kthesën e madhe sot, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

    Moti bën kthesën e madhe sot, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

    Dita e enjte do të jetë me mot të paqëndrueshëm!

    Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Hera herës reshje shiu në formën e shtrëngatave

    Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar. Në mbrëmje reshje shiu vetëm në veriperëndim të vendit.

    Era nga kuadrati i jugut, deri në 14 m/s.

    Deti – Valëzim deri në 3-4 ballë.

  • Lëvizja surprizë/ Berisha nuk e futi në listë, Dashnor Sula bashkohet me Adriatik Lapajn

    Lëvizja surprizë/ Berisha nuk e futi në listë, Dashnor Sula bashkohet me Adriatik Lapajn

    Ikën nga Berisha, Dashnor Sula bashkohet me Adriatik Lapaj

    Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” dorëzon listat në KQZ, Lapaj i “rrëmben” Dash Sulën Berishës

  • Një hipotezë e re po tremb Evropën / Çfarë janë “çelësat vrasës” që posedon Trump

    Një hipotezë e re po tremb Evropën / Çfarë janë “çelësat vrasës” që posedon Trump

    Afrimi i vazhdueshëm midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin duket se po ecën me shpejtësi paralelisht me përkeqësimin e marrëdhënieve të SHBA me Ukrainën dhe partnerët e saj historikë evropianë.

    Përveç dyshimeve për aftësinë e ushtrisë së Kievit për të qëndruar pas pauzës në shkëmbimin e inteligjencës dhe ndihmën ushtarake të vendosur nga Uashingtoni, kancelaritë e Kontinentit të Vjetër po pyesin tani për mundësinë që në një të ardhme jo aq të largët Amerika, gjithnjë e më shumë një rivale sesa një aleate, mund të vendosë të “fikë” sistemet e mbrojtjes dhe armatimet e furnizuara në Evropë.

    Në hijen e përshkallëzimit të tensioneve midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara mbi angazhimet e NATO-s dhe luftës në Ukrainë, një mit i vazhdueshëm për F-35 Lightning II ka shpërthyer në internet: nocioni se Pentagoni ka futur një “çelës vrasës” në avionin luftarak të gjeneratës së pestë, duke e lejuar atë të çaktivizojë nga distanca ose të operojë nga të gjitha avionët e huaj.

    Skenari shqetësues

    Skenari shqetësues u trajtua orët e fundit nga Financial Times, e cila raportoi shqetësimet e ngritura nga ekzistenca e “çelësave të mundshëm të vrasjes”, “çelësave” realë sekretë që amerikanët mund të aktivizonin për të imobilizuar avionët dhe armët e prodhimit të tyre në kontinentin evropian. Një hipotezë që sipas ekspertëve, nëse jo në versionin e saj më ekstrem, tashmë do të ishte e realizueshme nëpërmjet përdorimit të kodeve të thjeshta softuerike. Avionët luftarakë F-35 dhe F-16 të blerë nga Uashingtoni janë ndër avionët luftarakë për të cilët shqetësohen aleatët e Amerikës. Analisti i mbrojtjes Sash Tusa pyet se çfarë kuptimi ka, për shembull, që Danimarka të dërgojë avionë të prodhuar nga SHBA për të mbrojtur Grenlandën nëse Shtëpia e Bardhë nuk e dëshiron këtë. ” Problemi me sistemet e pajisjeve të avancuara,” shpjegon Tusa, ” është se ata kanë nevojë për shumë mbështetje nga furnitorët” dhe nëse kjo mungon “ata ndalojnë së punuari, nëse jo menjëherë, shumë shpejt “.

    “Çelësat e vrasjes”

    Burime të tjera shqetësimi përfshijnë dronët amerikanë Reaper të përdorur nga shumë shtete evropiane dhe sistemin e parandalimit bërthamor të Mbretërisë së Bashkuar, i cili mbështetet në nëndetëse të armatosura me raketa balistike Trident D5 të furnizuara nga SHBA. Analiza e “Financial Times”, megjithatë, thekson se frika në Kontinentin e Vjetër nuk ka të bëjë aq shumë me sisteme të veçanta të armëve, sesa me mundësinë që Uashingtoni ” do të tërheqë mbështetjen për komunikimin dhe ndarjen në çdo platformë, nga avionët luftarakë te helikopterët Chinook dhe Apache, si dhe sistemet e mbrojtjes ajrore si Patriot”. Gazeta britanike thekson se ekzistenca e “çelsave të vrasjes” mund të mos jetë aq e rëndësishme duke pasur parasysh se avionët dhe armët e tjera të sofistikuara, duke përfshirë sistemet antiraketë dhe dronët, varen tashmë nga pjesët rezervë dhe përditësimet e softuerit të dërguar dhe lëshuar nga Shtetet e Bashkuara, të cilat mund të ndryshojnë efektivisht vendimet e saj në çdo kohë. Kjo u pa në Afganistan midis 2020 dhe 2021, kur, brenda pak javësh nga njoftimi i Uashingtonit për tërheqjen e tij nga Kabuli, avionët luftarakë u ndaluan për shkak të fluturimit të kontraktorëve dhe kontraktorëve .

    Raporti

    Sipas një raporti të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm , midis 2019 dhe 2023 SHBA përbënin 55% të importeve të pajisjeve ushtarake të Evropës, duke u rritur ndjeshëm nga 35% në pesë vitet e mëparshme. Ndërkohë që asnjë porosi amerikane për armë nuk është anuluar deri më tani, pritet që në vitet e ardhshme vendet evropiane të kërkojnë të arrijnë një pavarësi më të madhe, me pasoja për eksportet amerikane që ekspertët i kanë cilësuar si ” katastrofike “. Parashikimet që Shtëpia e Bardhë nuk i ka marrë parasysh për momentin.

  • Burri shqiptar vret gruan dhe më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

    Burri shqiptar vret gruan dhe më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

    Rasti i vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj ka tronditur përsëri opinionin publik në Greqi.

    Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sindos të Selanikut mesditën e së mërkurës, kur një 53-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij.

    53-vjeçari ka sulmuar me një mjet të mprehtë gruan e tij 44 vjeç, duke i shkaktuar asaj plagë të shumta në trup, raporton TCh.

    Më pas ai është hedhur nga ballkoni i katit të dytë së banesës së tyre dhe nga plagët e marra pas rënies ka humbur jetën kur është dërguar në spital.

    Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e krimit.

    Thuhet se gjithashtu çifti ka lënë pas dy fëmijë të vegjël.