Category: Lajme

  • Çfarë ‘fshihet’ pas mpirjes së duarve? Ylli Merja tregon problemin: Ja si t’a trajtoni me këto veprime të thjeshta

    Çfarë ‘fshihet’ pas mpirjes së duarve? Ylli Merja tregon problemin: Ja si t’a trajtoni me këto veprime të thjeshta

    Të paktën një herë në jetë të gjithë mund të kemi përjetuar ndjesinë e mpirjes së duarve. Mpirja e duarve është një ndjesi e çuditshme që mund të ndodhë në duar, gishta, ose ndonjëherë në gishta dhe krah, e cila shpesh përshkruhet si një ndjesi ‘nxehtësie’ ose ‘gjembash’, dhe mund të shoqërohet me humbje të ndjeshmërisë.

    Kjo ndjesi shpesh mund të jetë e përkohshme, por në disa raste mund të jetë një shenjë e një problemi të shëndetit. Cilat janë disa nga shkaqet më të zakonshme që mund të shkaktojnë mpirjen e duarve? Nëse mpirja është përkohshme dhe kalon shpejt ajo mund të mos jetë shqetësuese, por nëse ajo përsëritet apo zgjat shumë mund të jetë sinjal i një problemi shëndetësor.

    Pikërisht në lidhje me këtë temë, çfarë ‘fshihet’ pas mpirjes së duarve, flasim me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja në “Rreze Dielli” në Report TV, i cili na tregon shkaqet që sjellin mpirje të duarve dhe disa trajtime natyrale.

    Mpirja e duarve mund të ketë disa shkaktarë, thekson Merja, mund të vijë nga çervikalja, mund të vijë nga artriti apo nga borsiti. Por më së shumti shkaktari kryesor i mpirjes së duarve vjen nga ngushtimi i tunelit karpal.

    “Kockat karpale të kyçit të dorës janë 8 kocka si gjysëm hëne që formojnë një tunel të ngushtë dhe të mbyllur, nëpër të cilin kalon nervi median dhe tendinat e lëvizjes së gishtave. Nëse ky tunel ngushtohet, shkakton dhimbje dhe mpirje në gishta dhe kyçin e dorës. Po kështu kockat karpale kanë përsipër dhe një ligament të trashë, kur tendina inflamohet shtyp nervat dhe për pasojë krijohet mpirja e duarve”, sqaron Ylli Merja.
    Shkaktarët që ndikojnë në sindromën e tunelit karpal janë: përdorimi i shpeshtë i dorës dhe kyçit në punë fizike, tastiera e kompjuterit, instrumentet muzikore, etj. Një shkak tjetër janë lëndimet ose fraktura në kyçin e dorës, artriti reumatoid ose depozitime të kriprave në kyçin e dorës, retencioni i lëngjeve që zakonisht ndodh në shtatzëni ose në prani të sëmundjeve hormonale si hipertiroidizmi. Gjithashtu diabeti mund të dëmtojë nervat, por një tjetër faktor është dhe gjenetika, pasi disa persona kanë tunel karpal më të ngushtë në mënyrë natyrale.

    “Simptomat tipike të ngushtimit të tunelit karpal janë mpirje ose ndjesi shpimi në gishta, dobësi në dorë veçanërisht e vështirë për të mbajtur peshë, dhimbje që përkeqësohen gjatë natës, vështirësi në lëvizjen e gishtave, por në disa raste dhe enjtje të dorës dhe kyçit të dorës” nënvizon Merja.

    Mpirja e duarve nëse është e përsëritur, nuk duhet të neglizhohet ndaj duhet të bëhen ekzaminimet e nevojshme mjekësore.

    “Nëse nga ekzaminimet përcaktohet sindroma e tunelit karpal, hapi i parë që çdo pacient duhet të ndjekë janë disa ushtrime tepër të thjeshta”, tregon biofarmacisti Merja.

    Ushtrimet për Tunelin Karpal:

    – Lutja, vendosim duart para gjoksit, bërrylat rrinë drejt me pëllëmbët, zbrit duart poshtë barkut. Mbajini për 20-30 sekonda dhe përsëriteni 3 herë.

    – Përkulja ose shtrirja e kyçit të dorës, shtrini krahun me pëllëmbën poshtë dhe kapni gishtat e dorës tjetër për t’i tërhequr ngadalë nga vetja. Mbajeni për 15-20 sekonda dhe përsëriteni 3-4 herë.

    – Ushtrimi i grushtit dhe hapjes së dorës, përsëritet 8-10 herë nga 15-20 sekonda.

    – Ushtrimi i rrëshqitjes së nervit median, mbani krahun para me pëllëmbën për nga vetja. Bëjeni dorën grusht, hape dorën, zgjat gishtat pas, përkule dorën dhe rrotulloni dorën, në fund ngrijeni dorën lart drejt tavanit.

    – Ushtrimi i rrotullimit të kyçit të dorës, bëni rrotullime të ngadalta të kyçit në drejtim të akrepave të orës dhe pastaj në anën tjetër. Bëni nga 10 rrotullime.

    Por përveç ushtrimeve duhet të ndihmojmë organizmin dhe me disa çajra apo bimë, duke qenë se mund të kemi depozitime të kripërave. Pak shafran indie ose xhinxhër na largon inflamacionin në trup, ndërsa për një qarkullim të mirë të gjakut mund të konsumohet nga një luge supe në ditë boronica ose aronia. Gjithashtu uthulla e mollës nuk duhet të ndahet nga përditshmëria jonë, 1-2 lugë gjelle çdo ditë në gjellë apo sallatë.

    “Lagni me uthull molle të tretur në pak ujë me kripë një napë dhe mbështillni kyçin e dorës. Lëreni 10-15 minuta, pasi hiqni garzën lyeni kyçet me vajin ose kremin Reumer, këtë veprim përsëriteni 2 herë në ditë. Gjithashtu pini 3 herë në ditë nga 1 gotë çaj kolestomer ose çaj reumer”, këshillon specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, pa harruar të bëhen çdo ditë ushtrimet e rekomanduara.

  • Aksident masiv në autostradën Lushnjë-Vlorë, 7 makina të përplasura

    Aksident masiv në autostradën Lushnjë-Vlorë, 7 makina të përplasura

    Aksident zinxhir në autostradën Lushnjë-Vlorë, 7 makina të përplasura.

    Si pasojë, kalimi i mjeteve është bërë i pamundur.

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po dokumenton rrethanat e aksidentit.

    Pritet që blutë të dalin me një informacion paraprak të ngjarjes.

  • Vdekje e dhimbshme e një djali në moshë të re, ishte duke punuar

    Vdekje e dhimbshme e një djali në moshë të re, ishte duke punuar

    Një ngjarje e dhimbshme është shënuar këtë pasdite në fshatin Rrenxë të Dibrës, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike, raporton noa.al.

    Sipas informacioneve paraprake, shtetasi A. S., rreth 31 vjeç, ishte duke shtruar një linjë interneti kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke humbur jetën në vend.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje që tronditi komunitetin lokal.

    Hetimet vazhdojnë për të kuptuar nëse janë respektuar kushtet e sigurisë në punë. /noa.al

  • Aromë e rëndë në kufi – Çfarë fshihte makina që po linte Shqipërinë?

    Aromë e rëndë në kufi – Çfarë fshihte makina që po linte Shqipërinë?

    Kapen me 63 kg drogë në kufi me Greqinë – Në pranga çifti nga Fieri

    Kakavijë – Operacioni policor i koduar “Modifikimi” ka çuar në pranga dy shtetas nga Fieri, Osman Kamberaj dhe Enkeleda Xhemali, të cilët tentuan të trafikojnë një sasi të madhe droge drejt Greqisë, përmes Pikës Kufitare Kakavijë.

    Policia Kufitare, pas kontrolleve të shtuara dhe inteligjencës policore, arriti të parandalojë trafikun e 63.2 kilogramëve Cannabis Sativa, të ndara në 60 pako, të cilat ishin fshehur në mënyrë profesionale në parafangot dhe shasinë e automjetit me të cilin udhëtonin të dy personat.

    Në pranga ka rënë drejtuesi i automjetit, O. K., 44 vjeç, dhe pasagjerja E. Xh., 45 vjeçe, të dy banues në Fier. Gjatë kontrollit fizik, atyre iu gjetën edhe 1890 euro, ndërsa si provë materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe tre celularë.

    Operacioni u krye në bashkëpunim mes DVP Gjirokastër, DVP Fier dhe Prokurorisë së Gjirokastrës. Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në rrjetin kriminal, raporton noa.al.

    Të arrestuarit do të përballen me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër. /noa.al

  • Dyfishohen sëmundjet alergjike në Shqipëri, mjekët: Shkak ndotja e ajrit

    Dyfishohen sëmundjet alergjike në Shqipëri, mjekët: Shkak ndotja e ajrit

    Dyfishohen sëmundjet alergjike në Shqipëri.

    Sipas mjekëve alergologë, jo vetëm luhatjet e temperaturave në vend duke përjetuar ditë të ngrohta dhe të ftohta brenda të njëjtit muaj, për shkak të ngrohjes globale, por edhe faktorë të tjerë ambientalë si ndotja e ajrit, kanë bërë që në vend të rritet numri i pacientëv eme probleme alergjike.

    “Në përditshmërinë tonë është dyfishuar numri i pacientëve që vijnë me probleme alergjike në të gjitha grupmoshat. Në përgjithësi janë sëmundje kronike, një pjesë e mirë e tyre”, shprehet alergologia Eris Mësonjësi.

    Ajo që shihet me shqetësim nga mjekët është zgjatja e sëmundjeve alergjike në kohë si dhe prekja nga më shumë se një alergen duke e bërë të vështirë edhe trajtimin për pacientët.

    “Ekspozimi i mëtejshëm apo më i zgjatur i fëmijëve në ambiente të mbyllura, ekspozimi më i zgjatur me mace, me qenin me alergenin e tyre i bën më të ndjeshëm. Ndotja ambientale që i bën polenet më agresive alergjitë stinore. Dhe pjesa e ngrohjes deri diku. Kemi shpërthimin e disa poleneve njëkohësisht dhe bëjnë sëmundjen më agresive dhe të vështirë për ne për të diferencuar nëse është shkaktar poleni i barit apo pemës tek ky pacient”, thotë Mësonjësi.

    Bluzat e bardha thonë se ka një shtrirje të moshës së pacientëve që prej fëmijëve dhe deri tek të moshuarit. Një alergji e patrajtuar rrezikon kalimin në një asmë bronkiale.

    “Alergjitë respiratore mbartin gjithmonë riskun për të bërë problemin e astmës bronkiale”, thekson alergologia.

    Për këtë rasye mjekët rekomandojnë kontaktin me alergologun për sëmundjet alergjike.

  • U godit nga treni i mallrave Fier-Vlorë, përfundon në spital 68-vjeçari

    U godit nga treni i mallrave Fier-Vlorë, përfundon në spital 68-vjeçari

    Rreth orës 12:40, në Levan, shtetasi F. M., rreth 68 vjeç, duke lëvizur, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • Arrestohet 60-vjeçari, dyshohet se ka ngacmuar s**sualisht një 13-vjeçare!

    Arrestohet 60-vjeçari, dyshohet se ka ngacmuar s**sualisht një 13-vjeçare!

    Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 13-vjeçe.

    “Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. L., 60 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 13-vjeçe”, njofton policia.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale

    Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale

    Produksioni i “Big Brother VIP Albania” ka njoftuar një ndryshim të papritur në numrin e finalistëve për këtë edicion. Ndryshe nga pritshmëritë e mëparshme për pesë finalistë, tani është konfirmuar se vetëm katër banorë do të shkojnë në finale.

    Ky vendim u bë i ditur përmes një zarfi të lexuar nga aktori Laert Vasili, ku banorëve iu kërkua të zgjedhin katër persona që, sipas tyre, meritojnë të jenë në finale. Kjo lëvizje ka surprizuar si banorët ashtu edhe publikun, duke ndryshuar dinamikat e pritshme të lojës.

    Finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 4” është planifikuar të mbahet më 19 prill.

    Ky ndryshim pritet të ndikojë ndjeshëm në strategjitë dhe aleancat mes banorëve në ditët e mbetura deri në përfundimin e spektaklit.

  • “Të të jap 20 euro…”/ Plas keq sherri mes Krisës dhe Xhenetës: Ik në Dubai, shitesh për 500 lekë

    “Të të jap 20 euro…”/ Plas keq sherri mes Krisës dhe Xhenetës: Ik në Dubai, shitesh për 500 lekë

    Një debat i ashpër ka ndodhur së fundmi mes Xhenetës dhe Krisës. Dy vajzat janë përplasur me njëra-tjetrën teksa ishin të ftuara te emisioni “E Diell”.

    Ka qenë Xheneta ajo e cila fillimisht iu drejtua Krisës duke i thënë se:“Të jap 20 euro dhe mos fol për mua!”, duke lënë të kuptohet se nuk dëshironte të ishte pjesë e diskutimeve të saj.

    Ndërkohë, që nga ana tjetër Krisa e revoltuar iu kundërpërgjigj duke i thënë që: “Shitesh për 500 lek, ik në Dubai!”.

    Lidhur me debatin mes tyre ka reaguar5 në rrjetet sociale edhe Tiri Gjoci, i cili është i dashuri i prezantueses, ku i kthehet keq ish finalistes se “BBVK-së”.

    Këngëtari e krahason me një fshatare, pasi sipas tij gjëja e parë që bën është botoksi, ndërsa ironizon emisionin duke shprehur se është turp për ta që e mbajnë.

    “O Xhenet, na të t’jap unë një 7-mijë leksh, vetëm mos e hap më atë gojë, se ma çan atë që s’thuhet sa herë flet. Fshatare tipike që zbret në qytet dhe gjëja e parë që bën janë botoksi dhe fillerat. E di që turp për ty s’është po që është turp për ata që të mbajnë aty”, shkruan Tiri.

  • Inskenoi vdekjen për t’u shpëtuar borxheve, biznesmenit Davide Pecorelli i ndodh gjëma e madhe

    Inskenoi vdekjen për t’u shpëtuar borxheve, biznesmenit Davide Pecorelli i ndodh gjëma e madhe

    Davide Pecorelli, biznesmeni italian që inskenoi vdekjen e tij në Pukë për t’u shpëtuar borxheve, do të ekstradohet në Shqipëri.

    Gjykata e Apelit e Perugias i dha dritën jeshile në maj të vitit të kaluar ekzekutimit të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar më 2 tetor 2022 nga gjykata e Shkodrës, që e dënoi me 4 vite burg me akuzën e mashtrimit, zjarrvënies dhe shpifjes.

    Por të premten, ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio, ka miratuar përfundimisht ekstradimin e tij në Shqipëri.

    Biznesmeni ka folur për “Il Messaggero Umbria”, duke thënë se: “E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar dhe vëllai im 60-vjeçar, të dy me aftësi të kufizuara”.

    Biznesmeni u zhduk në janar të 2021 në Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore.

    E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare ngritën alarmin për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë.