Category: Lajme

  • Banorët e Tropojës ngrihen në këmbë: Duam rrugën që e premtojnë për vota e s’e bëjnë kurrë (Video)

    Banorët e Tropojës ngrihen në këmbë: Duam rrugën që e premtojnë për vota e s’e bëjnë kurrë (Video)

    Për një orë rruga kombëtare Krumë – Qafë-Prush – Gjakovë u bllokua të dielën nga banorët e dy fshatrave të Golajt dhe Hasit.

    Me pankarta në duar, ata kërkuan përmirësimin e kushteve të infrastrukturës, duke kërkuar një rrugë të kalueshme dhe të sigurt në aksin që lidh 20 fshatra.

    Ata paralajmërojnë Bashkinë se nuk do ndalen duke protestuar deri sa të kenë një zgjidhje.

    Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse zgjidhjen e kësaj çështjeje që prej vitesh është lënë në harresë duke ngelur vetëm premtime elektorale.

  • “Betohu që…”/ Egli e indinjuar pas lojës së Gjestit dhe Kellyt!

    “Betohu që…”/ Egli e indinjuar pas lojës së Gjestit dhe Kellyt!

    Gjesti pasi i ka treguar se i ka bërë një Prank i ka shprehur Eglit se:

    Betohu që je nervozuar me mua.

    Egli:

    Betohem në Zot që jam nervozuar.

    Gjesti:

    Pse moj?

    Gjesti:

    Ik se nuk dua të diskutoj më. E bëra edhe njëherë gabimin. Ah çfarë je ti i aftë me bë.

    Gjesti:

    Pasha shpirtin hajde pimë cigare.

    Egli:

    Të thash mos ma kthe në hajgare. Ik më lë në terezinë time. Futjani ndonjë raspodi tani.

  • “S’po kërkojmë luks”/ Banorët e Tropojës dhe Hasit protestë për amortizimin e rrugës: Premtime pafund, gropa pafund

    “S’po kërkojmë luks”/ Banorët e Tropojës dhe Hasit protestë për amortizimin e rrugës: Premtime pafund, gropa pafund

    Banorët e Tropojës dhe të Hasit kanë dalë paraditen e kësaj të hëne në protestë për amortizimin e rrugës që lidh fshatrat në këto zona.

    Bëhet me dije se banorët në shenjë revolte kanë dalë në rrugën kombëtare Krumë-Qafë Prush-Gjakovë dhe kanë bllokuar qarkullimin për rreth një orë. Sipas banorëve, kjo rrugë është ndërtuar që në vitin 1938 dhe nuk ka pësuar asnjë riparim që prej asaj kohe, pavarësisht premtimeve të shumta nga autoritetet gjatë tre dekadave të fundit.

    “Nuk e kemi partiake, e kemi jetike, nuk po kërkojmë luks, po kërkojmë rrugë. Këtë vetëm rrugë nuk mund ta quajmë, është në gjendje kaotike. Asnjë cent nuk është investuar. Kemi të gjithë të drejtën e botës, jo vetëm të dalim në rrugë, por edhe të bllokojmë aksin. Nuk do ndalemi deri në plotësimin e kërkesave tona. Jemi mashtruar mjaftueshëm, nuk pranojmë më me premtime boshe elektorale”, shprehet një protestues.

    Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për rikonstruksionin e saj, duke theksuar se infrastruktura e dëmtuar ka vështirësuar ndjeshëm jetesën dhe lëvizjen e tyre të përditshme.

  • “Është në finale, është më inteligjenti…”/ Për cilin nga banorët e ka Gjesti?

    “Është në finale, është më inteligjenti…”/ Për cilin nga banorët e ka Gjesti?

    Gerta ka diskutuar me Loredanën për emrat e finalistëve që u dhanë nga banorët në shtëpi.

    Gerta:

    Egli po bën prapë lojën e Gjestit dhe kjo më bën të mendoj që e nuk meriton finalen. Këta kanë dalë jashtë, e dinë se çfarë do publiku dhe thonë që pse nuk thua emrin tim.

    Gjesti-Loredanës:

    A e mendon Jozin ti në finale? Vetëm se je çift thua emrin e atij? Ju asnjëri nuk e mendoni njëri tjetrin në finale.

    Gerta:

    Pse ti e mendon Laertin në finale?

    Gjesti:

    Po, e mendoj. Është në finale, është më inteligjenti i shtëpisë.

  • Parashikimi i motit për javën e parë të prillit, meteorologia: Ja ditët kur pritet të rikthehen reshjet e dëborës

    Parashikimi i motit për javën e parë të prillit, meteorologia: Ja ditët kur pritet të rikthehen reshjet e dëborës

    Meteorologia Lajda Porja, në një lidhje live në News24, ka treguar sesi do të nisë java dhe njëherësh edhe muaji i prillit.

    Sipas Porjas, “dita e sotme ka nisur me vranësira. Java do të vetë e zymtë, me intervale kthjellimet. Pas pasdites do të ketë reshje, kryesisht në jug.”

    Meteorolologia theksoi se java kryesisht do të jetë paradite kthjellime, pasdite reshje por afatshkurta. Ndërsa fundjava do të dobësojë reshjet duke i zhvendosur në zonat malore.

    “E gjithë java me luhatje të lehtë temperaturash. Do të duket si një javë vjeshte, me lagështirë gjatë gjithë javës”, tha ajo.

    Për muajin prill tha se do t’i ketë të gjitha nuancat e motit, ndërsa paralajmëroi se në mes të prillit, në periudhën të njohura si “plakat”, do të ketë reshje dëbore në zonat malore.

    “Në mes të prillit, apo siç njihet në zhargon për plakat, temperatura të ulëta që do sjellin reshje dëbore në zonat malore, 3-4 ditë të ftohta”, tha Porja.

  • “Hiqmu qafe…”/ Egli refuzon të flas me Gjestin: Tallni menderen ju me mua!

    “Hiqmu qafe…”/ Egli refuzon të flas me Gjestin: Tallni menderen ju me mua!

    Gjesti ka vijuar diskutimin me Eglin tek lavanderia.

    Egli

    Mu hiq qafe.

    Gjesti:

    I thash Kelly hajde ja tregojmë që i bëmë lojë. Kam qejf të të ngacmoj moj. A nuk më shikojë duke qeshur.

    Egli

    Tallni menderen ju me mua.

    Gjesti

    Bëra thjesht një prank.

    Egli

    Boll më lë rehat.

  • Altin Dumani trondit nga themelet të korruptuarit, si do fundosen pushtetarët me pasuri marramendëse, të rrezikuar…

    Altin Dumani trondit nga themelet të korruptuarit, si do fundosen pushtetarët me pasuri marramendëse, të rrezikuar…

    Një erë e re ka nisur të fryjë në korridoret e drejtësisë shqiptare. Kreu i SPAK, Altin Dumani ka aktivizuar planin e tij më agresiv për të çmontuar perandoritë financiare të ngritura mbi korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin. Dokumenti i publikuar nga Prokuroria e Posaçme tregon qartë se drejtësia nuk do të ndalet më në premtime boshe apo procese të zvarritura, por do të shkojë drejtpërdrejt te pasuritë e dyshimta. Për vite me radhë, të ashtuquajturit “të paprekshëm” kanë jetuar në luks të pacenuar, duke ndërtuar vila madhështore, duke fshehur miliona euro në parajsa fiskale dhe duke përdorur pushtetin e tyre për të siguruar imunitet nga drejtësia. Por duket se ora e tyre ka ardhur.

    Me një qasje të re dhe më të ashpër, SPAK me planin strategjik 2024-2027 do të investohet edhe më shumë për të gjurmuar transaksionet financiare, pronat e fshehura dhe pasuritë e dyshimta të politikanëve, ish-zyrtarëve të lartë, biznesmenëve të lidhur me qeverinë dhe figurave të botës së krimit. Sipas dokumentit, SPAK do të shkojë shumë më thellë te pasuritë sesa më parë dhe hetimet do të prekin nivelet më të larta të pushtetit. Në listën e atyre që rrezikojnë të humbasin gjithçka nuk janë më vetëm disa ish-drejtorë apo zyrtarë të nivelit të mesëm, por edhe emra të njohur që dikur e konsideronin veten mbi ligjin.

    Dokumenti që po trondit politikën dhe oligarkët

    Sipas dokumentit të publikuar nga SPAK, prokurorët e posaçëm kanë një strategji të re: në vend që të presin me vite për të vërtetuar çdo detaj të një skeme korrupsioni, ata do të përqendrohen drejtpërdrejt te pasuritë e dyshimta. Kjo është një ndër provat që pushtetarët e korruptuar nuk e shkatërrojnë dot siç kanë bërë me aferat e tjera. Kjo qasje pritet të tronditë politikanët, biznesmenët dhe emrat “VIP” nga krimi që për vite kanë ndërtuar perandori financiare mbi tendera të fryrë, koncesione skandaloze dhe vendime qeveritare të personalizuara. Emrat e përfshirë që do të prekin këto hetime do të jenë ndër më të fuqishmit në politikën dhe ekonominë shqiptare.

    Ish-kryeministra, ish-presidentë që kanë firmosur ligje në favor të miqve të tyre të biznesit, ministra dhe ish-ministra që kanë marrë vendime të errëta për koncesione miliardëshe, deputetë e ish-deputetë që kanë parë Parlamentin si një sallë ankandi për interesat personale, kryebashkiakë që kanë transformuar qytetet në pronë private dhe oligarkë që kanë ndërtuar monopole të paprekshme. Të gjithë janë tani nën lupën e drejtësisë. Një pjesë e madhe e këtyre individëve kanë përdorur pozitat e tyre për të siguruar një jetë luksoze për veten dhe familjet e tyre. Ata kanë përdorur pasaporta të dyta, llogari bankare offshore dhe kompani fantazmë për të fshehur gjurmët e pasurive të tyre. Por SPAK ka treguar se tashmë ka në dorë informacione konkrete dhe nuk do të ngurrojë t’i përdorë.

    Detaje nga dokumenti

    “Plani Strategjik i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokurorisë së Posaçme) përfshin një vështrim të përgjithshëm të objektivave dhe prioritetet e tyre për një periudhë të caktuar 3 (tre) vjeçare, 2024-2027. Ky Plan Strategjik përqendrohet kryesisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pastrimit të parave, krimeve zgjedhore dhe terrorizimit duke synuar efikasitetin dhe efektivitetin në ndëshkimin e këtij grupi veprash penale. Në zbatimin e këtij Plani Strategjik, ndër të tjera, Prokuroria e Posaçme synon rritjen e ndjeshme të kapaciteteve hetimore dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të goditur format me të avancuara të korrupsionit, krimit të organizuar dhe grupeve kriminale.

    Ky Plan Strategjik, mban në vëmendje të veçantë bashkëpunimin sa më transparent me median duke e konsideruar besimin e publikut ndaj Prokurorisë së Posaçme si një ndër shtytësit kryesor të funksionimit të këtij institucioni. Plani Strategjik është ndërtuar duke u bashkërenduar dhe në koherencë me strategjitë si më poshtë: Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030; Strategjinë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit, 2024-2030; Strategjinë Kombëtare kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024- 2030; Nëpërmjet këtij Plani Strategjik, Prokuroria e Posaçme ka parashikuar një rritje të hetimeve financiare dhe pasurore, duke ndërmarrë hetime të specializuara për zbulimin dhe ndjekjen e subjekteve të përfshira në veprat penale në kuadrin e pastrimit të parave. Ky aspekt i këtij Plani Strategjik ka për qëllim kufizimin maksimal të fuqizimit të grupeve kriminale, zyrtarëve publik të korruptuar dhe ndërmarrjen e masave parandaluese nëpërmjet sekuestrimit dhe konfiskimin e produkteve të pastrimit të parave”, thuhet në dokumentin e SPAK

    Presioni nga BE

    Kjo valë hetimesh nuk është vetëm një çështje e brendshme. SPAK është vënë nën presion të madh edhe nga Bashkimi Evropian, i cili ka bërë të qartë se Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara në procesin e integrimit pa rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit. Brukseli ka sinjalizuar se negociatat për anëtarësim mund të bllokohen nëse nuk ka arrestime dhe sekuestrime të pasurive të zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion. Sipas strategjisë së re të SPAK, e cila është hartuar në përputhje me standardet ndërkombëtare,

    “Prokuroria e Posaçme ka marrë në konsideratë përmbushjen e detyrimeve të këtij institucioni në kuadër të strategjive kombëtare dhe ndërkombëtare dhe detyrimeve që ka marrë shteti shqiptar në zbatim të konventave ndërkombëtare dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Përmbushja e këtij synimi kontribuon në sigurinë rajonale dhe atë globale në parandalimin e grupeve kriminale, korrupsionit, pastrimit të parave dhe terrorizmit që fillojnë në territorin shqiptar ose kryhen nga shtetas shqiptar jashtë vendit. Në këtë mënyrë, Prokuroria e Posaçme përmbush dhe luan një rol kyç për sigurinë kombëtare dhe atë ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera nga strategjia e re e SPAK.

    Elmas Bogdani

  • Rezarta Shkurta reagon për sherrin e bujshëm me Rozanën: Nuk kemi qenë kurrë…

    Rezarta Shkurta reagon për sherrin e bujshëm me Rozanën: Nuk kemi qenë kurrë…

    Rezarta Shkurta ka reaguar në lidhje me diskutimet në “Big Brother Vip Albania 4” për sherrin e saj me Rozana Radin shumë vite më parë.

    Rozana dha versionin se ato nuk ishin konfliktuar gjatë pjesë marrjes në spektaklin “Vip Shtëpia”, pasi aty kanë patur vetëm debate të vogla, por janë konfliktuar pas disa vitesh tek Kodra e Liqenit. E duket se të njëjtin version ka edhe Rezarta Shkurta.

    Gjithashtu, edhe Rezarta mohon që të ketë video dhune mes tyre, teksa thotë se ndryshe nga është raportuar në media, ato nuk janë zënë për “dashuriçka”, por për arsye profesionale.

    Në fund, ajo thekson se nuk ka qenë kurrë mikesha e Rozanës, por as armike, duke shtuar se e sheh atë si një person më të pjekur në këtë edicion të BBVA.

  • Trupi Rayyan Alwan prej më shumë se një muaji në morg, miqtë e 24-vjeçares: Na ndihmoni ta varrosim në Berlin! Familja nuk e do

    Trupi Rayyan Alwan prej më shumë se një muaji në morg, miqtë e 24-vjeçares: Na ndihmoni ta varrosim në Berlin! Familja nuk e do

    Familjarët e 24-vjeçares palestineze Rayyan Alwan, e cila u vra nga babai i saj në një shtëpi të marrë me qira, me gjasë nuk do ta tërheqin trupin e saj të pajetë për ta përcjellë për në banesën e fundit.

    Burime pranë policisë thanë se përmes oficerëve të kontakt janë informuar të afërmit e vajzës, por asnjë prej tyre nuk ka paraqitur kërkesë apo interes për ta tërhequr trupin e pajetë.

    Miqtë e 24-vjeçares të cilët kanë kontaktuar me redaksinë e BalkanWeb, ekonfirmojnë jë gjë të tillë. Sipas tyre, familjarët nuk duan ta tërheqin trupin pasi ka qenë vetë nëna dhe babai i saj që kanë bërë planin për vrasjen e Rayyan Alwan.

    Ata kanë kërkuar ndihmë për të kontaktuar me autoritetet shqiptare në mënyrë që trupi i pajetë i së ndjerës të tërhiqet prej tyre dhe të varoset në Gjermani.

    “Ne duam ta varrosim këtu në Berlin, por nuk dimë si të procedojmë. Nëna e saj është zhdukur dhe babai i saj ka ikur në Liban”, shprehen ata.

    Viktima vijon të mbahet në morgun e Tiranës dhe nëse brenda afateve ligjore, nuk do të tërhiqet nga familjarë apo të afërm, ajo do të varroset në Tiranë.

    Ngjarja:

    Rayyan dhe Fadi Alwan mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt dhe u vendosën në një banesë me qira në rrugën Gjon Muzaka në kryeqytet.

    Sipas hetuesve Fadi Alwan pasi vrau 24-vjecaren me disa goditje thike me datë 22 shkurt, u largua nga Shqipëria në drejtim të Greqisë e prej andej në Amsterdam.

    Ai dyshohet se është larguar drejt Libanit dhe deri më tani nuk është arrestuar.

    Trupi i pajetë i 24-vjeçares u gjet nga pronarja e banesës, 5 ditë pasi autori i dyshuar ishte larguar nga vendi./BalkanWeb

  • VIDEO/ A do penalizohen? Banorët përdorin “Instagramin”, produksioni i kap shah mat

    VIDEO/ A do penalizohen? Banorët përdorin “Instagramin”, produksioni i kap shah mat

    Një situatë e pazakontë ka ndodhur ditën e soptme për banorët e “BBVA4.

    Bëhet fjalë për momentin kur Gjesti, Danja e Rozana u kapën shah mat teksa përdorinin rrjetin social “Instagram” nëpërmjet një ekran të madh që shërben për promocion i cili ndodhej në dhomën e surprizave.

    Në një video të publikuar në rrjet vërehet qartazi momenti kur banorët vijojnë të komentojnë mes tyre rreth Instagramit.

    Gjesti i emocionuar tenton që të hapë aplikacionin, ndërkohë Danja e paralajmëron: Kujdes se është e monitoruar.

    Plot entuziasëm e humor, banorët tërhiqen mbrapsht në momentin kur produksioni i njofton për të dalë nga dhoma.