Category: Lajme

  • Një rrezik i ri për sigurinë globale vjen nga Kina/ Ndërtohet ‘arma e re’ që mund ta çojë botën në errësirë

    Një rrezik i ri për sigurinë globale vjen nga Kina/ Ndërtohet ‘arma e re’ që mund ta çojë botën në errësirë

    Laboratori Shtetëror i Automjeteve të Thellësive Detare, pjesë e Qendrës së Kërkimeve Shkencore Detare të Kinës (CSSRC), ka zhvilluar një pajisje të avancuar për prerjen e kabllove nënujore, e aftë të operojë deri në 4.000 metra thellësi.

    Sipas “South China Morning Post”, ky sistem fillimisht është prezantuar për përdorim në operacione shpëtimi dhe miniera detare, por kapaciteti i tij për të prerë kabllot e çelikut të forcuar që transmetojnë 95% të të dhënave globale ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar.

    Ajo është e pajisur me një disk prerës 150 mm të veshur me diamant, i cili rrotullohet me 1.600 rpm, duke i mundësuar të shkatërrojë kabllot e telekomunikacionit pa lënë gjurmë të mëdha në fundin e detit. Testimet e para tregojnë se mund të presë kabllo deri në 60 mm trashësi.

    Ekspertët kanë ngritur alarmin mbi rrezikun që kjo teknologji mund të përfaqësojë për sigurinë kibernetike dhe infrastrukturat kritike. Duke qenë e përshtatshme për operacione të fshehta dhe sulme hibride, ajo mund të përdoret për të ndërprerë internetin dhe rrjetet strategjike të të dhënave.

    Kina kishte eksperimentuar me teknologji të ngjashme që në vitin 2020, kur një grup inxhinierësh nga Universiteti i Lishuit në Zhejiang zhvilloi një “pajisje prerëse për kabllot nënujore”, duke argumentuar se në disa raste të jashtëzakonshme mund të jetë e nevojshme ndërprerja e tyre.

    Ndërsa Kina e prezanton këtë sistem si një inovacion për përdorime civile, shqetësimi mbetet për mundësinë e përdorimit të tij në akte sabotimi dhe luftë kibernetike, duke e bërë atë një mjet potencialisht destabilizues në tensionet gjeopolitike.

  • Pushimet hot të Butrint Imerit me modelen turke në Meksikë! Çifti nuk fshihet më, pas vizitës në Kosovë arratisen në resortin luksoz

    Pushimet hot të Butrint Imerit me modelen turke në Meksikë! Çifti nuk fshihet më, pas vizitës në Kosovë arratisen në resortin luksoz

    Këngëtari Butrint Imeri ka zyrtarizuar lidhjen e tij me modelen turke Sezen Cifcioglu dhe tashmë po shijojnë pushimet e radhës. Nga Alpet e Zvicrës, çifti i ri i showbizit janë arratisur në një tjetër kontinent. Ata ndodhen në Amerikën Latine dhe po shijojnë temperaturat e larta në bregdetin e qytetit meksikan, Tulum.

    Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, u përfol muajin e shkuar për një lidhje të me modelen turke. Dyshja u kap mat në një resort luksoz me borë, duke nxitur spekulime mbi një histori të re dashurie. Fotot dhe videot e tyre janë bërë virale në rrjetet sociale, ku shfaqen të afërt dhe duke shijuar kohën së bashku.

    Edhe pse as Butrinti dhe as Sezen nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare, ndjekësit vunë re se ata po publikojnë postime nga i njëjti vend, duke lënë të kuptohet se po kalojnë pushimet bashkë. Sezen Cifcioglu është një modele shumë e ndjekur në Turqi, e njohur për paraqitjet e saj glamuroze dhe për praninë e fortë në rrjetet sociale. Ajo ka bashkëpunuar me marka të njohura të modës dhe shpesh shfaqet në evente të rëndësishme.

    Ndërkohë, Butrinti njihet jo vetëm për hitet e tij muzikore, por edhe për jetën e tij private, e cila gjithmonë tërheq vëmendjen e fansave dhe mediave. Burime pranë dyshes tregojnë se ata janë takuar disa muaj më parë gjatë një eventi në Stamboll dhe që atëherë kanë mbajtur kontakte të afërta. Pavarësisht spekulimeve, Butrinti është treguar gjithmonë i rezervuar për jetën e tij sentimentale, duke mos e konfirmuar asnjëherë publikisht një lidhje derisa të jetë gati ta ndajë me publikun.

    Pushimet e tyre në një resort me borë janë parë nga disa si një konfirmim i heshtur i romancës. Në videot e publikuara në rrjetet sociale, ata shfaqen duke bërë ski dhe duke shijuar peizazhin dimëror, ndërsa në një moment të veçantë, Sezen shihet duke dëgjuar këngën e fundit të Butrintit, duke i shtuar më shumë dyshimet se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi. Fansat kanë shpërthyer në komente, ku disa urojnë Butrintin për këtë lidhje të mundshme, ndërsa të tjerë spekulojnë nëse kjo është thjesht një miqësi apo një marrëdhënie më serioze.

    Në të kaluarën, Butrinti është lidhur me disa emra të njohur të showbiz-it shqiptar, por kurrë nuk ka pranuar publikisht ndonjë lidhje afatgjatë. A do të jetë Sezen ajo që do ta bëjë këngëtarin të ndryshojë mendje dhe ta konfirmojë dashurinë e tij? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse do të ketë ndonjë reagim nga vetë çifti. Deri atëherë, fansat vazhdojnë të ndjekin çdo lëvizje të tyre me kureshtje të madhe. E tashmë, çifti është duke shijuar edhe disa ditë të nxehta në Meksikë, ku fotot dhe videot në rrjetet sociale nuk kanë të ndalur.

    Duket se më në fund, këngëtari ka gjetur dashurinë, madje aq sa e ka çuar tashmë edhe në shtëpinë e tij. Vetë modelja turke, publikoi disa ditë më parë foto nga Kosova, duke zbuluar kështu se tashmë kjo histori dashurie është konsoliduar dhe se tashmë ajo është prezantuar edhe me familjarët e këngëtarit të njohur. Mbetet për t’u parë nëse historia mes tyre do të vijojë gjatë, apo edhe ky raport i Butrintit do të përfundojë më shpejt sesa vetë artisti ta konfirmojë.

  • Rikthehet dimri? Meteorologia: Reshje shiu dhe dëbore në javën e parë të prillit

    Rikthehet dimri? Meteorologia: Reshje shiu dhe dëbore në javën e parë të prillit

    Meteorologia Tanja Porja ka parashikuar se si do të jenë kushtet e motit përgjatë muajit prill.

    Porja tha se java e parë e muajit prill pritet të ketë reshje shiu, të cilat sipas saj nuk do të jenë me intensitet maksimal, por do të kenë shtrirje thuajse në të gjithë vendin.

    Ajo tha gjithashtu se gjatë muajit prill do të kemi dy episode me reshje dëbore në zonat malore, që sipas meteorologes, është diçka jo shumë e zakonshme për këtë kohë.

    “E gjithë java do të jetë me shi. Marsi u përmbyll ashtu siç ne e kishim parashikuar, me kapërcime të temperaturave nga mjaft të ulëta në ato të larta që arritën deri në 27 gradë celcius maksimumi, ndërkohë që kemi patur edhe vlera negative dhe disa episode me reshje dëbore.

    E kishim thënë edhe më herët se dëbora do të shfaqej edhe në Prill dhe në fakt këtë dua të them. Të paktën 2 episode me reshje dëbore do i kemi edhe në prill. Sidomos në zonat malore. Shanset që tëketë dëborë në Tiranë në muajin prill janë shumë afër zeros.

    Muaji mars dhe prill janë muaj mjaft të pasur me reshje, në kushte klimatike normale. Ne kemi edhe një sinjal që muaji maj do të jetë mjaft i lagësht, do të ketë reshje edhe këtë muaj. Këtë mars dhe prill, ndryshe nga zakonisht, ka pasur dhe do ketë reshje të pakta shiu. Java e parë ka reshje të pakta”, tha Porja në A2 CNN

  • “Ishte nënë e dy fëmijëve”/ DETAJE për palestinezen që u vra në Tiranë: Ish-bashkëshorti e dh*nonte…

    “Ishte nënë e dy fëmijëve”/ DETAJE për palestinezen që u vra në Tiranë: Ish-bashkëshorti e dh*nonte…

    Detaje të reja dalin lidhur me 24-vjeçaren palestineze, Rayan Alwan, e cila u gjet e pajetë në shkurt të këtij viti në një apartament me qira ditore në Tiranë.

    Miqtë e 24-vjeçares palestineze kanë folur për News 24 dhe kanë treguar më shumë rreth jetës së 24-vjeccares fatkeqe.

    Sipas tyre, 24-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve dhe ishte e divorcuar nga bashkëshorti, pasi ky i fundit abuzonte me të dhe e dhunonte. Udhëtimi fatkeq që solli dhe largimin e saj nga kjo botë, duket se e kishte startin në dëshirën e një nëne për të takuar dy fëmijët e saj të cilët pas divorcit, jetonin me të atin, rregull ky i ligjeve të Libanit.

    E reja dyshohet se u vra nga babai i saj, me të cilin kishte hyrë në vendin tonë me pasaportë greke duke udhëtuar me avion nga Gjermania. Ata ishin prezantuar si bashkëshortë, por më pas u zbulua se ishin baba e bijë. Dyshohet gjithashtu se i ati e ka përdhunuar 24-vjeçaren para vrasjes.

  • “Jetë nën rrënoja pas 60 orësh”/ Shpëtohen 4 persona të tjerë pas tërmetit në Mianmar

    “Jetë nën rrënoja pas 60 orësh”/ Shpëtohen 4 persona të tjerë pas tërmetit në Mianmar

    Katër persona të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat gati 60 orë pasi tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7 që goditi Mianmarin të premten, duke vrarë të paktën 1700 njerëz në vendin e Azisë juglindore.

    Të mbijetuarit u shpëtuan nga një ndërtesë shkolle e shembur në rajonin verior të Sagaing, gjet edhe një siç njoftoi shërbimi zjarrfikës i Mianmarit.

    Qindra njerëz mbeten të zhdukur, ndërsa përpjekjet e forcave të kërkim-shpëtimit vijojnë si në Mianmar ashtu edhe në Tajlandën fqinje. Megjithëse përpjekjet e shpëtimit kanë nisur që nga e premtja dhe ndihma ndërkombëtare po fillon të arrijë në Mianamar, ka pasur vonesa në arritjen e zonave më të goditura, duke i lënë vendasit të përpiqen të nxjerrin të mbijetuarit me dorë.

    Të shtunën mbrëma, një grua e moshuar u shpëtua në kryeqytetin e Mianmarit, pasi u bllokua për 36 orë nën rrënojat e një spitali. Pamjet treguan se ajo u transportua me barelë në një ambulancë në pritje, e rrethuar nga punonjës të urgjencës. Njëzet e nëntë persona u shpëtuan gjithashtu nga një bllok apartamentesh i shembur në Mandalay, tha të dielën autoriteti lokal i zjarrfikësve.

    Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit i janë bashkuar përpjekjeve për katastrofën, me disa vende që kanë dërguar ndihmë në Mianmar. Kina ka drguar një ekip shpëtimi prej 82 personash, India një ekip shpëtimi dhe furnizime emergjente. Malajzia, Filipinet, Vietnami, Indonezia, Irlanda, Koreja e Jugut dhe Zelanda e Re gjithashtu po dërgojnë ekipe shpëtimi.

  • E RËNDË/ Vetëm 21 vjeç, futbollisti rrëzohet në fushë në mes të ndeshjes dhe ndërron jetë

    E RËNDË/ Vetëm 21 vjeç, futbollisti rrëzohet në fushë në mes të ndeshjes dhe ndërron jetë

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku futbollisti 21-vjeçar i ekipit Atromitos Piraeus, Alex Bangse, u rrëzua në fushë dhe ndërroi jetë.

    Ngjarja tragjike ka ndodhur në pjesën e parë të ndeshjes Atromitos Piraeus – Ikaros Kallithea, në stadiumin Rentis. Sipas soccerlive.gr, atleti i ri është ndjerë shumë keq në dhomat e zhveshjes në pjesën e parë të ndeshjes dhe është rrëzuar pak minuta më vonë në fushë.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i mjekut të ndeshjes dhe anëtarëve të skuadrës, të cilët tentuan ta ringjallën, ndërsa u përdor edhe një defibrilator. Futbollisti 21-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital me ambulancë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për rreth një orë, ai nuk mundi të mbahej në jetë.

    Lajmi për vdekjen e tij tronditi publikun e futbollit, me miqtë, shokët e skuadrës dhe personazhet e sportit që shprehën trishtimin e tyre për humbjen e papritur të sportistit të ri.

  • Tjetër kallëzim në SPAK për Belinda Ballukun, qyetarët kundër pallatit 16-katesh tek “Emin Duraku”: Do të ngrihet ngjitur me shkollën! Po cënon sigurinë

    Tjetër kallëzim në SPAK për Belinda Ballukun, qyetarët kundër pallatit 16-katesh tek “Emin Duraku”: Do të ngrihet ngjitur me shkollën! Po cënon sigurinë

    Një përfaqësi e banorëve të njësisë nr5 në Tiranë pranë shkollës “Emin Duraku” i janë drejtuar gazetës “Panorama” përmes një letre ku denoncojnë ndërtimin e një kulle 16 katesh mes pallateve dhe shkollës.

    Sipas tyre, ky ndërtim vë në rrezik jetën e banorëve dhe të nxënësve të shkollës ngjitur. Ata akuzojnë zv/kryeministren Belinda Balluku, të cilën e akuzojnë se ka firmosur lejen e ndërtimit në kundërshtim me çdo ligj urbanistik. Banorët paralajmërojnë se do të bëjnë kallëzim në SPAK ndaj zv/kryeministres Balluku. Kulla do të ngrihet vetëm 7 metra larg pallateve ekzistuese dhe ngjitur me shkollën – një vendim që sfidon jo vetëm logjikën urbanistike, por edhe çdo normë sigurie. Sipas banorëve firma e ndërtimit ka mbërritur për të nisur punimet në sheshin pranë shkollës “Emin Duraku”.

    Kjo ka shkaktuar një protestë të menjëhershme nga banorët e tre pallateve përreth dhe prindërit e nxënësve. Ata kanë lajmëruar Policinë dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IKMT), të cilët kanë ndërhyrë në vendngjarje. Por ndërhyrja ka qenë më shumë simbolike se sa penguese për projektin. Banorët kanë depozituar kërkesë në gjykatë për ndalimin e punimeve, dhe sot pritet të kallëzojnë në SPAK zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila ka firmosur lejen e ndërtimit në kundërshtim me çdo ligj urbanistik.

    LETRA E BANORËVE

    Midis tre pallateve tona dhe shkollës kanë dhënë leje për ndërtimin e një kulle 16-katesh në shkelje flagrante ndaj të gjitha ligjeve. Një kullë, katër mure dhe një krim urban në zemër të Tiranës. Një tjetër rast flagrant i abuzimit me pushtetin dhe ligjin ka shpërthyer në zemër të Tiranës. Një kullë 16-katëshe po përpiqet të ngrihet mes katër ndërtesave ekzistuese dhe pranë shkollës “Emin Duraku”, duke vënë në rrezik jetën e qindra qytetarëve dhe nxënësve, për hir të interesave klienteliste dhe korruptive të zyrtarëve të lartë të qeverisë shqiptare.

    ZEMËRIMI I BANORËVE DHE ALARMIMI I PRINDËRVE

    Dje në mëngjes, firma e ndërtimit ka mbërritur për të nisur punimet në sheshin pranë shkollës “Emin Duraku”. Kjo ka shkaktuar një protestë të menjëhershme nga banorët e tre pallateve përreth dhe prindërit e nxënësve. Ata kanë lajmëruar Policinë dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IKMT), të cilët kanë ndërhyrë në vendngjarje. Por ndërhyrja ka qenë më shumë simbolike se sa penguese për projektin. Banorët kanë depozituar kërkesë në gjykatë për ndalimin e punimeve, dhe të hënën pritet të kallëzojnë në SPAK zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila ka firmosur lejen e ndërtimit në kundërshtim me çdo ligj urbanistik.

    NGA ISH-MINISTRJA, TE “DAJA” DHE KULLA

    Pas kësaj ndërtese që synon të ngrihet në një nga zonat më të ndjeshme të kryeqytetit, qëndrojnë emra të njohur të politikës dhe biznesit. Emri i ish-ministres Margariti, përmendet krah atij të Agron Lufit – profesor i arkitekturës dhe njëkohësisht daja i saj – si bashkëpërfitues të këtij skandali ndërtimor.

    Ndërkohë, në prapaskenë shfaqen edhe figura të diskutuara si Elvis Roshi dhe të tjerë me ndikim të madh në sektorin e ndërtimit dhe politikës. Kulla do të ngrihet vetëm 7 metra larg pallateve ekzistuese dhe ngjitur me shkollën – një vendim që sfidon jo vetëm logjikën urbanistike, por edhe çdo normë sigurie. Sipas dokumenteve të siguruara, pronarët e firmës që do të ndërtojë kullën janë Gentian Paruca dhe Fation Alliu. Siç duket, Agron Lufi dhe ish-ministrja Margariti kanë gjetur mënyrën për ta zhvilluar pronën e tyre përmes një rrjeti interesash dhe ndikimesh politike.

    HISTORIA E NJË LEJEJE TË PAMUNDUR – DERI TANI

    Përpjekjet për të marrë një leje ndërtimi për këtë truall janë bërë disa herë në 20 vitet e fundit, por janë refuzuar nga qeveritë dhe institucionet e mëparshme. Arsyet ishin të qarta: pozicioni i truallit, afërsia me shkollën dhe karakteri i zonës nuk e lejonin një ndërtim të tillë.

    LIGJI STRATEGJIK, NJË JUSTIFIKIM PËR KORRUPSIONIN?

    Një ekspert ligjor ka treguar se qeveria ka miratuar një ligj që i lejon vetes të injorojë distancat ligjore të ndërtimit për “arsye strategjike”. Pyetja që ngrihet është: çfarë arsyeje strategjike përfaqëson kjo kullë 16-katëshe? Kjo është një situatë ku ligji përdoret si armë për të justifikuar përfitime personale dhe për të maskuar një akt të pastër korruptiv.

    RREZIKU REAL PËR JETËN DHE TRASHËGIMINË URBANE

    Pallatet pranë sheshit të ndërtimit, dy prej të cilëve të ndërtuar në vitin 1938, kanë një strukturë të brishtë dhe janë të papërshtatshme për të përballuar një ndërtim masiv kaq afër. Sipas inxhinierëve, çdo gërmim për themelet e kullës mund të shkaktojë çarje ose shembje të menjëhershme. Rreziku shkon edhe më tej: një pjesë e konsiderueshme e shkollës “Emin Duraku” dhe fëmijët që mësojnë aty janë realisht në rrezik.

    MANIPULIMI I PROJEKTIT TË SHKOLLËS PËR T’I HAPUR RRUGË KULLËS

    Për të kaluar lejen e ndërtimit, thuhet se projekti fillestar i shkollës “Emin Duraku” është ndryshuar me qëllim që të largohej paksa nga trualli në fjalë, duke krijuar një “hapësirë të lirë” artificiale. Një manovër që nuk ka ndodhur pa dijeni dhe miratim nga zyrtarë të lartë dhe projektues me interesa të qarta.

    NJË MESAZH I HIDHUR DHE NJË DHURATË IRONIKE PËR QEVERITARËT

    Banorët kanë një kërkesë të vetme për zyrtarët: të banojnë vetë në apartamentet pranë shkollës dhe të shijojnë përditë pamjen dhe zhurmën e një kulle 16-katëshe që u ngrihet disa metra larg ballkonit. Ndërkohë, për profesor Agron Lufin, ata kërkojnë një leksion të posaçëm për studentët e arkitekturës, me temën: “Si të shkatërrosh një komunitet dhe një hapësirë urbane përmes korrupsionit dhe babëzisë.” Kjo nuk është më një çështje urbane. Është një krim i shumëfishtë: ndaj qytetit, ndaj ligjit, ndaj fëmijëve dhe ndaj së ardhmes. SPAK dhe Prokuroria duhet të veprojnë tani. Heshtja është bashkëpunim.

    /Gazeta Panorama

  • Aktori me famë botërore zbulon arsyen pse nuk do t’i japë kurrë nënës së tij asnjë qindarkë nga pasuria e tij…

    Aktori me famë botërore zbulon arsyen pse nuk do t’i japë kurrë nënës së tij asnjë qindarkë nga pasuria e tij…

    Shumë njerëz janë të gatshëm t’i ndihmojnë prindërit e tyre kur arrijnë sukses në jetë, por Quentin Tarantino nuk është një prej tyre. Regjisori i njohur, i cili konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë moderne, ka fituar një pasuri të konsiderueshme falë filmave të tij. Sipas Celebrity Net Worth, vlera e tij neto arrin në rreth 120 milionë dollarë. Megjithatë, ndryshe nga shumë të tjerë që ndihmojnë familjen e tyre, Tarantino ka zgjedhur të mos e bëjë këtë për nënën e tij.

    Në një intervistë në vitin 2021 me Brian Koppelman në podcastin “The Moment”, Tarantino tregoi për marrëdhënien e tij me nënën gjatë fëmijërisë dhe faktin që ajo nuk e ka mbështetur gjithmonë ëndrrën e tij për t’u bërë shkrimtar dhe regjisor.

    Ai kujtoi një episod nga fëmijëria, kur kishte probleme në shkollë për shkak të shkrimeve të tij. Nëna e tij, sipas Tarantinos, i ishte drejtuar me ironi duke thënë: “Ah, dhe për këtë ‘karrierën tënde të vogël si shkrimtar’ me thonjëza, mos e mendo më, ajo ka mbaruar!”

    Tarantino, i prekur nga ky qëndrim, tha se në atë moment vendosi që nëse do të bëhej një shkrimtar i suksesshëm, nëna e tij nuk do të përfitonte asnjë qindarkë nga suksesi i tij.

    “Nuk do të ketë shtëpi për ty, as pushime, as një makinë luksoze si ajo e Elvis Presley. Nuk do të marrësh asgjë, sepse e the atë që the.”

    Megjithatë, regjisori pranoi se e kishte ndihmuar nënën e tij financiarisht vetëm një herë në një rast të veçantë, por ai e mbajti premtimin e tij në pjesën më të madhe.

    Ai gjithashtu sqaroi arsyet pas vendimit të tij: “Ka pasoja për fjalët që thoni ndaj fëmijëve tuaj. Mos harroni, ka pasoja për tonin tuaj sarkastik kur bëhet fjalë për atë që është e rëndësishme për ta.”

    Nëna e Tarantinos, Connie Zastoupil, ka reaguar për këtë çështje, duke deklaruar për USA Today se është krenare për djalin e saj dhe e mbështet plotësisht.

    “Në lidhje me djalin tim Quentin – e mbështes, jam krenare për të dhe e dua atë dhe familjen e tij të re,” tha ajo. “Ishte një gëzim i madh të kërceja në dasmën e tij dhe të merrja lajmin për lindjen e nipit tim, Leo.”

    Ajo gjithashtu shtoi se është e lehtë që deklaratat e Tarantinos të përhapen dhe të keqkuptohen pa kontekstin e plotë dhe nuk dëshiron të bëhet pjesë e një “sensacioni mediatik pa kuptim.”

  • “Vëllai i Valbonës më ka kërcënuar”/ Shqipe Hysenaj ballafaqohet me Valbona Mhillin dhe tregon mesazhet: Do mbash përgjegjësi për…

    “Vëllai i Valbonës më ka kërcënuar”/ Shqipe Hysenaj ballafaqohet me Valbona Mhillin dhe tregon mesazhet: Do mbash përgjegjësi për…

    Një ballafaqim, që më pas u kthye në debat ndodhi në Big Brothjer VIP Fan Club, aty ku Shqipe Hysenaj u përball me ish-konkurrenten Valbona Mhillin.

    Gjatë debatit të tyre, opinionistja u shpreh se vëllai i ish-banores së BBVIP e ka kërcënuar, duke treguar dhe mesazhet që i kishin ardhur, kjo pas deklaratës së saj se Valbona ka një lidhje jashtë.

    Valbona: Ti duhet të flasësh për deklaratën që ke bërë dhe të japësh emrin.

    Shqipe: Unë nuk futem në treshe. Ti mund të jesh dhe e martuar zemër.

    Heidi: Ke një emër për të nxjerrë sot?

    Shqipe: Unë nuk nxjerr emra të tretë. Ama këtë gjë e kam të faktuar.

    Heidi: Po mesazhet kërcënuese që thua se t’i ka dërguar vëllai i Valbonës? I fakton dot?

    Shqipe: Po, patjetër.

    Valbona: Shqipja duhet ta nxjerrë… mos të ruajë sekrete.

    Shqipe: (Tregon telefonin) Turp të të vijë për femrën që je. Do mbash përgjegjësi për lidhjen që thua ti se ka lënë Valbona jashtë. Unë kërcënime nuk marr, as paralajmërime. Në një moment që unë ndodhem në një program televiziv, siç Big Brother Fan Club…

    Valbona: Të paska kërcënuar shumë rëndë.

  • Kategoria më e madhe e të punësuarve kanë paga bruto 60-95 mijë lekë në muaj, por sërish Shqipëria renditet me nivelin më të ulët të rrogave në Ballkan dhe Europë

    Kategoria më e madhe e të punësuarve kanë paga bruto 60-95 mijë lekë në muaj, por sërish Shqipëria renditet me nivelin më të ulët të rrogave në Ballkan dhe Europë

    Plani trevjeçar për rritjen e pagave në sektorin publik ka ndryshuar strukturën e të punësuarve sipas nivelit të pagës.

    Në tremujorin e fundit të vitit 2024, personat me paga bruto 60.001-95.000 lekë në muaj përbënin 24.6% të të punësuarve, kategoria me peshën më të madhe në totalin e të punësuarve me pagë.

    Kategoria e të punësuarve me pagë minimale zuri 14.2% të totalit të të punësuarve në tremujorin e fundit 2024, nga 24.5% që ishte pesha e kësaj kategorie në tremujorin e tretë dhe 26% në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

    Në tremujorin e fundit të vitit 2024 u vu re gjithashtu një rritje e peshës së të punësuarve me pagë bruto 95.001-120.000 lekë në muaj. Kjo kategori zuri 12.8% të totalit të të punësuarve me pagë nga 7.7% që zinte në tremujorin e fundit të vitit 2023.

    Rritje kishte edhe në kategorinë e pagave të larta mbi 120 mijë lekë në muaj. Ata zunë 14.1% të të punësuarve me pagë në tetor-dhjetor 2024 nga 10.7% në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

    Më 2023 kategoria më e madhe në totalin e punësimit me pagë ishin ato me paga minimale, por reforma e rritjes në sektorin publik ka ndikuar në zhvendosjen në nivele më të larta.

    Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2024, është 83.401 lekë, duke u rritur me 11,2%, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.

    Pagat mesatare në sektorin shtetëror u rrit me ritme më të larta se në sektorin privat duke thelluar më tej diferencën.

    Në sektorin publik, paga mesatare mujore bruto arriti në 100,4 mijë lekë më rritje vjetore 14.3% Në sektorin privat paga mesatare mujore bruto arriti në 76 mijë lekë më rritje vjetore 9,5%.

    Kryeministri i vendit njoftoi se në fillim të vitit 2026, paga minimale zyrtare do të arrijë nivelin e 500 eurove nga 400 që është aktualisht. Qeveria synon të nxisë një tjetër rritje të pagave në sektorin privat.

    Mirëpo rritja e pagave pa rritje të produktivitetit rrezikon të kthehet në bumerang, duke shtrenjtuar më tej kostot e prodhimit dhe duke i bërë produktet vendase jokonkurruese.

    Ndërmjet 2022 dhe 2023 paga minimale nga 30 mijë lekë arriti në 40 mijë lekë. Kostot e prodhimit në industrinë e përpunuese u rritën nga ky vendim dhe shumë klientë që më parë prodhonin veshje dhe këpucë në vendin tonë nuk pranuan rishikim të çmimeve dhe u zhvendosen në vende të tjera.

    Me gjithë rritjet e fundit, Shqipëria renditet me nivelin më të ulët të pagave në Rajonin e Ballkanit dhe Europë./Monitor