Category: Lajme

  • Aksident në autostradën Milot-Thumanë, dy automjete të përplasura dhe disa të plagosur

    Aksident në autostradën Milot-Thumanë, dy automjete të përplasura dhe disa të plagosur

    Një aksident ka ndodhur në autostradën Milot-Thumanë, ku dy automjete janë përplasur.

    Sipas informacionit të paraqitur, njëra nga autoveturat ka goditur një tjetër mjet dhe më pas është përplasur me trafikndarëset.

    Nga pasojat e përplasjes, ka pasur të plagosur, të cilët janë dërguar menjëherë drejt spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore.

    Fatmirësisht, ende nuk ka informacione të tjera mbi gjendjen e tyre. Autoritetet po hetojnë shkakun e aksidentit.

  • Itali/ Kishte përfituar nga regjimi i gjysmëlirisë, arratiset nga burgu 34-vjeçari shqiptar i dënuar për grabitje

    Itali/ Kishte përfituar nga regjimi i gjysmëlirisë, arratiset nga burgu 34-vjeçari shqiptar i dënuar për grabitje

    Një 34-vjeçar shqiptar, Fatbardh Mneraj, është arratisur mbrëmjen e së shtunës nga burgu Dozza në Bolonja të Italisë. Mneraj, i dënuar për grabitje, kishte përfituar nga regjimi i gjysmëlirisë që i mundëson të burgosurve të punojnë ose të marrin pjesë në aktivitete edukative.

    Sipas mediave italiane, 34-vjeçari ka arritur të shpëtojë gjatë transferimit nga një nga godinat e burgut, duke përfituar nga një derë e hapur që i ka mundësuar arratisjen. Pas arratisjes, Mneraj ka humbur çdo gjurmë, ndërkohë që kërkimet nga autoritetet vazhdojnë. Policia e burgjeve ka publikuar fotot dhe të dhënat personale të të arratisurit për të kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin dhe kapjen e tij.

    Burgu Dozza ka një seksion të ndarë për të burgosurit në regjimin e gjysmëlirisë, i cili ndodhet brenda oborrit të burgut, por është i ndarë nga pjesa tjetër e burgut.

    Regjimi i gjysmëlirisë është një nga mundësitë për të burgosurit e dënuar për vepra penale më të rënda, që miratohet nga gjykata. Ky regjim lejon të burgosurit të kalojnë pjesën më të madhe të ditës jashtë burgut për të marrë pjesë në aktivitete pune, edukative ose për riintegrimin social. Për t’u pranuar në këtë regjim, të burgosurit duhet të kenë kryer të paktën gjysmën e dënimit të shqiptuar, për dënimet që janë më të gjata se gjashtë muaj.

  • Bënë për spital 39-vjeçarin në Tiranë, dy të arrestuar dhe një nën hetim

    Bënë për spital 39-vjeçarin në Tiranë, dy të arrestuar dhe një nën hetim

    Policia ka arrestuar dy të rinj në Tiranë dhe ka vënë nën hetim një tjetër, pasi kanë dhunuar fizikisht një 39-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Policia-Elbasan

    Gjithashtu, këta shtetas i kanë shkaktuar dëmtime të lehta dhe një 29-vjeçari, i cili ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit B. P., 34 vjeç dhe Xh. M., 32 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 22 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht një 39-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, këta shtetas i kanë shkaktuar dëmtime të lehta dhe një 29-vjeçari, i cili ka ndërhyrë për të shuar konfliktin”, njofton policia.

  • Zhduken dy persona në Tiranë, u larguan nga banesa dhe nuk u kthyen më

    Zhduken dy persona në Tiranë, u larguan nga banesa dhe nuk u kthyen më

    Policia ka shpallur në kërkim dy persona në Tiranë.

    Një 51-vjeçar është larguar nga banesa më 21 mars dhe nuk është kthyer më. Ndërsa një tjeër ka humbur kontakte me familjen që në muajin dhjetor.

    “Me datë 29.03.2025, shtetasja B. L., 39 vjeçe, kallëzon se me datë 21.03.2025, i është larguar nga banesa bashkëshorti i saj shtetasi P. L., 51 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

    Me datë 29.03.2025, shtetasja A. L., 30 vjeçe, kallëzon se ka humbur kontaktet me vëllain e saj që prej muajit dhjetor i 2024, shtetasin B. H., 33 vjeç, banues në Bathore”, njofton policia.

  • SPAK bastisi shtëpinë e motrave Nikolli/ Zbulohen detaje nga aksioni i SPAK, skuadra operacionale u preu rrugën në…

    SPAK bastisi shtëpinë e motrave Nikolli/ Zbulohen detaje nga aksioni i SPAK, skuadra operacionale u preu rrugën në…

    Zbardhen detaje nga aksioni i SPAK lidhur me motrat Xhovana e Alda Nikolli, paraditen e 28 marsit në Elbasan.

    Burime nga policia bënë me dije se Gjykata e Posaçme kishte urdhëruar kontroll në banesën e dy tyre, si dhe në shtëpinë e prindërve të tyre po në qytetin e Elbasanit, si dhe sekuestrim te celularëve. Kontrollet u kryen për shkak se nga shpërthimi i një sasie tritoli në derën e apartamentit ku jetonin motrat Nikolli 9 muaj më parë humbi jetën fqinji i tyre Enea Thomaraj, një person pa asnjë rekord penal.

    Aksioni nisi që në në orët e para të mëngjesit, kur skuadra e posaçme operacionale nisi vëzhgimin e dy motrave dhe të babait të tyre. Në momentin, që ata u ngjitën në një automjet BMV x1 që drejtohej nga babai i tyre, mësohet se forcat e policisë i prenë rrugën dhe informuan se ndaj tyre kishte një urdhër gjykate për kontrollin e banesave.Burimet thanë se Xhovana dhe Alda Nikollit si dhe babait të tyre iu sekuestrua celulari. Më pas, ata u shoqëruan në banesat përkatëse ku edhe u ushtrua kontrolli.

    Të njëjtat burime konfirmuan se motrat Nikolli gjatë kontrollit hodhën akuza ndaj të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, duke e akuzuar si porositës të ngjarjes.

    SPAK ka dyshime të forta se Xhovana Nikolli, e fejuara e të penduarit të drejtësisë, Amarildo Nikolli dhe motra e saj Alda që ishte në një lidhje me Nuredin Dumani kanë dijeni se kush është personi që ka vendosur tritolin në derën e apartamentit të tyre, e po ashtu për emrin e urdhëruesit.

    Shpërthimi në katin e 4-ët të pallatit në lagjen ‘Haxhias’ të Elbasanit ku banonin motrat Nikolli ndodhi më 14 korrik 2024. Nga shpërthimi dera e familjes Thomaraj u shemb duke lënë në plagosur djalin e madh Enean, i cili ndërroi jetë pas 4 muajsh në spitalin e Traumës.

  • “Mos u zhvish më ashtu” / Vazhdon përplasje mes Rozanës dhe Gjestit pas spektaklit

    “Mos u zhvish më ashtu” / Vazhdon përplasje mes Rozanës dhe Gjestit pas spektaklit

    Mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të spektaklit, Rozana Radi dhe Gjesti patën një debat të ashpër në dhomën e gjumit, ndërsa banorët e tjerë po përgatiteshin për të fjetur.

    Gjesti e akuzoi Rozanën për provokime, duke i thënë: “Ti duke provokuar në Prime del me skandal më shumë se unë. Unë kurrë nuk i kam provokuar vajzat.”

    Rozana reagoi me tone të ashpra:

    “Gjesti, më dëgjo me respekt! Boll fole budallallëqe.”

    Situata u tensionua më tej kur Gjesti i tha:

    “Mos u zhvesh më ashtu, mbaje marren tënde. Ndalu Rozana Radi, i ki do vjet.”

    Rozana iu afrua krevatit të tij, por ai e refuzoi duke i kërkuar të largohej:

    “Të lutem, mos mu afro! Më lër të qetë, je duke më ndjekur.”

    Debati kulmoi kur Rozana i tha:

    “Nëna jote është nëna jote, unë nuk jam nëna jote. Një fëmijë si ti nuk do ta doja kurrë.”

    Kjo përplasje ka ndezur diskutime të shumta mes shikuesve, duke sjellë reagime të ndryshme në rrjetet sociale.

  • “Çmendet” 35-vjeçari në Fier, ja çfarë i bëri kunatës dhe fëmijëve të saj

    “Çmendet” 35-vjeçari në Fier, ja çfarë i bëri kunatës dhe fëmijëve të saj

    Policia ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur.

    Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

    Njoftimi i Policisë Fier

    Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. C., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur, 14 dhe 15 vjeç.

  • Lordët e drogës hapin në “Tik Tok” qendër punësimi, pagesa deri 100 mijë paund: Shitës dhe transportues për…

    Lordët e drogës hapin në “Tik Tok” qendër punësimi, pagesa deri 100 mijë paund: Shitës dhe transportues për…

    Kriminelët shqiptarë po përdorin TikTok për të reklamuar mundësi pune që mund të sjellin deri në 100,000 £ në vit për individët që pranojnë të punojnë si tregtarë droge.

    Sipas artikullit të fundit nga e përditshmja britanike “The Sun” Reklamat e postuara online premtojnë pagesa të mëdha, deri në 6,000 £ në muaj, pa taksa, për ata që janë të gatshëm të shpërndajnë kokainë dhe kanabis në një rrjet të organizuar që shtrihet nga Glasgow në jug të Anglisë.

    Një shembull i tillë është i Shqiptarit Pajtim Oruci, 32 vjeç, i cili u arrestua pasi pranoi se drejtonte një fermë kanabisi në Widnes. TikTok po bëhet një platformë e rëndësishme për bandat e drogës që reklamojnë mundësi pune për dërgimin e kokainës për 200 £ në ditë, duke ofruar shpërblime të mëdha për punëtorët që janë të gatshëm të angazhohen në aktivitete kriminale.

    Disa postime shfaqin mesazhe me temë Union Jack, duke theksuar shpërndarjen e drogës dhe mundësitë e punës për individë që mund të punojnë deri në 7 ditë në javë, duke ofruar makina dhe karburant falas.

    Në një postim, përdoruesit shpesh përdorin emoji si flokë bore për të simbolizuar kokainën, ndërsa edhe pemët e Krishtlindjeve dhe bimët në vazo janë pjesë e këtij kodi të fshehur, duke ndihmuar tregtarët të mbeten të padukshëm për autoritetet. Policia ka paralajmëruar për përdorimin e gjuhës së koduar që kriminelët përdorin për të tërhequr individë të rinj dhe të pambrojtur në këtë rrjet të pasigurt.

    Bandat shqiptare gjithashtu ofrojnë shpërblime deri në 30,000 £ për informacion që mund të ndihmojë në kapjen e rivalëve të tyre, duke përdorur TikTok për të rritur ndikimin e tyre dhe për të rekrutuar punëtorë të rinj. Një tjetër tendencë është se grupet kriminale shqiptare kanë krijuar llogari të dedikuara në TikTok që përdorin kode të fshehta dhe referenca nga këngëtarët shqiptarë.

  • U kap me mbi 8 kg kanabis në makinë dhe armë pa leje, bie në prangat e policisë 56-vjeçari në Tiranë

    U kap me mbi 8 kg kanabis në makinë dhe armë pa leje, bie në prangat e policisë 56-vjeçari në Tiranë

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Transportuesi”, duke arrestuar një 56-vjeçar që po transportonte një sasi të konsiderueshme kanabisi.

    Gjatë operacionit, i identifikuar si Taulant Çyço., banues në Tiranë, u ndalua te rruga “Pandi Dardha” në Laprakë, teksa po udhëtonte me një automjet tip “Audi A3”.

    Policia, pas informacionit të siguruar përmes inteligjencës informative, zbuloi se ai kishte në automjet 8 kg e 45 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilën dyshohet se e posedonte për qëllim shitje.

    Gjatë kontrollit në automjet, u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe një armë gjahu pa leje që u gjet gjatë kontrollit të banesës së të arrestuarit.

    Sakaq, materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

  • Diell dhe shi, çadrat gjithmonë me vete! Parashikimi i motit për ditën e sotme

    Diell dhe shi, çadrat gjithmonë me vete! Parashikimi i motit për ditën e sotme

    Sot, moti do të ngrohet gradualisht si pasojë e masave ajrore që vijnë nga veriperëndimi, ku kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë dominante gjatë paradites.

    Pasdite, vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin, ku në zonat veriore dhe pjesërisht në atë qendrore priten reshje të pakta shiu.

    Në zonat jugore do të ketë rrebeshe shiu, ndërsa në zonat e thella malore mbi 1000 metra lartësi, mund të bien reshje të pakta dëbore.

    Temperaturat do të rriten, duke arritur nga 2°C në zonat juglindore deri në 20°C në qytetet e zonës së ulët. Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga veriperëndimi.

    Kjo do të shkaktojë dallgëzim 2 ballë në brigjet detare.