Category: Lajme

  • Aktori me famë botërore zbulon arsyen pse nuk do t’i japë kurrë nënës së tij asnjë qindarkë nga pasuria e tij…

    Aktori me famë botërore zbulon arsyen pse nuk do t’i japë kurrë nënës së tij asnjë qindarkë nga pasuria e tij…

    Shumë njerëz janë të gatshëm t’i ndihmojnë prindërit e tyre kur arrijnë sukses në jetë, por Quentin Tarantino nuk është një prej tyre. Regjisori i njohur, i cili konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë moderne, ka fituar një pasuri të konsiderueshme falë filmave të tij. Sipas Celebrity Net Worth, vlera e tij neto arrin në rreth 120 milionë dollarë. Megjithatë, ndryshe nga shumë të tjerë që ndihmojnë familjen e tyre, Tarantino ka zgjedhur të mos e bëjë këtë për nënën e tij.

    Në një intervistë në vitin 2021 me Brian Koppelman në podcastin “The Moment”, Tarantino tregoi për marrëdhënien e tij me nënën gjatë fëmijërisë dhe faktin që ajo nuk e ka mbështetur gjithmonë ëndrrën e tij për t’u bërë shkrimtar dhe regjisor.

    Ai kujtoi një episod nga fëmijëria, kur kishte probleme në shkollë për shkak të shkrimeve të tij. Nëna e tij, sipas Tarantinos, i ishte drejtuar me ironi duke thënë: “Ah, dhe për këtë ‘karrierën tënde të vogël si shkrimtar’ me thonjëza, mos e mendo më, ajo ka mbaruar!”

    Tarantino, i prekur nga ky qëndrim, tha se në atë moment vendosi që nëse do të bëhej një shkrimtar i suksesshëm, nëna e tij nuk do të përfitonte asnjë qindarkë nga suksesi i tij.

    “Nuk do të ketë shtëpi për ty, as pushime, as një makinë luksoze si ajo e Elvis Presley. Nuk do të marrësh asgjë, sepse e the atë që the.”

    Megjithatë, regjisori pranoi se e kishte ndihmuar nënën e tij financiarisht vetëm një herë në një rast të veçantë, por ai e mbajti premtimin e tij në pjesën më të madhe.

    Ai gjithashtu sqaroi arsyet pas vendimit të tij: “Ka pasoja për fjalët që thoni ndaj fëmijëve tuaj. Mos harroni, ka pasoja për tonin tuaj sarkastik kur bëhet fjalë për atë që është e rëndësishme për ta.”

    Nëna e Tarantinos, Connie Zastoupil, ka reaguar për këtë çështje, duke deklaruar për USA Today se është krenare për djalin e saj dhe e mbështet plotësisht.

    “Në lidhje me djalin tim Quentin – e mbështes, jam krenare për të dhe e dua atë dhe familjen e tij të re,” tha ajo. “Ishte një gëzim i madh të kërceja në dasmën e tij dhe të merrja lajmin për lindjen e nipit tim, Leo.”

    Ajo gjithashtu shtoi se është e lehtë që deklaratat e Tarantinos të përhapen dhe të keqkuptohen pa kontekstin e plotë dhe nuk dëshiron të bëhet pjesë e një “sensacioni mediatik pa kuptim.”

  • “Vëllai i Valbonës më ka kërcënuar”/ Shqipe Hysenaj ballafaqohet me Valbona Mhillin dhe tregon mesazhet: Do mbash përgjegjësi për…

    “Vëllai i Valbonës më ka kërcënuar”/ Shqipe Hysenaj ballafaqohet me Valbona Mhillin dhe tregon mesazhet: Do mbash përgjegjësi për…

    Një ballafaqim, që më pas u kthye në debat ndodhi në Big Brothjer VIP Fan Club, aty ku Shqipe Hysenaj u përball me ish-konkurrenten Valbona Mhillin.

    Gjatë debatit të tyre, opinionistja u shpreh se vëllai i ish-banores së BBVIP e ka kërcënuar, duke treguar dhe mesazhet që i kishin ardhur, kjo pas deklaratës së saj se Valbona ka një lidhje jashtë.

    Valbona: Ti duhet të flasësh për deklaratën që ke bërë dhe të japësh emrin.

    Shqipe: Unë nuk futem në treshe. Ti mund të jesh dhe e martuar zemër.

    Heidi: Ke një emër për të nxjerrë sot?

    Shqipe: Unë nuk nxjerr emra të tretë. Ama këtë gjë e kam të faktuar.

    Heidi: Po mesazhet kërcënuese që thua se t’i ka dërguar vëllai i Valbonës? I fakton dot?

    Shqipe: Po, patjetër.

    Valbona: Shqipja duhet ta nxjerrë… mos të ruajë sekrete.

    Shqipe: (Tregon telefonin) Turp të të vijë për femrën që je. Do mbash përgjegjësi për lidhjen që thua ti se ka lënë Valbona jashtë. Unë kërcënime nuk marr, as paralajmërime. Në një moment që unë ndodhem në një program televiziv, siç Big Brother Fan Club…

    Valbona: Të paska kërcënuar shumë rëndë.

  • Kategoria më e madhe e të punësuarve kanë paga bruto 60-95 mijë lekë në muaj, por sërish Shqipëria renditet me nivelin më të ulët të rrogave në Ballkan dhe Europë

    Kategoria më e madhe e të punësuarve kanë paga bruto 60-95 mijë lekë në muaj, por sërish Shqipëria renditet me nivelin më të ulët të rrogave në Ballkan dhe Europë

    Plani trevjeçar për rritjen e pagave në sektorin publik ka ndryshuar strukturën e të punësuarve sipas nivelit të pagës.

    Në tremujorin e fundit të vitit 2024, personat me paga bruto 60.001-95.000 lekë në muaj përbënin 24.6% të të punësuarve, kategoria me peshën më të madhe në totalin e të punësuarve me pagë.

    Kategoria e të punësuarve me pagë minimale zuri 14.2% të totalit të të punësuarve në tremujorin e fundit 2024, nga 24.5% që ishte pesha e kësaj kategorie në tremujorin e tretë dhe 26% në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

    Në tremujorin e fundit të vitit 2024 u vu re gjithashtu një rritje e peshës së të punësuarve me pagë bruto 95.001-120.000 lekë në muaj. Kjo kategori zuri 12.8% të totalit të të punësuarve me pagë nga 7.7% që zinte në tremujorin e fundit të vitit 2023.

    Rritje kishte edhe në kategorinë e pagave të larta mbi 120 mijë lekë në muaj. Ata zunë 14.1% të të punësuarve me pagë në tetor-dhjetor 2024 nga 10.7% në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

    Më 2023 kategoria më e madhe në totalin e punësimit me pagë ishin ato me paga minimale, por reforma e rritjes në sektorin publik ka ndikuar në zhvendosjen në nivele më të larta.

    Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2024, është 83.401 lekë, duke u rritur me 11,2%, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.

    Pagat mesatare në sektorin shtetëror u rrit me ritme më të larta se në sektorin privat duke thelluar më tej diferencën.

    Në sektorin publik, paga mesatare mujore bruto arriti në 100,4 mijë lekë më rritje vjetore 14.3% Në sektorin privat paga mesatare mujore bruto arriti në 76 mijë lekë më rritje vjetore 9,5%.

    Kryeministri i vendit njoftoi se në fillim të vitit 2026, paga minimale zyrtare do të arrijë nivelin e 500 eurove nga 400 që është aktualisht. Qeveria synon të nxisë një tjetër rritje të pagave në sektorin privat.

    Mirëpo rritja e pagave pa rritje të produktivitetit rrezikon të kthehet në bumerang, duke shtrenjtuar më tej kostot e prodhimit dhe duke i bërë produktet vendase jokonkurruese.

    Ndërmjet 2022 dhe 2023 paga minimale nga 30 mijë lekë arriti në 40 mijë lekë. Kostot e prodhimit në industrinë e përpunuese u rritën nga ky vendim dhe shumë klientë që më parë prodhonin veshje dhe këpucë në vendin tonë nuk pranuan rishikim të çmimeve dhe u zhvendosen në vende të tjera.

    Me gjithë rritjet e fundit, Shqipëria renditet me nivelin më të ulët të pagave në Rajonin e Ballkanit dhe Europë./Monitor

  • Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga moti i paqëndrueshëm. Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare, ku në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër do të jenë më të dendura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.

    Ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin reshje të pakta shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore. Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në vend.

  • 31 mars/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    31 mars/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Sot, më 31 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.5 lekë.

    Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.7 lekë, ndërsa në shitje me 103.7 lekë.

    Paundi britanik blihet me 117.4 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 63.3 lekë, ndërsa në shitje me 65. lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • Detaje të reja nga vrasja e palestinezes në Tiranë: Miqtë e 24-vjeçares tregojnë se si prindërit e Rayyan ‘thurën’ planin për eliminimin e të bijës! Kurthi që nënë e babë bënë ndaj vajzës

    Detaje të reja nga vrasja e palestinezes në Tiranë: Miqtë e 24-vjeçares tregojnë se si prindërit e Rayyan ‘thurën’ planin për eliminimin e të bijës! Kurthi që nënë e babë bënë ndaj vajzës

    Detaje të reja dalin lidhur me vrasjen në rrethana misterioze të 24-vjeçares palestineze në Tiranë, e cila dyshohet se është vrarë nga babai i saj, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

    Miqtë e Rayyan Alwan thanë për Ballkan Web se kanë qenë prindërit e viktimës ata që thurën planin për vrasjen e vajzës së tyre.

    Gazetarja Sonila Topalli raporton se, sipas rrëfimit të miqve ka qenë nëna e Rayyan Alwan ajo që ka bindur të bijën të udhëtojë për në Liban, duke kaluar tranzit nga Shqipëria.

    “Ajo jetonte në një nga shtëpitë që i përkiste qeverisë gjermane në Berlin në Warschauer Platz 6, 10245. Nuk kishte një leje qëndrimi gjermane, por kishte një leje qëndrimi greke. Ajo ishte në konflikt me prindërit e saj dhe donte të shkonte në Liban vetëm për të parë fëmijët e saj. Ajo po planifikonte të udhëtonte në Liban në fund të këtij muaji, por papritur, nëna e saj e bindi të udhëtonte me të atin në Shqipëri dhe prej andej në Liban. Kjo për shkak se ajo nuk mund të udhëtonte drejtpërdrejt nga Gjermania me pasaportën e saj greke, pasi nuk kishte një leje qëndrimi të vlefshme greke, gjë që mund t’i kishte sjellë edhe konfiskimin e pasaportës”, thanë miqtë e 24-vjeçares Rayyan Alwan.

    Disa ditë më parë gazetarja Klodiana Lala raportoi se 24-vjeçarja mund të varrosej në Shqipëri, pasi asnjë nga të afërmit e saj nuk kanë paraqitur kërkesë para autoriteteve për të tërhequr trupin e pajetë të të resë, për ta përcjellë për në banesën e fundit.

    Burime pranë policisë thanë se përmes oficerëve të kontakt janë informuar të afërmit e vajzës, por asnjë prej tyre nuk ka paraqitur kërkesë apo interes për ta tërhequr trupin e pajetë.

    Viktima vijon të mbahet në morgun e Tiranës dhe nëse brenda afateve ligjore, nuk do të tërhiqet nga familjarë apo të afërm, ajo do të varroset në Tiranë.

    Rayyan dhe Fadi Alwan mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt dhe u vendosën në një banesë me qira në rrugën Gjon Muzaka në kryeqytet.

    Sipas hetuesve Fadi Alwan pasi vrau 24-vjecaren me disa goditje thike me datë 22 shkurt, u largua nga Shqipëria në drejtim të Greqisë e prej andej në Amsterdam.

    Ai dyshohet se është larguar drejt Libanit dhe deri më tani nuk është arrestuar.

    Trupi i pajetë i 24-vjeçares u gjet nga pronarja e banesës, 5 ditë pasi autori i dyshuar ishte larguar nga vendi.

    Fillimisht u raportua se bashkëshorti kishte vrarë gruan, po hetimet zbuluan se Rayyan Alwan ishte vrarë nga babai i saj.

    Fadi Alwan është për momentin një nga emrat e shumëkërkuar për vrasje, ndërsa policia është duke vijuar.

  • Arlind Qori shet partinë! Gazetarja zbulon skandalin: Ja kush është oligarku që i ka blerë deputetin e parë të listës

    Arlind Qori shet partinë! Gazetarja zbulon skandalin: Ja kush është oligarku që i ka blerë deputetin e parë të listës

    Përse unë nuk do të votoj Lëvizjen Bashkë.

    Situatën ku ndodhet sot Shqipëria jam e bindur që nuk e ndryshojnë dot as programet, as ideologjitë dhe as premtimet utopike që janë bërë zakon i fushatave – ku kandidatët na shfaqen si magjistarët që mbajnë shkopin magjik, e me të mund ta kthejnë vendin në një tokë të premtuar.

    Sa i takon përplasjes së ideve mbi praninë e shtetit në sferën publike dhe vendosjes së kufijve mes publikes dhe privates, prapë besoj se nuk është koha dhe as vendi (Shqipëria) që meriton këto diskutime, kur sot po rrezikojmë të rrëshkasim në një sistem autokratik. Vlerat e meritokracisë janë përmbysur, cilësia e shërbimeve publike është ulur, korrupsioni është rritur dhe është instaluar modeli ku për të larë duart ligjërisht pasuritë e vendit jepen me ligj apo vendime kolegjiale.

    Prandaj besoj se përpara se të flasim se çfarë modeli e shpëton vendin, duhet të kërkojmë zbatimin e standardeve të qeverisjes së mirë, funksionimit të organeve të pavaruara nga Kuvendi e deri te agjencitë e dorës së dytë e tretë dhe garantimin se ligjet zbatohen dhe shteti nuk kapet.

    Një nga problemet më shqetësuese të ekonomisë shqiptare është kapja e saj nga një dorë biznesmenësh të cilët në sajë të lidhjeve dhe ndihmës nga pushteti kanë arritur të marrin toka, leje, licenca, të drejta shfrytëzimi, tendera, kontrata etj. duke u vendosur në krye të piramidës së vendit. Që në këtë moment nuk mund të flasim dot as për demokraci dhe as për parime nëse tregu nëse duhet të jetë më i lirë – apo më i kontrolluar nga shteti. Sot jemi në situuatën që shteti të bën të pasur, shteti të bën të varfër – kjo varet nga dëshira e udhëheqësit.

    Lëvizja Bashkë ka patur në thelb të denoncimeve të saj sistemin oligarkik të vendit. Ndryshe nga kjo linjë e tyre, unë mendoj se në Shqipëri nuk ka oligrakë të mirëfilltë që vendosin drejtuesit, por anasjelltas- biznemenë që ofrohen të shërbejnë sa më mirë dhe të marrin shpërblimin e të qënit të pasur duke mbajtur në emër të tyre pasuri të politikanëve. Por kjo është një tjetër çështje.

    Lëvizja Bashkë më ka pëlqyer për këto denoncime dhe sidomos për faktin që në fushatën e Zgjedhjeve Vendore 2023 ishte e vetmja forcë politike që denoncoi shkeljet dhe lidhjet kriminale në të gjitha kullat që po ndërtohen në kryeqytet.

    Lëkundjet mbi vërtetësinë e denoncimeve së kësaj force politike më erdhën disa muaj më pas, kur shihja që për çështjet ku ndaje një mendim ndryshe – ktheheshe papritur në armik (asnjë ndryshim nga mendësia e partive tradicionale). Një tjetër përshtypje jo për mirë më ka lënë dhe insistimi për denoncimin e mediave që nuk shfaqin aktivitetet e kësaj partie duke i ikur tinëzisht thelbit nëse mediat janë të kapura nga interesat ekonomike, apo ishin të kapura vetëm ato që nuk transmetonin aktivitetet e saj; e deri te protesta ku në vend që të prevalonte ngjarja e rëndë e policit, u pa një sherr se kush ishte pronari i saj.

    Bindjen se unë nuk do të votoj Lëvizjen Bashkë nuk e krijova as kur lexova programin paradoksal në disa çështje, sepse siç e thashë më lart Shqipërinë nuk e bën as niveli i taksimit, e as qasja në politikat sociale- bindjen e krijova kur pashë që në listën e Tiranës ishte renditur i pari Redi Muçi, djali i një prej ortakëve të oligarkëve që Lëvizja Bashkë denoncon dhe thotë se do t’i luftojë – ndërsa në Gjirokastër është kandidate në listën e hapur motra e tij Stela Muçi.

    Sondazhet sugjerojnë se mundësitë janë që Lëvizja Bashkë do të arrijë të marrë vetëm 1 kandidat në Tiranë, ndaj çdo votë e atyre që simpatizojnë këtë forcë do të shkojnë për z.Redi Muçi i cili është i renditur në listën e mbyllur. Redi Muçi është djali i Fredi Muçit, ndërtues në kryeqytet dhe aksioner në disa firma të prodhimit të materialeve të ndërtimit dhe betonit, por dhe një nga ortakët në kompaninë “Arameras” shpk, bashkë me kompaninë Concord Investimet të vëllezërve Dulaku.

    Kjo firmë ka ndërtuar një resort në Ksamil, në zonë të mbrojtur – ndërsa toka është dhënë me qira modeste vite më parë nga qeveria shqiptare si subjekt “i simuluar”. Kompanitë Concord Investiment dhe Edil Al të ortakëve të Fredi Muçit, kanë përfituar toka me qira 1 euro, koncesione të shumta, leje ndërtimi, kontrata publike, tendera etj. dhe janë pjesë e listës të sistemit oligarkik që kjo forcë denoncon.

    Ndaj unë nuk do të votoj Lëvizjen Bashkë. Nëse në krye të fushatës së saj është eleminimi i sistemit oligarkik, dhënia e vendit të vetëm që pret të marrësh në parlament një prej fëmijëve të atyre që denoncon, të rrëzon çdo parim!

  • Vila luksoze, apartamente dhe biznese/ Ja qindra pronat e sekuestruara, në listë Kryemadhi, Malltezi dhe ‘bosët e drogës’

    Vila luksoze, apartamente dhe biznese/ Ja qindra pronat e sekuestruara, në listë Kryemadhi, Malltezi dhe ‘bosët e drogës’

    Për herë të parë në historinë e Agjencisë, të gjitha pasuritë që ndodhen nën administrimin e saj po regjistrohen

    Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka publikuar për herë të parë katalogun e pasurive të sekuestruara, me synimin për të rritur transparencën dhe efektivitetin e administrimit të këtyre pasurive.

    Për herë të parë në historinë e Agjencisë, të gjitha pasuritë që ndodhen nën administrimin e saj po regjistrohen dhe po bëhen publike përmes katalogëve zyrtarë, duke krijuar një standard të ri transparence dhe llogaridhënieje. Pronat e sekuestruara përfshijnë vila luksoze, apartamente, garazhe, toka bujqësore, biznese të ndryshme, automjete.

    Mes qindra pronave, në listë janë pasuritë e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit apo pronat e dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” për korrupsion.

  • Irani iu përgjigj negativisht, Trump: Bombardime si kurrë më parë nëse nuk pranon marrëveshje për programin bërthamor!

    Irani iu përgjigj negativisht, Trump: Bombardime si kurrë më parë nëse nuk pranon marrëveshje për programin bërthamor!

    Irani ka refuzuar zyrtarisht çdo mundësi për negociata të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara mbi programin e tij bërthamor, njoftoi te dielën presidenti i vendit, Masoud Pezeshkian, raporton CNN. Ky është reagimi i parë zyrtar nga Teherani pas letrës së Donald Trump drejtuar liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

    Sipas presidentit iranian, përgjigja e Iranit është përcjellë përmes Sulltanatit të Omanit dhe lë të hapur mundësinë e bisedimeve indirekte me Uashingtonin. Megjithatë, siç sqaroi ai, këto përpjekje nuk kanë sjellë asnjë rezultat të prekshëm që nga viti 2018, kur Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme SHBA-në nga marrëveshja për programin bërthamor të Iranit.

    Situata është përkeqësuar në mënyrë dramatike vitet e fundit, me një sërë sulmesh në det dhe në tokë duke intensifikuar tensionet rajonale. Konflikti midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës implikoi më tej Iranin, pasi Izraeli synonte figurat kryesore të të ashtuquajturit “Boshti i Rezistencës”, të cilin Teherani e mbështet. Në të njëjtën kohë, sulmet ajrore të SHBA-së kundër rebelëve shiitë Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen po ringjallin skenarët e veprimeve ushtarake kundër programit bërthamor iranian.

    Reagimi i Trump

    Donald Trump ka kërcënuar Iranin me “bombardime” dhe dyfishim tarifash doganore nëse nuk arrihet një marrëveshje me SHBA-në për programin bërthamor iranian.

    “Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do të ketë bombardime si kurrë më parë,” tha presidenti i Shteteve të Bashkuara në një intervistë për NBC News.Megjithatë, ai shtoi se zyrtarët amerikanë dhe iranianë janë duke zhvilluar bisedime.

  • Investigimi i mediave greke: Si u vra shqiptari Alfons Ndoci dhe lidhjet me biznesmenin në Mykonos!

    Investigimi i mediave greke: Si u vra shqiptari Alfons Ndoci dhe lidhjet me biznesmenin në Mykonos!

    Një investigim i gazetarit grek Vangelis Triantis në median “Datajournalist” ka hedhur dritë mbi mafien e ndërtimeve në ishull grek Mykonos dhe lidhjen me vrasjen në burgun e Koridhalos të shqiptarit 35-vjeçar Alfons Ndoci më 26 qershor 2024.

    Një dokument i nxehtë audio në lidhje me të ashtuquajturën mafia e ndërtimit në Mykonos ka 1 vit e gjysmë që ka mbetur i paprekur nga Policia Helene . Sipas informacioneve të “Datajournalists”, bëhet fjalë për një bisedë pesë-orëshe mes Alfons Ndocit, i vrarë në burgun e Koridhallos, dhe një kryekontraktori nga Mykonos, të cilin ai e kishte denoncuar si nxitës të një kontrate vdekjeje ndaj një agjenti të njohur të pasurive të paluajtshme nga Mykonosi, të cilën e kishte marrë vetë Ndoci.

    Biseda në fjalë është regjistruar fshehurazi nga Ndoci, në të cilën sipas të njëjtave burime referohen persona dhe veprime të lidhura me mafian e ndërtimit në Mykonos. Ndoci e kishte dorëzuar audion në Policinë Helene në qershor 2023, pas një arrestimi aventuresk në qendër të Athinës. Më pas i është përcjellë Drejtorisë së Hetimeve Kriminale të Policisë Helenike për përpunimin dhe transkriptimin e bisedave. Megjithatë, deri më sot nuk dihet fati i saj, pavarësisht se dyshohet se përmban informacione të vlefshme në lidhje me aktivitetet e grupeve kriminale në Mykonos. Por le të fillojmë nga e para.

    Vrasja në burgun e Koridhalos

    Në fund të qershorit 2024, Alfons Ndocici, me origjinë shqiptare, u vra brenda burgut të Korydallos. Ky është një person i njohur për autoritetet me një të kaluar të rëndë kriminale. Më 12 mars 2015, Ndoci kishte vrarë me gjakftohtësi një 53-vjeçar pronar të një dyqani në Elefsinë, ndërsa kishte grabitur edhe gruan e viktimës.

    Më 6 tetor 2015, gjatë një grabitjeje në një shtëpi në Aspropirgos, një 75-vjeçare u godit në kokë, e cila ndërroi jetë pak ditë më vonë. Më 30 mars 2016 u zbërthye banda ku ai bënte pjesë, e cila përveç dy vrasjeve kishte kryer të paktën pesë grabitje shtëpish. Më 9 maj 2018, 35-vjeçari arriti të arratisej gjatë transferimit të tij në Kretë së bashku me tre të burgosur të tjerë. Një prej tyre ishte njeriu që e vrau në burgun e Koridhalos.

    Nga hetimet e policisë rezulton se sherri në Koridhalos ka nisur për një arsye të parëndësishme, mes të vrarës dhe një të burgosuri tjetër. Gjithçka filloi kur oficerët e burgut i thirrën të burgosurit në qelitë e tyre. Mirëpo, disa prej tyre kanë reaguar për shkak të vapës së fortë. Më pas ka shpërthyer një sherr dhe ka pasur një përleshje. Siç tregohet në një video-dokumentar që ishte bërë publik, dy të burgosur iu afruan 35-vjeçarit Ndoci dhe filluan ta rrahin. Më pas njëri prej tyre nisi ta godiste me thikë, me ç’rast Ndoci humbi jetën. Vrasja e 35-vjeçarit ndodhi vetëm një javë para vrasjes gjakftohtë të inxhinierit topograf 54-vjeçar Panagiotis Stathis në Psychiko.

    Një person që vitet e fundit është aktivizuar profesionalisht në Mykonos. Vrasja e topografit solli edhe një herë në sipërfaqe çështjen e nxehtë të mafies së ndërtimit në Mykonos, e cila vazhdon të veprojë e pakontrolluar. Tashmë është arrestuar autori i dyshuar i kësaj vrasjeje, por jo porositësi, pra personi që ka dhënë urdhër për vrasjen.

    Ndoci dhe kontraktori i madh i Mykonos

    Vitet e fundit para vrasjes së tij, Ndoci jetonte në Mykonos, ku kryente punë ndërtimore. Në fakt, ai ishte i lidhur ngushtë me një kontraktor të madh të njohur në Mykonos, i cili në të kaluarën ishte përfshirë edhe në një rast vrasjeje, për të cilën më pas u shpall i pafajshëm, ndërsa kufoma nuk u gjet kurrë.

    Për një arsye të panjohur, në një moment dy burrat kanë pasur një konflikt. Në nëntor 2022, Ndoci u përfshi në një rast grabitjeje dhe sulmi ndaj kontraktorit kryesor, së bashku me dy bashkatdhetarë të tjerë. Autorët hynë në zyrën e kontraktorit dhe filluan ta rrahin. Mirëpo, njëri prej tyre harroi armën që kishte me vete në tavolinën e kontraktorit. Ky i fundit, sapo gjeti rastin, rrëmbeu armën dhe filloi t’i kërcënonte. Autorët janë larguar, por kanë arritur të zhvasin 30 mijë euro. Kontraktori i madh ngriti një padi për sulm. Në qershor 2023, autorët u arrestuan në qendër të Athinës pas një ndjekjeje aventureske. Mes tyre ishte edhe Alfons Ndoci.

    Audioja që injorohet edhe sot

    Pas arrestimit, Ndoci është transferuar në Departamentin e Armëve të Policisë Helenike. Aty, sipas informacioneve të “Datajournalists”, ai ka njoftuar policinë se posedonte një dokument audio. Ky ishte, siç pretendonte pala Ndoci, një audio incizim në të cilin dyshohet se regjistronte në celular kontraktorin, gjatë një bisede pesë orëshe mes tyre. Audioja dyshohet se përmbante, sipas të njëjtave burime, referenca për persona të veçantë dhe veprime të lidhura me mafian e ndërtimit në Mykonos.

    Audioja i është përcjellë Drejtorisë së Hetimeve Kriminale të Policisë Helene (EL.AS) për përpunim dhe transkriptim të bisedave. Megjithatë, deri më sot fati i tij nuk dihet. Sipas informacioneve të Gazetarëve të të Dhënave, audio nuk i është përcjellë Departamentit të Krimeve Kundër Jetës, i cili kishte marrë përsipër hetimet si për vrasjen e Ndocit ashtu edhe për inxhinierin topograf 54-vjeçar. Nuk dihet pse. Edhe pse ka të ngjarë të ketë të dhëna të vlefshme në hetimet e autoriteteve policore për goditjen e të ashtuquajturës mafia e ndërtimit në Mykonos.

    Ekzistenca e audios është përmendur nga vetë Ndoci gjatë gjyqit në Syros në mars 2024, ku akuzohej për sulmin dhe grabitjen ndaj kontraktorit të Mykonos. Ishte një gjyq që i ngjante një fortese nga frika e incidenteve mes dy palëve. Procedurat u monitoruan personalisht nga kreu i Prokurorisë së Apelit të Rajonit Egje. Tsorbatzoglou. Prokurori i Apelit me përvojë kishte urdhëruar praninë e forcave të forta policore me asistencën edhe të efektivëve të forcave speciale EKAM nga Athina.

    Kontrata ndaj një ndërmjetësi dhe denoncimi ndaj Ndocit

    I vrari Ndoci kishte denoncuar edhe diçka tjetër pranë autoriteteve. Ekzistenca e një kontrate vdekjeje ndaj një agjenti të njohur imobiliar në Mykonos, me urdhër të kontraktorit të cilin ai e kishte regjistruar fshehurazi. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2020. Agjenti imobiliar është sulmuar jashtë shtëpisë së tij. Një burrë i kishte ngritur një barrikadë, duke mbajtur një shufër hekuri. Kur u shfaq ndërmjetësi, ai filloi ta godiste në krahë dhe këmbë, duke i shkaktuar fraktura të rënda. Ndërmjetësi foli publikisht për atë që kishte ndodhur. Ai vuri në dukje “arbitraritetin e ishullit”, siç i quajti ai, si nxitësit moralë të sulmit vrasës kundër tij.

    Sipas raportimeve, ka pasur mbi 100 raste abuzimi në vila, hotele dhe dyqane në të cilat dyshohet se janë përfshirë emra të rëndësishëm në ishull. Ndërmjetësi kishte bërë ankesa me shkrim si në organet kompetente ashtu edhe në rrjetet sociale.

    Autori i atentatit vrasës ishte Alfons Ndoci, siç ka pranuar para autoriteteve dy vite më vonë. Sipas asaj që ai kishte dëshmuar, sulmi është kryer me urdhër të dhënë nga kontraktori i Mykonos me të cilin ai bashkëpunonte në atë kohë. Ndaj Ndocit u ngrit një procedim penal për tentativë vrasje ndaj ndërmjetësit, ndërsa zhvilluesi i Mykonos u procedua penalisht për nxitje të vrasjes së mbetur në tentativë.

    Dy burrat ishin planifikuar të dilnin në gjyq në Naxos më 14 qershor 2024, megjithatë, pas një kërkese nga pala Ndoci, çështja u shty. Ky gjyq i veçantë tani ka filluar. Në fakt, në një seancë dëgjimore të fundit, pala e ndërmjetësit thuhet se argumentoi për ekzistencën e një regjistrimi të dytë audio në të cilin ishte regjistruar një kontraktor. Këtë herë nga ndërmjetësi.

    “Të fikur” celularët e të përfshirëve në vrasjen e Ndocit

    Në lidhje me vrasjen e Ndocit, tashmë janë ngritur procedime ndaj dy personave, njëri për vrasje dhe tjetri për bashkëpunim të thjeshtë. Njëri prej tyre ishte një bashkëkombës i Ndocit, me të cilin ishin arratisur së bashku më 9 maj 2018, gjatë transferimit të tyre në Kretë, pak përpara portit të Pireut.

    Autori i vrasjes Ndoci ishte i përfshirë në një kontratë vdekjeje ndaj një greku në Kalamatë në vitin 2011. Në momentin e vrasjes viktima ishte me fëmijën e tij 2 vjeç, të cilin autori e vrau edhe duke i prerë në fyt me thikë. Gjatë hetimeve për vrasjen e Ndocit nga organet e hetuesisë, u bë një kërkesë për hapjen e celularëve të autorëve për të parë se me kë kishin folur para dhe pas vrasjes.

    Qëllimi ishte të shihej nëse vrasja e Ndocit ishte një ngjarje e rastësishme apo ishte një vrasje e urdhëruar nga një person ndoshta i lidhur me mafian e Mykonos. Megjithatë, kërkesa nuk u pranua. Telefonat nuk u ndezën kurrë.