Category: Lajme

  • Diell dhe shi, çadrat gjithmonë me vete! Parashikimi i motit për ditën e sotme

    Diell dhe shi, çadrat gjithmonë me vete! Parashikimi i motit për ditën e sotme

    Sot, moti do të ngrohet gradualisht si pasojë e masave ajrore që vijnë nga veriperëndimi, ku kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë dominante gjatë paradites.

    Pasdite, vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin, ku në zonat veriore dhe pjesërisht në atë qendrore priten reshje të pakta shiu.

    Në zonat jugore do të ketë rrebeshe shiu, ndërsa në zonat e thella malore mbi 1000 metra lartësi, mund të bien reshje të pakta dëbore.

    Temperaturat do të rriten, duke arritur nga 2°C në zonat juglindore deri në 20°C në qytetet e zonës së ulët. Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga veriperëndimi.

    Kjo do të shkaktojë dallgëzim 2 ballë në brigjet detare.

  • Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit: Bota të ndjekë shembullin e Shqipërisë për tolerancën ndërfetare

    Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit: Bota të ndjekë shembullin e Shqipërisë për tolerancën ndërfetare

    Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit, Muhamed Bin Abdulkerim El-Isa mori pjesë në faljen e namazit në sheshin Skënderbej në Tiranë.

    Ai në një deklaratë për mediat vlerësoi vlerat e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri, duke theksuar se ky shembull duhet që ndiqet nga e gjitha bota.

    Sot e dimë shumë mirë se kemi konflikte në të katër anët e botës, që herë pas here burojnë nga divergjenca apo mendime të ndryshme, qasjeve të ndryshme që mund të jenë fetare, kulturore, politike dhe të tjera. Ndaj bota ka nevojë që të ndjekë shembullin e mrekullueshëm që jep shoqëria shqiptare nëpërmjet vlerave të saj, bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare. Vlerat që përmendëm, vlerat e bashkëjetesës, neve në mbarë botën, si bashkëbesimtarë të vëllezërve dhe motrave shqiptarë, na bëjnë të lumtur, të gëzuar dhe mundohemi që t’i promovojmë ato. Mundohemi t’i reklamojmë ato kudo jemi. Prandaj kam edhe një thirrje së fundmi, që këto vlera të mrekullueshme që ju keni dhe manifestoni me shoqërinë tuaj, të bëjmë të pamundurën që të përhapen edhe te brezat dhe brezi i ri, në mënyrë që edhe ai të ecë në hapat e brezave të mëparshëm.

    Ta dini që gjithashtu udhëheqja që keni, përsa i përket vlerave dhe shumllojshmërisë, bashkëjetesës fetare, është udhëheqje pothuajse e përkryer, e mrekullueshme, që ofron maksimumin e shërbimit të saj, që këto vlera të transmetohen, promovohen dhe konservohen te brezat e rinj.”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit.

  • Ndryshimi i orës/ Akrepat shkojnë 60 minuta para, ja çfarë do të thotë

    Ndryshimi i orës/ Akrepat shkojnë 60 minuta para, ja çfarë do të thotë

    Sot, në orët e para të së dielës (30 mars), ora u zhvendos një orë përpara, duke kaluar nga 02:00 në 03:00. Ky ndryshim shënon kalimin në kohën verore, e cila do të zgjasë deri në të dielën e fundit të tetorit, kur ora do të rikthehet një orë pas.

    Ndryshimi i orës ka si synim shfrytëzimin maksimal të dritës së diellit dhe kursimin e energjisë elektrike. Megjithatë, kjo do të thotë se sot njerëzit humbën një orë gjumë

    Ideja për ndërrimin e orës lindi në vitin 1907, kur anglezi William Willett propozoi sistemin e “kohës verore” për të shfrytëzuar më mirë dritën e mëngjesit. Plani i tij u implementua për herë të parë nga Gjermania më 30 prill 1916, dhe më pas u ndoq nga Britania.

    Që nga viti 1981, ndryshimi i orës është standardizuar në të gjithë Evropën, duke u realizuar në të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit.

    Pas ekuinoksit pranveror, dita fillon të zgjatet, duke arritur kulmin më 22 qershor, me 15 orë dritë dielli dhe 9 orë natë. Ky ndryshim ndikon në ritmin e përditshëm të njerëzve, por gjithashtu ndihmon në kursimin e energjisë.

  • “The Telegraph”: Shqipëria, destinacioni i pushimeve me rritjen më të shpejtë në Evropë

    “The Telegraph”: Shqipëria, destinacioni i pushimeve me rritjen më të shpejtë në Evropë

    Maldivet e Evropës, plazhe si të Tajlandës – kisha lexuar shumë fraza të tilla për Ksamilin, një fshat i vogël bregdetar në jug të Shqipërisë – përpara se ta vizitoja, shkruan Rebecca Astil në të përditshmen britanike “The Telegraph”.
    Sapo kisha mbërritur me traget nga Korfuzi – ku fshatrat e pacënuara janë një atraksion. Kisha dëgjuar shumë vlerësime për Ksamilin.

    Shqipëria, jo shumë kohë më parë e konsideruar si kufiri i fundit i pushimeve mesdhetare, po përjeton një rritje të popullaritetit në mesin e turistëve britanikë.

    Hotelet po hapen me shpejtësi dhe ndikuesit e medieve sociale po bëjnë çmos për t’i mbushur ato.

    Në vitin 2015, më shumë se tre milionë turistë të huaj vizituan brigjet e saj me diell.

    Kjo shifër u rrit në mënyrë të qëndrueshme në më shumë se katër milionë në 2017, dhe në mbi gjashtë milionë në vitin 2019.

    Sidoqoftë, që nga pandemia, numri i turistëve të huaj që vizituan vendin mesdhetar ka kapur majat.

    Rreth 10 milionë turistë vizituan vendin ballkanik në vitin 2023 – duke shënuar një rritje prej 56% krahasuar me shifrat e para Covid-it – duke e bërë Shqipërinë destinacionin e pushimeve me rritjen më të shpejtë në Evropë.

    Dhe ky është vetëm fillimi. Vitin e kaluar qeveria shqiptare prezantoi “Strategjinë e re Kombëtare të Turizmit”, e cila parashikon të mirëpresë deri në 30 milionë turistë të huaj deri në vitin 2030 – më shumë se Portugalia apo Kroacia.

    Për të arritur këtë objektiv, zhvillimet e reja vazhdojnë me ritëm – ndërsa Jared Kushner dhe bashkëshortja e tij, Ivanka Trump së fundmi kanë marrë dritën jeshile për ndërtimin e një hoteli luksoz me vlerë 1,4 miliardë dollarësh në ishullin e Sazanit.

    Ekonomikisht, ky është një lajm i madh për atë që është ende një nga vendet më të varfra të Evropës. Por cili do të jetë ndikimi ekologjik? A është Shqipëria në rrugën e duhur për të mos u prekur nga të njëjtat probleme të turizmit masiv që shihen, për shembull, në Spanjë? Dhe si do të ndikojnë ndryshimet e shpejta në përvojën e përgjithshme për turistët?

    Ksamili, një fshat autentik jugor, rrethohej nga baret e bukura të plazhit dhe hotelet përgjatë bregdetit.

    Përpara se Ksamili të shndërrohej në një destinacion kryesor pushimesh, ai ishte një fshat i vogël peshkimi.

    Uesli Didani, përfaqësues i lajmeve “Saranda Web” shpjegoi rritjen e popullaritetit të vendit si destinacion turistik.

    “Përmirësimet në infrastrukturën ajrore dhe rrugore, së bashku me rritjen e fluturimeve direkte dhe me raportin konkurrues cilësi-çmim të Shqipërisë e kanë bërë vendin më të aksesueshëm se kurrë”, tha Didani.

    “Vizitorët mund t’i përjetojnë të gjitha këto pa turma njerëzish apo çmime të larta që i gjen në destinacionet tradicionale të Mesdheut”, shtoi ai.

    Këto përmirësime në infrastrukturë ishin sigurisht të dukshme.

    Fluturova për në Korfuz, ku qëndrova disa ditë, më pas mora një traget nga qyteti i Korfuzit për në Sarandë, vetëm në bregdet nga Ksamili (nga 19 euro me “Ionian Seaways”).

    Gjatë rrugës për në shtëpi, rezervova një autobus nga Saranda në kryeqytet, Tiranë (15 euro me “Gjirafa Travel”), ku kalova edhe dy ditë të tjera, më pas fluturova direkt në London Stansted me Ryanair për 78 euro.

    Ajo që Didani thotë se dikur ishte një “vend i izoluar” sigurisht që tani nuk është më i tillë.

    Pavarësisht të kaluarës së saj të errët komuniste, situata aktuale e Shqipërisë është një hap në drejtimin e duhur – megjithatë ndikimi mjedisor i rritjes së numrit të turistëve është fatkeqësisht më pak pozitiv.

    Sipas Indeksit të Zhvillimit të Udhëtimit dhe Turizmit, Shqipëria ekziston shqetësimi se zhvillimi i turizmit masiv mund të ndikojë në keqmenaxhimin e burimeve natyrore.

    Përgjigja? “Për të mbrojtur mjedisin, Shqipëria duhet të zbatojë politika të qarta për menaxhimin e mbetjeve, të promovojë energjinë e pastër dhe të mbështesë projekte që respektojnë natyrën”, tha Didani.

    “Turizmi masiv rrezikon të rrisë çmimet në zonat bregdetare, duke i bërë qiratë dhe shërbimet të papërballueshme”, paralajmëroi Didani.

    Por përfitimet nuk mund të mohohen. “Turizmi është një nga mënyrat më të mira për të nxitur ekonominë lokale”, tha Elton Caushi, pronar i operatorit turistik “Albanian Trip”.

    “Sigurisht që ka krijuar vende pune. Në vitin 2023, udhëtimet dhe turizmi kontribuan me 25% të PBB-së së Shqipërisë dhe numri i vendeve të punës në këtë sektor është rritur me 10% që nga viti 2019”, sipas Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit.

    Çmimet gjithashtu mbeten të arsyeshme. Në “Mussel House” – një restorant i bukur dhe i izoluar pikërisht në ujërat e liqenit të Butrintit, midis Sarandës dhe Ksamilit – një pjatë madhështore me midhje dhe një biftek i shijshëm kushtonte vetëm 24 euro; vakti ekuivalent në Britani të Madhe do të kishte kushtuar dy herë më shumë.

    Duket se ka ende një atmosferë risie për pushuesit, por, pas protestave evropiane kundër turizmit masiv verën e kaluar, mund të shpresohet vetëm që Shqipëria të marrë një kontroll mbi kete rritje.

    Duket se ka ende një atmosferë risie për pushuesit, por, pas protestave evropiane kundër turizmit masiv verën e kaluar, mund të shpresohet që Shqipëria të marrë një kontroll për këtë rritje.

    Kryeministri Edi Rama, forca shtytëse e strategjisë së turizmit të vendit, duhet të sigurojë që gjithçka të bëhet në mënyrë të qëndrueshme.

    “Turizmi i qëndrueshëm ka të bëjë me krijimin e një situate të favorshme për të gjithë – turistët, vendasit dhe mjedisin”, tha Caushi.

    “Po sigurohet që ndërsa turizmi rritet, të mos dëmtojtë ato gjëra që e bëjnë Shqipërinë kaq të veçantë”, shtoi ai.

  • Falja e Fitër Bajramit, mesazhi i fortë i myftiut të Elbasanit për zgjedhjet: Vota është amanet! Zgjedhjet të jenë pastra nga çdo ndotje!

    Falja e Fitër Bajramit, mesazhi i fortë i myftiut të Elbasanit për zgjedhjet: Vota është amanet! Zgjedhjet të jenë pastra nga çdo ndotje!

    Mijëra besimtarë muslimanë në Elbasan kryen sot ritin e faljes së Fitër Bajramit, në përmbyllje të muajit të Madhërishëm të Ramazanit.

    Besimtarët u mblodhën në sheshin kryesor ‘Gensher’ të këtij qyteti, ndërkohë që kremtimi i këtij momenti të rëndësishëm fetar musliman është kryer në të gjitha xhamitë në qytete e fshatra.

    Ndër të tjera myftiu i Elbasanit Agim Duka u shpreh se ‘së shpejti ne si shoqëri do të përballemi me procesin zgjedhor dhe ndaj kërkohet ndërgjegje dhe emancipim. Vota është një amanet dhe zgjedhjet janë në festë demokratike shprehje e vullnetit të popullit dhe duhet të jenë të pastërta nga çdo ndotje. Të orientohemi nga virtyti dhe përgjegjësia , të mos e shesim vullnëtin tonë, të mos e blejmë ndërgjegjen e tjetrit. Të mos lejojmë që lista dhe përfaqësimi të matrapazohen por në shërbim të së mirës së përbashkët’.

    Ligjërata Publike e Bajramit të Fitrit

    Falënderimi i qoftë Allahut, që na dha mundësinë të përjetojmë muajin e bekuar të Ramazanit dhe të arrijmë në ditën e sotme, në këtë festë të madhe, Bajramin e Fitrit. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij, si dhe mbi gjithë ata që ndjekin rrugën e së vërtetës deri në Ditën e Gjykimit. Vëllezër dhe motra besimtarë, Muaji i Ramazanit ishte një shkollë edukimi shpirtëror dhe moral. Ai na mësoi përmbajtje, durim, solidaritet dhe ndjeshmëri. Agjëruam për hir të Allahut, u larguam nga e kota dhe i forcuam lidhjet me të mirën. Allahu në Librin e Tij të Shenjtë thotë: “O ju që keni besuar! Agjërimi u është bërë obligim ashtu siç ishte bërë obligim për ata para jush, që të bëheni të devotshëm.” (El-Bekare: 183) Pra qëllimi i agjërimit nuk është vetëm largimi nga ushqimi, por ngritja jonë në shkallë devotshmërie, në raportin tonë me Zotin, me veten dhe me të tjerët. Në këtë ditë feste, le të reflektojmë se çfarë kemi fituar nga Ramazani dhe si mund t’i mbajmë gjallë këto vlera në jetën tonë të përditshme. Një tjetër vlerë që duhet ta kujtojmë sot është përgjegjësia qytetare. Ne si shoqëri do të përballemi me procesin e zgjedhjeve, e kjo është një mundësi dhe provë për të treguar emancipim dhe ndërgjegje. Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: “Vërtet, Allahu ju urdhëron t’u jepni amanetet atyre që janë të denjë për to dhe, kur gjykoni mes njerëzve, të gjykoni me drejtësi.” (En-Nisa: 58) Vota është amanet. Zgjedhjet janë një festë demokratike, një shprehje e vullnetit të popullit dhe duhet të jenë të pastra nga çdo ndotje. Le të orientohemi nga virtyti dhe përgjegjësia, të mos e shesim vullnetin tonë, të mos e blejmë ndërgjegjen e tjetrit. Të mos lejojmë që lista dhe përfaqësimi të matrapazohen, por të jenë në shërbim të së mirës së përbashkët. Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Secili prej jush është përgjegjës dhe do të japë llogari për përgjegjësinë e tij.” (Buhariu dhe Muslimi) Vëllezër e motra, Pas Bajramit, jeta vazhdon dhe sprovat nuk pushojnë. Por Allahu na përgëzon se kush qëndron i drejtë dhe i palëkundur në rrugën e Tij, ka shpërblim të madh: “Ata që thonë: ‘Zoti ynë është Allahu!’ e pastaj qëndrojnë të palëkundur, atyre u zbresin engjëjt (duke u thënë): ‘Mos kini frikë dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzohuni me Xhenetin që ju është premtuar.’” (Fussilet: 30) Le të jemi ndër ata që e vazhdojnë rrugën e mirë, që mbjellin mirësi, që kontribuojnë me ndershmëri dhe që udhëhiqen nga ndërgjegjja e pastër. Lusim Allahun të na pranojë agjërimin dhe adhurimet tona. Të na udhëzojë drejt së mirës dhe të na japë udhëheqës të devotshëm dhe të drejtë. Gëzuar Bajramin! Allahu e bekoftë popullin tonë dhe i forcoftë themelet e paqes, drejtësisë dhe mëshirës mes nesh.

  • Katër vite pa të atin, vajza e Bashkim Finos rikujton ish-kryeministrin: Me ty çdo fitore ishte e sigurt!

    Katër vite pa të atin, vajza e Bashkim Finos rikujton ish-kryeministrin: Me ty çdo fitore ishte e sigurt!

    Vajza e Bashkim Finos, Megi Fino, përmes një postimi në rrjete sociale ka kujtuar të atin i cili u nda nga jeta katër vite më parë.

    Krahas fotos së të atit, Megi Fino ka shprehur mungesën e pranisë së tij në familje, ndërsa shton se e ka të atin ende forcë të madhe.

    “Katër vite pa ty, por çdo ditë e ndjejmë praninë tënde. Si gjithmonë, je mbështetja dhe forca ime më e madhe. Na mungon pafund”, ka shkruar ajo krahas fotos.

    Vajza e ish-kryeministrit ka publikuar edhe një shprehje të Ben Blushit për Bashkim Finon.

    “Me Bashkimin çdo fitore ishte e sigurt dhe çdo humbje ishte një fitore, qoftë ajo një domino, një ndeshje apo një palë zgjedhje kombëtare.”

  • Shpërthen limuzina e Putinit në Moskë, dyshime për atentat ndaj presidentit rus

    Shpërthen limuzina e Putinit në Moskë, dyshime për atentat ndaj presidentit rus

    Një limuzinë që i përket ‘flotës’ së Vladimir Putinit ka shpërthyer në flakë pranë selisë së Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB) në Moskë.

    Sipas mediave të huaja, nuk dihet ende se kush ishte duke hipur në limuzinën luksoze të Vladimir Putinit, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e shpërthimit. Raportet tregojnë se shpërthimi i limuzinës mund të jetë gjithashtu një atentat.Ngjarja ka ndodhur pranë selisë së shërbimit sekret FSB në lagjen Lubyanka dhe makina është një Aurus Senat, me vlerë rreth 329,000 euro.

    Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se kush ndodhej brenda automjetit në momentin e shpërthimit apo shkakun e zjarrit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

  • Mbyllet muaji i madhërishëm i Ramazanit. Mijëra besimtarë anembanë vendit falin Fitër Bajramin!

    Mbyllet muaji i madhërishëm i Ramazanit. Mijëra besimtarë anembanë vendit falin Fitër Bajramin!

    Tiranë, 30 mars 2025- Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, pas mbylljes së muajit të madhërishëm të Ramazanit, një muaj agjërimi dhe sakrifice. Mëngjesin e sotëm mijëra besimtarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të kryer ritet dhe faljen e madhe të namazit.

    Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu tha gjatë fjalës së tij se sot kjo ditë i gjen të gjithë me zemra të mbushura plotë, duke theksuar se “sakrifica jonë është pranuar”.

    “Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, njeriu matet me atë që ka. Bajrami na kujton unitetitn, mëshirën dhe drejtësinë, ne jemi një komb. Kjo ditë është një urë mes asaj që kemi mësuar në Ramazan dhe atë që do të bëjmë pas tij. Lusim Zotin që ta ketë pranuar agjërimin, të na japë forcë për të përballuar sfidat e jetës”, tha Bujar Spahiu.

    Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • VIDEO/ Pamjet e frikshme, momenti kur avioni rrëzohet mbi një shtëpi, banesa shpërthen në flakë

    VIDEO/ Pamjet e frikshme, momenti kur avioni rrëzohet mbi një shtëpi, banesa shpërthen në flakë

    Një avion është përplasur në një shtëpi në Minesota, duke bërqë që banesa të përfshihet në flakë. Për pasojë, të gjithë anëtarët e bordit në avion humbën jetën, por nuk dihet numri sa. Avioni u rrëzua në Brooklyn Park, afër Minneapolis, rreth orës 12:20 pasdite të së shtunës.

    Momenti i rrëzimit të avionit është filmuar dhe më pas është publikuar në rrjetet sociale.

    Banorët rreth zonës u evakuan, ndërsa sic shihet nga flakët banesa u dogj brenda disa minutash. Për fat të mirë në momentin e rrëzimit të avionit nuk kishte asnjë person brenda.

    Avioni i vogël ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Des Moines në Iowa dhe ishte nisur për në Aeroportin Anoke County-Blaine në Minneapolis, sipas Administratës Federale të Aviacionit.

  • Mos harroni sot çadrën sot, ku priten reshje shiu! Çfarë ndodh me temperaturat?

    Mos harroni sot çadrën sot, ku priten reshje shiu! Çfarë ndodh me temperaturat?

    Edhe e diela e fundit e muajit mars do të jetë me mot të paqëndrueshëm, ku herë pas here nuk do të mungojnë reshjet e shiut

    Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/s .

    Valëzimi në det do të arrijë deri në 1-2 ballë.