Category: Lajme

  • Shpërthen limuzina e Putinit në Moskë, dyshime për atentat ndaj presidentit rus

    Shpërthen limuzina e Putinit në Moskë, dyshime për atentat ndaj presidentit rus

    Një limuzinë që i përket ‘flotës’ së Vladimir Putinit ka shpërthyer në flakë pranë selisë së Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB) në Moskë.

    Sipas mediave të huaja, nuk dihet ende se kush ishte duke hipur në limuzinën luksoze të Vladimir Putinit, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e shpërthimit. Raportet tregojnë se shpërthimi i limuzinës mund të jetë gjithashtu një atentat.Ngjarja ka ndodhur pranë selisë së shërbimit sekret FSB në lagjen Lubyanka dhe makina është një Aurus Senat, me vlerë rreth 329,000 euro.

    Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se kush ndodhej brenda automjetit në momentin e shpërthimit apo shkakun e zjarrit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

    https://twitter.com/i/status/1906066537368445191

  • Mbyllet muaji i madhërishëm i Ramazanit. Mijëra besimtarë anembanë vendit falin Fitër Bajramin!

    Mbyllet muaji i madhërishëm i Ramazanit. Mijëra besimtarë anembanë vendit falin Fitër Bajramin!

    Tiranë, 30 mars 2025- Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, pas mbylljes së muajit të madhërishëm të Ramazanit, një muaj agjërimi dhe sakrifice. Mëngjesin e sotëm mijëra besimtarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të kryer ritet dhe faljen e madhe të namazit.

    Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu tha gjatë fjalës së tij se sot kjo ditë i gjen të gjithë me zemra të mbushura plotë, duke theksuar se “sakrifica jonë është pranuar”.

    “Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, njeriu matet me atë që ka. Bajrami na kujton unitetitn, mëshirën dhe drejtësinë, ne jemi një komb. Kjo ditë është një urë mes asaj që kemi mësuar në Ramazan dhe atë që do të bëjmë pas tij. Lusim Zotin që ta ketë pranuar agjërimin, të na japë forcë për të përballuar sfidat e jetës”, tha Bujar Spahiu.

    Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • VIDEO/ Pamjet e frikshme, momenti kur avioni rrëzohet mbi një shtëpi, banesa shpërthen në flakë

    VIDEO/ Pamjet e frikshme, momenti kur avioni rrëzohet mbi një shtëpi, banesa shpërthen në flakë

    Një avion është përplasur në një shtëpi në Minesota, duke bërqë që banesa të përfshihet në flakë. Për pasojë, të gjithë anëtarët e bordit në avion humbën jetën, por nuk dihet numri sa. Avioni u rrëzua në Brooklyn Park, afër Minneapolis, rreth orës 12:20 pasdite të së shtunës.

    Momenti i rrëzimit të avionit është filmuar dhe më pas është publikuar në rrjetet sociale.

    Banorët rreth zonës u evakuan, ndërsa sic shihet nga flakët banesa u dogj brenda disa minutash. Për fat të mirë në momentin e rrëzimit të avionit nuk kishte asnjë person brenda.

    Avioni i vogël ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Des Moines në Iowa dhe ishte nisur për në Aeroportin Anoke County-Blaine në Minneapolis, sipas Administratës Federale të Aviacionit.

  • Mos harroni sot çadrën sot, ku priten reshje shiu! Çfarë ndodh me temperaturat?

    Mos harroni sot çadrën sot, ku priten reshje shiu! Çfarë ndodh me temperaturat?

    Edhe e diela e fundit e muajit mars do të jetë me mot të paqëndrueshëm, ku herë pas here nuk do të mungojnë reshjet e shiut

    Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/s .

    Valëzimi në det do të arrijë deri në 1-2 ballë.

  • Sot Fitër Bajrami, besimtarët myslimanë mbyllin muajin e shenjtë të Ramazanit

    Sot Fitër Bajrami, besimtarët myslimanë mbyllin muajin e shenjtë të Ramazanit

    Një thirrje për paqe e shpëtim që fton njerëzit të lenë pas mëritë e të lehtësojnë zemrën nga pesha e së keqes.

    Pas lindjes së diellit, besimtarët myslimanë kurorëzuan një muaj agjërimi dhe adhurimesh me namazin e Fiter Bajramit.

    Ceremonia nisi në orën 06:45 me leximin e Kuranit dhe ligjëratën dhe më pas vijoi me faljen e madhe në shesh.

    Kjo praktikë fetare, edhe këtë vit u krye në sheshin Skënderbej, nga ku u drejtuan lutje për falje dhe mëshirë e begati.

    Festa e Bajramit mbledh bashkë të njohur e të panjohur, të dashurit e zemrës, familjarë dhe miq, për të ndarë së bashku gëzimin e kësaj dite.

    Kreu i Komunitetit Mysliman, në fjalën e tij uroi të gjithë besimtarët anëmbanë dhe gjithashtu që “Zoti t’u kishte pranuar agjërimin dhe t’i ndihmonte në përballimin e sfidave të jetës”.

    “Kjo ditë sot na gjen me zemra të mbushura dhe sakrifica jonë është pranuar. Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden dhe njeriu matet me atë që ka. Kjo ditë është një urë mes asaj që kemi mësuar në Ramazan dhe atë që do të bëjmë pas tij. Bajrami na kujton unitetin, mëshirën dhe drejtësinë, ne jemi një komb”, tha kreu i KMSH në fjalën e tij me rastin e kësaj feste, para mijëra besimtarëve.

  • Zbulohen disa magazina dhe shtëpi bari, arrestohen 10 shqiptarë në Spanjë

    Zbulohen disa magazina dhe shtëpi bari, arrestohen 10 shqiptarë në Spanjë

    10 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle pas zbulimit të disa magazinave dhe shtëpive ku ishte kultivuar kanabis.

    Hetimet mësohet se kanë nisur një vit më parë kur policia katalanase zbuloi aktivitet të dyshimtë në një magazinë industriale në Cervera, në rajonin e Segarrës. Indikacionet fillestare tregonin për një kultivim të marijuanës në shkallë të gjerë.

    Menjëherë më pas u zbulua një plantacion i dytë, ky i vendosur në një magazinë të ngjashme në komunën Manlleu, në Osona. Në të dyja rastet, instalimet elektrike janë manipuluar për të mashtruar furnizimin me energji elektrike, shembull klasik i këtij lloj krimi.

    Në Cervera u bë bastisja e parë në një magazinë industriale, ku u arrestuan katër persona të dyshuar. Aty u çmontua një plantacion me 277 bimë marijuanë dhe u gjetën 600 vazo bosh, gati për të marrë një korrje të re. Hapësira ishte e pajisur plotësisht për kultivim intensiv, me ajrim, ndriçim industrial, ajër të kondicionuar dhe produkte fitosanitare.

    Ambienti i dytë, i vendosur në Manlleu u kontrollua gjithashtu. Atje një anëtar i grupit u arrestua dhe u sekuestruan 567 bimë marihuanë. Vlera totale e drogës së sekuestruar mes dy plantacioneve arrin në qindra mijëra euro.

    U kryen dhe tre kontrolle të tjera, në dy apartamente në komunën e Salou dhe një në Blanes. Gjatë këtyre bastisjeve, pesë persona të tjerë u arrestuan dhe u sekuestruan 75 kilogramë sytha marihuanë të gatshme për shpërndarje, së bashku me 10,900 euro para të gatshme dhe 25 gramë kokainë. Sipas burimeve policore, vlera e marihuanës së sekuestruar në tregun e zi llogaritet në 482.500 euro.

    Të gjithë të arrestuarit, të akuzuar për krime kundër shëndetit publik, mashtrim me energjinë elektrike dhe anëtarësim në grup kriminal, u sollën të enjten para gjykatës hetimore të Cerverës . Duke pasur parasysh provat e shumta dhe natyrën e rrezikshme të grupit, gjyqtari urdhëroi burgosjen e të gjithëve.

  • “Përfundova në spital në gjendje të fikti 4 herë”/ Gazetarja preket nga virusi, pasi konsumoi fileto me salmonelë!

    “Përfundova në spital në gjendje të fikti 4 herë”/ Gazetarja preket nga virusi, pasi konsumoi fileto me salmonelë!

    Gazetarja Arestina Skënderi ka rrëfyer si përfundoi për ditë me radhë në spital nga salmonela e pulave që qarkulluan në Shqipëri pavarësisht se ishin evidentuar me bakterin e rrezikshëm.

    Skënderi shkruan se kishte pësuar gjendje të fikti më shumë se 4 herë dhe se kishte përfunduar në spital.

    “Para 1 muaj, pasi konsumova ushqim në një restorant që në përmbajtje kishte fileto pule, përfundova në gjendje të fikti prej me shumë se 4 herësh. Në analiza rezultoi se isha prekur nga një virus i “familjes së salmonelës”. U desh të shtrohesha në spital me ditë që të stabilizohesha…

    Qartazi në Shqipëri, AKU-ja është institucioni më i papërgjegjshëm që ka ky vend. Prej vitesh dëgjoj që në tregjet tona vijojnë të qarkullojnë ushqime që jashtë janë të ndaluara apo kanë përmbajtje që dëmtojnë rëndë shëndetin dhe askund nuk merr masa të repta për të parandaluar situata të rënda.

    Ajo që më shqetëson më shumë në këtë çështje është se tek çerdhet apo shkollat që shkojnë fëmijët konsumohet fileto e pulës. Kush na siguron ne që fëmijët tanë nuk kanë konsumuar nga ky produkt me salmonelë? Kush na siguron që ky produkt nuk është shpërndarë më parë në treg?? AKU, je institucioni që duhet të shkrihesh për paaftësinë që tregon prej vitesh”, shkruan Skënderi.

  • Grabitje spektakolare në Itali/ Me kallashnikov dhe eksploziv, banditët grabisin miliona euro nga 2 forgona të blinduar

    Grabitje spektakolare në Itali/ Me kallashnikov dhe eksploziv, banditët grabisin miliona euro nga 2 forgona të blinduar

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë Livornos në Itali, ku 2 automjete të blinduara që transportonin para u sulmuan nga një bandë e armatosur dhe u grabitën miliona euro.

    Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në rrugën shtetërore Aurelia, me drejtim jug, pas orës 18:00 të së premtes.

    Po ashtu bëhet e ditur se dy automjete të blinduara nga kompania e sigurisë Battistolli ishin në dalje të tunelit San Carlo, në komunën e San Vincenzo. Ata u larguan nga selia e San Pietro-s në Palazzi, në Cecina, njëri i ngarkuar me para dhe tjetri bosh për të vepruar si eskortë. Ata po transportonin 4.5 milionë euro që përdoren për të paguar pensionet e zonës Grosseto, ku ishin drejtuar mjetet e blinduara.

    Rruga në vendin e ngjarjes ngushtohet për shkak të një kantieri të hapur ndërtimi dhe trafiku vazhdon vetëm në një korsi. Kjo është gjëja dhe momenti i duhur për të ndërmarrë veprime. Dy furgonë të tjerë – të cilëve më vonë do t’u vihet flaka pas sulmit – bllokojnë dy mjetet e blinduara dhe të paktën gjashtë banditët me kapuç të veshur me të zeza dhe kallashnikovë, drejtojnë armët te pesë rojet e sigurisë në detyrë. Ata i detyrojnë të dalin dhe të largohen, më pas ata copëtojnë furgonin e blinduar të ngarkuar me para dhe ikin me tre makina që u ngjitën nga pas.

    Këto janë momente terrori absolut, skena të ngjashme me filmat. Motoristët dhe kalimtarët e rastit, si dhe disa banorë që dolën në rrugë kur dëgjuan shpërthimin, e shikonin ngjarjen me mosbesim dhe frikë.

    “Pa fjalë” është kryetari i bashkisë së San Vincenzos, Paolo Riccucci, i cili në mbrëmje komentoi në Facebook: “Imazhe që ne ende luftojmë t’i inkuadrojmë në rrafshet e realitetit.

  • E mori në shtëpi dhe e ngacmoi se*sualisht 24-vjeçaren, shpallet në kërkim 38-vjeçari në Tiranë

    E mori në shtëpi dhe e ngacmoi se*sualisht 24-vjeçaren, shpallet në kërkim 38-vjeçari në Tiranë

    Një 38 vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se në anë të mashtrimit ka marrë në banesën e tij një 24-vjeçare, të cilën dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht.

    Blutë po punojnë për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

    Njoftim:

    shpallën në kërkim shtetasin S. K., 38 vjeç, pasi dyshohet se në anë të mashtrimit ka marrë në banesën e tij një 24-vjeçare, të cilën dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • Simptomat që shfaqen tek personat me demencë me ndryshimin e orës

    Simptomat që shfaqen tek personat me demencë me ndryshimin e orës

    Të dielën pritet të ndryshojë ora, ku akrepat do të zhvendosen 60 minuta përpara duke bërë që njerëzit të flenë një orë më pak gjumë. Ky ndryshim mund të ndikojë për keq tek personat që vuajnë nga demenca dhe sipas një eksperti, ata priren të përballen me probleme për shkak të këtij shqetësimi.

    Lidhur me këtë problematikë, Lee Cartwright ofron një zgjidhje efektive, teksa orienton individët që kujdesen për këta persona me demencë, përpara se të ndodhë ndryshimi i orës.

    “Demenca njihet për shkaktimin e dëmtimeve të aftësive konjitive si kujtesa dhe ndryshimi i orës duke sjellë një ditë më të zgjatur dhe një gjumë më të pakët, mund të ndryshojë tërësisht orarin me të cilin këta persona janë mësuar ti drejtohen shtratit. Në këtë mënyrë, ata e kanë akoma më të vështirë për të ruajtur një regjim të shëndetshëm gjumi”, shpjegon Cartwright.

    Eksperti tregon dhe efektet që sjell kjo sëmundje, e cila mund t’i pengojë ata nëse nuk marrin udhëzimin e duhur pas ndërrimit të orës, në mesnatën e së dielës.

    Demenca sjell efekte si ankth më të shtuar, mungesë humori, mungesë për t’i mbajtur mend gjërat dhe njerëzit. Megjithatë, për fat të mirë, ka disa mënyra se si ata që kujdesen për këta persona, duke përfshirë anëtarë të familjes ose miq të afërm, për të shmangur këto situata”, shtoi më tej eksperti.

    Si mund ta dalloni kur dikush ka demencë?

    Sipas Lee, për të kuptuar nëse dikush ka shenja të demencës dhe duhet të reagoni menjëherë për ti ardhur në ndihmë, këto “sinjale” mund t’iu hyjnë në ndihmë.

    Mungesë përqëndrimi

    Ndryshimi i orës mund të bëjë që këta persona të mos dinë orarin e duhur për të flejtur gjumë. Nuk dinë të identifikojnë se çfarë dite është sot, ku ata ndodhen, diçka që bëhet e bezdishme për ta.

    Ndërpritja e gjumit

    Një orë më shumë ose një orë më pak. Dallimi është shumë i madh për ata që vuajnë nga demenca, duke bërë që ta kenë akoma më të vështirë se kur ata duhet të flenë, ose në rastet kur ndjejnë lodhje të tepërt gjatë pjesës më të madhe të ditës. Kjo sjell konfuzion dhe mungesë qartësie për çdo veprim pasues.

    Vështirësi për të mbajtur një rutinë të qëndrueshme

    Ata që vuajnë nga demenca, kryesisht bazohen tek një rutinë e sigurtë, duke bërë që dhe ndryshimet më të vogla, si zhvendosja e orës një orë përpara, mund ti bëjë ata ta humbasin këtë siguri. Për ta merr shumë kohë që të përshtaten me këtë realitet të ri dhe mund ti bëjë të ndihen nervozë ose me nivel të ulët humori.

    Vështirësi në dallimin e kohës

    Lindja dhe perëndimi i diellit mund të kthehet në problem për personat me demencë, pasi kjo sjell humbje të ekuilibrit lidhur me ndryshimin e kohës dhe paaftësi për të kuptuar nëse është ditë apo natë dhe kjo mund të përkeqësojë sjelljen e tyre duke shkaktuar shqetësime, nervozizëm, agresion, refuzim për të bashkëpunuar, dëgjojnë ose shohin gjëra që s’janë aty dhe shpërthime të ndryshme emocionale.

    Si mund të përgatiten këto persona që t’i shmangin këto “incidente”?

    Në mënyrë që gjithçka të jetë nën kontroll, Lee sugjeron të gjithë personat që u gjenden pranë individëve që vuajnë nga kjo sëmundje të ndjekin këto hapa, përpara se të ndodhë ky ndryshim i orës.

    Ndryshojini rutinën

    Përgatitni darkën dhe çojeni drejt shtratit, mundësisht një orë para. Në këtë mënyrë ata do ndihen më të qetë dhe do të marrin sasinë e nevojshme të gjumit për të pushuar. Mundohuni të jeni sa më të qetë në këto veprime sepse ndryshimi mund të jetë disi ç’orientues dhe u ofroni atyre siguri nëse duken sadopak të hutuar.

    Krijoni një agjendë të vazhdueshme

    Kjo e ndihmon trupin të fitojë qetësinë e duhur. Një shembull që mund t’iu jap: Dilni një shëtitje në mëngjes pasi të keni konsumuar vaktin. Kjo mund ta bëjë akoma më të lehtë që ata të njihen me rëndësinë e ditës dhe të përshtaten me kohën e jashtme.

    Një mjedis më i qetë në dhomën e gjumit

    Në mjedis i qetë gjumi mund të jetë vendimtar për ta. Dhe nëse koha është me diell dhe drita është e fortë, përdorni perdet për t’u lehtësuar atyre procesin e gjumit. Dhe për të mos harruar, kufizoni orët e gjumit gjatë ditës.

    Eliminoni përdorimin e kafes dhe sheqernave

    Kafeina, sheqernat, ëmbëlsirat dhe alkooli janë faktorë që nxisin vonimin e gjumit, duke vështirësuar aftësinë e trurit për të rënë në gjumë. Të shmangen së paku disa orë.