Category: Lajme

  • Njëra dhunoi djalin dhe tjetri bashkëshorten, arrestohen 2 persona në Tiranë

    Njëra dhunoi djalin dhe tjetri bashkëshorten, arrestohen 2 persona në Tiranë

    Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanë ushtruar dhunë ndaj djalit të saj të mitur 17- vjeçar dhe bashkëshortes së tij me të cilën ishte në proces divorci.

    Njoftim:

    referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. K., 38 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj të mitur 17 vjeç.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin P. R., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes të tij(në proces divorci)

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • Shpërthim me lëndë plasëse në Lagunën e Patokut, detajet e para!

    Shpërthim me lëndë plasëse në Lagunën e Patokut, detajet e para!

    Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse, raportohet se ka ndodhur në Lagunën e Patokut, duke shkaktuar dëmtime në një ambient rreth 50 metra larg një lokali.

    Lajmi është bërë i ditur nga shtetasi me iniciale Z.T., i cili ka njoftuar Policinë për incidentin. Sipas burimeve, lënda plasëse është vendosur tek disa banjo të jashtme, të cilat ndodheshin larg lokalit.

    Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për tritol apo ndonjë tjetër lëndë shpërthyese, por mostra nga vendngjarja janë dërguar për ekzaminim në laboratorët e specializuar në Tiranë, sipas panorama.

    Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij shpërthimi, ndërsa policia ka rritur praninë në zonë për të siguruar perimetrin e ngjarjes.

  • A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

    A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

    Dita e Diel parashikohet me mot të paqëndrueshëm.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/s

    Deti – Valëzimi deri në 1-2 ballë.

  • Një nga shenjat më të fuqishme dhe misterioze të ZODIAKUT

    Një nga shenjat më të fuqishme dhe misterioze të ZODIAKUT

    Akrepi është një nga shenjat më të fuqishme dhe misterioze të horoskopit. Ata janë të njohur për të zbuluar thellësitë e shpirtit të tjetrit. Megjithatë, për shkak të natyrës së tyre shumë të thella dhe ndonjëherë të pasigurt, Akrepi mund të jetë gjithashtu një nga shenjat më të vështira për t’u menaxhuar. Shpesh, ata mbajnë shumë brenda vetes dhe ndjehen të përmbajtur, duke bërë që të tjerët t’i perceptojnë si të mbyllur ose të vështirë për t’u kuptuar.

    Akrepi është një shenjë me një intensitet emocional të lartë dhe mund të reagojë me pasion në çdo situatë, qoftë pozitive apo negative. Ky intensitet mund të frikësojë të tjerët, duke i bërë ata të ndihen të paaftë për të marrë parasysh ndjenjat e Akrepit. Akrepi është shumë i fshehtë dhe nuk i tregon të gjitha ndjenjat e tij ose mendimet e tij për t’u mbrojtur. Ata shpesh i mbajnë për vete emocionet e tyre më të thella dhe kjo mund të krijojë një barrierë që është e vështirë për t’u thyer nga të tjerët.

    Akrepi është një shenjë që ka tendencë të jetë xheloz dhe kontrollues dhe ndonjëherë mund të jetë e vështirë të mbash një marrëdhënie të shëndetshme me ta për shkak të nevojës së tyre për të kontrolluar dhe për të pasur siguri të plotë. Një nga mënyrat më të mira për të fituar besimin e Akrepit është duke e dëgjuar atë pa gjykim dhe duke e lejuar të hapet me ju. Dëgjimi i sinqertë mund të ndihmojë që ata të ndihen të sigurt dhe të pranuar.

    Akrepi ka nevojë për hapësirën e tij dhe përkujdesje për ndjenjat e tij. Pjesa më e rëndësishme është të mos e ndjeni atë të detyruar të ndajë gjithçka në çdo moment, por të krijoni një mjedis ku mund të ndihen të sigurt të shfaqin më të mirën e tyre. Akrepi është një shenjë që ndonjëherë mund të jetë xheloze, ndaj është e rëndësishme që të tregoni kujdes dhe të respektoni hapësirën dhe privatesën e tyre.

  • “Shqipëria do të marrë një super anije luftarake”/ Meçollari reagon pas deklaratës së Ramës: Mashtrimi i radhës

    “Shqipëria do të marrë një super anije luftarake”/ Meçollari reagon pas deklaratës së Ramës: Mashtrimi i radhës

    Ish-komandanti i Forcave të Armatosura, Artur Meçollari ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, gjatë prezantimit elektoral të PS-së, ku u shpreh ndër të tjera se flota detare e Republikës së Shqipërisë do të bëhet me një super anije luftarake, përveç disave të tjera të vogla.

    Këtë deklaratë të Ramës, Meçollari e ka cilësuar si një mashtrim. Ish-komandati i Forcave të Armatosura thotë se pej 11 vitesh Qeveria Shqiptare gënjen kompaninë DAMEN Shipyard për bashkëpunim në kantierin e Pashalimanit, kompani që ndërtoi anijet patrulluese dhe Qeveria Hollandeze pagoi si grant 35% të vlerës së tyre prej 32 milionë euro.

    Meçollari shton se PAZH i vitit 2016 parashikonte blerjen deri në vitin 2025 të dy korvetave, 6 anijeve patrulluese, një anije shumëfinksionëshe hidrografike dhe polumbare dhe një rimorkiatori. Sipas tij edhe pse Forca Detare i ka bërë të gjitha letrat deri në vitin 2024 nuk u financuan asnjë nga 10 anijet.

    Ish-komandanti thotë se në 2024 u miratua PAZH-i i ri, ku u ripërsëritën anijet e pafinancuara në PAZH-in e vjetër, por tashmë jo më 10, por 8, edhe pse kërcënimet janë rritur nga lufta në Ukrainë. PAZH-i i ri i 2024-2033 ka hequr nga plani një korvetë dhe rimorkiatorin, si dhe korveta parashikohet të blihen në vitin 1932-1933.

    Teksa liston disa nga mangësitë e punës së qeverisë në sektorin e Forcave Detare, Meçollari thotë se deklaratat e kryeministrit Rama janë sipas tij mashtrim i radhës, pasi në gjithë këto vite nuk ka realizuar asnjë nga premtimet që ka thënë për këtë sektor.

    Postimi i plotë i Meçollarit

    Mashtrimi i radhës

    KM Rama ka deklaruar se “Shqipëria do të marrë një super anije luftarake”.
    Një mashtrim spektakolar. Sipas Planit të Zhvillimit të FA (PAZH) të miratuar me ligj në vitin 2024 parashkohet blerja e një korvete në vitin 2032-2033, pasi të kemi hyrë në BE. KM mos e ka fjalën për anijen muze që do na fali Italia së shpejti. Flitet për një anije patrulluese të klasit “Cassiopea” në shërbim prej të paktën 34 vjetësh, në këmbim të dhënies së Kantierit të Pashalimanit një kompanie Italiane.

    Prej 11 vitesh Qeveria Shqiptare gënjen kompsninë DAMEN Shipyard për bashkëpunim në kantierin e Pashalimanit, komoani që ndërtoi anijet patrulluese dhe Qeveria Hollandeze pagoi si grant 35% të vlerës së tyre prej 32 mion euro. Kam qënë dëshmitar në zyrën e KM Rama më 5 prill 2019 kur i premtoi pronarit të kompanisë DAMEN bashkëpunim me kantierin detar të Pashalimanit.

    PAZH i vitit 2016 parashikonte blerjen deri në vitin 2025 të dy korvetave, 6 anijeve patrulluese, një anije shumëfinksionëshe hidrografike dhe polumbare dhe një rimorkiatori. Edhe pse Forca Detare i ka bërë të gjitha letrat deri në vitin 2024 nuk u financuan asnjë nga 10 anijet. Në 2024 u miratua PAZH-i i ri, ku u ripërsëritën anijet e pafinancuara në PAZH-in e vjetër, por tashmë jo më 10, por 8, edhe pse kërcënimet janë rritur ngs lufta në Ukrainë. PAZH-i i ri i 2024-2033 ka hequr nga plani një korvetë dhe rimorkiatorin, si dhe korveta parashikohet të blihen në vitin 1932-1933.

    Ja disa nga sukseset e Z. Rama në Forcat Detare:

    SIVHD, sipstemi i vëzhgimit të hapësirës detare prej vitit 2020 pa mirëmbejtje.
    SIVHD në vitin 2016 u nxorr jashtë funksionit duke favorizuar trafikun.
    Kantieri detar nga 180 punëtor (2014) sot ka 43 vetë, së bashku me administratën, dhe nuk bënë riparim të anijeve.
    Kompania DAMEN prej 2014 kërkon bashkëpunim me kantierin detar për interes të Forcës Detare dhe prodhim për të tretët.
    Të gjitha pronat e FD gati për oligarjët.
    Baza detare e Sarsndës dhe Shëngjinit, gjithësej 70 ha nën sekuestro preventive, etj, etj.
    Prej katër vitesh NATO studion bazën e Pashalimanit dhe Gjirin e Vlorës si bazë të NATO-s, me kërkes të Qeverisë Shqiptare, por në shtator 2025 parashikohet që 80 ha (nga postoblooku aktual tek i Uzinës) të dalin nga plani i FD për interes të oligarkëve.

    Anija Patrulluese e Marinës Ushtarake Italiane e klasit “Cassiopea”
    Mbas 34 vite sherbimi, përpara se ti nxjerri nga shërbimi, Italia do ia dhurojë njëren prej tyre një vendi mik.
    Anija Patrulluese e Marinës Ushtarake Italiane e klasit “Cassiopea” nisi të prodhohej në vitin 1987. Katër anijet e këtij klasi nisën të hynë në shërbim midis viteve 1989 dhe 1991: Cassiopea (P-401) më 21 tetor 1989, Libra (P-402), Spika (P-403) dhe Vega (P-404) më 23 prill 1991.

    Partulluesest e klasit Cassiopea kanë një tonazh prej 1500 tonë, gjatësi 79,8 m gjerësi 11,8 m dhe peshkim 3,6 m. Shpejtësia mesatare 17 nyje, maksimale 20 nyje dhe autonomi 3200 milje detare. Ekuipazhi 60 vetë, nga të cilët 6 oficerë. Është e pajisur me një top 76 mm dhe dy mitralozë 20 mm.
    Anija Libra (P-402) së fundmi ka hyrë dy herë në Portin e Shëngjinit për të transportuar emigrantë për kampin e Gjadërit.

  • ‘Ke parë ndonjë mami të moshës time të jetë kështu?…’ Gerta vë në siklet Gjestin!

    ‘Ke parë ndonjë mami të moshës time të jetë kështu?…’ Gerta vë në siklet Gjestin!

    Gerta ka diskutuar me Gjestin dhe i ka shprehur se:

    Ti je për meme.

    Gjesti:

    Unë do shkruaj histori për veten kur të dalë përjashtë. Do shkruaj ‘kam nxjerrë këtë kam nxjerrë atë’.

    Gerta:

    BBV nuk është meme.

    Gjesti:

    BBV është përfitim. Me fitu ti BBV çfarë përfitimi ka? Gerta:

    Ke parë njeri të moshës time të jetë kështu?

    Gjesti:

    Ti je yll moj.

    Gerta:

    Gjesti:

    Ti shpirt nuk ke, e ke lënë në shtëpi.

    Gerta:

    Unë jam pa komplekse, mendjehapur.

  • Aksident i trefishtë në Kamëz, një prej makinave përfundon mbi të tjerat

    Aksident i trefishtë në Kamëz, një prej makinave përfundon mbi të tjerat

    Një aksident i trefishë ka ndodhur pak momente më parë në kthesën e Vasialit, Kamëz, ku janë përfshirë tre automjete.

    Deri më tani, nuk ka raportime për të lënduar.

    Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar rastin dhe për të menaxhuar trafikun në zonë.

    Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e përplasjes së automjeteve.

  • Gjyqet me Arbenita Ismajlin e martesa e re “varfërojnë” Feron, reperi i kthehet muzikës! Ndarja me sherr e kërcënime nga modelja dhe fundi i beqarisë pas divorcit të bujshëm

    Gjyqet me Arbenita Ismajlin e martesa e re “varfërojnë” Feron, reperi i kthehet muzikës! Ndarja me sherr e kërcënime nga modelja dhe fundi i beqarisë pas divorcit të bujshëm

    Reperi i njohur Fero ka surprizuar ndjekësit me një ndryshim të papritur në qëndrimet e tij. Pavarësisht se më herët kishte deklaruar se ishte tërhequr nga muzika për arsye fetare, ai ka publikuar dje disa pjesë të projektit të tij më të ri muzikor.

    Nga tekstet e zbuluara, kënga duket se i drejtohet ish-partneres së tij, Arbenita Ismajli dhe çështjeve ligjore që ata po kalojnë për kujdestarinë e vajzës së tyre. Një nga vargjet që ka tërhequr më shumë vëmendje është: “Se kam pa qikën që tetë muaj… i çoj të fala motrës së presidentes”.

    Kjo linjë lidhet drejtpërdrejt me faktin se motra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është avokatja e Arbenitës në procesin gjyqësor për kujdestarinë e fëmijës. Ky rikthim vjen pas një periudhe kur Fero ishte shprehur publikisht se kishte braktisur muzikën për shkak të bindjeve fetare. Në një intervistë të mëparshme, ai kishte thënë: “Në Islam hyhet komplet dhe kjo fe nuk e pranon muzikën”.

    Madje, atë kohë ai pati shprehur dëshirën që edhe Gold AG të largohej nga muzika për të ndjekur të njëjtin rrugëtim. Por duket se problemet financiare kanë bërë që Fero t’i rikthehet muzikës. Pas shpenzimeve që ka pasur me gjyqet për kujdestarinë e vajzës, por edhe shpenzime që jeta si personazh i famshëm i kërkon, Fero duket se i gjendur në një situatë të vështirë ekonomike, ka vendosur t’i rikthehet këndimit. Fero, i dha fund beqarisë pas divorcit të bujshëm nga modelja Arbenita Ismajli, disa muaj më parë.

    Lajmi për martesën e dha vetë Fero përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shkruan “Just married” ose “Të sapomartuar” me modelen Nita Bajrami. Kujtojmë se pas ndarjes nga Arbenita, Fero i është përkushtuar fesë islame, ku edhe siç ka thënë gruaja e tij e tanishme i përket të njëjtit besim. Kjo është martesa e dytë për Feron, pas asaj me modelen nga Kumanova, Arbenita Ismajli, më të cilën ka edhe një vajzë të quajtur, Nina.

    Kujdestaria e së bijës u kthye në një mollë sherri mes Feros dhe Arbenitës, ndërsa reperi, pretendonte se modelja nuk e lejonte ta takojë. Pas divorcit reperi publikoi foto të ishpartneres në Dubai me vajzën e tyre dhe një burrë, duke hedhur akuza e duke u shprehur se Arbenita dëshiron jetën e luksit dhe të shesë trupin me pleq, teksa theksoi se lakmia e saj për para, sipas tij, çoi në fundin e marrëdhënies së tyre.

    “Ka eskorta të hapura dhe të fshehura, zakonisht sepse unë kam pasur shoqe modele shumë, modelet kohët e fundit nuk fitojnë shumë. Dhe modelet që shkojnë në Dubai shanset janë 100% si eksorta”, u shpreh reperi në “Glamour Zone”.

    Ndërsa shtoi duke thënë se “nëse duan jetë luksoze, me shit trupin e tyre me pleq nuk duhet të krijojnë familje”, referuar ish-partneres së tij, teksa deklaroi se “nuk më merr mua në qafë, por vajzën”.

  • Rei Manaj vijon me formën e mirë, shënon 2 gola në Turqi

    Rei Manaj vijon me formën e mirë, shënon 2 gola në Turqi

    LlSulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj ka shënuar dy gola në Turqi me skuadrën e tij Sivaspor.

    Ai ka kaluar në avantazh skuadrën në minutën e 13-të të sfidës kundër Adana Demirspor.

    Por sulmuesi nuk është ndalur me kaq dhe ka realizuar sërish në të 18-ën duke dyfishuar shifrat.

    Duket se Manaj është motivuar shumë pas dopietës me Shqipërinë kundër Andorrës në stadiumin “Arena Kombëtare”.

    Ai ka arritur në kuotën e 10 golave këtë sezon në Superligën e Turqisë.

  • Shihni si uji i një pishine ‘fshin’ këmbësorët në Kinë, pas tërmetit në Mianmar

    Shihni si uji i një pishine ‘fshin’ këmbësorët në Kinë, pas tërmetit në Mianmar

    Banorët e një qyteti në provincën jugperëndimore Yunnan në Kinë përjetuan momente tmerri kur uji nga një pishinë e një ndërtese u derdh në rrugë për shkak të tërmetit me magnitudë 7.7 në Mianmar që ka lënë pas mijëra të vdekur.

    Videoja e kamerave të sigurisë kapi momentin kur uji nga pishina ra me forcë në rrugë, duke fshirë këdo që ndodhej në vendngjarje si një valë baticë.

    Pamje të ngjashme të pishinave të shndërruara në ujëvara nga tërmeti me magnitudë 7.7 ballë u regjistruan dje në Bangkok.