Category: Lajme

  • Rei Manaj vijon me formën e mirë, shënon 2 gola në Turqi

    Rei Manaj vijon me formën e mirë, shënon 2 gola në Turqi

    LlSulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj ka shënuar dy gola në Turqi me skuadrën e tij Sivaspor.

    Ai ka kaluar në avantazh skuadrën në minutën e 13-të të sfidës kundër Adana Demirspor.

    Por sulmuesi nuk është ndalur me kaq dhe ka realizuar sërish në të 18-ën duke dyfishuar shifrat.

    Duket se Manaj është motivuar shumë pas dopietës me Shqipërinë kundër Andorrës në stadiumin “Arena Kombëtare”.

    Ai ka arritur në kuotën e 10 golave këtë sezon në Superligën e Turqisë.

  • Shihni si uji i një pishine ‘fshin’ këmbësorët në Kinë, pas tërmetit në Mianmar

    Shihni si uji i një pishine ‘fshin’ këmbësorët në Kinë, pas tërmetit në Mianmar

    Banorët e një qyteti në provincën jugperëndimore Yunnan në Kinë përjetuan momente tmerri kur uji nga një pishinë e një ndërtese u derdh në rrugë për shkak të tërmetit me magnitudë 7.7 në Mianmar që ka lënë pas mijëra të vdekur.

    Videoja e kamerave të sigurisë kapi momentin kur uji nga pishina ra me forcë në rrugë, duke fshirë këdo që ndodhej në vendngjarje si një valë baticë.

    Pamje të ngjashme të pishinave të shndërruara në ujëvara nga tërmeti me magnitudë 7.7 ballë u regjistruan dje në Bangkok.

  • Fronëzohet Kryepeshkopi i ri, Joan Pelushi në ceremoninë e kurorëzimit: I lutem Zotit tonë të më japë forcë e urtësi për të përmbushur këtë detyrë të vështirë dhe të shenjtë

    Fronëzohet Kryepeshkopi i ri, Joan Pelushi në ceremoninë e kurorëzimit: I lutem Zotit tonë të më japë forcë e urtësi për të përmbushur këtë detyrë të vështirë dhe të shenjtë

    Është zhvilluar sot ceremonia zyrtare e fronëzimit të Kryepeshkopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, e cila u mbajt në Katedralen e “Ngjalljes së Krishtit”.

    Gjatë fjalës së tij në ceremoni Kryepeshkopi i ri, Joan u shpreh se i lutet Zotit që t’i japë forcë e urtësi për të përmbushur këtë detyrë të vështirë dhe të shenjtë.

    “Shpreh mirënjohjen ndaj anëtarët të Sinodit të shenjtë që më besuan dhe më zgjodhën. Lutem që Perëndia ta mbrojë kishën tonë, ta ndriçojë vendin tonë dhe ta bekojë”, u shpreh Hirësi Joan Pelushi.

    Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë tha se përkujdesja e tyre duhet të jetë ndaj çdo njeriu në nevojë, duke vendosur theksin tek bashkëjetesa fetare dhe vazhdimësia e saj.

    Kryepeshkopi Joan: Vetëm nëse jemi të bashkuar Kisha mund të forcohet dhe e dëshmia e saj për Krishtin tek bota do të jetë e besueshme. Përkujdesja jonë duhet të jetë ndaj të gjithëve, sidomos ndaj atyre që janë të varfër dhe në nevojë, në sëmundje, në vetmi dhe të mënjanuar.

    Kur flitet për fenë në Shqipëri gjithmonë përmendet bashkëjetesa fetare, e cila është një thesar i madh i vendit tonë, por ashtu siç do gjë, ashtu edhe bashkëjetesa nuk është statike, është detyra jonë sot dhe atyre që do të vijnë ta ruajmë dhe ta përforcojmë vazhdimisht sepse ashtu si çdo pasuri duhet mbrojtur, zhvilluar me tej për të mirën e të gjithëve.

    Duhet të inkurajojmë, sidomos të rinjtë, të duan vendin e tyre e të mos e braktisin.

    Sakrificat për të tjerët kushtojnë, por ata do të sjellin gëzim dhe do të plotësojnë jetën e tyre, sepse një jetë pa gëzim është një jetë e gjymtuar.

    Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të jetë gjithmonë miqësore.

    Personalisht do të përpiqem me të gjithë forcën time ti shërbej grigjës që më ka besuar perëndia, do të përpiqem të je mi gatshëm për t’i dëgjuar dhe këshilluar me klerikët e laikët, e për vizitat në të gjitha dioqezat. Për të mbajtur peshën e kësaj përgjegjësie, i lutem Zotit tonë të më japë ndriçim, forcë dhe urtësi për të përmbushur këtë detyrë të vështirë por njëkohësisht të shenjtë.

    Shpreh mirënjohjen ndaj anëtarët të Sinodit të shenjtë që më besuan dhe më zgjodhën. Lutem që Perëndia ta mbrojë kishën tonë, ta ndriçojë vendin tonë dhe ta bekojë.

  • Akrepat do të lëvizin një orë përpara, të dielën rikthehet ora verore

    Akrepat do të lëvizin një orë përpara, të dielën rikthehet ora verore

    Me ardhjen e pranverës ndodh edhe ndryshimi i orës, ku akrepat lëvizin 60 minuta përpara.

    Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 mars do të kthehet ora e verës.
    Ndryshimi do të bëhet në orën 02:00, kur akrepat do të kapërcejnë direkt në 03:00. Në këmbim të një ore gjumë më pak do të kemi një orë dritë më shumë.

    Në këtë mënyrë kthehet ora verore, e cila do të na “dhurojë” me shumë dritë në mbrëmje dhe më shumë orë me diell gjatë ditës.

    Në pranverë, e gjithë Europa kalon në orën e verës për të optimizuar përdorimin e rrezeve të diellit dhe rrjedhimisht konsumon më pak energji elektrike.

    Orari veror do të vazhdojë deri nw fund tw tetorit, kur do të kthehet ora diellore.

    Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë Evropën, ora e shteteve evropiane ndryshon në të njëjtën kohë. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981.

  • Protestat masive “pushtojnë” Turqinë pas burgosjes së Imamoglu/ Ekonomia në rënie, humbje të mëdha në kapitale

    Protestat masive “pushtojnë” Turqinë pas burgosjes së Imamoglu/ Ekonomia në rënie, humbje të mëdha në kapitale

    Protestat godasin rëndë ekonominë turke pas burgosjes së kryebashkiakut të Stambollit! Turizmi, një nga industritë më të rëndësishme, a do të preket prej tyre?

    Që pas burgosjes së kryetarit të bashkisë së Stambollit Imamoglu, tregjet e aksioneve dhe monedha turke kanë shënuar rënie. Po turizmi, një nga industritë më të rëndësishme në Turqi, a do të preket prej tyre?

    Lajmi për arrestimin e rivalit të Erdoganit, Ekrem Imamoglu, shkaktoi humbje të mëdha në tregjet turke të kapitalit. Besimi i shumë investitorëve në vend me sa duket u trondit. Kjo çoi në javën më të dobët në tregun e aksioneve që nga kriza globale financiare e vitit 2008: indeksi i aksioneve ISE 100 humbi përkohësisht më shumë se 16 për qind të vlerës së tij.

    Si përgjigje Enti Rregullator i Tregut të Kapitalit në Turqi ndaloi shitjet e shkurtra dhe bastet dhe spekulimet për të penguar një rënie të mëtejshme të çmimeve. Në të njëjtën kohë ky ent lehtësoi blerjet e aksioneve në mënyrë që të mbështeteshin çmimet e aksioneve në rënie. Megjithëse indeksi u rrit për një periudhë të shkurtër me rreth dy për qind, ai kaloi përsëri në minus dhe arriti nivelin më të ulët që nga nëntori.

    Vëzhguesit janë të mendimit se ky zhvillim mund të bëhet një problem i madh për Erdoganin. Vitet e fundit investitorët turq kishin investuar në bursë për të mbrojtur pasuritë e tyre nga inflacioni i lartë, i cili në mars ishte rreth 39 për qind.

    A do të ketë pasoja për turizmin?

    Një nga industritë më të rëndësishme në Turqi është turizmi. Në këtë fushë pasiguria për gjendjen në Turqi mund të ketë ndikimin më të dukshëm. Dirk Schmücker, drejtor shkencor në institutin NIT (New Insights for Tourism) në Kiel, beson se pasojat mund të shihen edhe në plazhet e Mesdheut. Megjithatë “se deri në cilin nivel është e paqartë dhe nuk duhet mbivlerësuar”, tha ai për DW. “Sa i përket arrestimit aktual, kjo nuk është hera e parë që qeveria turke sillet ndryshe nga sa jemi mësuar nga shumica e qeverive evropiane.”

    Marco A. Gardini, profesor në Fakultetin e Menaxhimit të Turizmit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Kempten, thotë se arrestimi i kryebashkiakut ka “rëndësi të lartë për qarqet ndërkombëtare politike dhe diplomatike”. Por për shumë “turistë që kanë zgjedhur Turqinë si destinacion, kjo ngjarje do të ketë pak ndikim, sepse sot ka shumë pak turistë që e shmangin Turqinë si destinacion udhëtimi për shkak të Erdoganit dhe politikave të tij./DW

  • Arbana Osmani së shpejti rikthehet në ekran? Ja postimi që ngriti dyshimet

    Arbana Osmani së shpejti rikthehet në ekran? Ja postimi që ngriti dyshimet

    Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ngritur dyshime mbi një rikthim të saj në ekran, përmes një postimi në Instagram. Ajo ka ndarë me ndjekësit një listë me fustane të zgjedhura nga sajtet e njohura të modës, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Back to TV means back to cute dresses”, që në shqip përkthehet “Rikthimi në TV do të thotë rikthim te fustanet e bukura”.

    Ky postim ka ngjallur menjëherë reagime dhe spekulime mes fansave të saj, të cilët po presin me padurim të mësojnë nëse Arbana do të rikthehet në drejtimin e një programi të ri televiziv. Deri më tani, ajo nuk ka dhënë më shumë detaje, por ky mesazh duket se është një shenjë e qartë e projekteve të saj të ardhshme në ekran.

  • Sherr mes shqiptarëve në Greqi/ 17-vjeçari plagoset me thikë nga bashkatdhetari

    Sherr mes shqiptarëve në Greqi/ 17-vjeçari plagoset me thikë nga bashkatdhetari

    Një sherr i dhunshëm mes dy shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Vardas të Ilias në Greqi, ku si pasojë njëri ka mbetur i plagosur. Mësohet se si pasojë e konfliktit 21-vjeçari ka sulmuar 17-vjeçarin me thikë.

    Menjëherë pas ngjarjes 17-vjeçari është dërguar në Infermierinë e Pirgos ku iu nënshtrua një operacioni të gjatë, i cili përfundoi me sukses.

    Gjendja shëndetësore e të plagosurit pas operacionit është e qëndrueshme dhe duket se i riu nuk është më në rrezik për jetën.

    Lidhur me shkaqet e ngjarjes, viktima 17-vjeçare dhe i dyshuari 21-vjeçar janë takuar për të zgjidhur një çështje personale lidhur me mosmarrëveshjet financiare.

    Gjatë takimit 21-vjeçari ka nxjerrë thikën që kishte në posedim, duke e goditur në pjesë të barkut 17-vjeçarin.

    Gjithashtu 21-vjeçari është vënë në pranga menjëherë nga autoritetet greke.

  • Bujar Spahiu uron besimtarët për Fitër Bajram, pas një muaj agjërimi falja në Sheshin “Skënderbej”

    Bujar Spahiu uron besimtarët për Fitër Bajram, pas një muaj agjërimi falja në Sheshin “Skënderbej”

    Ditën e sotme, përmes një videomesazhi, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen për Fitër Bajramin.

    Ai shprehet se sot besimtarët myslimanë, po përcjellin muajin e madhërishëm të Ramazanit dhe po i japin lamtumirën e fundit muajit të bekuar që la pas falje e mëshirë për secilin.

    “Nesër është festë, është Fitër Bajrami. Hani e pini të gëzuar se këtë e keni fituar në ditët e kaluara thotë Zoti i madhërishëm.

    I lutemi Zotit të madhëruar, bamirësit që Ramazani i nderuar, i cili në këtë botë është fund e krye një mirësi e madhe që në ditën e ringjalljes të ndërmjetësojë te Zoti për ne duke thënë “O Zot unë i kam penguar këta gjatë ditës, nga të ngrënët, të pirët dhe kënaqësi e tjera të ndryshme.

    Pranoje ndërmjetësimin tim në favor të tyre. Të nderuar motra e vëllezër, agjërimi ishte një shkollë një mujore për secilin prej nesh.

    Gjatë këtij muaji njeriu mëson se modestia dhe jo mendjemadhësia është virtyt, mëson se falja është më me vlerë se falja është më me vlerë se hakmarrja, përkujdesi ndaj të varfërve dhe të pamundurve është cilësi më e lartë se indiferentizmi, mëson vetëdisiplinimin, kontrollin dhe vetëedukimin”, tha Spahiu.

    “Sot nuk mund t’i përmend të gjitha ato të mira që i mësuam nga muaji Ramazanit, por një çështje me rëndësi që duhet të përqëndrohemi.

    Drejtimin që e morëm në Ramazan, suksesin e sjelljeve dhe jetën e përparuar fetare që e arritëm duhet t’i vazhdojmë më tej.

    Ruajeni atë që e fituat në Ramazan. Nesër ne festojmë me familjet, të afërmit dhe miqtë tanë, por nuk harrojmë të bëjmë pjesë të gëzimit të varfërit, të sëmurët, të moshuarit të cilët përveç lutjeve drejtuar Zotit japin edhe mbështetjen tonë direkte sipas mundësisë”, vijoi ai.

    Kreu i Komitetit Mysliman, e mbyll mesazhin e tij me një urim për të gjithë besimtarët myslimanë, duke u shprehur se; “uroj që kjo festë të sjellë begati dhe mirëqenie në familjen e çdo shqiptari”.

    “Fitër Bajarami le të na shërbejë si një moment i vetëdijësimi për dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme njerëzore. Qoftë ky Bajram, një burim mirësie, dashurie dhe uniteti për ju dhe të dashurit tuaj”, përfundon Spahiu.

  • Rama prezanton programin e PS: Shqipëria 2030, kthesë…

    Rama prezanton programin e PS: Shqipëria 2030, kthesë…

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot programin e tij elektoral për mandatin e katërt, i quajtur “Shqipëria 2030”. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se qeveria e tij ka punuar vazhdimisht për të rritur pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke e pozicionuar flamurin kombëtar në vende ku nuk ishte parë kurrë më parë, përfshirë Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

    “Ne ngritëm çdo ditë e më lartë emrin e Shqipërisë dhe pozicionuam flamurin kombëtar aty ku nuk kishte qenë kurrë, dhe ku nuk imagjinohej, deri në OKB. Ndërtuam kanale komunikimi të drejtpërdrejta me aleatët ndërkombëtarë dhe kemi rritur influencën tonë në politikën e BE për rajonin tonë,” tha Rama.

    Ai gjithashtu theksoi se, me angazhimin e tij dhe të qeverisë, Shqipëria ka arritur të fitojë financim të rëndësishëm për zhvillimin e vendit, duke filluar nga kryeqyteti dhe duke u përhapur në gjithë territorin. Rama u shpreh se ky plan i ri ka nisur në Tiranë dhe ka vazhduar gjatë gjithë kontakteve të qeverisë me Brukselin dhe kryeqytetet e tjera, duke bindur partnerët ndërkombëtarë për nevojën e një sforcoje ekstra për zhvillimin e Shqipërisë.

    “Kemi luftuar, kemi duruar dhe në fund e fituam me meritë të plotë. U ulëm në tryezë me Komisionin Europian,” përfundoi ai, duke theksuar suksesin e politikave të qeverisë në arritjen e mbështetjes ndërkombëtare për Shqipërinë.

  • Foto nga adoleshenca e Olta Gixharit, por fansat i vënë re hundën e bërë

    Foto nga adoleshenca e Olta Gixharit, por fansat i vënë re hundën e bërë

    Shpeshherë ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për pamjen e saj tërheqëse, por edhe pozat mjaft ekstravagante që ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.

    Së fundmi aktorja duket se është bërë nostalgjike për periudhën e adoleshencës, pasi ka shpërndarë një foto kur ka qenë rreth 14-vjeçe në Insta Story.

    “Jo më shumë se 14 vjeç”, shkruan Olta teksa në foto dukshëm mund të dallosh ndryshimet e pakta që ajo ka pësuar gjatë këtyre viteve. Por nuk kishte sesi të shpëtonte kjo foto pa u komentuar nga ndjekësit, që menjëherë kanë komentuar në faqe të ndryshme se ndryshimi i aktores është i madh.

    Detaji i parë që kanë vënë re ka qenë bërja e hundës. Në fotot e para disa viteve, edhe tek kjo që vetë Olta ka postuar, dallohet lehtësisht që hunda e aktores është ndryshe. Në një bisedë me miqtë virtual pak kohë më parë, Olta u shpreh se nuk kishte asnjë ndërhyrje në fytyrë, madje as ‘filler’. P

    or duket se kjo foto e ka nxjerrë zbuluar Oltën, që hundën e ka bërë vite më parë, duke pasur sot një imazh goxha më të përmirësuar.