Category: Lajme

  • Pas tërmetit të fuqishëm 7.7 ballë çahet toka në Myanmar, shihni pamjet e frikshme (VIDEO)

    Pas tërmetit të fuqishëm 7.7 ballë çahet toka në Myanmar, shihni pamjet e frikshme (VIDEO)

    Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje Myanmarin është rritur në më shumë se 1000, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të shembura.

    Një video e një çarjeje të madhe të tokës në Mandalay është publikuar së fundmi në rrjete sociale

    Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje Myanmarin është rritur në më shumë se 1000, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të shembura.

    Një video e një çarjeje të madhe të tokës në Mandalay është publikuar së fundmi në rrjete sociale

    Për kujtesë, kreu i ushtrisë së Myanmarit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka kërkuar që të vijnë të gjithë ata që mund të ndihmojnë.

    Bëhet e ditur se OKB-ja është tashmë në kontakt me autoritetet.

    Sipas USGS, epiqendra ishte rreth 17.2 kilometra nga qyteti i Mandalay, i cili ka një popullsi prej rreth 1.2 milionë banorë.

    Rreth 12 minuta pas tërmetit të parë, një pasgoditje me magnitudë 6.4 ballë goditi zonën.

  • Fileto pule me salmonelë në tryezat e shqiptarëve, Muçollari: Qeveria dhe Ministrja Denaj të largohen menjëherë

    Fileto pule me salmonelë në tryezat e shqiptarëve, Muçollari: Qeveria dhe Ministrja Denaj të largohen menjëherë

    Këtë të shtunë, në një deklaratë për mediat anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari, u shpreh se qeveria dhe ministrja Denaj duhen të largohen menjëherë, pas skandalit ku u hodhën në treg 27 ton fileto pule i kontaminuar me salmonelë.

    Gjithashtu, ai shprehet se, opinioni publik është tronditur dje nga zbulimi i faktit se në fillim të këtij muaji, 27 ton fileto pule e prekur nga salmonela, ka hyrë në Portin e Durrësit.

    DEKLARATA:

    As 32 pesticidet e dëmshme për shëndetin të ndaluara në BE, por që qarkullojnë lirisht në Shqiperi, as salmonela helmuese nuk e bëjnë qeverinë, Ministren e Bujqësisë, Anila Denaj, dhe AKU të lëvizin nga vendi.

    Opinioni publik është tronditur dje nga zbulimi i faktit se në fillim të këtij muaji, 27 ton fileto pule e prekur nga salmonela, ka hyrë në Portin e Durrësit.

    Këtë e konfirmon zyrtarisht dhe AKU. Kjo agjenci, pretendon se ka rënë në gjurmë të salmonelës që në doganen e portit. Por, nuk ka kryer detyrën për bllokimin e menjëhershëm.

    Pra, një pjesë e madhe e kesaj sasie ka hyrë në treg.

    Ka pasur dje gjithë ditën raportime për këtë situatë. Për shkak të mungesës së transparencës dhe papërgjegjshmërisë kriminale të Ministres Denaj, versionet janë të ndryshme.

    Por, askush nuk e mohon që mishi me lëndën helmuese, ka mbërritur ne marketet dhe shtëpitë e qytetarëve.

    Ky është një skandal shumë i rëndë. Autoritetet tona së pari kanë reaguar me vonesë për analizat finale, dhe më e keqja, e kanë lejuar produktin të konsumohet.

    Meqënëse as demtimi i shëndetit të qytetarëve nuk është arsye për zonjën Denaj të mbajë përgjegjësi, të bëjë transparencë e të largohet një orë e më parë nga ajo detyrë, ne i themi sot Prokurorisë, që nëse vertetë kërkon të bëjë punën e të mbrojë qytetarët, të heqë dorë nga ndjekja e keqbërësve të vegjël, por të shkojë drejt e në zyrën e Ministres së Bujqësisë.

    Siguria ushqimore do të vendoset me 11 Maj me votën e qytetarëve, por ndërkohë do të kerkojmë transparencë të plotë të këtyre ngjarjeve dhe vënien para Drejtesisë të çdo qeveritari.

    Partia Demokratike e konsideron sigurinë ushqimore si çështje të Sigurisë Kombëtare.

    Partia Demokratike do të angazhojë specialistët më të mirë dhe gjithë burimet e duhura për ta garantuar produkin ushqimor, për fëmijët tanë, për prindërti tanë, përmes një platforme që parashikon përmbysje totale të gjendjes aktuale, që nga ndërhyrjet ligjore e deri tek ofrimi i standarteve europiane në analizimin dhe trajtimin e rasteve. PD do të rrisë kapacitetet në burime njerëzore dhe në infrastukrurë, për të bërë të mundur parandalimin e rasteve.

  • U shpërfytyrua nga motrat Berisha me shishe qelqi, Klea Prenga nis lidhje të re dashurie?! Prapaskenat, si nisi sherri pas romancës së blogeres me burrin biznesmen të Marinelës

    U shpërfytyrua nga motrat Berisha me shishe qelqi, Klea Prenga nis lidhje të re dashurie?! Prapaskenat, si nisi sherri pas romancës së blogeres me burrin biznesmen të Marinelës

    Historia e motrave Berisha dhe Klea Prengës është duke u trajtuar në dyert e Gjykatës. Javën që lamë pas, Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për motrat Marinela dhe Antonela Berishën.

    Organi i akuzës ka kërkuar 3 vite burg për Marinela Berishën dhe 3 vite shërbim prove për Antonela Berishën. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për dy motrat Berisha do të konvertohej përfundimisht përkatësisht në 2 vite burg dhe 2 vite shërbim prove. Dy motrat Berisha u dorëzuan në tetor të vitit të kaluar pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje ndaj modeles Klea Prenga.

    Shkak i ngjarjes që bëri bujë ishin dyshimet e Mariela Berishës se bashkëshorti i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren. Por teksa telashet për motrat Berisha nuk kanë të përfunduar, Klea Prenga nuk i ndal postimet në rrjetet e saj sociale. Këtë herë blogerja kishte udhëtuar në Barcelonë.

    Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë se, në fakt, ajo ka nisur një lidhje të re dashurie, pas asaj që kishte me ish-partnerin e Marinelës dhe se tashmë historia e saj me dy motrat ka përfunduar, bashkë me lidhjen që kishte me biznesmenin, me të cilën Marinela ka një fëmijë.

    Në postimet e saj, ajo është shfaqur gjithnjë e vetme, por fansat nuk kanë qëndruar indiferent, duke komentuar se, në fakt, në këtë udhëtim ajo shoqërohet nga një mashkull. Antonela dhe Marinela Berisha u vetëdorëzuan në polici në 16 tetor pasi më shumë se dy muajsh në kërkim. Gjatë seancës gjyqësore Marinela Berishaj kërkoi falje dhe mëshirë duke u shprehur se është nënë me një fëmijë 2 vjeç.

    “Jam në një bashkëjetesë dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë”, ka thënë ajo. Para togave të zeza ajo është shprehur po kalonte një periudhë të vështirë psikologjike.

    “Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë”, tha Marinela Berishaj para gjykatës.

    Ndërkohë, ish-banorja e Big Brother Vip, Antonela Berishaj, ka dëshmuar se sipas tyre ato kanë qenë në restorant për të darkuar dhe janë provokuar nga Klea Prenga. Antonela kërkoi ndjesë publike dhe është shprehur e gatshme për të bërë gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të ndihmuar Klea Prengën të rehabilitohet fizikisht.

  • Nuk ndalen fatkeqësitë për popullin e Mianmarit, pas tërmetit sulmohen nga dronët

    Nuk ndalen fatkeqësitë për popullin e Mianmarit, pas tërmetit sulmohen nga dronët

    Vazhdojnë sulmet ajrore në Mianmar edhe pas tërmetit me magnitudë 7.7 ballë.

    Këshilli ushtarak ka vazhduar sulmet me dronë, duke përfshirë një në rajonin Sagaing, i cili ka parë dëme të mëdha dhe viktima nga tërmeti.

    Sipas Forcave të Mbrojtjes Popullore të Komunës Chaung U, rreth orës 19:40 me orën lokale, fshati Nwe Khway në qytezën Chaung U, Sagaing, u bombardua dy herë.

    Dy sulmet e tjera ishin në Ley Wah, në shtetin Kayin, pranë selisë së Unionit Kombëtar Karen dhe në Pyu në rajonin Bago.

    Nuk ka ende informacion nëse ka pasur viktima apo të lënduar nga këto sulme.

    Kujtojmë se numri i të vdekurve nga tërmeti ka shkuar në mbi 1000.

  • Gjovana Nikolli reagon pas kontrollit që SPAK bëri në banesën e saj: Të ushtrohet presion dhe…

    Gjovana Nikolli reagon pas kontrollit që SPAK bëri në banesën e saj: Të ushtrohet presion dhe…

    Gjovana Nikolli ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas kontrollit që SPAK bëri në banesën e saj.

    Oficerë të BKH-së, kryen ditën e djeshme një kontroll “blic” në një apartament në Elbasan, i cili kohë më parë ishte marrë me qera nga motrat, Alda dhe Xhovana Nikolli.

    Apartamenti mësohet të jetë kontrolluar në prani të pronarit, ndërsa nuk dihet me saktësie se çfarë është gjendur në banesë.

    Pikërisht në këtë apartament në 13 korrik 2024 shpërtheu një sasi tritoli, duke plagosur rëndë dhe më pas gjeti vdekjen i riu, Enea Thomarai, i cili ishte banor në apartamentin përballë ku u vendos tritoli.

    Kontrolli është kryer me shpresën e kapjes së provave, që mund të implikojnë motrat Nikolli në këtë ngjarje, pasi SPAK ka të dhëna se ngjarja është e montuar.

  • Shkak tradhtia? Si përfundoi lidhja e Mirlind Dakut me modelen! Historia e shkurtër e dashurisë së futbollistit të Kombëtares dhe lidhja e re Vesa Vllasaliut në SHBA

    Shkak tradhtia? Si përfundoi lidhja e Mirlind Dakut me modelen! Historia e shkurtër e dashurisë së futbollistit të Kombëtares dhe lidhja e re Vesa Vllasaliut në SHBA

    Jeta e saj private ka qenë në qendër të mediave rozë. Pas kalvarit që kaloi me ish-të fejuarin Mërgim Berisha, Vesa u duk se rigjeti dashurinë. Pas akuzave që përfunduan edhe në Gjykatë, historia me futbollistin u mbyll, por Vesa nuk hoqi dorë nga futbollistët.

    vesa vllasaliu mirlind daku

    Dy muaj më parë raportuam për lidhjen e saj me Mirlind Dakun. Por mesa duket gjithçka u mbyll shumë shpejt. Dy javë më parë, modelja fluturoi për në New York, ku edhe u vu re prania e një mashkulli në postimet e saj në rrjetet sociale. E tashmë, është vetë Vesa që ka publikuar foto e përqafuar me një mashkull, duke preferuar që mos ta zbulojë imazhin e mashkullit që ka përkrah.

    vesaNuk dihet se kush është djaloshi në fjalë, por ajo që dihet me siguri është fakti se tashmë modelja ka një lidhje të re. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të shkruhet se është pikërisht ky raport i ri, që e ka larguar Vesën nga Mirlindi.

    Vesa Vllasaliu

    Deri më tani, vetë ish-banorja e “Big Brother” ka preferuar që mos të ketë asnjë prononcim në lidhje me këtë histori të re dashurie, duke preferuar që të shijojë gjithçka sa më larg zhurmës mediatike.

    Vesa Vllasaliu Mirlind Daku

    Dy muaj më parë, ishte vetë Vesa ajo që donte të zbulonte raportin me yllin e Kombëtares shqiptare. Në mesin e disa postimeve nga stadiumi, ajo postoi edhe një video në të cilën e etiketoi, futbollistin nga Kosova, Mirlind Dakun. Postim ky që më pas u komentua nga përkrahësit blogeres lidhur me atë nëse ishte thjesht mbështetje ndaj bashkëvendasit të saj, apo një pëlqim ndaj tij.

    vesa vllasaliu mergim berisha

    Nga ana tjetër, futbollisti i Kombëtares sonë ka preferuar që mos të prononcohet në lidhje me këtë histori, duke preferuar që të mbajë gjithçka private. Që pas daljes nga “Big Brother Kosova”, ku ajo mori pjesë vitin e shkuar, modelja ka bërë edhe disa deklarata të tjera për ish-të fejuarin e saj. Por prej disa kohësh ajo e ka mbyllur këtë histori, ku duket se është përqendruar tek romanca e saj e re.

    vesa vllasaliu edona berisha

    Modelja Vesa Vllasaliu mesa duket ka rigjetur sërish dashurinë pas ndarjes së bujshme nga futbollisti kosovar, Mërgim Berisha, i cili sipas saj e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë, Edona me të cilën tashmë është martuar. Ish-banorja e “BBVK” së fundi ka ndarë me ndjekësit një foto në InstaStory, ku ka treguar se ka lyer flokët në ngjyrë të kuqe. “Flokë të kuqe, sepse kështu i do ai”– ka shkruar Vesa krahas fotos.

    vesa vllasaliu mergim berisha3

    Mesa duket modelja tashmë ka mbyllur një kapitull të trishtë në jetën e saj, duke rigjetur sërish dashurinë. Ndonëse mbishkrimi në foton e postuar në Instagram nxiti aludimet se tashmë ka të reja në jetën personale të Vesës, nuk dihet nëse modelja ka nisur një lidhje të re dashurie apo jo. Në intervistat që Vesa ka dhënë, ka qenë shumë e ashpër jo vetëm me ish-të fejuarin, por edhe me familjarët e saj. Madje në një rrëfim ajo është shprehur se kunati i saj ka tradhtuar bashkëshorten e tij, si edhe i ka dërguar mesazhe edhe vetë Vesës, SMS që modelja pretendon se i ka akoma të ruajtura.

    vesa vllasaliuvesa vllasaliu mergim berisha2

  • Skandali i mishit të pulës me salmonelë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë, procedohen 3 inspektorë të AKU-së

    Skandali i mishit të pulës me salmonelë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë, procedohen 3 inspektorë të AKU-së

    Policia ka bërë të ditur se ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë që importoi produkte ushqimore të cilat në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës.

    Po ashtu, policia njofton se janë proceduar penalisht edhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

    “Importuan produkte ushqimore të cilat në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës, shpallet në kërkim administratori i kompanisë si dhe procedohet penalisht vëllai i tij, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve“.

    Procedohen penalisht dhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

    Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kreu veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh ushqimore me përmbajtje të salmonelës dhe në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. G., 50 vjeç, (administratori i një kompanie private) si dhe u proceduan penalisht shtetasit: M. G., 53 vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), G. H., 38 vjeç, S. L., 42 vjeçe dhe A. S., 46 vjeç.

    Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. G., në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e tij shtetasin M. G., kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Shtetasit G. H., S. L., dhe A. S., në cilësinë e inspektorëve të AKU me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

  • Tërmeti në Mianmar/ Ekspertët shpjegojnë shkakun e goditjeve katastrofike sizmike

    Tërmeti në Mianmar/ Ekspertët shpjegojnë shkakun e goditjeve katastrofike sizmike

    Ekspertët kanë shpjeguar shkakun e një tërmeti masiv me magnitudë 7.7 që goditi veriperëndim të Mianmarit të premten – duke vrarë më shumë se 1000 njerëz në vendin e shkatërruar nga lufta dhe duke shkaktuar dëme katastrofike në të gjithë rajonin, duke përfshirë shembjen e një rrokaqielli në Tajlandë dhe lëkundje të raportuara në India dhe Kina.

    Kuptimi i forcave tektonike

    Tërmeti i fuqishëm, i cili goditi Sagaing në orën 12:50 (0650 GMT) të premten në një thellësi të cekët prej 10 kilometrash (gjashtë milje), u pasua disa minuta më vonë nga një pasgoditje e fuqishme me magnitudë 6.7 dhe një duzinë lëkundje më të vogla.

    Gjeologët besojnë se ngjarja u shkaktua nga lëvizja përgjatë fajit Sagaing, një tipar i madh gjeologjik nga bregu i Mianmarit deri në kufirin e tij verior.

    Suzan van der Lee, profesoreshë në Shkencat e Tokës dhe Planetare në Universitetin Northwestern, shpjegoi: “Tërmeti është rezultat i përplasjes së pllakës tektonike të Indisë me pllakën tektonike të Euroazisë.

    Himalajet dhe Rrafshnalta Tibetiane janë rezultatet më të spikatura të kësaj përplasjeje, por edhe ana lindore e Plateeteve në Eurasianë të Indisë.”

    Ky “takim i pllakave” në Mianmar karakterizohet nga disa gabime që akomodojnë të dyja, lëvizjen e vazhdueshme drejt veriut të Indisë, në lidhje me Euroazinë (Myanmar) dhe konvergjencën midis dy pllakave.

    Tërmeti shkaktoi afërsisht 5 metra lëvizje midis anëve të çarjes – një zhvendosje jashtëzakonisht e madhe, që shkaktoi lëkundje të dhunshme përgjatë zonës së çarjes afërsisht 200 km.

    Lëkundje të lehta deri në mesatare u ndjenë në pjesën më të madhe të Mianmarit dhe përtej kufijve në Bangladesh, Indi, Kinë, Laos dhe Tajlandë.

    Ky tërmet ishte “mjaft domethënës”, sepse ngjarjet e kësaj magnitude (M7.7) janë relativisht të rralla. USGS (US Geology Survey) raporton se vetëm gjashtë tërmete me magnitudë më të mëdhenj se 7 kanë ndodhur pranë këtij lokacioni që nga viti 1900.

    Më i fundit ishte një tërmet me magnitudë 7.0 në janar 1990, i cili shkaktoi shembjen e 32 ndërtesave.

    Një tërmet me magnitudë 7.9 kishte ndodhur në jug të ngjarjes së të premtes në shkurt 1912.

    Faji i rrezikshëm i Sagaing

    Pamje e një ndërtese të shembur pas një tërmeti të fortë që goditi Mianmarin qendror të premten, thanë shërbimet e monitorimit të tërmeteve, i cili preku edhe Bangkokun me njerëz që largoheshin nga ndërtesat pas lëkundjeve në kryeqytetin tajlandez, në Bangkok, Tajlandë, 28 mars 2025.

    Judith Hubbard, një e diplomuar në Harvard dhe shkencëtare e tërmeteve, dha një kontekst të mëtejshëm: «Faji që shpërtheu të premten quhet Gabimi Sagaing dhe është një çarje e madhe rrëshqitëse që arrin nga bregu në jug deri në kufirin verior të Mianmarit, një distancë prej gati 1200 km.»

    “Ky rajon është jashtëzakonisht i ndërlikuar nga një perspektivë tektonike. E thënë shumë thjeshtë, Pllaka e Indisë po ecën drejt veriut ndërsa përplaset me Euroazinë.

    Përgjatë skajit të saj lindor, ajo po tërhiqet zvarrë përgjatë një fragmenti të kores kontinentale të ngjashme me copa, duke shkaktuar rrëshqitje të thyerjes në fajin Sagaing.”

    Gabimi Sagaing kalon drejtpërdrejt përmes rajonit të luginës qendrore të Mianmarit, me rrëshqitje përgjatë gabimit, duke krijuar zinxhirë kodrash dhe malesh të ulëta.

    Është konsideruar prej kohësh një nga gabimet më të rrezikshme të goditjes në Tokë, sepse kalon drejtpërdrejt nga Yangon (qyteti më i madh), Nay Pyi Taw (kryeqyteti) dhe – më afër – Mandalay, qyteti i dytë më i madh.

    Matjet me GPS dhe studimet gjeologjike tregojnë se gabimi Sagaing rrëshqet me një normë mesatare prej rreth 20 milimetra në vit.

    Shenjat paralajmëruese dhe boshllëqet sizmike

    “Ashtu si me të gjithë tërmetet e mëdha në çarjet aktive të njohura, ky tërmet M7.7 ishte plotësisht i pritshëm (vendndodhja dhe magnituda) dhe krejtësisht i papritur (koha),” shpjegoi Hubbard.

    “Sidoqoftë, kjo ngjarje gjithashtu i përket një klase të veçantë tërmetesh: ato që më parë janë veçuar si veçanërisht të mundshëm për të ndodhur.

    Kjo është për shkak se studiuesit kishin identifikuar më parë një hendek sizmik – një pjesë e fajit që nuk është thyer gjatë shekujve të fundit – në zonën e përgjithshme të tërmetit të sotëm.”

    Hubbard vuri në dukje se hendeku sizmik, që shtrihet përgjatë segmentit Meiktila nga Naypyidaë në drejtim të Mandalay, mund të mos jetë shpërthyer plotësisht në këtë tërmet.

    Në vend të kësaj, përfundimi jugor i këputjes duket se shtrihet rreth gjysmës së rrugës përmes segmentit Meiktila, bazuar në të dhënat e hershme të USGS.

    Një aspekt shqetësues i tërmeteve me rrëshqitje është se ndërsa lehtësojnë stresin në segmentin e thyerjes që u këput, ata në fakt rrisin stresin në segmentet fqinje dhe ndonjëherë në çarjet e tjera rajonale.

    “Ky është një proces që e pamë në shkurt 2023 në Turqi, kur një tërmet M7.8 shkaktoi një tërmet M7.5 në një defekt fqinj nëntë orë më vonë,” tha Hubbard.

    Gjurma relativisht e thjeshtë dhe e drejtë e Fault Sagaing mund të mundësojë tërmete veçanërisht të mëdha, pasi këputjet nuk hasin kërcime të mëdha ose vrapime, që mund t’i ndalojnë ato të rriten në madhësi të konsiderueshme.

    Rritja e numrit të vdekjeve dhe shkatërrimeve

    Numri i të vdekurve nga tërmeti ka shkuar në mbi 1,000, me shumë njerëz të plagosur, sipas juntës në pushtet të Mianmarit të shtunën. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kjo shifër ka të ngjarë të rritet ndjeshëm.

    “Situata duket e zymtë: bazuar në lëkundjet e vlerësuara, dendësinë e popullsisë dhe cilësinë e ndërtimit, USGS PAGER (Vlerësimi i Menjëhershëm i Tërmeteve Globale për Reagim) aktualisht po vlerëson një shans 22 për qind që më shumë se 100,000 njerëz të kenë vdekur dhe një shans 56 për qind që më shumë se 10,000 njerëz kanë thënë.

    Këto vlerësime të hershme, megjithëse janë të pasigurta, ofrojnë udhëzime të përgjithshme dhe jo parashikime specifike rreth rezultateve.

    Sistemi PAGER vlerëson gjithashtu se rreth 800,000 njerëz përjetuan dridhje me intensitet IX (të dhunshëm), dhe katër milionë të tjerë iu nënshtruan lëkundjeve të intensitetit VIII (të rënda).

    Sfidat në vlerësim dhe përgjigje

    Vlerësimi i saktë i ndikimit të një tërmeti kaq të madh, zakonisht kërkon kohë të konsiderueshme – orë, ditë apo edhe javë – veçanërisht në zonat me komunikim të kufizuar, tha Hubbard.

    Konflikti i armatosur i vazhdueshëm i Mianmarit, pas grushtit të shtetit ushtarak të vitit 2021, ndërlikon përpjekjet për reagim ndaj fatkeqësive.

    Pjesa më e madhe e raportimeve të hershme nuk ka ardhur nga vetë Mianmari, por nga Tajlanda fqinje, ku qindra njerëz raportuan se kishin ndjerë lëkundjet.

    Ndërsa dëmet në Tajlandë janë të konsiderueshme, situata në pjesën më të madhe të Mianmarit ka të ngjarë të jetë shumë më keq.

    Ndërtimi i cenueshmërisë dhe dëmeve të pritshme

    Një pyetje kritike është se si ndërtesat e Mianmarit iu përgjigjën lëvizjes intensive të tokës.

    Shumica e strukturave në vend u mungojnë dizajne rezistente ndaj tërmeteve, pasi Mianmari nuk ka zbatuar kurrë kode ndërtimi sizmike efektive ose të përhapura.

    “Një tërmet i kësaj madhësie nuk ka ndodhur që kur janë ndërtuar shumica e ndërtesave të okupuara, kështu që nuk ka shumë të dhëna për të vazhduar,” vuri në dukje Hubbard.

    “Ata kanë shumë konstruksione druri, të cilat nga njëra anë janë më pak të rrezikshme për sa i përket rrezikut nga shembja, por nga ana tjetër ka shumë të ngjarë të pësojnë dëme të mëdha ose të lejojnë përhapjen e zjarreve.

    Mund të presim gjithashtu shembje të gjerë të strukturave kulturore si faltore, nga të cilat shumë shembuj të bukur mund të gjenden në Sagaing, afër gjurmës së fajit.”

    “Duke pasur parasysh situatën e paqëndrueshme në Mianmar, shumë nga të dhënat e reja shkencore ka të ngjarë të ndihen nga distanca,” tha Hubbard.

    “Është gjithashtu e mundshme që ne do të fillojmë të shohim imazhe satelitore të zonës së këputjes në dy ditët e ardhshme.

    Këto imazhe do të mundësojnë vlerësime të drejtpërdrejta të gjatësisë së këputjes dhe sasisë së rrëshqitjes sipas korrelacionit të pikselit,” shtoi Hubbard.

    Ndikimi rajonal dhe reagimi ndërkombëtar

    Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në gjashtë rajone në Mianmar, duke përfshirë Mandalay, qytetin e dytë më të madh të vendit, i cili ishte afër epiqendrës dhe ka pësuar shkatërrim masiv.

    Në Tajlandë, 10 njerëz vdiqën në Bangkok, kryesisht nga shembja e një rrokaqiell në ndërtim e sipër. Deri në 100 punëtorë ndërtimi besohet se janë bllokuar në rrënojat pranë tregut të gjerë Chatuchak të Bangkok.

    Një shembje vinçi në një kantier të dytë ndërtimi, bëri që zyrtarët e qytetit të mbyllnin shërbimet e metrosë dhe hekurudhave të lehta gjatë natës për inspektime të sigurisë.

    Qindra banorë në Bangkok flinin në parqe gjatë natës, ose të paaftë për t’u kthyer në shtëpi ose nga frika e dëmtimit strukturor të ndërtesave të tyre.

    Shkalla e shkatërrimit ka shtyrë regjimin ushtarak të Mianmarit të bëjë një lutje të rrallë për ndihmë ndërkombëtare.

    Udhëheqësi i Juntas Min Aung Hlaing ftoi “çdo vend, çdo organizatë” për të dërguar ndihma dhe njoftoi se të gjitha rrugët ishin të hapura për përpjekjet e huaja të ndihmës.

    Ofertat e ndihmës pasuan shpejt, me Indinë ndër të parat që premtoi ndihmë. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjithashtu konfirmoi se Uashingtoni “tashmë kishte folur” me Mianmarin për ndihmën.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se tërmeti përbënte një kërcënim të madh për jetën dhe shëndetin dhe po përgatitej për të rritur reagimin e tij.

    Ekipet e shpëtimit dhe organizatat e ndihmës tani po punojnë pa u lodhur për të arritur të mbijetuarit, ndërsa pasgoditjet vazhdojnë, duke paraqitur rreziqe të vazhdueshme për zonën tashmë të shkatërruar.

  • Egli i rrëfen Danjës bisedën me Gjestin: Dëshiron të flemë bashkë dhe të …

    Egli i rrëfen Danjës bisedën me Gjestin: Dëshiron të flemë bashkë dhe të …

    Në orët e vona të natës, teksa banorët ishin duke fjetur, Egli dhe Danja u përfshinë në një bisedë të sinqertë në dhomën e gjumit.

    Egli ndjeu nevojën t’i rrëfente Danjës për një diskutim të rëndësishëm që kishte pasur më herët me Gjestin, një bisedë që e kishte lënë të menduar.

    Me një ton të qetë, por me emocione të dukshme, Egli nisi të tregonte: “Më tha se e di që nuk po veproj sipas ndjenjave të mia, por sipas asaj që logjikisht më duket e drejtë.

    “Pastaj më tha: ‘Dua të rri me ty, të të përqafoj. Më ka marrë malli. Kam atë energjinë me ty që s’rri dot. Je i vetmi person këtu me të cilin kam ndarë gjithë lojën dhe planet e mia’”.

    Danja e dëgjoi me vëmendje shoqen e saj, duke e kuptuar se fjalët e Gjestit kishin lënë një ndikim të fortë tek ajo.

  • “Është ndeshja kthimit, pasi më ftuan të hedh valle në gojë të ujkut…”- Rama batuta në podkast me 3 të rinjtë e FRPD-së që takoi në Vlorë: Jeni zgjuar shumë herë herët për të më mundur mua..

    “Është ndeshja kthimit, pasi më ftuan të hedh valle në gojë të ujkut…”- Rama batuta në podkast me 3 të rinjtë e FRPD-së që takoi në Vlorë: Jeni zgjuar shumë herë herët për të më mundur mua..

    Kryeministri Edi Rama kishte ftuar në podkatin “FLASIM” tre të rinjtë e FRPD-së që takoi në Vlorë disa ditë më parë.

    “Kjo është ndeshja e kthimit, pasi unë u ftova të hedh valle në gojë të ujkut, tani kam ftuar ata që më ftuan që të hedhin valle në gojë të ujkut”, tha kreu i qeverisë.

    Rama shkëmbeu batuta teksa iu drejtua duke iu thënë “Ju patjetër jeni zgjuar shumë herë herët për të më mundur mua, por që do të çohet kaq herët për të ardhur këtu për të folur me mua dhe për të buzëqeshur këtë nuk besoj se nuk ua ka pritur mendja, as mua, por prandaj është e bukur jeta”.

    “Kjo është ndeshja e kthimit, pasi unë u ftova të hedh valle në gojë të ujkut, tani kam ftuar ata që më ftuan që të hedhin valle në gojë të ujkut. Jam këtu me 3 përfaqësues të rinisë opozitare që i kam njohur dhe jam i privilegjuar që ta shoh PS-në dhe pushtetin vendor përmes syve të tyre.

    Janë vlonjatë, janë trima nuk u bën syri fare tërr.Faleminderit për ndeshjen e kthimit, ju falenderoj për ftesën që më bëtë dhe takimin që pata në Vlorë, që ti themi të gjitha siç janë, ishte takim me më shumë se kafe, gjë që tregon se edhe opozita jeton mirë në Vlorë. Ju prita me ujë, por është rregulli i tavolinës, plus që ishte shumë herët. Faleminderit që bëtë edhe rrugën deri këtu që në sabah.

    Nuk do ua kishte pritur mendja që do të zgjoheshit, ju patjetër jeni zgjuar shumë herë herët për të më mundur mua, por që do të çohet kaq herët për të ardhur këtu për të folur me mua dhe për të buzëqeshur këtë nuk besoj se nuk ua ka pritur mendja, as mua, por prandaj është e bukur jeta. Këta ishin miqtë e PD-së së Vlorës dhe shpresoj shumë pjesë e gjeneratës së re të asaj që duhet, ose duhet bërë ashtu, ose do të vuajë si PD-ja, partia Socialiste e dekadës tjetër”, tha Rama.