Category: Lajme

  • Aksident në Lushnjë, makina përfundon jashtë rruge, tre të plagosur

    Aksident në Lushnjë, makina përfundon jashtë rruge, tre të plagosur

    Aksident i frikshëm ka nodhur në Lushnjë.

    Një mjet tip ‘Audi’ ka përfunduar jashtë rruge dhe për pasojë tre persona që udhëtonin në të janë plagosur.

    Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Lushnjes ku janë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

    Policia në vendngjarje po dokumenton ngjarjen ndërsa dyshohet paraprakisht se shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë mund të jenë shkaqet e daljes nga rruga të mjetit.

    Automjeti pasi ka dalë nga rruga ka përfunduar dhjetëra metra larg në një parcelë ku është rrotulluar disa herë për të përfunduar me goma përpjetë.

  • Po kthehet në luks, a rrezikon Shqipëria të humbasë “kafen e lirë” si traditë? Sa është rritur dhe sa pritet të shkojë çmimi

    Po kthehet në luks, a rrezikon Shqipëria të humbasë “kafen e lirë” si traditë? Sa është rritur dhe sa pritet të shkojë çmimi

    Çdo mëngjes miliarda njerëz në mbarë botën e fillojnë ditën me një filxhan kafeje. Por ky ritual i përditshëm po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë.

    Kolumbia, Brazili dhe Vietnami janë tre prodhuesit më të mëdhenj të kafesë në botë. Megjithatë prodhimi i kafesë po përballet me sfida serioze. Temperaturat e larta dhe reshjet e paqëndrueshme po ndikojnë negativisht tek bimët e kafesë.

    Sipas studimeve deri në vitin 2050, gjysma e tokave të përshtatshme për kultivimin e kafesë mund të zhduken.

    Ndryshku i gjetheve

    Përveç kushteve atmosferike, fermerët po luftojnë edhe me sëmundje si “La Roya”, një lloj ndryshku i gjetheve që ka shkatërruar deri në 50% të prodhimit në disa rajone të Amerikës Latine.

    “Më parë, një pemë kafeje prodhonte qindra kokrra. Tani mezi nxjerrim gjysmën. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë,” – thotë për DW Cristian Cano, kultivues kafeje në Kolumbi.

    Kjo krizë ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në tregun botëror. Vetëm në vitin 2024 çmimi i varietetit Arabica u rrit me 80%, një nga rritjet më të mëdha në dekada.

    Nga një kafe e lirë, në një kafe luksi?

    Në Shqipëri kafeja nuk është thjesht një pije – është një traditë, një moment social dhe një zakon i përditshëm. Por çmimet kanë filluar të rriten ndjeshëm dhe shumë vetë pyesin: A po e humbasim “kafen e lirë” si pjesë të kulturës sonë?

    Sipas Enri Jahajt, kryetar i Shoqatës së Bareve dhe të Restoranteve, Shqipëria ka funksionuar për vite me një treg anormal të kafesë:

    “Ne kemi qenë një treg i korruptuar në këtë aspekt, sepse nuk jemi prodhues dhe as pjekës të mëdhenj të kafesë. Shumica e kafesë që përdoret këtu është e importuar. Për vite me radhë, çmimi i kafesë në Shqipëri ka qenë më i lirë se në vendet e rajonit, gjë që nuk përkon me logjikën e tregut të lirë. Tani që rregullat janë përforcuar, rritja e pagave dhe taksave po sjell një ndryshim në treg. Kjo po ndikon drejtpërdrejt te bizneset, të cilat janë të detyruara të përshtatin çmimet, sepse kanë edhe koston e personelit. Rritja e kostove është një realitet i pashmangshëm,” thotë Jahaj.

    Sa është rritur dhe sa pritet të rritet çmimi i kafesë?

    “Brenda një viti çmimi i kafesë është rritur me 20%, dhe pritet të rritet edhe me 20% të tjera. Në Tiranë çmimi mesatar i një filxhani kafeje tashmë është 90-130 lekë, ndërsa në zonat elitare arrin deri në 150 lekë. Sipas parashikimeve gjatë muajve të ardhshëm çmimi minimal pritet të shkojë në 120 lekë, ndërsa ai maksimal do të mbetet në të njëjtat nivele”, shpjegon Jahaj.

    A do të kthehet kafeja në luks në Shqipëri? Për momentin ajo mbetet ende një kënaqësi e përditshme për shumicën e shqiptarëve. Por me ritmet aktuale të rritjes së çmimeve, mund të vijë një ditë kur një filxhan kafeje nuk do të jetë më aq i përballueshëm sa dikur./DW

  • Egli – Gjestit: Ke llogari për të dhënë për njerëzit jashtë

    Egli – Gjestit: Ke llogari për të dhënë për njerëzit jashtë

    Një bisedë mes Egli Takos dhe Gjestit në oborrin e Big Brother VIP Albania 4 ka sjellë në vëmendje marrëdhënien e tyre të dikurshme dhe pritshmëritë e publikut lidhur me raportin e dyshes.

    Gjatë bisedës, Egli i tha Gjestit se ai “ka llogari për të dhënë për njerëzit jashtë shtëpisë”, duke lënë të nënkuptohet se audienca kishte pritur që lidhja e tyre të vazhdonte deri në fund të spektaklit.

    Gjesti, nga ana tjetër, theksoi se nuk ishte i sigurt për atë që po thoshte, ndërsa Egli e sqaroi se po fliste për ata shikues që kishin besuar se ata do të qëndronin bashkë deri në fund të lojës.

    Në fillim të Big Brother VIP Albania 4, Egli dhe Gjesti krijuan një lidhje romantike, por kjo e fundit u ndërpre pas eliminimit të Eglit nga shtëpia.

    Pas rikthimit të saj, ajo u përball me disa deklarata të Gjestit lidhur me të, të cilat duket se ndikuan në vendimin e saj për të mos vazhduar më lidhjen.

  • Filmi i ‘Borëbardhës’ po urrehet nga e gjithë bota, por përse?

    Filmi i ‘Borëbardhës’ po urrehet nga e gjithë bota, por përse?

    Filmi i ri “Snow White,” që është një ripërpunim i filmit klasik të animuar të Disney-t, ka shkaktuar shumë reagime negative, duke përfshirë kritikën ndaj aktorëve dhe cilësinë e përgjithshme të produksionit.

    Ky film, që synon të sjellë një version modern të përrallës, është bërë objekt i shumë komenteve dhe reagimeve të ashpra nga publiku.

    Një nga arsyet kryesore për këtë urrejtje është aktorja kryesore, Rachel Zegler, e cila luan rolin e “Snow White.”

    Kritikët kanë pasur shqetësime të mëdha për komentet që ajo bëri kur tha se mendonte se personazhet e tilla si Borëbardha bëhen për kënaqësinë e perspektivës mashkullore dhe se këto figura tradicionale duhet të jenë të përfshira në një mënyrë më të gjithanshme dhe moderne.

    Fluturimi më i gjatë në botë nis në 2027, pasagjerët do të shohin dy herë lindjen e diellit
    Ky lloj komentimi nuk u prit mirë nga fansat e origjinalit dhe atyre që preferojnë një qëndrim më të ruajtur ndaj trashëgimisë kulturore të Disney-t.

    Të tjerë kanë komentuar dhe për elefantin në dhomë: Rachel Zegler as që ngjan si Borëbardha!

    Nëse për role si E Bukura apo Bukuroshja e Fjetur nuk është normë ngjyra e flokëve të personazheve apo diçka e ngjashme, te Borëbardha ndryshon puna.

    Në narrativën origjinale të përrallës, elemente të rëndësishme në përshkrimin e saj janë flokët e zeza pis, buzët e kuqe flakë dhe lëkura borë e bardhë, që është dhe fjalë për fjalë emri i personazhit.

    Ndërkohë, Zegler është me origjinë latine dhe pamja e saj, me gjithë modifikimet estetike për rolin, nuk i përputhet pamjes së Borëbardhës në përrallë.

    Po ashtu, Gal Gadot, e cila luan rolin e Shtrigës, është kritikuar ashpër për performancën e saj në film.

    Pavarësisht se është një aktore e njohur dhe e dashur nga shumë, shumë kanë shprehur dyshime për aftësitë e saj aktoriale dhe kanë filluar të tallen dhe me aktrimin e saj në role të tjera.

    Përveç kritikave ndaj aktorëve, cilësia e filmit gjithashtu është kritikuar nga shumë përdorues të internetit.

    Përveç problematikave të interpretimeve të aktorëve, ka pasur ankesa edhe për efektet speciale dhe realizimin vizual të filmit.

    Filmi është konsideruar nga shumë si i pamjaftueshëm dhe jo i denjë për një projekt kaq të madh, duke ofruar pamje të cunguara dhe një ndjesi të përgjithshme të papërfunduar që nuk ka arritur të mbajë nivelin e pritshmërive të publikut.

    Disa madje ishin të mendimit se Disney nuk ka dashur vetë që të bëjë një realizim të mirë të filmit.

  • Plagosi me armë zjarri 29-vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

    Plagosi me armë zjarri 29-vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

    Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes me armë zjarri të 29-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz.

    Njoftimi i policisë:

    Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri, të 29-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz.

    Menjëherë pas njoftimit të marrë rreth orës 13:55, ditën e djeshme, në Kamëz, se një shtetas ishte plagosur me armë zjarri shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjeherë në vendngjarje.

    Si rezultat e një pune të mirëorganizuar, të kryer nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 5, nën drejtimin e Prokurorisë, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit E. B., 23 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin M. Xh., 29 vjeç.

    Shërbimet e Policisë vijojnë ende kontrollet në të gjithë zonën me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënia në pranga të autorit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Pse nuk e fitoi “Big Brother Vip Kosova”? Ja si përgjigjet Gjesti

    Pse nuk e fitoi “Big Brother Vip Kosova”? Ja si përgjigjet Gjesti

    Gjesti ka folur mbi rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP Albania” dhe atë në “Big Brother Vip Kosova”.

    Teksa po diskutonin për eksperiencat e tij në reality show, Rozana e provokoi duke e pyetur se përse nuk e fitoi Big Brother VIP Kosova. Përgjigjja e tij ishte e papritur: “Ka qenë hile”.

    Duke vënë re tensionin e krijuar nga deklarata e tij, ai shtoi më tej për të zbutur situatën: “Ju mendoni se ka qenë hile, kur të dalim jashtë të tregoj, mos më detyro të flas”.

    Kujtojmë se Gjesti e nisi rrugëtimin e tij në tetor të vitit të kaluar si konkurrent në Big Brother VIP Kosova, e ndërsa tani ndodhet në “BBVA”.

  • Motra e Danjës, Ertila Koka trondit studion me rrëfimin! Hemorragjia që desh i mori jetën

    Motra e Danjës, Ertila Koka trondit studion me rrëfimin! Hemorragjia që desh i mori jetën

    Në një intervistë ekskluzive pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë, Ertila Koka, motra e Daniela Kokës, konkurrentes në BBV, ka treguar pasditen e sotme shumëçka nga jeta e saj private e jo vetëm.

    “Në sallë pati komplikacione, që desh humba jetën. Pata hemorragji shumë të madhe. Po luftoja me veten, qëndrova në heshtje dhe lutesha. Ishte një moment shumë i vështirë”, tregoi Ertila teksa ndau se gjatë ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë disa muaj më parë rrezikoi jetën për shkak të komplikacioneve shëndetësore.

    Më tej Ertila tregoi disa detaje edhe rreth karakterit të Danjës, duke shtuar se ajo është një vajzë artiste, regjisore, e dashur e se zotëron shumë talente bashkë.

    E pyetur nga Bieta nëse Ertila do të hynte në BBV, ajo u përgjigj: “Kurrë mos thuaj kurrë”.

    Më tej Ertila shtoi se Redi, i dashuri i Danjës ka një raport shumë të mirë me familjen e saj dhe se këshillohet vazhdimisht me motrën e tyre të madhe. Ajo tha se familja e Danjës e do shumë Redin sepse është një djalë i mirë dhe se këtë njohje të re të tyren e kanë pritur shumë mirë.

  • Është xheloze për Rizartën?! Ish-bashkëshortja e Aldos: “Nëse ai e ka parë si partnere potenciale…”

    Është xheloze për Rizartën?! Ish-bashkëshortja e Aldos: “Nëse ai e ka parë si partnere potenciale…”

    Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Ana Veseli, ish-bashkëshortja e Aldo Markut, banorit të “Big Brother VIP 4”. Ajo ka folur më shumë për rrugëtimin e tij në këtë reality show, por dhe për marrëdhënien që ata kanë me njëri-tjetrin…

    Ke pasur ndonjëherë një moment xhelozie?

    Jo. Xhelozia nuk është pjesë e imja. Kam qenë ajo që ka përjetuar ato flirtimet apo emocionet e bukura që Aldo mund të jetë duke ia dhuruar dikujt tjetër. Kështu që pse jo. Nuk është në natyrën time që të jem xheloze. Njerëzit nuk e besojnë që nuk kam asnjë ndjesi të keqe apo xhelozi brenda meje.

    Është bërë shumë virale një video e tij ku është nën jorgan me Rizartën. Çfarë ke menduar kur e ke parë?

    Unë kam qenë me mikeshën time më të ngushtë kur ma kanë dërguar videon. E pashë videon dhe kishte diçka që nuk shkonte aty. Edhe mënyra se si ishin formuar fjalitë nuk bënte sens. Një njeri i rritur e kupton këtë. Dhe duke analizuar tipin e Aldos, e kuptova që ka qenë duke folur për muskujt e barkut. Thjesht e njoh Aldon shumë mirë.

    Po marrëdhënien e tij me Rizartën si e sheh? Mund të përputhen ata?

    Nuk e njoh Rizartën. Aq sa kam parë, mendoj që është një vajzë e re, më duket shumë interesante, e lezetshme, e urtë. Nëse Aldo e ka parë si partnere potenciale, atëherë mua më bëhet qejfi. Dhe do ta takoja kur të dilte jashtë Aldo.

  • “Jam krenare për Aldon”/ Ana Veseli: Më mirë të shikoj një flirt në ekran se sa…

    “Jam krenare për Aldon”/ Ana Veseli: Më mirë të shikoj një flirt në ekran se sa…

    Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Ana Veseli, ish-bashkëshortja e Aldo Markut, banorit të “Big Brother VIP 4”. Ajo ka folur më shumë për rrugëtimin e tij në këtë reality show, por dhe për marrëdhënien që ata kanë me njëri-tjetrin…

    Influencerja shqiptare komentohet nga “Daily Mail” për veprimin e saj në koncertin e Dua Lipas…

    Si ka qenë kjo periudhë e “Big Brother” për ty, me hyrjen e Aldos aty?

    Ka qenë një periudhë shumë e ngarkuar. Për mua, Aldo është një ndihmë shumë e madhe, ne e ndajmë kohën bashkë në rritjen e vajzës. Në këtë periudhë ai ka qenë jo prezent, por familjarët e mi më kanë ndihmuar shumë. Ka qenë një periudhë në të cilën unë nuk kisha kohë që të ndihesha e rënduar emocionalisht, sepse mungesa e Aldos i ka shkaktuar një mall të madh Akirës dhe duhet të isha më e fortë për të dhe ta merrja me sportivitet.

    Të ka bërë krenare rrugëtimi i Aldos?

    Unë them se po, edhe pse të tjerë kanë mendime të ndryshme. Kam qenë gjithmonë dhe vazhdoj të jem krenare për Aldon.

    Është xheloze për Rizartën?! Ish-bashkëshortja e Aldos: “Nëse ai e ka parë si partnere potenciale…”

    Aldon e kanë akuzuar në shtëpi si skuth, sa lidhen në përditshmëri këto akuza me të?

    Patjetër që nuk lidhen. Unë e kam thënë disa herë që Aldo nuk është skuth dhe nuk e ka në natyrën e tij që të bëjë veprime të tilla. Mendoj se është ai presioni që ti je në një lojë dhe duhet të sillesh si në një lojë. Por nuk është i vetmi që i bën ato veprime.

    Shumë e kanë quajtur si donzhuan me flirtet e tij me vajzat e shtëpisë, si e sheh ti?

    Nuk është një akuzë e keqe. Më mirë do doja të shihja një flirt në ekran dhe energji të mirë, se sa të shihja Aldon që ofendon dhe debaton me femrat, siç bëjnë të tjerët.

  • ‘Nga fshati i gruas!’/ Shqiptari s’i shpëton dot arrestimit, edhe pse mori mbiemrin e gruas pas martesës! U rikthye ilegalisht në Itali pas dëbimit

    ‘Nga fshati i gruas!’/ Shqiptari s’i shpëton dot arrestimit, edhe pse mori mbiemrin e gruas pas martesës! U rikthye ilegalisht në Itali pas dëbimit

    Karabinierët italianë në Siculiana (Siçili) arrestuan një shqiptar 25-vjeçar, i akuzuar për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm në territor.

    I riu ishte dëbuar nga Italia në muajin nëntor 2023, por u rikthye ilegalisht në vend, duke iu shmangur kontrolleve kufitar. Dhe këtë e ka arritur fal një strategjie martesore.

    Pikërisht pas martesës ai kishte marrë mbiemrin e gruas së tij.

    Por përpjekja e tij për t’iu shmangur identifikimit, u zbulua nga ushtria gjatë një kontrolli territori. Hetimet e thelluara, përfshirë verifikimin e gjurmëve të gishtërinjve, konfirmuan praninë e tij të parregullt në Itali, informon media.

    Arrestimi i kryer në flagrancë u vërtetua nga gjyqtari i Hetimeve Paraprake me kërkesë të Prokurorisë Publike Agrigento. Në përfundim të procesit u vendos ridëbimi i tij nga vendi, pasi të vuajë dënimin që do jepet.