Category: Lajme

  • Skenë si nëpër filma! Banda kriminale sulmon furgonin që transportonte para dhe grabisin ngarkesën, zjarr dhe të shtëna

    Skenë si nëpër filma! Banda kriminale sulmon furgonin që transportonte para dhe grabisin ngarkesën, zjarr dhe të shtëna

    Një skenë si nëpër filma ndodhi pranë Livornos në Itali.

    Në bypass-in Aurelia në San Vincenzo pasditen e sotme një grup i armatosur ka sulmuar dy furgona të blinduar të kompanisë Battistolli, të cilët sipas mediave vendase transportonin paratë e pensioneve në zonën e Grosseto-s.

    Në videon e publikuar nga Presidenti i Qarkut, Eugenio Giani, shfaqen momentet dramatike të bandës në aksion.

    Në rrugë dëgjohen të shtëna. Ata më pas djegin furgonin e bardhë dhe largohen me tri makina.

    Ata arritën të grabisin paratë në vetëm pak minuta.

    Nuk raportohet për të lënduar nga ngjarja e rëndë, ndërsa në zonë shkuan ambulancat, policia dhe zjarrfikësit.

  • Shokon Gert Ferra, zbulon të dashurin sekret të Eglit: Instruktor palestre, quhet…

    Shokon Gert Ferra, zbulon të dashurin sekret të Eglit: Instruktor palestre, quhet…

    I ftuar sot në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori Gert Ferra, i cili së bashku me Atalanta Kërçykun kanë analizuar lojën dhe situatat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Duke qenë se gjithçka është duke u afruar drejt fundit, dinamikat kanë ndryshuar shumë dhe secili synon finalen. Teksa po diskutonin ata u ndalën edhe tek raporti i Eglit dhe i Gjestit për të cilin aktori u shpreh se:

    Nuk besoj se Egli është kaq puritane sa kur doli tashmë na ka krijuar një lloj mendimi ndryshe për njeriun që do, që donte dhe që sakrifikoi gjithçka. Ka bërë atë kthesën e madhe që ‘Unë nuk e bëj më për ty sepse kështu e do ti’. Egli ka gjërat e saj për të na thënë, pasi ka dalë jashtë ka kuptuar që Gjesti mund të ketë diçka të vetën.

    Ai shtoi më pas se:

    Kjo Egli a ka ndonjë gjë për të na thënë neve në fund të fundit apo do të vazhdojë të na tregojë që unë hyra në shtëpi për të pastuar imazhin dhe jam ajo goca.

    Çfarë është kjo?! Po shikojmë çudira, kam për të thënë që kjo Egli ka pasur ndonjë lidhje para se të hyte në shtëpi? A ka lënë ndonjë gjë hapur?

    Atalanta u shpreh se Egli ka thënë jo dhe që ka dy vite që nuk është e lidhur.

    Gerti: Po të hapësh kamerat e Top Channel-it e shikon me vëmendje kush e ka sjellë ditën e parë fare kur ka ardhur në Top Channel.

    Atalanta: Pra e ka sjellë dikush?

    Gerti: Po, po.

    Atalanta: Ju e njihni?

    Gerti: Jo, atë e shkruan e gjithë dynjaja. Nuk e ka mohuar askush.

    Atalanta: Ju e njihni atë djalin?

    Gerti: Unë si emër e njoh, jo personalisht. Pse i bie në qafë këtij djalit tjetër, po e masakron këtu kur ti për vete ke skelete nën sirtarin tënd.

    Atalanta: Keni një emër?

    Gerti: Mario quhet. Instruktor palestre, njohur të dy në palestër.

    Gerti më pas u shpreh se:

    Mua më vjen keq sepse po e masakron Gjestin e shkretë, nëse nuk do të kishte qenë ai nuk do dilte ai Xumi në radhë të parë kur nominoi veten dhe Xumin, nuk do ta nominonte kurrë ajo një si Xumi dhe ta nxirrte jashtë vetëm. E kam parë që më ka bërë copë mua dhe çdo banor të shtëpisë dhe nga krahu tjetër arritëm tek pika që thonim: “Do t’i flasësh Gjestit” dhe unë kam arritur deri te pika që kam dëgjuar “Mirë ua bën”.

    Sot shikoj që i kthehet atij djalit, që e ka mbajtur në krahë.

  • “Na ke lënë dhimbje në shpirt”, letra prekëse e vajzës për babanë! Mblidhet shuma për shtëpinë në “Për Shqiptarët”

    “Na ke lënë dhimbje në shpirt”, letra prekëse e vajzës për babanë! Mblidhet shuma për shtëpinë në “Për Shqiptarët”

    Një jetë e re do të nisë për familjen e Donikës në një shtëpi të ngrohtë e të mbushur me dashuri dhe shpresë.

    Prej 5 vitesh po lufton me tumorin, ka kryer 5 operacione dhe së fundmi mjekët të kanë thënë që veshkat po humbasin funksionin e tyre.

    Ajo kërkoi në “Për Shqiptarët” një shtëpi për fëmijët e saj.

    Historinë e trishtë të familjes e tregon vajza, Kejsi përmes një letre drejtuar babait, i cili ndërroi jetë nga një tumor në mëlçi.

    I dashur babi,

    Që ditën që kam lindur, e kam ndjerë aromën tënde, e kam ndjerë zërin tënd teksa më thoje: “E vogla ime, të dua shumë. Je gëzimi ynë”.

    Ti ishe aty për mua kur kam thënë fjalët e para, kur hodha hapat e parë dhe çdo natë para gjumit më lexoje përralla. Pas dy vitesh erdhi dhe motra në jetë.

    Kujtoj ditën e parë kur shkova në shkollë dhe ti më shoqërove dhe më urove shumë suksese. Vitet kaluan dhe ne u rritëm me shumë halle e vuajtje.

    Kishim dëshirë që gjërat të ndryshonin për mirë, por jo o Babi, jeta erdhi akoma dhe më vështirë. Mami u sëmur se punonte shumë për neve.

    Ti e di se na u përmbys bota kur morëm vesh që mami kishte sëmundje të keqe. Qanim dhe luteshim pafund për të.

    Por një bombë akoma më e madhe erdhi tek ne, kur mësuam që ti babi kishe tumor dhe sëmundja jote nuk kishte shërim.

    E përjetova edhe më keq këtë lajm sepse një herë zemra ime u copëtua nga sëmundja e mamit, edhe tani edhe me ty o Ba.

    Sa herë vija në spital, të qëndroja afër, por ti qaje. E ndieje qe nuk do mundje të na shikoje mua e motrën të rriteshim.

    Më përqafoje dhe më thoje që: ti dhe Jori jeni ilaçi im më i mire. Më jepje forcë dhe më kishe premtuar që do shëroheshe, por ti nuk e mbajte këtë premtim.

    Pas shumë përpjekjesh u munduam të të shëronim, por jo! Për 4 javë ti luftove me sëmundjen e mallkuar por nuk ia dole dot.

    Ti s’ia dole dot kësaj lufte dhe atë ditë të zezë, 18 shtator 2024, s’do ta harroj kurrë, të humbëm ty o Ba përgjithmonë.

    Babi na ke lënë një dhimbje të madhe në shpirt. Lotët për ty s’do të pushojnë asnjëherë.

    Mes emocionesh, shuma është mbledhur për familjen e Donikës dhe ata do të bëhen me një shtëpi të re.

  • Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Sot, më 29 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.5 lekë.

    Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.8 lekë, ndërsa në shitje me 103.8 lekë.

    Paundi britanik blihet me 117.6 lekë dhe shitet me 118.6 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 63.3 lekë, ndërsa në shitje me 65.1 lekë.

  • Reshje shiu dhe bubullima, ja çfarë pritet të ndodhë me motin dhe temperaturat

    Reshje shiu dhe bubullima, ja çfarë pritet të ndodhë me motin dhe temperaturat

    Edhe përgjatë ditës së shtunë në të gjithë territorin do të mbizotërojë mot i paqendrueshëm.

    Gjatë ditës së nesërme nuk do të mungojnë reshjet e shiut të cilat do të jenë me intensitet mesatr të shoqëruara me shkarkesa elektirke.

    Ndërkohë pritet që era nga kuadrati i lindjes të arrijë shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, ndërsa valëzimi në det do të arrijëderi në 1-2 ballë.

  • Nga paratë tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja

    Nga paratë tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja

    Dashi

    Një kapitull i ri është gati të nisë në jetën tënde. Ndërsa Neptuni përgatitet të largohet nga pjesa më e fshehur e hartës tënde astrologjike, do të jetë më e lehtë të lësh pas frikërat dhe pasiguritë që të kanë rënduar. Me hyrjen e Neptunit në shenjën tënde, do të shfaqësh një prezencë magnetike. Është koha të përqafosh krijimtarinë dhe imagjinatën si pjesë thelbësore e vetë-shprehjes. Duke mbajtur një qasje të kujdesshme, vizioni yt për të ardhmen do të mbetet i bazuar në realitet.

    Demi

    Një ndryshim i butë, por i thellë është rrugës për ty. Me largimin e Neptunit nga sektori i miqësive, mund të kuptosh më mirë lidhjet sociale dhe qëllimet afatgjata. Së shpejti, kur Neptuni të kalojë në zonën e brendshme të hartës tënde, do të ndjesh nevojën për reflektim dhe qetësi shpirtërore. Është momenti ideal për t’u lidhur me veten dhe për të dëgjuar intuitën tënde – por me këmbë në tokë.

    Binjakët

    Po nis një kapitull i ri për ty. Me largimin e Neptunit nga shtëpia e karrierës, do të fitosh më shumë qartësi për drejtimin profesional dhe arritjet e tua. Ndërsa Neptuni hyn në sektorin e miqësive dhe aspiratave, do të ndjesh frymëzim për të ëndërruar më shumë dhe për t’u lidhur me njerëz që ndajnë vlerat e tua. Koha ideale për të ndërtuar praninë tënde në rrjetet sociale dhe për të frymëzuar të tjerët.

    Gaforrja

    Ndërsa Neptuni lë pas zonën e arsimit të lartë dhe kalon në majën e hartës tënde, do të ndjesh nevojën për një karrierë me kuptim të thellë. E gjithë përvoja dhe mençuria që ke mbledhur gjatë viteve mund të përdoret për të ndërtuar një rrugë profesionale që përputhet me vlerat dhe ëndrrat e tua. Nëse ndjek pasionin, mund të bëhesh shumë i njohur në fushën tënde.

    Luani

    Do të ndjesh më shumë qartësi në çështjet financiare apo emocionale, ndërsa Neptuni largohet nga sektori i burimeve të përbashkëta. Së shpejti ai do të hyjë në zonën e udhëtimeve të gjata dhe rritjes shpirtërore. Koha ideale për të zgjeruar horizontin përmes udhëtimit apo studimit. Lejoji ëndrrat të të udhëheqin, por mos harro të planifikosh me mend.

    Virgjëresha

    Në pak ditë, Neptuni do të largohet nga shenja e Peshqve (ku ka ndikuar në marrëdhëniet e tua) dhe do të hyjë në sektorin tënd të burimeve të përbashkëta. Ky është fillimi i një faze të re transformuese në lidhje me intimitetin dhe marrëdhëniet emocionale. Kujdes me financat, pasi Neptuni mund të sjellë mjegullim në vendimmarrje. Eksploro mënyra të reja bashkëpunimi dhe thello besimin në marrëdhënie.

    Peshorja

    Mund të jetë koha të shikosh marrëdhëniet e tua me një këndvështrim të ri. Me Neptunin që së shpejti kalon nga Peshqit në Dashin, do të fitosh më shumë kuptim mbi rutinat e tua dhe çështjet shëndetësore, por gjithashtu mund të rriten pritshmëritë e tua nga partneritetet. Kjo energji mund të forcojë lidhjet dhe të inkurajojë më shumë mirëkuptim, por është e rëndësishme të mbetesh realist. Askush nuk është i përsosur dhe pritjet e larta mund të çojnë në zhgënjim. Fokusoju ndërtimit të marrëdhënieve kuptimplota, por me këmbë në tokë.

    Akrepi

    Aktivitetet e tua të përditshme mund të jenë në prag të një transformimi të madh, por fillimisht rruga mund të duket e paqartë. Ndërsa Neptuni lë Peshqit dhe kalon në Dashin, mund të ndjesh më shumë qartësi për pasionet personale dhe idealet romantike. Gjithashtu, mund të frymëzohesh për të sjellë imagjinatë dhe mirësi në rutinat e tua ditore. Ky planet i mistershëm të fton të eksplorosh qasje holistike ndaj mirëqenies dhe të shtosh ndjeshmëri në jetën tënde profesionale. Ruaj fokusin, në mënyrë që të përdorësh këtë energji krijuese për qëllime të arritshme.

    Shigjetari

    Kohë emocionuese po afrohen, ndërsa Neptuni – planeti i krijimtarisë pa kufij – kalon nga Peshqit në Dashin. Me largimin nga shtëpia jote e familjes, pasiguritë që lidhen me këtë fushë mund të fillojnë të zbuten, duke sjellë më shumë stabilitet dhe qartësi. Kur Neptuni të hyjë në sektorin e romancës, do të jesh më i hapur ndaj dashurisë pa kushte dhe mundësive të pafundme. Përqafo pasionet krijuese dhe lejo imagjinatën të lulëzojë në marrëdhëniet e tua. Qëndro i vetëdijshëm për realitetin për të ruajtur lidhje të qëndrueshme.

    Bricjapi

    Po sikur shtëpia jote të bëhej një strehë e vërtetë? Kalimi i afërt i Neptunit nga Peshqit në Dash mund të hapë këtë derë. Me largimin nga sektori i mendjes dhe komunikimit, komunikimi yt mund të rrjedhë më lirshëm. Ndërsa Neptuni hyn në shtëpinë e familjes, do të frymëzohesh për të krijuar një ambient plot qetësi, ngrohtësi dhe krijimtari. Është momenti i duhur për të thelluar lidhjet me të dashurit dhe për të rikrijuar mjedisin e banimit. Ruaj një këndvështrim praktik ndërsa vë në jetë këto ide.

    Ujori

    Krijimtaria jote është gati të arrijë kulmin, ndërsa Neptuni përgatitet të largohet nga Peshqit, ku ka ndikuar në çështjet financiare. Kjo sjell më shumë qartësi në menaxhimin e të ardhurave. Nëse puna jote nuk ka qenë në fushën krijuese, ndikimi ëndërrimtar i Neptunit ka mundur ta bëjë më të vështirë administrimin financiar. Me kalimin në Dash, në sektorin e mendjes dhe intelektit, mendimet e tua do të jenë të freskëta dhe intuitive. Është një kohë e shkëlqyer për të forcuar marrëdhëniet me vëllezërit, motrat dhe të afërmit, përmes komunikimit të ndjeshëm dhe krijues.

    Peshqit

    Po vjen një ndryshim i madh që sjell energji dhe mundësi. Me largimin e Neptunit nga shenja jote, mund të ndjesh një ndjesi të re të vetvetes, më e liruar nga mjegullimi emocional dhe introspektimi i viteve të fundit. Kur Neptuni të hyjë në Dash, fokusi yt kalon në të ardhurat dhe burimet personale. Është koha për të eksploruar mënyra krijuese për të rritur të ardhurat ose për të përputhur punën me pasionet e tua. Duke kombinuar imagjinatën me praktikën, mund të kthesh ëndrrat në fitime konkrete

  • Monika Kryemadh bëhet gjyshe për herë të parë, ja emri i veçantë i mbesës!

    Monika Kryemadh bëhet gjyshe për herë të parë, ja emri i veçantë i mbesës!

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi përmes një postimi në “Facebook” njofton se është bërë gjyshe.

    Kryemadhi shpreh fjalët e ndiera për bijën e saj, Sara Meta, ndërsa njofton se ajo ka sjellë në jetë një vajzë.

    “Sot Sara e vogël u bë e Madhe u bë mami. Sara sot statusi yt social është ngritur në piedestal sot qenia jote merr komplet kuptim tjetër, jeta jote sot do të ekzistoj në çdo sekondë për vajzën tënde.

    Ti do lutesh që Zoti të të japi forcë për të jetuar dhe do durosh çdo dhimbje, do sfidosh çdo gjë për një qëllim, atë të të qenurit NËNË.

    Mirë se erdhe në Club Sara Alvora”, shkruan Kryemadhi.

  • ‘Plas’ keq në BBV/ Shperthen Rozana Radi dhe ia thyen mikrofonin Gertës, reagon menjehere Vellai i Madh (Video)

    ‘Plas’ keq në BBV/ Shperthen Rozana Radi dhe ia thyen mikrofonin Gertës, reagon menjehere Vellai i Madh (Video)

    Pasditen e së premtes, atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u tensionua ndjeshëm pas një debati të madh mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit.

    Dy konkurrentet u përfshinë në një përplasje të ashpër verbale, e cila përfundoi me një skenë të pazakontë.

    Në kulmin e nervozizmit, ato vendosën që të ndeshnin trupat me njëra-tjetrën në një formë ironie, një veprim i cili çoi në rënien dhe thyerjen e mikrofonit të Gertës.

    Kjo situatë solli menjëherë reagimin e regjisë, e cila i tërhoqi vërejtje të dyja banoreve, duke u kërkuar të kenë kujdes me pajisjet teknike.

    Megjithatë, Rozana dhe Gerta nuk e pranuan paralajmërimin dhe vazhduan debatin me tone të larta, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.

    Incidenti i fundit është komentuar gjerësisht nga publiku, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë ndëshkime të mëtejshme për sjelljen e tyre.

  • “Luftë” në Livorno të Italisë / Persona të armatosur sulmojnë furgonin që transportonte para, dëgjohen të shtëna dhe shpërthime

    “Luftë” në Livorno të Italisë / Persona të armatosur sulmojnë furgonin që transportonte para, dëgjohen të shtëna dhe shpërthime

    Një furgon i blinduar që dyshohet se transportonte para është sulmua pasditen e sotme përgjatë bypass-it, në karrexhatën me drejtim jugor, pak pas daljes së San Vincenzo, në Livorno të Italisë.

    Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe ambulanca, raportojnë mediat italiane.

    Trafiku është i bllokuar dhe një prej makinave është në flakë, duke shkaktuar një shtullungë tymi të dukshme nga distanca.

    Sipas asaj që raportohet nga mediat, nuk ka pasur të lënduar nga sulmi i ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme pranë San Vincenzos.

    Sipas disa dëshmitarëve, janë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime, teksa një grup i armatosur personash ka sulmuar furgonin.

  • Produkt me salmonelë, AKU bllokoi kontenierin me 27 ton mish nga Brazili! Këlliçi thirrje ministres Denaj: Mbani përgjegjësi për këtë krim kundër shëndetit!

    Produkt me salmonelë, AKU bllokoi kontenierin me 27 ton mish nga Brazili! Këlliçi thirrje ministres Denaj: Mbani përgjegjësi për këtë krim kundër shëndetit!

    Belind Këlliçi i ka bërë thirrje ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, që t’i japë përgjigje qytetarëve mbi ushqimin që konsumojnë.

    Thirrja e Këlliçit vjen pas skandalit me 27 ton mish të importuar nga Brazili që rezultoi se kishte salmonelë.

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, njoftoi se ka nisur procedurat e gjurmimit dhe bllokimit të një sasie mishi pule, i dyshuar me Salmonelë, që është importuar në vendin tonë nga Brazili, përmes Portit të Durrësit.

    Sipas AKU, është inspektuar subjekti importues për ndjekjen e gjurmueshmërisë, i cili është referuar në organet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

    Subjekti importues do të hetohet për sa i takon elementëve të veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë.

    “Një denoncim urgjent i lidhur drejtpërdrejtë me shëndetin e qytetarëve shqiptarë!

    Nga një investigim i emisionit Piranjat në SYRI TV, 27 tonë mish pule i importuar nga Brazili rezulton i infektuar me bakterin e Salmonelës, sipas analizave të kryera në ISUV.

    Kjo sasi e mishit të importuar dyshohet se është hedhur në treg pa pritur rezultatin e analizave.
    Kjo është një çështje urgjente!!!
    Këtu nuk ka më as diskutime politike, bëhet fjalë për sigurinë ushqimore të qytetarëve.

    Ministre Anila Denaj, jepini përgjigje qytetarëve mbi ushqimin që konsumojnë dhe mbani përgjegjësi për këtë krim kundër shëndetit!”