Category: Lajme

  • “12 vite janë mjaft”- Rama i përgjigjet kritikëve: Angela Merkel qëndroi për 4 mandate, edhe miku im i ngushtë Mark Rutte!

    “12 vite janë mjaft”- Rama i përgjigjet kritikëve: Angela Merkel qëndroi për 4 mandate, edhe miku im i ngushtë Mark Rutte!

    Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikëve në rrjetet sociale që i thonë se mjaft qëndroi për 12 vite në pushtet.

    Si përgjigje Rama mori disa shembuj në vendet e BE, ku kryetarët e qeverive kanë qëndruar për 4 mandate.

    Ai përmendi Angela Merkel, Gerhard Schröd, Helmut Kol në Gjermani, apo edhe Mark Rutte në Holandë.

    “Nëse kjo është një anomali, po të drejtoj nga Gjermania, ku dy kancelarë kanë qëndruar me 4 mandate Merkel dhe para saj ishte për dy mandate Gerhard Schröder dhe para tij për 4 mandate Helmut Kol. Nëse nuk të mjafton kjo po të çoj në Holandë. Mik im i ngushtë Mark Rutte 4 mandate. Po nuk të mjaftoi edhe kjo mund të ngjis nga Suedia që kanë qëndruar shumë më tepër, por nuk dua të të tremb pastaj. Kjo nuk është çështje sa do ti dhe sa dua unë, por sa do populli”, tha kryeministri.

  • NAMI NË SHKODËR/ BKH dhe Policia “rrethojnë” Malësinë e Madhe, Barbullushin, Mjedën dhe Bushatin

    NAMI NË SHKODËR/ BKH dhe Policia “rrethojnë” Malësinë e Madhe, Barbullushin, Mjedën dhe Bushatin

    Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shkodrës po kryejnë kontrolle dhe veprime hetimore ne disa zona, Malësi e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore.

    Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për procedimet penale që jane regjistruar nga SPAK për krime zgjedhore në Shkodër.

    Agjentët e BKH po mbështeten në terren nga oficer dhe patrulla te DVP Shkodër

  • Giro d’Italia 2025 më 9 Maj në Tiranë, policia publikon planin e masave: Ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, si do të devijohet trafiku

    Giro d’Italia 2025 më 9 Maj në Tiranë, policia publikon planin e masave: Ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, si do të devijohet trafiku

    Policia ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e aktivitetit Giro d’Italia 2025. Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare që do mbahet nesër, më 9 Maj, në kryeqytet do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve.

    Nga ora 13:00-18:00 do të ketë ndalim qarkullimi dhe parkimi në segmentet e rrugëve:

    📍 Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG);
    📍Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;
    📍Rrugën e “Elbasanit”,
    📍Bulevardi “Bajram Curri”;
    📍Rrugën “Ali Shefqeti”;
    📍Rrugën “Alajdin Frashëri”;
    📍Rrugën e Rexhekrit;
    📍Rruga Muhamet Deliu deri tek rrethrrotullimi i Freskut;
    📍Rrugën “Sotir Çaci”;
    📍Rrugen “Xhanfize Keko”;
    📍Rrugen “Arkitekt Kasemi”;
    📍Bulevardi “Zhan D’Ark”;
    📍Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;
    📍Në brendësi të ish-Gardës së Republikës.
    📍Segmenti i rrugës mbrapa Pallatit të Kulturës
    📍Rrugën “Dëshmoret e 4 Shkurtit”,

    Njoftimi i policisë:

    📌Në zbatim të urdhrit nr. 104, datë 23.04.2025, “Mbi organizimin e planit të lëvizjes së automjeteve në qytetin e Tiranës në kuadër të aktivitetit Giro d’Italia 2025”, njoftojmë qytetarët se:

    📌Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të vijoj në qytetin e Tiranës më 9 maj 2025, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, sipas planit të mëposhtëm:

    📌 Ndalim qarkullimi dhe parkimi
    Datë 09.05.2025, ora 13:00 –18:00
    Segmentet e rrugëve📍:

    📍 Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG);
    📍Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;
    📍Rrugën e “Elbasanit”,
    📍Bulevardi “Bajram Curri”;
    📍Rrugën “Ali Shefqeti”;
    📍Rrugën “Alajdin Frashëri”;
    📍Rrugën e Rexhekrit;
    📍Rruga Muhamet Deliu deri tek rrethrrotullimi i Freskut;
    📍Rrugën “Sotir Çaci”;
    📍Rrugen “Xhanfize Keko”;
    📍Rrugen “Arkitekt Kasemi”;
    📍Bulevardi “Zhan D’Ark”;
    📍Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;
    📍Në brendësi të ish-Gardës së Republikës.
    📍Segmenti i rrugës mbrapa Pallatit të Kulturës
    📍Rrugën “Dëshmoret e 4 Shkurtit”,

    Blloqet e banimit me akses të kufizuar, më datë 09.05.2025:
    📍Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rruget janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”).
    📍Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës 📍Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore.
    📍Zona e qytetit “Studenti”, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik dhe “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi”, që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje në unazën lindore.
    📍Zona e Kodrës së Priftit nuk ka akses për të dalë nga perimetri, pas bllokimit të aksit rrugor (gjatë orarit 13:00 –18:00).
    📍Zona e Tiranës së Re dhe e Bllokut ka dalje në rrugën “Kristo Luarasi”, diga e liqenit dhe dalje në Selitë.
    📍Zona e rrugës “Myslym Shyri”, Rrugës së Kavajës do të kenë akses dalje për në rrugën e ambasadave, në drejtim te Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugën “Mine Peza”.

    📌Ndalim parkimi
    Datë 10.05.2025, ora 08:00 –11:00
    Segmentet e rrugëve📍Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).

    📌Ndalim qarkullimi dhe parkimi
    Datë 10.05.2025, ora 10:00 –18:00
    Segmentet e rrugëve📍
    📍Sheshin “Skenderbej”;
    📍Rrugën “Urani Pano”;
    📍Rrugën “Dedë Gjo Luli”;
    📍Rrugën “Ibrahim Rugova”;
    📍Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;
    📍Bulevardin “Gjergj Fishta”;
    📍Rrugën “Muhamet Gjollesha”;
    📍Bulevardin “Bajram Curri”;
    📍Rrugën “Ibrahim Rugova”;
    📍Rrugën “Lek Dugagjini”;
    📍Rrugën “Dervish Hima”;
    📍Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;
    📍Rrugën “Abdyl Frashëri”;
    📍Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;
    📍Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.

    📌Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:
    📍Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);
    📍Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00

    📌Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:
    📍Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës📍Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.
    📍Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.
    📍Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonen e Kodrës së Priftit.

  • Tre ditë para zgjedhjeve/ Chris LaCivita ironizon kryeministrin Rama! Publikon foton bufit duke ngrënë miun

    Tre ditë para zgjedhjeve/ Chris LaCivita ironizon kryeministrin Rama! Publikon foton bufit duke ngrënë miun

    Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, amerikani Chris LaCivita ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, përmes një postimi në platformën X.

    Kur na ndajnë edhe tre ditë nga zgjedhjet e 11 majit, LaCivita ka publikuar një foto simbolike që tregon një buf që ka kapur një mi, duke e shoqëruar me etiketimin e adresës zyrtare të kreut të qeverisë, Edi Rama, pa asnjë koment tjetër.

    Kjo nuk është hera e parë që LaCivita përdor llogarinë e tij personale në X për të sulmuar Ramën, të cilin e ka krahasuar me një mi, në përgjigje të etiketimit të kryedemokratit Sali Berisha si “bufi i kënetës” nga ana e kryeministrit.

    Kujtojmë që Edi Rama gjatë fjalimeve në fushata e cilëson LaCivita si “Latif”.

  • Arrestohen tre persona në Dubai të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, përkrahës të të shumëkërkuarit Talo Çela

    Arrestohen tre persona në Dubai të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, përkrahës të të shumëkërkuarit Talo Çela

    Tre kriminelë shqiptarë të njohur si përkrahës të të shumëkërkuarit Talo Çela janë arrestuar në Dubai.

    Bëhet fjalë për shtetasit Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika, të cilët u vunë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

    Konkretisht, Ervis Daka akuzohet se ka informuar shtetasit që kanë tentuar të vrasin shtetasin K. P., në lidhje me lëvizjet e tij.

    Ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasit A. S. Po ashtu ka strehuar dhe ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, shtetasit të shumëkërkuar Talo Çela.

    Maksim Koçi ka marrë pjesë në vrasjet e shtetasve K. K. dhe I. A. Ai ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasve A. S. dhe A. C. alias A. S dhe ka ndihmuar shtetasin e shumëkërkuar Talo Çela për t’u fshehur.

    Ndërsa Ado Xhika akuzohet se për rreth 2 vjet, ka ndihmuar shtetasin Talo Çela duke i krijuar kushtet e nevojshme për jetesë. Po ashtu ka shoqëruar 1 gazetar, me qëllim intervistimin e shtetasit Talo Cela.

    Njoftimi:

    Policia e Shtetit/Vijon intensivisht operacioni “The Wanted”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Kapen në Dubai, 3 shtetas të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale kundër personit, dhe përkrahës të të shumëkërkuarit T. Ç.

    Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve në kohë reale dhe koordinimit konstant të veprimeve operacionale, mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese në Emiratet e Bashkuara Arabe, realizuar nëpërmjet strukturave të Interpolit, u finalizuan në Dubai, 3 faza të tjera të operacionit “The Wanted”. Konkretisht, u kapën shtetasit:

    -E. D., 38 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:
    -ka informuar shtetasit që kanë tëntuar të vrasin shtetasin K. P., në lidhje me lëvizjet e tij;
    -ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasit A. S.;
    -ka strehuar, ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, shtetasit të shumëkërkuar T. Ç.

    -M. K., 39 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për interes dhe hakmarrje, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:
    -ka marrë pjesë në vrasjet e shtetasve K. K. dhe I. A.;
    -ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasve A. S. dhe A. C. alias A. S.;
    -ka ndihmuar shtetasin e shumëkërkuar T. Ç., për t’u fshehur;

    -A. Xh., 40 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:
    -për rreth 2 vjet, ka ndihmuar shtetasin T. Ç., duke i krijuar kushtet e nevojshme për jetesë;
    -ka shoqëruar 1 gazetar, me qëllim intervistimin e shtetasit T. Ç.

    Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, me qëllim ekstradimin e këtyre shtetasve, në Shqipëri.

  • Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Sot, më 08 maj 2025, dollari amerikan blihet me 86 lekë dhe shitet me 87.4 lekë.

    Euro blihet me 97.8 lekë dhe shitet 98.7 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104 lekë, ndërsa në shitje me 105.2 lekë.

    Paundi britanik blihet me 114.4 lekë dhe shitet me 115.8 lekë

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62.3 lekë, ndërsa në shitje me 63.8 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • Njihuni me “surprizat” e motit gjatë kësaj të enjte

    Njihuni me “surprizat” e motit gjatë kësaj të enjte

    Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellime dhe dhe vranësirash të shpeshta, të cilat herë pas-here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

    Më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat Veriore dhe pjesërisht në qendër.

    Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me vranësira dhe rrebeshe shiu në zonat Veriore – Verilindore duke lënë pjesën tjetër të territorit me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por pa reshje.

    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët deri në 24°C vlera më e lartë në rang territori.

    Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgë 3 ballë.

  • Gazetari amerikan: Departamenti i Shtetit lejon Sali Berishën të udhëtojë në SHBA

    Gazetari amerikan: Departamenti i Shtetit lejon Sali Berishën të udhëtojë në SHBA

    Gazetari amerikan i “Politico”, Marc Caputo ka njoftuar përmes një njoftimin në llogarinë e tij në platformën “X” se Departamenti Amerikan i Shtetit ka lejuar Sali Berishën të udhëtojë për në SHBA.

    “E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA” – shkruan gazetari që publikon edhe përgjigjen e DASH.

    “Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si e tillë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it” – thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dërguar për gazetarin.

    Caputo ka shpërndarë edhe një shkrim të gazetës “Wall Street Journal” ku ka dhënë një intervistë drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita.

    Sali Berisha dhe statusi “non grata”

    Në maj 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij “persona non grata”, duke e akuzuar për përfshirje në korrupsion të rëndësishëm dhe pengim të drejtësisë . Ky vendim u bazua në nenin 7031(c) të Aktit të Përvetësimeve të Departamentit të Shtetit, i cili ndalon hyrjen në SHBA të individëve të përfshirë në korrupsion të rëndësishëm ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut .

    Berisha ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se ato janë të motivuara politikisht, duke akuzuar filantropin George Soros për përhapjen e këtyre pretendimeve. Ai ka ndërmarrë hapa ligjorë kundër Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për shpifje dhe ka shprehur synimin për të lobuar pranë administratës Trump për të rishikuar këtë vendim.

    Ndihma nga Chris LaCivita dhe fushata “Make Albania Great Again”

    Në një zhvillim të rëndësishëm, Chris LaCivita, menaxheri i fushatës së Donald Trump, është angazhuar për të ndihmuar Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 majit. Ai ka përdorur sloganin “Make Albania Great Again”, duke e krahasuar Berishën me Trump dhe duke e portretizuar atë si një figurë të persekutuar politikisht nga qeveria aktuale .

    LaCivita ka deklaruar se nuk do të lobojë për heqjen e statusit “non grata” të Berishës, por ka theksuar se fushata e tij është një zgjerim i ndihmës që i ka ofruar Trump-it, duke synuar të ndihmojë opozitën shqiptare në përballjen me qeverinë aktuale .

    Përjashtimet e mundshme për vizën amerikane

    Pavarësisht shpalljes “non grata”, Departamenti Amerikan i Shtetit ka mundësinë të japë përjashtime për individë të caktuar për të udhëtuar në SHBA, në përputhje me interesat kombëtare dhe detyrimet ndërkombëtare. Avokati shqiptaro-amerikan Peter Lumaj ka theksuar se është e mundur që Berisha të marrë një përjashtim të tillë, veçanërisht nëse konsiderohet se nuk paraqet rrezik për SHBA.

    Situata politike në Shqipëri është komplekse dhe e ndikuar nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Ndërhyrjet ndërkombëtare, veçanërisht nga SHBA, dhe zhvillimet e fundit rreth Sali Berishës dhe Partisë Demokratike, pritet të kenë një ndikim të rëndësishëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në drejtimin e ardhshëm të vendit. /Boldnews.al

  • Një ditë pas tymit të zi, kardinalët mblidhen sërish për të zgjedhur Papën e ri! Sot priten 4 votime

    Një ditë pas tymit të zi, kardinalët mblidhen sërish për të zgjedhur Papën e ri! Sot priten 4 votime

    Kardinalët e përfshirë në konklavën sekret në Vatikan do të kthehen në Kapelën Sistine sot në mëngjes, për të votuar përsëri se kush duhet të jetë Papa i ardhshëm.

    Në ditën e parë të konklavës, nga oxhaku doli tym i zi, që do të thotë se kardinalët e mbyllur brenda nuk kishin arritur të merrnin një vendim.

    Votimet janë planifikuar për gjatë gjithë ditës – dy në mëngjes, dy në fund të pasdites.

    Votimi i parë do të jetë në orën 10:30, i ndjekur nga një tjetër në orën 12:00. Kardinalët do të drekojnë, e më pas do të votojnë edhe dy herë të tjera, afërsisht në orën 17:30 dhe 19:00.

    Megjithatë, nuk ka gjithmonë tym për secilën nga katër votat. Në votimet e para në mëngjes dhe pasdite, ka vetëm tym të bardhë nëse zgjidhet një papë i ri.

  • Grushte dhe shqelma/ Sherr masiv në mitingun e Berishës në Elbasan!

    Grushte dhe shqelma/ Sherr masiv në mitingun e Berishës në Elbasan!

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi mbrëmjen e sotme takimin përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Elbasanit, përpara stadiumit “Elbasan Arena”. Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te regjimi 12-vjeçar i qeverisjes aktuale, të cilin e cilësoi si burim të krimit dhe bandave në vend.

    Ai lëshoi akuza të rënda ndaj Taulant Ballës duke e akuzuar se është i përfshirë në porositje vrasjesh dhe arrestimesh, në bashkëpunim me figura të njohura të botës së krimit dhe eksponentë të njohur kriminalë në këtë qytet.

    Ndërkohë që Berisha mbante fjalimin, një incident i pazakontë ndodhi në turmën e simpatizantëve. Një përleshje masive shpërtheu mes pjesëmarrësve, ku sipas burimeve nga vendngjarja, shkak i konfliktit ishte një përplasje e fortë mes disa kandidatëve të listës së PD-së në Elbasan.

    Ende nuk është i qartë shkaku i konfliktit të dhunshëm mes një grupi demokratësh gjatë këtij mitingu.

    Në pamje duken disa persona duke u përplasur me njëri-tjetrin me grushte dhe shqelma.