Category: Lajme

  • Tragjike në Turqi! Zjarri i frikshëm i merr jetën skiatorit olimpik dhe babait të tij

    Tragjike në Turqi! Zjarri i frikshëm i merr jetën skiatorit olimpik dhe babait të tij

    Skiatori olimpik Berkin Usta, i cili garoi në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, dhe babai i tij humbën jetën pasi një zjarr shpërtheu në një resort në Turqi të enjten.

    Berkin ishte vetëm 25 vjeç, ndërsa babai i tij, Yahya Usta, ishte 57 vjeç.

    Babai dhe djali thuhet se kishin qëndruar në katin e pestë të hotelit Kervansaray në Uludag, Bursa – me gruan e Yahya-s, Fikriye, e cila thuhet se i mbijetoi tragjedisë – kur zjarri filloi rreth orës 5:30 të mëngjesit, sipas Associated Press.

    Zyra e guvernatorit të Bursës i tha mediumit se hoteli ishte bosh nga mysafirë në atë kohë, por 12 anëtarë të stafit mbetën në ndërtesë kur shpërtheu zjarri në kafene. Mbetet e paqartë pse familja Usta po qëndronte në hotel.

    Një hetim ka nisur dhe menaxheri i hotelit është ndaluar. Hoteli thuhet se u detyrua të mbyllej në janar, kur leja e tij e akomodimit u anulua, sipas AP.

  • I fundit! Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, plagoset në këmbë 25-vjeçari! Policia kontrolle për identifikimin e kapjen e autorit

    I fundit! Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, plagoset në këmbë 25-vjeçari! Policia kontrolle për identifikimin e kapjen e autorit

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Kamëz, si pasojë e një konflikti të çastit.

    Policia-Elbasan

    Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi me inicale M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen

    Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

  • “Jam një përballë katër vetave…”/ Gjesti-Gertës: Je e pafytyrë!

    “Jam një përballë katër vetave…”/ Gjesti-Gertës: Je e pafytyrë!

    Gerta ka diskutuar ditën e sotme me Gjestin për lojën e tyre brenda shtëpisë.

    Gerta:

    Je shumë skemaxhi. Kam fol për Kellyn mbrapa krahëve? Thuaje se çfarë kam thënë. Ta nxorra fytyrën direkt. Je mashtrues dhe shpifës.

    Gjesti:

    Po të ngacmoj siç thua ti për mua dhe Rozanën që jemi bashkë.

    Gerta:

    Është një gjë që duket.

    Gjesti:

    A do me shpif o Gerta? Je e pafytyrë.

    Gerta:

    Ajo është e gjithë skema jote që debatet do i bëni me njëri tjetrin sepse ndiheni të fortë. Në fakt jeni shumë të dobët. Unë jam një përballë katër vetave. Keni ngrënë, keni pirë, keni mbështetur njëri tjetrin dhe tani e sulmoni njëri tjetrin.

  • Festa e Fitër Bajramit/ Komuniteti Mysliman tregon detajet: Do të falet në sheshin “Skënderbej”

    Festa e Fitër Bajramit/ Komuniteti Mysliman tregon detajet: Do të falet në sheshin “Skënderbej”

    Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e diel, më datë 𝟑𝟎.𝟎𝟑.𝟐𝟎𝟐𝟓, në “𝐒𝐡𝐞𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐣”, Tiranë. Ceremonia e Faljes së Fitër Bajramit fillon në 𝟎𝟔:𝟒𝟓 me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa në orën 𝟎𝟕:𝟑𝟎 qëndrojmë në namaz.

    Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 𝟎𝟗:𝟎𝟎 deri në orën 𝟏𝟐:𝟎𝟎. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Fitër Bajramin!

  • “Ata që do të votojnë PD-në janë 1-sha”- Sali Berisha zbulon sloganin e Partisë Demokratike në fushatën zgjedhore

    “Ata që do të votojnë PD-në janë 1-sha”- Sali Berisha zbulon sloganin e Partisë Demokratike në fushatën zgjedhore

    Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar sloganin e Partisë Demokratike në fushatën zgjedhore.

    Berisha deklaroi se renditja e PD-së e para në fletën e votimit është një fat hyjnor dhe tokësor.

    Kryedemokrati theksoi se ata që votojnë për Partinë Demokratike janë 1-sha.

    Teksa komentoi sloganin, Berisha u shpreh se flamuri kuq e zi ka një bukuri mahnitëse, ndërsa sipas tij logoja është “logoja e betejës me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 Majit”.

    “Nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo. Në të gjitha librat, përshkruhet si më i miri, si i pari. Kur fati që është sa hyjnor dhe tokësor, i ra PD-së të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve dhe mbështetësve të PD-së, por në tërësi i shqiptarëve ishte dhe është jashtëzakonisht i madh.

    Pra ata që votojnë për Partinë Demokratike dhe Aleancën Shqipëria Madhështore votojnë 1-shin. De facto janë 1-sha. Nuk mohohet, të jesh 1-sh, tu përkasësh 1-shave është një nder, një privilegj, është një detyrë të qëndrosh në lartësi.

    Po kjo do të jetë e gjithë, por nuk po ndalem tek flamuri që ka bukurinë e tij mahnitëse. Logoja, pra çdo gjë, siç e shihni është logoja e betejës, logoja me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 majit”, tha Berisha.

  • Horoskopi i fundjavës/ Aventura në dashuri dhe ditë të mira për paratë, zbuloni shenjat më të favorizuara

    Horoskopi i fundjavës/ Aventura në dashuri dhe ditë të mira për paratë, zbuloni shenjat më të favorizuara

    Fundjava e datave 28 deri më 30 mars sjell energji të veçantë për dy shenjat e horoskopit që do ta shijojnë atë. Këto dy ditë u premtojnë atyre lumturi në të gjitha fushat, nga idetë dhe surprizat e reja deri te fluksi i parave dhe romancat pasionante.

    Gaforrja

    Pasi ndoshta keni kaluar nëpër periudha rëniesh financiare dhe mundësi të humbura, tani është koha për një kthesë. Ju pret një fitim financiar i papritur dhe energjia juaj do të jetë në nivele të larta. Mund të prisni një telefonatë nga një person me të cilin nuk keni dëgjuar prej kohësh dhe ky komunikim do të sjellë shumë gëzim.

    Bricjapi

    Pas një periudhe të gjatë në të cilën mund të keni pasur fokus të reduktuar, tani vjen koha për t’u zgjuar. Do të ndjeni nevojën për t’iu përkushtuar vetes. Kjo fundjavë është e përkryer për fillimin e marrëdhënieve të reja emocionale dhe miqësore. Yjet ju sjellin mundësinë për shoqërim dhe flirtim të këndshëm, ndaj kjo do të jetë një fundjavë ku mund të shijoni një aventurë romantike me një person që do t’ju lërë mendjen!

  • Regjia ia përsërit në mënyrë të vazhdueshme “Kujdes mikrofonin”, Gjesti kundërshton produksionin: S’ka kujdes

    Regjia ia përsërit në mënyrë të vazhdueshme “Kujdes mikrofonin”, Gjesti kundërshton produksionin: S’ka kujdes

    Konkurrenti nga Kosova, Gjesti, po vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuara të Big Brother VIP Albania 4, duke sjellë dinamika të forta brenda shtëpisë.

    Së fundmi, ai është përfshirë në një debat të ashpër me Gertën dhe disa banorë të tjerë, ku ka bërë disa deklarata që lidhen me informacione nga jashtë shtëpisë.

    Kjo ka sjellë menjëherë ndërhyrjen e produksionit, duke i tërhequr vërejtjen për shkeljen e rregullave të lojës.

    “Kush ta ka treguar këtë ty?”, e pyeti Gerta, ndërsa produksioni reagoi menjëherë duke e paralajmëruar Gjestin: “Gjesti, kujdes mikrofonin”.

    Por, reperi nuk e ka pritur mirë këtë ndërhyrje dhe ka vazhduar të kundërshtojë regjisorët, duke u shprehur prerë: “S’ka kujdes”, në shenjë revolte ndaj vërejtjeve të njëpasnjëshme.

    Ky moment ka bërë bujë në rrjetet sociale, ku fansat po diskutojnë nëse Gjesti po sfidon qëllimisht rregullat apo nëse thjesht ka qenë një shpërthim emocional i tij. Një gjë është e sigurt – ai po vazhdon të jetë një nga banorët më të përfolur të këtij edicioni!

  • Futet nga Porti i Durrësit një sasi mishi pule me Salmonelë, AKU nis gjurmimin për bllokimin e produktit! Malli u importua nga Brazili

    Futet nga Porti i Durrësit një sasi mishi pule me Salmonelë, AKU nis gjurmimin për bllokimin e produktit! Malli u importua nga Brazili

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka njoftuar se ka nisur proceduar e gjurmimit dhe bllokimit të një sasie mishi pule, i dyshuar me Salmonelë, që është importuar në vendin tonë nga Brazili, parmes Portit të Durrësit.

    Sipas AKU, është inspektuar subjekti importues për ndjekjen e gjurmueshmërisë, i cili është referuar në organet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

    Subjekti importues do të hetohet për sa i takon elementëve të veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë.

    Njoftim i AKU

    Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, si dhe në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë një sërë masash të menjëhershme dhe të strukturuara për të adresuar një situatë të identifikuar para disa ditësh gjatë proceseve të kontrollit të produkteve ushqimore të importuara në Portin e Durrësit.

    Referuar analizimit në ISUV në datën 21.03.2025, për prani të Salmonella Typhimurium në një mostër produkt pule (fileto e ngrirë), e importuar nga Brazili, AKU ka ndërhyrë në mënyrë të koordinuar me strukturat përgjegjëse për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit në fjalë, si dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

    Është inspektuar subjekti importues për ndjekjen e gjurmueshmërisë, i cili është referuar në organet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale, për sa i takon elementëve të veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë.

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron publikun se situata është në ndjekje të vazhdueshme dhe se çdo veprim është ndërmarrë në funksion të transparencës, sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

    Për çdo zhvillim të mëtejshëm, AKU do të vijojë të informojë në mënyrë të saktë dhe të përgjegjshme.

  • SPAK urdhër kontrolli për banesën e Giovana dhe Alda Nikollit! Kush janë motrat që iu bë atentat, lidhjet me dy personazhet e krimit

    SPAK urdhër kontrolli për banesën e Giovana dhe Alda Nikollit! Kush janë motrat që iu bë atentat, lidhjet me dy personazhet e krimit

    Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) la lëshuar urdhër kontrolli për banesën e dy motrave, Giovana dhe Alda Nikolli.

    Vijon…

  • Pamje të frikshme nga tërmeti në Mianmar! Njerëzit vrapojnë në panik, rrugët “ndahen në dysh”, shembet rokaqielli 30-katësh. 43 punëtorë të bllokuar

    Pamje të frikshme nga tërmeti në Mianmar! Njerëzit vrapojnë në panik, rrugët “ndahen në dysh”, shembet rokaqielli 30-katësh. 43 punëtorë të bllokuar

    Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter goditi Myanmarin.

    Tërmeti është aq i fortë sa është ndjerë në Tajlandë dhe vende të tjera fqinje.

    Tërmeti shkaktoi shembjen e ndërtesave si në Myanmar ashtu edhe në  Bangkok, ndërsa rrugët u “ndanë” në dysh.

    Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë shkallën e shkatërrimit.

    Një urë e madhe në Mianmar u shemb gjatë tërmetit. Policia njoftoi se një rrokaqiell 30-katësh në ndërtim e sipër në Bangkok u shemb, duke bllokuar të paktën 43 punëtorë.

    Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 10 kilometrash dhe ndodhi rreth orës 14:20 (ora lokale) në një distancë prej afërsisht 17 kilometrash nga qyteti i Mandalay me rreth 1.2 milionë banorë, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

    Pasoi një pasgoditje me magnitudë 6.7 të shkallës Rihter dhe autoritetet po paralajmërojnë banorët për tërmete të tjerë.

    Dëshmitarët okularë në Bangkok thanë se njerëzit, menjëherë pas tërmetit, dolën në rrugë në panik.

    “Dëgjova një zë ndërsa flija në shtëpi, vrapova sa më shumë që munda nga ndërtesa me pizhame,” tha Nuanghai, një banor i Chiang Mai, qyteti i dytë më i madh i Tajlandës dhe një destinacion popullor turistik i njohur për tempujt e tij.