Category: Lajme

  • Kujdes gjatë fundjavës/ Reshje shiu dhe bubullima, ja çfarë pritet të ndodhë me motin dhe temperaturat

    Kujdes gjatë fundjavës/ Reshje shiu dhe bubullima, ja çfarë pritet të ndodhë me motin dhe temperaturat

    Edhe përgjatë ditës së shtunë në të gjithë territorin do të mbizotërojë mot i paqendrueshëm.

    Gjatë ditës së nesërme nuk do të mungojnë reshjet e shiut të cilat do të jenë me intensitet mesatr të shoqëruara me shkarkesa elektirke.

    Ndërkohë pritet që era nga kuadrati i lindjes të arrijë shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, ndërsa valëzimi në det do të arrijëderi në 1-2 ballë.

  • Pamje shqetësuese/ Debat i ashpër, Rozana Radi i thyen mikrofonin Gertës, ndërhyn produksioni (Video)

    Pamje shqetësuese/ Debat i ashpër, Rozana Radi i thyen mikrofonin Gertës, ndërhyn produksioni (Video)

    Pasditen e së premtes, atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u tensionua ndjeshëm pas një debati të madh mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit.

    Dy konkurrentet u përfshinë në një përplasje të ashpër verbale, e cila përfundoi me një skenë të pazakontë.

    Në kulmin e nervozizmit, ato vendosën që të ndeshnin trupat me njëra-tjetrën në një formë ironie, një veprim i cili çoi në rënien dhe thyerjen e mikrofonit të Gertës.

    Kjo situatë solli menjëherë reagimin e regjisë, e cila i tërhoqi vërejtje të dyja banoreve, duke u kërkuar të kenë kujdes me pajisjet teknike.

    Megjithatë, Rozana dhe Gerta nuk e pranuan paralajmërimin dhe vazhduan debatin me tone të larta, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.

    Incidenti i fundit është komentuar gjerësisht nga publiku, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë ndëshkime të mëtejshme për sjelljen e tyre.

  • Ambasada e SHBA-së: Ky është tironsi që do të marrë komandën e një luftanijeje amerikane!

    Ambasada e SHBA-së: Ky është tironsi që do të marrë komandën e një luftanijeje amerikane!

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, përmes një postimi në rrjete sociale, ka njoftuar se shqiptaro-amerikani Alban Dervishi, do të marrë komandën e një luftanijeje amerikane.

    Mësohet se Dervishi do ta marrë detyrën në qershor të këtij viti, pra komandën e USS Pearl Harbor.

    “Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane! Njihuni me Komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani i cili do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës.

    I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane”, njofton ambasada.

  • Gerta Gixhari thyen rekordin botëror të Big Brother! Ja për çfarë bëhet fjalë!

    Gerta Gixhari thyen rekordin botëror të Big Brother! Ja për çfarë bëhet fjalë!

    Gerta Gixhari është tashmë banorja më e nominuar në historinë e Big Brother në mbarë botën.

    Deri më tani, ky rekord mbahej nga Einxhel Shkira, e cila gjatë sezonit të parë të Big Brother VIP Albania u bë banorja më e nominuar që arriti të mbetej në shtëpi, madje duke shkuar deri në finale.

    Por këtë rekord e ka thyer tashmë Gerta Gixhari, e cila në edicionin aktual të Big Brother VIP Albania 4 ka qenë e nominuar më shumë se çdo banor tjetër në ndonjë sezon të Big Brother në nivel global.

    Pavarësisht nominimit të përhershëm, ajo ka arritur të mbijetojë në shtëpi, duke e kthyer këtë sfidë në një rekord historik.

  • ‘Dhëmbë më dhëmbë’ me njëri-tjetrin/ Banorët e BBV 4 që kanë humbur apo fituar më shumë ndjekës në “Instagram”

    ‘Dhëmbë më dhëmbë’ me njëri-tjetrin/ Banorët e BBV 4 që kanë humbur apo fituar më shumë ndjekës në “Instagram”

    Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.

    Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.

    Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar te “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

    Egli Tako rezulton sërish edhe këtë javë me humbje të madhe. Ajo ka humbur këtë herë 5 mijë ndjekës. Nga 322K, aktualisht ka 317K.

    Rozana Radi ka fituar 3 mijë ndjekës brenda javës. Nga 438K, tani ajo numëron 441K.

    Joz Marku ka fituar këtë javë 4K ndjekës në “Instagram”. Nga 52K, tani ai ka 56K. Danja Koka nga 106 mijë ndjekës, tani ka shkuar në 110 mijë, duke fituar kështu 4K.

    Me një rritje të madhe rezulton dhe Loredana Brati. Nga 57K, tani ajo numëron 66.3K, duke fituar kështu 9.3K ndjekës brenda javës. Gjesti mban sërish kreun e “Instagram”-it me plot 15 mijë ndjekës më shumë. Nga 499K, tani ka 514K fansa në rrjetin e tij social.

  • Tragjike në Turqi! Zjarri i frikshëm i merr jetën skiatorit olimpik dhe babait të tij

    Tragjike në Turqi! Zjarri i frikshëm i merr jetën skiatorit olimpik dhe babait të tij

    Skiatori olimpik Berkin Usta, i cili garoi në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, dhe babai i tij humbën jetën pasi një zjarr shpërtheu në një resort në Turqi të enjten.

    Berkin ishte vetëm 25 vjeç, ndërsa babai i tij, Yahya Usta, ishte 57 vjeç.

    Babai dhe djali thuhet se kishin qëndruar në katin e pestë të hotelit Kervansaray në Uludag, Bursa – me gruan e Yahya-s, Fikriye, e cila thuhet se i mbijetoi tragjedisë – kur zjarri filloi rreth orës 5:30 të mëngjesit, sipas Associated Press.

    Zyra e guvernatorit të Bursës i tha mediumit se hoteli ishte bosh nga mysafirë në atë kohë, por 12 anëtarë të stafit mbetën në ndërtesë kur shpërtheu zjarri në kafene. Mbetet e paqartë pse familja Usta po qëndronte në hotel.

    Një hetim ka nisur dhe menaxheri i hotelit është ndaluar. Hoteli thuhet se u detyrua të mbyllej në janar, kur leja e tij e akomodimit u anulua, sipas AP.

  • I fundit! Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, plagoset në këmbë 25-vjeçari! Policia kontrolle për identifikimin e kapjen e autorit

    I fundit! Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, plagoset në këmbë 25-vjeçari! Policia kontrolle për identifikimin e kapjen e autorit

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Kamëz, si pasojë e një konflikti të çastit.

    Policia-Elbasan

    Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi me inicale M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen

    Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

  • “Jam një përballë katër vetave…”/ Gjesti-Gertës: Je e pafytyrë!

    “Jam një përballë katër vetave…”/ Gjesti-Gertës: Je e pafytyrë!

    Gerta ka diskutuar ditën e sotme me Gjestin për lojën e tyre brenda shtëpisë.

    Gerta:

    Je shumë skemaxhi. Kam fol për Kellyn mbrapa krahëve? Thuaje se çfarë kam thënë. Ta nxorra fytyrën direkt. Je mashtrues dhe shpifës.

    Gjesti:

    Po të ngacmoj siç thua ti për mua dhe Rozanën që jemi bashkë.

    Gerta:

    Është një gjë që duket.

    Gjesti:

    A do me shpif o Gerta? Je e pafytyrë.

    Gerta:

    Ajo është e gjithë skema jote që debatet do i bëni me njëri tjetrin sepse ndiheni të fortë. Në fakt jeni shumë të dobët. Unë jam një përballë katër vetave. Keni ngrënë, keni pirë, keni mbështetur njëri tjetrin dhe tani e sulmoni njëri tjetrin.

  • Festa e Fitër Bajramit/ Komuniteti Mysliman tregon detajet: Do të falet në sheshin “Skënderbej”

    Festa e Fitër Bajramit/ Komuniteti Mysliman tregon detajet: Do të falet në sheshin “Skënderbej”

    Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e diel, më datë 𝟑𝟎.𝟎𝟑.𝟐𝟎𝟐𝟓, në “𝐒𝐡𝐞𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐣”, Tiranë. Ceremonia e Faljes së Fitër Bajramit fillon në 𝟎𝟔:𝟒𝟓 me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa në orën 𝟎𝟕:𝟑𝟎 qëndrojmë në namaz.

    Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 𝟎𝟗:𝟎𝟎 deri në orën 𝟏𝟐:𝟎𝟎. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Fitër Bajramin!

  • “Ata që do të votojnë PD-në janë 1-sha”- Sali Berisha zbulon sloganin e Partisë Demokratike në fushatën zgjedhore

    “Ata që do të votojnë PD-në janë 1-sha”- Sali Berisha zbulon sloganin e Partisë Demokratike në fushatën zgjedhore

    Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar sloganin e Partisë Demokratike në fushatën zgjedhore.

    Berisha deklaroi se renditja e PD-së e para në fletën e votimit është një fat hyjnor dhe tokësor.

    Kryedemokrati theksoi se ata që votojnë për Partinë Demokratike janë 1-sha.

    Teksa komentoi sloganin, Berisha u shpreh se flamuri kuq e zi ka një bukuri mahnitëse, ndërsa sipas tij logoja është “logoja e betejës me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 Majit”.

    “Nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo. Në të gjitha librat, përshkruhet si më i miri, si i pari. Kur fati që është sa hyjnor dhe tokësor, i ra PD-së të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve dhe mbështetësve të PD-së, por në tërësi i shqiptarëve ishte dhe është jashtëzakonisht i madh.

    Pra ata që votojnë për Partinë Demokratike dhe Aleancën Shqipëria Madhështore votojnë 1-shin. De facto janë 1-sha. Nuk mohohet, të jesh 1-sh, tu përkasësh 1-shave është një nder, një privilegj, është një detyrë të qëndrosh në lartësi.

    Po kjo do të jetë e gjithë, por nuk po ndalem tek flamuri që ka bukurinë e tij mahnitëse. Logoja, pra çdo gjë, siç e shihni është logoja e betejës, logoja me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 majit”, tha Berisha.