Category: Lajme

  • Afërsia me Jozin, Valbona tregon premtimin që i bëri ai pasi të dal nga shtëpia

    Afërsia me Jozin, Valbona tregon premtimin që i bëri ai pasi të dal nga shtëpia

    Ajo ishte në një televotim kokë me kokë me Laert Vasilin, me ç’rast njëri prej tyre do të eliminohej.

    Pas daljes në “Shqipëria Live”, ish-konkurrentja ka folur për periudhën pas këtij reality shou.

    E njëjta theksoi se nuk ka ndonjë plan konkret, ndonëse bëri një ndërlidhje me Joz Markun.

    Ish-banorja thekson se artisti shqiptar i ka premtuar se do të bëjë një këngë për babanë e saj.

    “Jozi do të bëjë një këngë për babanë tim”, u shpreh ajo.

    Pritet të shihet tani në vazhdim se çfarë do të bëjë Valbona, nëse do të rikthehet sërish në ekran.

  • Jepet ALARMI?! Paralajmërimi i ushtrisë dhe shërbimit sekret gjerman: Rusia po planifikon një luftë të madhe

    Jepet ALARMI?! Paralajmërimi i ushtrisë dhe shërbimit sekret gjerman: Rusia po planifikon një luftë të madhe

    Gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung dhe televizionet publike WDR dhe NDR kanë njoftuar sot se ushtria gjermane (Bundeswehr) dhe shërbimi sekret BND i kanë bërë një vlerësim të ri gjendjes së sigurisë në Europë. Ky vlerësim aktualisht po qarkullon në qarqet e sigurisë në Berlin, shkruan Süddeutsche Zeitung.

    Në raportin e tyre më të ri, analistët skicojnë një tablo të zymtë në lidhje me ambiciet e Moskës.

    Rusia e sheh veten në një konflikt sistemesh me Perëndimin dhe është e gatshme të realizojë synimet e saj imperialiste me forcë ushtarake – edhe përtej Ukrainës.

    Edhe pse aktualisht nuk ka shenja të një “konfrontimi të afërt të Rusisë me NATO-n”, thuhet në dokument, Rusia ka të ngjarë të krijojë deri në fund të dekadës të gjitha parakushtet për të zhvilluar një “luftë konvencionale të shkallës së gjerë”. Lufta që ka zgjatur për më shumë se tre vjet në Ukrainë nuk po i dobëson forcat ruse.

    Pavarësisht sanksioneve, Rusia është në gjendje të përgatitet ushtarakisht në atë mënyrë që së shpejti të mund të sulmojë një shtet të NATO-s. Kremlini mund të kompensojë jo vetëm humbjet e mëdha në personel dhe materiale në Ukrainë, por madje edhe të avancojë më tej armatosjen.

    Sipas vlerësimit të situatës, ekonomia e luftës po prodhon më shumë se çfarë është e nevojshme për luftën kundër Ukrainës. Për më tepër, Vladimir Putin ka urdhëruar që forcat e tij të armatosura të rriten deri në vitin 2026 në deri në 1,5 milionë ushtarë, raporton Süddeutsche Zeitung duke u bazuar në dokumentin e ushtrisë dhe shërbimit sekret gjerman.

    Më tutje gazeta shkruan se presidenti i BND-së, Bruno Kahl, paralajmëroi që në nëntorin e kaluar se agjencia e tij e shihte si një rrezik realist sulmin e mundshëm të Rusisë ndaj një shteti të NATO-s brenda pak vitesh.

    Sipas Kahl, ushtarakë të lartë në Moskë dyshojnë nëse NATO-ja do të qëndronte e bashkuar në rast të një sulmi nga Rusia. Kështu, sipas Kahl, rreziku që Rusia ta testojë këtë skenar, për shembull me një sulm të kufizuar në vendet baltike, po rritet.

  • Zbardhen detajet! Çfarë “mesazhe” i dhanë amerikanët e OPDT, zyrtarëve të SPAK!

    Zbardhen detajet! Çfarë “mesazhe” i dhanë amerikanët e OPDT, zyrtarëve të SPAK!

    Pas gati dy muajsh mungesë, për shkak të një urdhri ekzekutiv të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ekspertët amerikanët e OPDAT janë kthyer në SPAK dhe Gjykatën e Posaçme.

    Burime pranë këtyre institucioneve bënë me dije kthimin e të njëjtëve ekspertëve amerikanë, që më herët kanë asistuar punën e tyre, sipas A2cnn. Po sipas burimeve, pas rikthimit ata kanë zhvilluar takime me gjyqtarët dhe prokurorët e posaçëm.

    Ekspertët amerikanë, që mbështesnin me prani punën e SPAK dhe GJKKO u larguan në fund të janarit pas Urdhrit Ekzekutiv të presidentit të SHBA, Donald Trump për të ndaluar implementimin e asistencës ndërkombëtare, urdhër që ndërpreu edhe çdo aktivitet të USAID në Shqipëri.

    Pas këtij urdhri, në një reagim zyrtar, SPAK tha se mbështetja e misioneve të partnerëve ndërkombëtare, përfshi ato të Shteteve të Bashkuara, konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve.

  • Gjykata nis procesin për vrasjen e Martin Canit, dëshmitari i plagosur: Do tregoj gjithçka, jam gati të…

    Gjykata nis procesin për vrasjen e Martin Canit, dëshmitari i plagosur: Do tregoj gjithçka, jam gati të…

    Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë sot për gjykim autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, Mario Përlleshaj.

    Pas përfundimit të seancës, djali tjetër i cili mbeti i plagosur me thikë në tragjedinë e 18 nëntorit të vitit të kaluar, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, Luis Meçe foli për mediat.

    Ai u shpreh se përjetimi i seancës gjyqësore ishte i vështirë, por është i gatshëm të dëshmojë në gjyq nëse do t’i kërkohet.

    “Nuk e kam përjetuar mirë seancën, por dua të them se kërkojmë drejtësi. Jam gjithnjë i gatshëm të dëshmoj në gjyq nëse më kërkohet”, tha ai.

  • “Luftojmë kundër tre gjigandëve, i dashur Sancho…”/ Kujt po i dërgon mesazh ‘misterioz’ Arben Ahmetaj?

    “Luftojmë kundër tre gjigandëve, i dashur Sancho…”/ Kujt po i dërgon mesazh ‘misterioz’ Arben Ahmetaj?

    Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar sërish sot, pas intervistës së pak ditëve më parë, ku foli gjatë për aktualitetin politik.

    Ahmetaj ka bërë një postim misterioz në rrjetet sociale, duke postuar një shprehje nga libri “Don Kishoti i Mançës”, i Miguel de Cervantes.

    Ai ka shkëputur një frazë ku Don Kishoti dialogon me Sanchon.

    “‘Luftojmë kundër tre gjigandëve, i dashur Sancho: Padrejtësia, frika dhe injoranca” – Miguel de Cervantes”, shkruan Ahmetaj.

    Reagimi i Ahmetajt si duket vjen mbi zhvillimet e fundit në vend por edhe ato ndaj tij. Ai vijon të qëndrojë në Zvicër. Ndërkohë dje SPAK shtyu dhe me 3 muaj hetimet për dosjen “Buka”.

  • Çfarë ka ndodhur me G-Banin? Ish banori ‘shokon’ me ndryshim pas daljes, nuk njihet më…(Foto)

    Çfarë ka ndodhur me G-Banin? Ish banori ‘shokon’ me ndryshim pas daljes, nuk njihet më…(Foto)

    Në një foto të fundit, ai shfaqet me një kostum elegant me motive të arta, një ndryshim i madh nga imazhi i tij i zakonshëm në reality show.

    Me syze të errëta dhe një pamje të sofistikuar, G Bani po tregon një anë tjetër të tij, duke dëshmuar se di të eksperimentojë me stilin dhe të befasojë publikun.

    Ky transformim ka ngjallur reagime të shumta, me fansat që e kanë komentuar si një ndryshim pozitiv dhe modern. Kjo shfaqje e re e stilit të G Banit ka ngjallur kureshtje në mesin e ndjekësve të tij, duke lindur pyetje mbi arsyet e këtë ndryshimi të papritur.

    Të gjithë e dinë reperin për stilin e tij atraktiv dhe audienca është e bindur se çdo gjë që ai bën ka një qëllim.

    Transformimi i G Banit ka sjellë në vëmendje madje edhe diskutime në mediat sociale, ku fansat tregojnë se si ky stil i ri i jep atij një imazh më të rafinuar dhe të sofistikuar.

    Ata e kanë krahasuar me yje të njohur ndërkombëtarisht, duke e cilësuar si simbol të ndryshimit dhe pasionit për art.

  • Tiranë/ Prost*tucioni me “qira” në Airbnb, eksperti: Pronarëve t’u sekuestrohen shtëpitë

    Tiranë/ Prost*tucioni me “qira” në Airbnb, eksperti: Pronarëve t’u sekuestrohen shtëpitë

    Në muajin mars të vitit të kaluar, Ministria e Financave u tërhoq nga detyrimi që pronarët e banesave që jepen me qira nëpërmjet AirBnB apo Booking të regjistroheshin në QKB.

    Gjatë muajve të fundit, në Tiranë janë rritur ndjeshëm aktivitet e paligjshme që zhvillohen pikërisht në këto ambiente, të cilat kryesisht ndodhen në bllok pallatesh e në zona të tej populluara. Rasti më i fundit ishte shfrytëzimi i 44 vajzave kolumbiane për prostitucion në banesa të marra me qira në platformën Airbnb, si dhe më herët i një vajze të mbajtur peng në zonën e Astirit ku me një grup vajzash e djemsh kishin konsumuar lëndë narkotike.

    Eksperti Fation Softa thotë se për personat që japin banesat me qira dhe në to ushtrohet aktivitet kriminal, duhet të ketë ndjekje penale, deri në sekuestrim të ambientit.

    “Këto struktura duhet të jenë të regjistruara. E dyta duhet të ngarkohen me përgjegjësi administratorët e pallateve të cilët duhet të informojnë. Duhet të ngarkohet me përgjegjësi ligjore ai që e përdor këtë strukturë, pra pronari i asaj strukture që e jep këtë gjë dhe si duhet të ketë një regjistër. Duhet të ketë detyrimin ligjor të informojnë për aktivitetin që bëjnë dhe në rastet kur aktiviteti i tyre është i paligjshëm do të thotë që është i padeklaruar vendi, nipti ose përgjegjësitë që kanë, atëherë duhet të merren masa ndoshta ligjore, duke filluar që nga bllokimi i aktivitetit, që nga procedimi penal ndaj tyre dhe pse jo nëse këta përdorin si qendër prostitucioni, të shikohet mundësia deri në sekuestrimin e banesës së tyre. Pra duhet të shtohet presioni ligjor”, tha për A2 CNN eksperti Fation Softa.

    Por a duhet të legalizohet prostitucioni në vendin tonë? Eksperti Fation Softa nuk është i sigurt nëse kjo e zgjidh problemin por thotë se ka nevojë të ketë më shumë kontroll, jo vetëm mbi territorin, por që në Pikat Kufitare.

    “Sot vijnë prostitutat, nesër mund të vijnë grupet terroriste. Pra në mënyrën e kontrollit të sistemit hyrje-daljet në Pikat Kufitare, patjetër duhet të jetë më e kontrolluar. Pastaj nëse ky fenomen duhet të disiplinohet apo duhet të legalizohet unë nuk jam në gjendje të shprehem sepse menjëherë duhet të marr krahun e dikujt apo krahun e dikujt tjetër pa dëshiruar, them se duhet të jetë referendum”, shtoi eksperti.

    Pak ditë më parë, policia goditi në Tiranë një bazë prostitucioni me vajza kolumbiane, të cilat pasi dolën në gjykatë deklaruan se nuk kishin dijeni që në Shqipëri ky aktivitet ishte vepër penale.

  • Euro fiton terren ndaj Lekut/ Arrin nivelin më të lartë në dy muaj, ja arsyet e rritjes së monedhës europiane

    Euro fiton terren ndaj Lekut/ Arrin nivelin më të lartë në dy muaj, ja arsyet e rritjes së monedhës europiane

    Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 99.68 lekë, në rritje me 0.91 krahasuar me të mërkurën. Niveli i sotëm i kursit të Euros është më i larti që prej fundit të muajit janar.

    Rritjet e forta ditore të kursit të Euros janë tipike për momentet kur tregu shfaq një kërkesë të madhe dhe të përqendruar për të blerë valutë. Kjo vjen zakonisht për shkak të kërkesës nga shoqëri tregtare ose në raste më të rralla për nevoja të vetë bankave. Një vit më parë, pikërisht në 27 mars, Euro shfaqi një rritje të ngjashme madje edhe më të lartë, me një 1.7 pikë brenda një dite. Në atë rast, rritja erdhi për shkak të blerjeve të mëdha nga njëra prej bankave të sektorit, për të shpërndarë dividendin vjetor për aksionerin e saj.

    Burime nga tregu valutor shprehen se praktikisht e njëjta gjë po ndodh edhe këtë vit. Sipas tyre, në treg nuk ka një kërkesë me bazë të gjerë për valutë që të paralajmërojë rritje të qëndrueshme dhe strukturore të kursit të këmbimit të Euros. E gjithë kërkesa për valutë ka ardhur nga një bankë e vetme e sektorit, që ka realizuar blerje në një shumë të madhe.

    Ekspertët shpjegojnë se situata të tilla krijohen për shkak të përmasave të vogla dhe cektësisë së tregut valutor në vend. Gjithashtu, në periudhat pranë fundit të muajit kalendarik, shumica e bankave nuk janë shumë të predispozuara për të shitur valutë në shuma të mëdha, për shmangur pozicione të hapura në valutë përtej limiteve të lejuara rregullatore. Edhe ky faktor e bën më të fortë impaktin e kërkesave të mëdha në ditët e fundit të muajit.

    Ekspertët mendojnë se gjasat janë që kjo rritje e kursit të amortizohet nga tregu në harkun e pak ditëve dhe kursi Euro-Lek do të bjerë gradualisht pranë niveleve të mëparshme, ashtu siç ka ndodhur edhe në të shkuarën.

    Në periudhën janar-shkurt, kursi i këmbimit euro-lek shënoi një korrektim të lehtë në rrijte nga nivelet e fundit të vitit të kaluar. Kjo mund të shpjegohet me flukse disi më të ulëta valutore hyrëse në këtë sezon të vitit, por nga ana tjetër edhe me rritjen e ndjeshme të ofertës së lekut, për shkak të shpenzimeve të mëdha qeveritare në fund të muajit dhjetor./Monitor

  • “Zog i vockël ti”/ Debat mes Gjestit dhe Laertit: Duhet të dyshojmë se pse ke dashur të zgjatësh puthjen me…

    “Zog i vockël ti”/ Debat mes Gjestit dhe Laertit: Duhet të dyshojmë se pse ke dashur të zgjatësh puthjen me…

    Dita e sotme ka nisur me debate në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Një debat i ashpër ka ndodhur me Gjestin dhe Laertin.

    Sapo këngëtari është zgjuar, ka kaluar nga krevati i aktori dhe ka nisur me akuza ndaj tij për një puthje në buzë që shkëmbyen gjatë një loje.

    Gjesti shprehet se ka dyshime se Laerti u përpoq që t’a zgjaste atë qëllimisht.

    “Pse ke dashur ta zgjasësh puthjen me mbretin? Duhet studiuar kjo gjë. Jam në dyshime të mëdha”, i tha Gjesti – Laertit.

    Nga ana tjetër, Laerti e kundërshtoi me një koment ironik: “O zog i vockël ti”.

    Debati u tensionua më tej kur Gjesti e quajti Laertin “pervers”, duke thelluar më tej përplasjet e tyre. Kjo nuk është hera e parë që dy banorët përfshihen në diskutime të ashpra, pasi ata shpesh nuk bien dakord për shumë gjëra brenda shtëpisë.

  • Tragjedi në Detin e Kuq: Aksident me nëndetëse, humbin jetën katër persona

    Tragjedi në Detin e Kuq: Aksident me nëndetëse, humbin jetën katër persona

    Të paktën katër turistë rusë kanë humbur jetën pas një aksidenti me një nëndetëse turistike në brigjet e Hurghadës, Egjipt. Mjeti lundrues transportonte 45 turistë dhe anëtarë të ekuipazhit kur ndodhi incidenti fatal.

    Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi shkakun e aksidentit, ndërsa pesë persona janë dërguar në spital për trajtim. Hurghada, një destinacion i njohur për turizmin nënujore, është tronditur nga kjo ngjarje e rëndë

    Hetimet për rrethanat e tragjedisë vazhdojnë.