Category: Lajme

  • TYM I ZI nga oxhaku i Vatikanit! Nuk ka konsensus për Papën e ri, çfarë pritet të ndodhë

    TYM I ZI nga oxhaku i Vatikanit! Nuk ka konsensus për Papën e ri, çfarë pritet të ndodhë

    Për t’u zgjedhur Papë, një kandidat duhet të sigurojë dy të tretat e votave.

    133 kardinalë u mbyllën sot në konklavën në Kapelën Sistine, ku zhvilluan votimin e parë të fshehtë për zgjedhjen e Papës së 267-të të Kishës Katolike Romake, por pa një emër.

    Nga oxhaku i i Kapelës Sistine u pa të dilte tymi i zi, i cili sinjalizon se nuk është arritur një konsensus mes kardinalëve për të zgjedhur Papën e ri. Nëse tymi do të ishte i bardhë, do të nënkuptonte së kardinalët zgjodhën një Papë të ri, pas vdekjes së Papa Françeskut Në Sheshin e Shën Pjetrit ishin mbledhur qindra besimtarë që prisnin të shihinin ngjyrën e tymit që del nga oxhaku.

    Për t’u zgjedhur Papë, një kandidat duhet të sigurojë dy të tretat e votave.

  • Motra e viktimës dhunoi prindërit e Ylber Jakut! Mbi 20 kallëzime në vite në polici për konfliktin

    Motra e viktimës dhunoi prindërit e Ylber Jakut! Mbi 20 kallëzime në vite në polici për konfliktin

    Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në fshatin plan të Hasit, ku viktimë mbeti Rushit Sallahu. Mësohet se familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime ndër vite për konfliktin.

    Siç raportohet kallëzimet janë bërë nga babai i autorit i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit. Por me sa duket autoritetet nuk kanë ndërhyrë për të zgjidhur konfliktin.

    Përplasja mes familjeve Sallahu dhe Jaku ka pasur në thelb mosmarrëveshje për çështje pronësore, që kanë degjeneruar në dhunë fizike dhe përfunduan tragjikisht me humbjen e një jete.

    Sakaq Artjola Sallahu, motra 21-vjeçare e viktimës Rushit Sallahu, që u vra sot nga Ylber Jaku në fshatin Pla në qarkun e Kukësit, ka dhunuar fizikisht dy prindërit e autorit të krimit.

    Si pasojë e dhunës, të dy të moshuarit janë shtruar në spitalin e Traumës, ku nëna e autorit Ylber Jaku ka thyerje të legenit. Për këtë konflikt, motra e viktimës është arrestuar një ditë më parë dhe ndodhet në burg. Gjatë ditës së sotme, autori Ylber Jaku 41-vjeç ka vizituar të moshuarit në spital dhe duke parë gjendjen e tyre të rëndë shëndetësore si pasojë e dhunës, ka vrarë në fshat vëllain e vajzës që dhunoi të moshuarit.

  • Detaje nga vrasja në Has. Autori ishte kthyer sot nga Anglia. Qëlloi 8 herë me plumba 34-vjeçarin

    Detaje nga vrasja në Has. Autori ishte kthyer sot nga Anglia. Qëlloi 8 herë me plumba 34-vjeçarin

    Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Has, ku Ylber Jaku ka qëlluar me 8 plumba Reshit Sallahun.

    Viktima ka qenë në automjetin e tij në momentin e atentatit, duke shkaktuar edhe përplasjen me një kanal anësor të rrugës, më pas ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

    Autori Ylber Jaku ka qenë në Angli dhe sot është kthyer në Has.

    Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pla, teksa shkak dyshohet se është një konflikt pronësie dhe hakmarrje.

    Autori dyshohet se e ka pritur viktimën disa metra nga shtëpia sa po ka zbritur nga mjeti dhe e ka qëlluar duke i marrë jetën.

  • Babai i Ardit Beshirit rrëfen detaje tronditëse: Menaxherja e firmës urdhëroi djalin që të punonte aty ku rrëshqiti dheu!

    Babai i Ardit Beshirit rrëfen detaje tronditëse: Menaxherja e firmës urdhëroi djalin që të punonte aty ku rrëshqiti dheu!

    Gjatë kërkimeve gjendet një këpucë, në ndihmë forcat e FSK dhe grupi i shpëtimit nga Bulqiza. Prej pesë ditësh vazhdojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili mbeti i bllokuar nën një masiv dheu dhe balte në fabrikën e përpunimit të kromit në Qafën e Burrelit, kërkimet vazhdojnë ende pa rezultat.

    Arditi, i cili po punonte me një eskavator, e zuri poshtë një rrëshqitje e madhe dheu që e mbuloi bashkë me mjetin me të cilin punonte dhe e mori përpara materiali i rërës dhe ujit i kësaj fabrike.

    Babai i tij, Nerim Beshiri, vazhdon të bëjë apel për gjetjen e trupit të djalit institucioneve shtetërore.

    “Shteti të më ndihmojë. E kërkojmë djalin prej 5 ditësh, janë gjetur sende metalike dhe një këpucë. Nuk ka aparatura që gjejnë trupin e njeriut, shteti të kërkojë ndihmë nga fqinjët. Menaxherja e firmës i dha urdhër djalit që të punonte aty ku rrëshqiti dheu.

    Djali punonte në këtë firmë prej 4-5 vitesh, askush s’erdhi të më japë ngushëllime. Djali më tha dy ditë para fatkeqësisë që ka punë të rrezikshme,” -tha babai për Report Tv.

  • Zhduket e mitura, familjarët ngrenë në këmbë policinë

    Zhduket e mitura, familjarët ngrenë në këmbë policinë

    Nëna e një 15-vjeçari nga Elbasani ka bërë denoncimin për humbjen e djalit të saj, i cili ka ikur nga shtëpia më 16 prill 2025 dhe nuk është kthyer më.

    36-vjeçarja ka paraqitur denoncimin ditën e martë, pas një periudhe 3-javore pa informacion për fëmijën.

    Policia ka nisur hetimet për gjetjen e tij, por deri tani nuk ka asnjë informacion tjetër të rëndësishëm lidhur me humbjen e 15-vjeçarit.

    Sipas autoriteteve, vonesa në denoncimin e rastit ka vonuar ndihmën, pasi nëna kishte pritur për një periudhë të gjatë për të bërë denoncimin.

    Njoftimi i policisë

    “Më datë 06.05.2025, ka kallëzuar shtetasja V. Z., 36 vjeçe, se më datë 16.04.2025, është larguar nga banesa, djali i saj 15 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njofton Policia.

  • Vrau 34-vjeçarin në Has, Ylber Jaku MESAZH në Facebook: E hoqa qafe me shotgan për t’i dhënë një mësim… (E PLOTË)

    Vrau 34-vjeçarin në Has, Ylber Jaku MESAZH në Facebook: E hoqa qafe me shotgan për t’i dhënë një mësim… (E PLOTË)

    Ylber Jaku, vrasësi i 34-vjeçarit Rushit Sallahi pasditen e sotme në Has, ka lënë një mesazh në Facebook përpara se të kryente krimin e rëndë.

    Jaku, i cili ishte kthyer nga Britania e Madhe vetëm një ditë më parë, ka shkruar në rrjetet sociale arsyet pse e kanë shtyrë drejt krimit të rëndë.

    Pa shumë detaje, ai lë të nënkuptohet se familja e tij ka pasur përplasje të vazhdueshme me familjen e autorit, dhe siç u raportua më herët, vetëm një ditë më parë, motra 21-vjeçare e viktimës Rushit Sallahi, i ka dhunuar prindërit e Jakut, për çka edhe u arrestua nga policia.

    “Shërbimet sekrete shqiptare kanë vënë rrugeçër për të fyer anëtarët e familjes time. Më duhej të hiqja qafe njërin prej tyre, arsyeja është e qartë, për t’i dhënë një mësim të tjerëve që prisnin në radhë për t’u treguar të fortë me mua dhe familjen time”, shkruan Ylber Jaku ndër të tjera.

    Dyshohet se përveç përplasjeve fizike dhe verbale, dy familjet mund të kenë patur edhe konflikt pronësie.

  • “Mjaft është mjaft! Kur injoroni drejtësinë…”/ Ylber Jaku e kishte paralajmëruar vrasjen e 34 vjeçarit

    “Mjaft është mjaft! Kur injoroni drejtësinë…”/ Ylber Jaku e kishte paralajmëruar vrasjen e 34 vjeçarit

    41-vjeçari Ylber Jaku, i cili ekzekutoi me pushkë pasditen e sotme në fshatin Pla të Hasit, 34-vjeçarin Ryshyt Sallahu, duket se vrasjen e kishte paralajmëruar që mbrëmjen e djeshme.

    Ai kishte publikuar një foto të tijën në rrjetet sociale, ku duket se krahas saj jepte një mesazh të drejtpërdrejtë për familjen Sallahu.

    “Mjaft është Mjaft! Kur ju injoroni (drejtësinë) njerëzit nuk ju injorojnë ju!” – shkruante Ylber Jaku, krahas fotos së tij.

    Ylber Jaku e qëlloi me një plumb Ryshyt Sallahun, teksa ky i fundit po udhëtonte me automjetin e tij. Pas krimit, autori u arrestua, teksa u sekuestrua edhe arma e përdor për vrasjen e 34-vjeçarit.

    Vrasja e sotme e ka zanafillën tek një ngjarje e regjistruar dy ditë më parë mes dy familjeve Sallahu dhe Jaku në fshatin Pla. Më konkretisht, pas një konflikti për çështje pronësie, 21-vjeçarja Artjola Sallahu dhunoi me sende të forta çiftin e bashkëshortëve Agim Jaku, 65 vjeç dhe Vera Jaku, 60 vjeçe, të cilët mbetën të plagosur dhe përfunduan në spital.

    Artjola Sallahu u arrestua pas ngjarjes për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi Agim Jaku mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e tij Vera Jaku vijon të jetë ende në kujdesin e mjekëve.

    Burime bëjnë me dije se Artjola Sallahu është e motra e viktimës Ryshyt Sallahu, ndërsa Agim dhe Vera Jaku janë prindërit e autorit Ylber Jaku.

    Mësohet se konfliktet për pronat mes familjes Jaku dhe Sallahu vijojnë prej mbi 10 vitesh, teksa burime bëjnë me dije se familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime ndër vite për konfliktin. Kallëzimet janë bere nga Agim Jaku, babai i autorit të vrasjes, i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit.

    Nisur nga konfliktet e vazhdueshme për pronat, por edhe nga dhunimi i prindërve dy ditë më parë, Ylber Jaku është hakmarrë ditën e sotme duke ekzekuttuar Ryshyt Sallahun.

  • Vrasja për motive pronësie në Has, ja kush është autori i dyshuar i ngjarjes

    Vrasja për motive pronësie në Has, ja kush është autori i dyshuar i ngjarjes

    Personi në foto është 41-vjeçari Ylber Jaku, i dyshuar për vrasjen e sotme me armë zjarri të 34-vjeçarit Rushit Sallahu në Has.

    Policia ka bërë me dije se rreth orës 16:40 është marrë njoftim se 41-vjeçari Ylber Jaku, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri 34-vjeçarin Rushit Sallahu për motive pronësie.

    Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se 41-vjeçari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma e dyshuar e krimit.

    Sipas informacioenve, një ditë më parë ka ndodhur një sherr mes fisit Sallahu dhe fisit Jaku, ku anëtarët e familjeve janë zënë me shkopinj, ndërsa sot viktima 34-vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri.

  • Pamje nga ngjarja ku u shua një djalë i ri. Dalin detajet, motra kishte goditur me shkop prindërit e të dyshuarit

    Pamje nga ngjarja ku u shua një djalë i ri. Dalin detajet, motra kishte goditur me shkop prindërit e të dyshuarit

    Detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Has, motra e djalit që humbi jetën, dyshohet se një ditë më parë ishte përplasur me prindërit e të dyshuarit dhe i kishte qëlluar ata me një shkop. Një konflikt që nisi dje me dajak dhe përfundoi sot me vdekjen e të riut.

    Sherri me sende të forta mes familjes Sallahu dhe Jaku ndodhi për motive pronësie.

    Hetimet sugjerojnë se sot, autori i dyshuar, Ylber Jaku, 41 vjeç, i zuri pritë afër banesës, 34 vjeçarit Reshit Sallaku, në fshatin Plan në Has.

    Sot policia e arrestoi 21-vjeçaren, motrën e viktimës, por konfliktin mbeti i hapur, duke mos u parandaluar ngjarja tragjike

    Çfarë ndodhi dje në Pla

    Në fshatin Pla, janë konfliktuar për motive pronësie, shtetasi Rr. S. dhe familjarë të tij me shtetasin shtetasin A . J. dhe familjarë të tij.

    Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasi A. J. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. J., të cilën po marrin mjekim në spitalin e Hasit.

    Shtetasit e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale, tha dje policia.

    Si precipitoi ngjarja sot

    Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt për motive pronësie në fshatin Pla, policia tha sot se në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasen:

    A. S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë).

    Shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. /noa.al

  • Aksident në aksin Elbasan–Peqin, përplasen dy automjete – tre oficerë policie të dëmtuar

    Aksident në aksin Elbasan–Peqin, përplasen dy automjete – tre oficerë policie të dëmtuar

    Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin “Elbasan–Peqin”, ku janë përplasur dy automjete, njëri prej të cilëve drejtohej nga shtetasi A. S., ndërsa tjetri nga shtetasi B. M., oficer policie.

    Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi B. M. dhe dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjetin e tij.

    Të tre të dëmtuarit janë oficerë policie. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /noa.al