Category: Lajme

  • Dh*nimi i 43-vjeçarit me aftësi të kufizuara në Lushnjë, Fabjol Hysi ndodhet në gjendje të rëndë! Autorët: Na ofendoi

    Dh*nimi i 43-vjeçarit me aftësi të kufizuara në Lushnjë, Fabjol Hysi ndodhet në gjendje të rëndë! Autorët: Na ofendoi

    Ky është momenti kur Fabjol Hysi u dhunua barbarisht nga dy të rinj pasditen e 20 marsit pranë xhamisë së Lushnjës.

    Dy agresorët e sulmuan 43-vjeçarin me aftësi të kufizuara në të dëgjuar dhe në të folur në mes të rrugës, duke e goditur me grushte, shqelma dhe gurë. Për pasojë, Hysi mori dëmtime të rënda në kokë dhe trup dhe prej një jave ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës

    Dy autorët e kësaj ngjarjeje janë identifikuar si Irdi Nasufi 20 vjeç dhe Enea Korreshi 23-vjeç. Gjykata e Fierit vendosi të linte në burg Nasufin dhe në masën detyrim paraqitje Korreshin, të cilët kanë pranuar fajin, por kanë deklaruar se ushtruan dhunë ndaj 43-vjeçarit pasi sipas tyre ai i ka ofenduar.

    Megjithatë, dëshmia e tyre është marrë me rezerva nga hetuesit për shkak se Fabjol Hysi nuk është në gjendje të flasë apo të dëgjojë.

    Në dorë të prokurorisë janë pamjet filmike nga kamerat e sigurisë, ku duken dy agresorët që e ndjekin nga pas 43-vjeçarin në mes të rrugës derisa e rrëzojnë në tokë, duke e goditur.

    Përpjekja e tij për t’u mbrojtur ishte e kotë, pasi dy autorët e lanë pa ndjenja në rrugë dhe u larguan me vrap, në një zonë tepër të frekuentuar.

    Prokuroria ndërkohë vijon hetimet për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa policia e Fierit, përmes një reagimi ka mohuar akuzat se ka tentuar të fshehë ngjarjen.

  • Hoqi dorë pasi iu përkushtua fesë, Fero i rikthehet repit dhe sulmon Arbenita Ismajlin: Kam muaj pa e parë vajzën

    Hoqi dorë pasi iu përkushtua fesë, Fero i rikthehet repit dhe sulmon Arbenita Ismajlin: Kam muaj pa e parë vajzën

    Reperi i njohur Fero, i cili dy vite më parë hoqi dorë nga muzika pasi filloi t’i dedikohej fesë islame, duket se është rikthyer edhe njëherë aty ku e la, pasi ka treguar se po publikon një këngë, që në thelb tingëllon si një diss për ish-bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajli.

    Dyshja prej disa muajsh janë në sherr me njëri tjetrin pasi sipas Feros, Arbenita nuk e lejon të takojë vajzën e tyre, dhe këtë detaj ish-reperi e bëri publike duke i shpallur luftë modeles.

    Me anë të një story në Instagram Fero ka bërë të ditur disa fraza nga kënga e tij e re ku me ironi i dërgon të fala avokates së Arbenitës.

    “Se kam pa qikën që tetë muaj… i qoj të fala motrës së presidentes,” thotë reperi në këngë. Kujtojmë se avokatja e ish-bashkëshortes së tij, është motra e presidentes Vjosa Osmani.

    Më tutje ai e quan Arbenitën “prositutë” teksa këndon: “se parja e prostitutës është ma e forta e therës”

    Teksti i plotë

    Tash u ktheva… se kom pa qikën që tetë muaj…
    i qoj të falaa, motrës presidentes, se parja e prostitutës është ma e forta e therës
    E shoh tash, që po i rikthena skenës, miliona presin derës
    e ktejna e mora vesh që kish dek estrada, mos u boni marak, i qo krejt prej vorrit baba

  • Të dielën e 30 Marsit kthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta përpara

    Të dielën e 30 Marsit kthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta përpara

    Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 Mars 2025, akrepat e orës do të kalojnë 60 minuta përpara, duke shënuar kalimin në orën verore.

    Kjo do të ndodhë në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës, kur akrepat do të zhvendosen në 03:00, duke filluar periudhën e kursimit të energjisë.

    Ky sistem, i njohur si orari veror, ka filluar të aplikohet për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe është përdorur gjerësisht që nga viti 1972, me qëllimin e fillimit për kursimin e energjisë.

    Megjithatë, me avancimin e teknologjisë, qëllimi origjinal i tij është bërë më pak i efektshëm, pasi zgjatja e ditës ka çuar në përdorimin më të madh të ajrit të kondicionuar, duke krijuar një efekt “bumerang” që mund të sjellë më shumë shpenzime energjie.

    Sipas ekspertëve, ky ndryshim i orës mund të ketë efekte negative për shëndetin. Beth Ann Mallou, profesoreshë e Neurologjisë dhe Pediatrisë në Universitetin Vanderbilt, shpjegon se pas kalimit në orën verore, individët mund të përjetojnë simptoma si lodhje gjatë ditës, irritim, performancë të ulur mendore dhe fizike, çrregullime të urisë dhe rritje të mundësisë për sulme në zemër, goditje, migrenë, dhimbje koke, shtim të peshës dhe më shumë aksidente trafiku.

    Një orë humbje gjumi mund të duket e vogël, por ka një ndikim të madh në trup. Sipas kërkimeve nga Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit, 55% e të rriturve ndihen të lodhur pas kalimit në orën verore.

    Ky ndryshim ka një ndikim të drejtpërdrejtë në prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon ciklin e gjumit dhe zgjimit, duke e vonuar prodhimin e tij për shkak të ekspozimit të shtuar ndaj dritës.

  • DETAJE TRONDITËSE/ Në hotel me 40-vjeçarin, 15-vjeçarja thith k*kainë, shoqja e filmon! ZBARDHET ngjarja në Vlorë

    DETAJE TRONDITËSE/ Në hotel me 40-vjeçarin, 15-vjeçarja thith k*kainë, shoqja e filmon! ZBARDHET ngjarja në Vlorë

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Vlorë, ku 40-vjeçari Rinald Rakipaj është arrestuar dhe akuzohet për nxitje të përdorimit të drogës dhe abuzim seksual me vajza adoleshente. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 22 marsit, kur Rakipaj, së bashku me tre vajza të mitura të moshës 15-16 vjeç, kaluan natën në një hotel në zonën e Skelës, duke konsumuar kokainë.

    Prokuroria e Vlorës ka ngritur akuza të rënda ndaj Rakipajt, duke u mbështetur në një video të filmuar nga njëra prej vajzave të mitura. Videoja ka kapur momentin kur njëra prej vajzave ishte duke konsumuar kokainë, ndërkohë që Rakipaj shihej duke fjetur. Ky filmim është përdorur si provë kryesore nga autoritetet për të mbështetur akuzat ndaj tij. Sidoqoftë, hetuesit po dyshojnë se Rakipaj ka kryer marrëdhënie seksuale me një nga vajzat, dhe kjo akuzë pritet të provohet ose rrëzohet pas një ekspertize mjekësore.

    Ngjarja doli në dritë pas denoncimit të bërë nga nëna e një prej vajzave të mitura. Ajo raportoi se vajza e saj ishte larguar nga shtëpia dhe kishte fikur telefonin, duke i thënë se do kalonte natën tek shoqet. Por më pas u provua se vajza kishte qëndruar në hotel me Rakipajn dhe dy vajza të tjera, të cilat gjithashtu kishin mashtruar familjet e tyre me të njëjtën version të ngjarjes. Pas denoncimit, policia e Vlorës nisi hetimet dhe pas disa ditësh arriti të arrestonte Rakipajn.

    Gjatë marrjes në pyetje, vajzat kanë mohuar se kanë pasur marrëdhënie seksuale me Rakipaj. Ato kanë thënë se gjatë natës, ata kanë bërë xhiro me makinë dhe më pas kanë qëndruar në hotel, por nuk kanë kryer aktet që janë akuzuar. Megjithatë, hetuesit janë duke mbledhur prova shtesë, duke përfshirë kamerat e sigurisë dhe analizat e tjera për të zbardhur të gjitha detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

    Pas natës së kaluar në hotel, Rakipaj është shpallur në kërkim dhe është arrestuar disa ditë më vonë. Ai ka mohuar akuzat për abuzim seksual dhe ka kërkuar mbrojtje në gjykatë, duke thënë se kishte konsumuar kokainë dhe nuk ua kishte ofruar vajzave substancën. Sipas tij, ai nuk kishte dijeni për moshën e vajzave dhe ka kërkuar që të vërtetohet se ai nuk ka abuzuar me to.

    Për të mbështetur kërkesën për arrest, prokuroria ka përdorur video-impresionet e kamerave të sigurisë dhe telefonat celularë të vajzave të mitura, të cilat janë përdorur për të ndihmuar hetuesit në zbardhjen e ngjarjes. Në përgjigje të pyetjeve, Rakipaj ka hedhur poshtë akuzat dhe ka kërkuar që ekspertiza mjekësore të verifikojë gjithçka.

    Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin e Vlorës dhe në atë të shkollës ku Rakipaj ka punuar. Mësues të tjerë dhe staf i shkollës kanë shprehur habi dhe shqetësim të thellë për veprimet e tij, duke theksuar se askush nuk kishte dyshuar për ndonjë abuzim të mundshëm nga ana e tij. Një mësuese tha se kishte njohur Rakipajn për vite të tëra dhe se kjo ishte një goditje e papritur.

    Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për ta lënë Rakipajn në “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve dhe procesit gjyqësor. Ndërkohë, hetuesit vazhdojnë të mbledhin dëshmi dhe prova shtesë për të mbështetur akuzat ndaj tij. Rakipaj akuzohet për nxitje të përdorimit të kokainës nga adoleshentët, si dhe për kryerjen e marrëdhënieve seksuale të paligjshme, akuzë që pritet të provohet ose rrëzohet nga ekspertiza mjekësore.

  • “Kam bërë diçka shumë të keqe”/ Momentet e fundit të një nate TRAGJIKE! Partneri vret gruan dhe sillet si të mos kishte ndodhur asgjë!

    “Kam bërë diçka shumë të keqe”/ Momentet e fundit të një nate TRAGJIKE! Partneri vret gruan dhe sillet si të mos kishte ndodhur asgjë!

    Janë zbuluar momentet e fundit rrëqethëse të një nëne para se të mbytej për vdekje nga partneri i saj vrasës.

    Viktoria Thomas, 45 vjeç, u vra brutalisht nga partneri i saj, Alcwyn Thomas, 44 vjeç, në shtëpinë e tyre në Cardiff, në gusht të vitit të kaluar

    Pamjet e sigurisë tashmë kanë zbuluar se si çifti ishte parë duke u kthyer nga një sallë bingoje më 19 gusht, vetëm pak orë para tragjedisë.

    Në atë mbrëmje, Thomas kishte konsumuar 16 gota birrë dhe kishte përdorur kokainë. Sjellja e tij ishte përshkruar si e paqëndrueshme dhe e acaruar. Në pamjet filmike, ata shihen duke u zënë në një cep rruge jashtë sallës së bingos, përpara se të hipnin në një taksi.

    Në orën 21:26, çifti shihet duke ecur së bashku, por me një distancë mes tyre, me Thomas që ecte pak më përpara. Kjo ishte hera e fundit që Viktoria u pa e gjallë.

    Mesazhi ogurzi i vrasësit

    Pas kthimit në shtëpi, rreth orës 23:00, Thomas i dërgoi një mesazh motrave të tij, duke shkruar: “Më vjen keq, kam bërë diçka shumë të keqe.”

    Trupi i Viktorias u zbulua në orët e para të mëngjesit të 20 gushtit nga mbesa e Thomas, e cila kishte shkuar për të kontrolluar mirëqenien e saj pas mesazheve shqetësuese.

    Kur policia mbërriti në vendngjarje, Thomas u gjet duke fjetur në dhomën e gjumit të tyre. Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet, ai fillimisht refuzoi të komentonte, por më vonë pranoi se e kishte mbytur qëllimisht Viktorian.

  • Gjesti flirton me Danjën për të bërë xheloze Eglin?!/” Unë haj veten me dhëmbë dhe…”

    Gjesti flirton me Danjën për të bërë xheloze Eglin?!/” Unë haj veten me dhëmbë dhe…”

    Danja dhe Egli kanë diskutuar për sjelljet e Gjestit dhe flirtet e tij ndaj Danjës.

    Danja:

    I thashë ke një njeri këtu që mërzitet dhe unë kam një njeri jashtë. Janë më të rënda gjërat që bën ai sesa ato që i them unë dhe unë përsëri nuk ja bëj të madhe. Atij nuk ke çfarë i bën, unë inskenime nuk i bëj dot E bën më ty për inatin tënd.

    Egli:

    Ai sillet sikur ka nja dy vjet që më vjen nga mbrapa dhe unë nuk e pranoj dhe po han inat me mua. Ai ka qenë gjithmonë që nuk ka dashur. Në vend të sillet si njeri e të reflektojë.

    “Pse nuk e thirre Eglin të takonte babin dhe mamin?”/ Gjesti i përgjigjet Rozanës!
    Danja:

    Ai e di që duke u bërë ti me nerva do i afrohesh prapë, ai këtë do.

    Egli:

    E di se haj vetën me dhëmbë dhe këtë nuk e bëj. Do e vlerësoja të sillej si njeri jo të më bëj të ndjehem keq se boll më ka bërë.

  • Berisha: Ne kemi shpallur “Made in Albania”, prodhimin shqiptar si krenari kombëtare! Sot Shqipëria ka treg të deformuar

    Berisha: Ne kemi shpallur “Made in Albania”, prodhimin shqiptar si krenari kombëtare! Sot Shqipëria ka treg të deformuar

    Kreu i PD Sali Berisha në kuadër të prezantimit të platformës për zhvillimin ekonomik të vendit pas zgjedhjeve të 11 majit zhvilloi një takim me shoqatat e biznesit.

    Në fjalën e tij Berisha u shpreh se sot Shqipëria ka treg të deformuar, ndërsa shtoi se opozita ka shpallur “Made in Albania”, prodhimin shqiptar si krenari kombëtare.

    “Ekonomia jonë mbahet kryesisht nga ndërtimi. Ne kemi shpallur “Made in Albania”, prodhimin shqiptar si krenari kombëtare. Ne do bëjmë çdo gjë që Shqipëria të prodhojë sa më shumë, me sa më shumë cilësi dhe produkte sa më tepër konkurruese. Largimi i të rinjve ka në themel vetëm ekonominë.

    Sot Shqipëria ka treg të deformuar. Larg së shfrytëzuari në shkallën e duhur është turizmi. Në turizëm ka informalitet rreth 80 përqind dhe pasqyrohet tek qytetari i thjeshtë. 430 milionë euro merren taksa për investitorët strategjikë. Ne e konsiderojmë ndërhyrjen urgjente në ekonomi, për të shënuar një kthesë rrënjësore”, u shpreh Berisha.

    FJALA E BERISHES

    Shfrytëzoj rastin të përshëndes të gjithë biznesmenët e Shqipërisë, të cilët në vlerësimin tim, ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kushte të vështira si në asnjë vend tjetër. Shqipëria e tre viteve të fundit është Shqipëria e rënies dramatike të prodhimit.

    Është Shqipëria që nga një semestër në tjetrin, prodhimi industrial bie. Eksportet nga viti 2023-2024 janë ulur me 32 përqind, statistikë zyrtare kjo. Eksportet nga njëri muaj në muajin tjetër të këtij viti vazhdojnë të bien.

    Prodhimi bujqësor shënoi rënie dramatike. Pra, ne ecim drejt një ekonomie e cila mbahet sot në dy shtylla kryesore. Mbahet në ndërtimin dhe në një mënyrë ose në një tjetër, në turizmin.

    Por historia ka provuar se edhe ekonomitë më të fuqishme të planetit, kur janë mbajtur në dy shtylla, kanë njohur kriza shumë të thella. Pikërisht për këtë arsye ne kemi shpallur Made in Albania, prodhimin kombëtar si krenari kombëtare.

    U garantoj ju dhe të gjithë sipërmarrësit se do bëjmë gjithçka që ky vend të prodhojë sa më shumë, sa më me cilësi dhe sa më me konkurrencë.

    Ne kemi shpallur dhe jemi të bindur se alfa dhe omega e programit tonë duhet të jetë ekonomia, ekonomia, ekonomia. Kjo gropë e tmerrshme që po krijohet në këtë vend nga largimi masiv i shqiptarëve ka në themel ekonominë, ekonominë, ekonominë. Zoti Jakaj paraqiti këtu shqetësime ndër më seriozet dhe unë po marr sektorin e ndërtimit.

    Ai tregoi se në këtë sektor, taksat janë 10 dhe 12-fishuar. Kush i paguan këto të dashur qytetarë? Këto i paguani ju. Qeveria ua vendos ndërtuesve, ndërtuesit janë të detyruar t’i pasqyrojnë në çmimet e banesave.

    Ato ose shndërrohen në mollë të ndaluar, ose ju duhet të punoni dekada të tëra për të blerë një apartament. Sektori i dytë ku mbahet, që është sektor i fuqishëm dhe Shqipëria ka një potencial shumë të madh dhe larg të shfrytëzuarit në shkallën e duhur, është turizmi.

    Por në vlerësimin e qeverisë, 10 milionë turistë me 7 milionë net fjetje, tregon se në këtë sektor, po të krahasohemi me Malin e Zi, që merr 2.7 milionë turistë në vit, ne kemi një informalitet prej 80 përqind.

    Ky informalitet pasqyrohet direkt te qytetari i thjeshtë, sepse qytetari i thjeshtë përfiton nga shitja në këtë sektor gjithsej 7-8 milionë euro në buxhetin e shtetit, në një kohë kur ky qytetar shpenzon për këtë sektor çdo vit 430 milionë euro.

  • “Vajza e politikanit u kap duke u dr*guar në Dhërmi”, Karamuço: Deputeti tha vetëm ma gjeni gjallë

    “Vajza e politikanit u kap duke u dr*guar në Dhërmi”, Karamuço: Deputeti tha vetëm ma gjeni gjallë

    Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tregoi për “Top Story” një rast të një adoleshenteje që rrezikoi jetën për shkak të varësisë ndaj lëndëve narkotike.

    Karamuço rrëfeu se ishte vajza e një politikani në vendin tonë, që u gjet në gjendje të rëndë në një shtëpi të braktisur në Dhërmi, aty ku drogohej dhe jetonte në kushte të papërshtatshme.

    “Politikan shumë i lartë në Shqipëri. Në këto 34 vite, ka qenë një politikan në nivele shumë të larta të qeverisjes ekzekutive. I iku vajza nga shtëpia, përdoruese droge. U angazhua e gjithë Policia e Shtetit në atë kohë, madje drejtorët e policisë u ndanë në linja të veçanta rrugore, që përfshinin qytete në juglindje, jugperëndim. Nga bregdetet, se andej arratisej. Ai qeveritari thoshte vetëm ma gjeni gjallë, se e dinte çfarë bënte ajo kur largohej.

    Ikte me javë të tëra. U gjet në shtëpi të braktisur afër Dhërmiut, e vetme, me ato shiringat aty, kishte marrë një pije. Aty e gjetën rastësisht. Ishte 17 vjeçe në atë kohë. Babai i saj ka vdekur, ndërsa ajo sot është rikthyer në jetë”, tha Karamuço, duke paralajmëruar kështu rrezikun e lëndëve narkotike dhe nevojën për më shumë kontrolle, që këto substanca të mos bien sidomos në duart e të miturve.

  • “Afër finales e nxorre veten…”, Gjesti-Rozanës: Nuk ke pasur mëshirë kurrë!

    “Afër finales e nxorre veten…”, Gjesti-Rozanës: Nuk ke pasur mëshirë kurrë!

    Gjesti dhe Rozana kanë debatuar me njëri tjetrin. Gjesti i ka shprehur se:

    Unë shoqërinë nuk e shes. Kur janë keq i rri afër jo si ty që i shfrytëzon. Afër finales e nxorre vetën tradhtare.

    Rozana: Ti nuk rrin dot pa mua.

    Gjesti: Ja tregove edhe Eglit edhe mua se sa na do. Nuk ke pasur mëshirë kurrë. Mos ju rri njerëzve afër dhe qan kot. Më thua o shpirt dhe pastaj më fut thikën. Unë ta nxorra fytyrën ty.

    Rozana: Mos rri me mua.

  • Do fle tek shoqja, por shkoi në hotel/ Musta për përdh**imin e 15-vjeçares: Degjenerim i familjes

    Do fle tek shoqja, por shkoi në hotel/ Musta për përdh**imin e 15-vjeçares: Degjenerim i familjes

    Një ngjarje e rëndë u raportua ditë më parë në qytetin e Vlorës ku Rinald Rakipaj ra në prangat e Policisë pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.

    Gazetarja Aulona Musta e cila ngriti alarmin dhe shqetësimin se si prindërit e 15-vjeçares, por dhe të shoqeve të saj, i lejuan që të kalojnë natën jashtë shtëpisë. Sipas saj sjellja e prindërve në këtë rast është një mungesë përgjegjësie.

    “Si mundet familja, tre familje jo një, të vajzave 15 vjeçare të gënjehen kaq lehtësisht që këto po flenë të njëra-tjetra. Kam tentuar edhe unë në kohën time, kur kam qenë më e madhe se 15 vjeç nuk bëhej fjalë, 20 vjeç i thoja mamit do fle te shoqja. Ok po marr në telefon thoshte mamin e shoqës do flesh apo jo. Dhe bëhet fjalë për shoqe të ngushta fare që njiheshin familjarisht. Këtu fillon problemi sepse unë s’mund të futem te pjesa e policisë, drogë se nuk është kompetenca ime. Po të ketë arritur familjes shqiptare në këtë lloj menefregizmi që ti mos kesh përgjegjësi për fëmijën 14 vjeç për vajzën 14 vjeç që largohet pa pikën e problemit dhe të gënjen kaq kollaj natën, për mua ky është një problem shumë i madh”, tha Aulona per Top Channel.

    Ngjarja e rëndë
    Më 25 mars një 40-vjeçar ra në prangat e bluve të Vlorës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Madje, ashtu sikurse raportuam dhe më herët ky shtetas dyshohet se bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.

    Ka qenë nëna e 15-vjeçares e cila u abuzua seksualisht nga 40-vjeçari Rinald Rakipaj ajo e cila ngriti alarmin në polici. Fillimisht ishte vetë e mitura ajo e cila i tregoi të ëmës gabimin që kishte bërë, personat që ishin të përfshirë në këtë ngjarje dhe të gjithë skenën. Më pas e ëma së bashku të bijën shkuan në Komisariatin e Vlorës ku dhe denoncuan 40-vjeçarin.

    Menjëherë policia e Vlorës bëri të mundur arrestimin e këtij shtetasi. Ndërsa, sa i përket mënyrës si rrodhi ngjarja mësohet se 15-vjeçarja së bashku me dy shoqet e saj kishin shkuar me dëshirën e tyre në një hotel në Vlorë.

    Një prej tyre dyshohet se prej kohësh ka pasur komunikim me Rinald Rakipaj. Më pas ky i fundit ka bindur të miturën që të marrë me vete në hotel edhe dy shoqet e saj.

    Të shtyra nga kureshtja, vajzat e mitur, kanë konsumuar lëndë narkotike të llojit kokainë. Më pas Rakipaj së bashku me 15-vjeçaren, janë ndarë nga grupi dhe kanë shkuar në një tjetër dhomë ku dhe dyshohet se 40-vjeçari ka abuzuar seksualisht me vajzën e mitur.

    Ndërkohë, vlen të theksohet se shoku i Rakipajt, 33-vjeçari me ininciale F.Q, qëndroi në dhomë me dy vajzat e tjera duke vijuar të konsumonin lëndë narkotike.

    Lidhur me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga 40-vjeçarin, ndërkohë që ka proceduar penalisht shokun e tij. Para grupit hetimor Rakipaj fillimisht nuk ka pranuar fajin, por gjatë marrjes në pyetje “u dorëzua” para efektivëve dhe tregoi të gjithë dinamikën e ngjarjes.

    Ai pranoi se me një prej vajzave kishte komunikim prej kohësh dhe se të mitura kishin shkuar në hotel me dëshirën e tyre. Madje, sipas dëshmisë së 40-vjeçarit, 15-vjeçarja kishte pranuar të kryente marrëdhënie seksuale me dëshirë.