Category: Lajme

  • Ka një lidhje jashtë Big Brother/ Valbona Mhilli i kundërpërgjigjet Milaim Zekës

    Ka një lidhje jashtë Big Brother/ Valbona Mhilli i kundërpërgjigjet Milaim Zekës

    Ish-opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka dhënë disa komente për banorët në formatin në Shqipëri.

    Në “Big Brother Radio”, ai ka folur për dinamikat në shtëpinë e famshme por bëri edhe një deklaratë të fortë.

    Për gazetaren Valbona Mhilli theksoi se është i sigurt që ka lënë një lidhje jashtë BBVA.

    Valbona pas daljes nga ky reality shou në “Pardon My French” i është kundërpërgjigjur kësaj.

    Ajo thotë me plot bindje se nuk ka marrëdhënie jashtë dhe nuk e ka lënë askënd.

    “Mua më vjen shumë keq që Milaimi është zhgënjyer nga unë. Unë realisht kam një respekt shumë të madh edhe për Milaimin dhe bashkëshorten e tij. E di që jam vajzë veriore, parimet e mia. Unë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 jam futur dhe kam qenë pa një lidhje jashtë dhe nuk kam dikë jashtë. Mua nuk më pret dikush jashtë”, u shpreh ajo.

    Tutje tha: “Kam pasur raportet e mia jashtë por kjo nuk do të thotë që, këto raporte janë përfunduar. Kështu që është e mira përpara se të bësh deklarata të prisje të shkoje në shtëpinë time, t’i pyesje nëse kam lidhje jashtë”.

  • ‘SPAK të hetojë dosjen McGonigal’, Robert Papa: Të godasë lidhjet e Ramës me krimin

    ‘SPAK të hetojë dosjen McGonigal’, Robert Papa: Të godasë lidhjet e Ramës me krimin

    Robert Papa, një gazetar shqiptar në Amerikë, ka deklaruar në një intervistë televizive se dosja McGonigal është një ngjarje shumë serioze që përfshin figura të larta të politikës dhe institucioneve ndërkombëtare. Ai theksoi se kjo dosje i ofron opozitës një mundësi të fortë për të zbuluar lidhjet e kryeministrit Edi Rama me krimin.

    Papa shpjegoi se dosja përmban mbi 8 mijë faqe dhe përfshin përgjime që lidhen drejtpërdrejt me Ramën, të cilat dëshmojnë lidhjet e tij me korrupsionin dhe aktivitete kriminale. Ai shtoi se McGonigal ka pranuar dy akuza të rënda për korrupsion dhe pastrim parash.

    Gazetari theksoi gjithashtu se hetimi, i ndjekur nga FBI, tregon se pushteti në Shqipëri ka arritur të depërtojë edhe në nivele të larta ndërkombëtare, duke ndikuar në institucionet kryesore të drejtësisë. Ai i bëri thirrje SPAK-ut të shqyrtojë dosjen e McGonigal dhe të hetojë lidhjet e Ramës me krimin, duke e përdorur këtë mundësi për të kërkuar drejtësi dhe të dëshmojë ndikimin e pushtetit shqiptar në nivelet më të larta.

    Papa theksoi se kjo është një mundësi e madhe për opozitën shqiptare për të goditur lidhjet e Ramës me krimin, duke përfshirë dhe korrupsionin në nivele ndërkombëtare. Ai theksoi gjithashtu se hetimi i McGonigal është një provë se si Shqipëria ka arritur të ndërhyjë dhe të ndikojë në sisteme ndërkombëtare të drejtësisë.

    Fjala e plotë:

    Dosja McGonigal është një dosje me 8 mijë faqe dhe në këto faqe padiskutim jan qindra faqe përgjimi të bëra me kryeministrin në ikje Ramën. Janë përgjime të bëra në Shqipëri, Uashington, dhe Nju Jork. Ai me një Pazar, McGonigal duke ditur cështjen pranoj dy akuza dhe tek 225 mijë dollarë gjykata i konsideroj si të marra hua por nuk i deklaroj.

    Dëmin më të madh ai e ka bër ën Shqipëri, janë miliona dollarë akuza të publikuara nga mediat e djathta dhe unë nuk e kuptoj… Mbase dhe e ka marrë SPAK, nuk jam i saktë për këtë, dosjen me 8 mijë faqe, SPAK duhet ta kërkojë, por ka një problem teknik sepse kjo bëhet nëpërmjet Ministrisë Drejtësisë dhe kjo e Ramës nuk e bën kurrë. Kjo merret nga gjykata. Natyrisht që Rama e di mirë se sa i zhytur thellë është tek kjo dosje sepse herën e fundit që ka ardhur në Nju Jork është ndaluar 1 orë nga FBI. Kjo është faltuar nga ata që e shoqëronin. Shoferët që e kanë pritur ishin shqiptarë, unë isha i pari që e hodha si lajm.

    McGonigal e mbylli këtu se FBI natyrisht nuk donte ta thellonte hetimin ndaj tij sepse nuk donte të nxirte keq këtë organizatë me njerëz të ndershëm. Por ky hetim ishte aq sekret dhe aq i vështir sa nuku krye nga FBI në gjithësi por u mor një hetues nga zyra në Los Angjelos. Nëse ai nuk do të bëntë këtë pakt dënimi do të ishte deri në 25 vite burg.

    Ajo që duhet të jepet si plus për opozitën shiqptare në këto zgjedhje është të shfrytëzojë dhe të godasë lidhjet e Ramës me krimin jo vetëm në Shqipëri por duke arritur të korruptojë një nga figurat më të larta të FBI në Nju Jork.

  • Hyri në fushë dhe shtyu me duar arbitrin e ndeshjes, procedohet penalisht presidenti i “FK Apolonia”, Koço Kokëdhima

    Hyri në fushë dhe shtyu me duar arbitrin e ndeshjes, procedohet penalisht presidenti i “FK Apolonia”, Koço Kokëdhima

    Është proceduar penalisht presidenti i “FK Apolonia”, Koço Kokëdhima, i cili hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe shtyu me duar arbitrin.

    Ndaj Koço Kokëdhimës, i cili mban detyrën e President i “FK Apolonia” për femra, rëndon akuza për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”.

    Incidenti ndodhi ditën e djeshme, ku gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit FK Apolonia-FK Gramshi, Koço Kokëdhima ka hyrë në fushë, në stadiumin “Loni Papuçiu” dhe ka debatuar e shtyrë me duar arbitrin e ndeshjes, shtetasin me iniciale D. M.

    “Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., 65 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë President i “FK Apolonia”, për femra, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”, pasi ditën e djeshme, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit FK Apolonia-FK Gramshi, ky shtetas ka hyrë në fushë, në stadiumin “Loni Papuçiu” dhe ka debatuar e shtyrë me duar arbitrin e ndeshjes, shtetasin D. M.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

  • Detaje nga tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut, a ka pasur kamera sigurie në diskotekën që u përfshi nga flakët? Çfarë përmban blloku i pronarit të lokalit?

    Detaje nga tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut, a ka pasur kamera sigurie në diskotekën që u përfshi nga flakët? Çfarë përmban blloku i pronarit të lokalit?

    Të tjera dyshime dhe detaje janë bërë të njohura lidhur me tragjedinë e 16 marsit në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku humben jetën 59 persona për shkak të flakëve që përfshinë klubin Pulse.

    Mediat maqedonase shkruajnë se Prokuroria ka refuzuar të përgjigjet nëse në diskotekën “Pulse” ka pasur kamera sigurie natën e tragjedisë nëse apo jo.

    Prokuroria në përgjigje të mediave ka thënë se në këtë fazë të hetimeve, nuk do të ndajnë detaje të tilla.

    Mediat shkruajnë se ka dyshime se kamera sigurie ka pasur një objekt që ndodhet në afërsi të diskos, i cili ka regjistruar hyrjen e të rinjve aty.

    Pamjet e disa prej të pranishmëve të bëra me celular, të cilat u përhapën në rrjetet sociale, tregojnë se në minutat e para të shpërthimit të flakëve, dikush ngjitet mbi skenë me një fikës zjarri, por pa sukses.

    Mediat shkruajnë se ai është pronari informal i diskotekës, Dejan Jovanov – Deko. Të paktën dy burime për të paktën dy media pohojnë se fikësi i zjarrit që Jovanov përdori në skenë ishte i papërshtatshëm, dhe se ishte i përshtatshëm për shuarjen e pajisjeve elektrike të ndezura dhe jo për një zjarr të këtyre përmasave.

    Emisioni “Code” raportoi të dielën se edhe në Koçan ka spekulime për një bllok të pronarit të diskotekës.

    Dyshohet se ai ka shënuar në atë bllok të gjithë ata që i ka dhënë ryshfet ndër vite, për të pasur në funksion biznesin e tij.

  • Ditë “ferri” për të korruptuarit, Trump rikthen ekspertët amerikanë në SPAK, si po “qepen” letrat për arrestimin e …

    Ditë “ferri” për të korruptuarit, Trump rikthen ekspertët amerikanë në SPAK, si po “qepen” letrat për arrestimin e …

    Ditë “ferri” për të korruptuarit, Trump rikthen ekspertët amerikanë në SPAK, si po “qepen” letrat për arrestimin e…
    Pa i mbushur dy muaj nga largimi pas vendimit të administratës Trump, menjëherë sapo ai mori pushtetin dhe urdhëroi ndërprerjen e fondeve ndërkombëtare, ekspertët amerikanë janë rikthyer në Shqipëri. Rikthimi i tyre pritet të sjellë lëvizje të reja dhe tension në kampin e atyre që ndihen të rrezikuar nga drejtësia e re. Paraditen e djeshme, një prej ekspertëve të OPDAT, agjencisë së Departamentit të Drejtësisë në SHBA, ka hyrë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Ky zhvillim ka rikthyer vëmendjen te roli i amerikanëve në reformën në drejtësi dhe ka alarmuar ata që kanë frikë se mund të jenë shënjestra të reja të hetimeve.

    Largimi i përkohshëm i ekspertëve nga SPAK dhe GJKKO u interpretua nga mediat, kreu i PD, Sali Berisha, që tashmë është vetë i pandehur për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme, kryeministri Edi Rama dhe eksponentë të opozitës si një braktisje e reformës në drejtësi nga SHBA. Rama tha në 25 shkurt të këtij viti, se Amerika nuk është më që të mbrojë SPAK-un dhe se ai mund ta shkrijë SPAK-un kur të dojë, mjafton t’i fishkëllejë një herë Bufit të Kënetës, duke iu referuar Sali Berishës.

    “Tani Amerika nuk është më. Amerika i kishte njerëzit e vetë që asistonin SPAK, hynin e dilnin në mëngjes e pasdite tek stacioni i Trenit, nuk janë më. I ka tërhequr Amerika dhe për herë të parë në historinë e marrëdhënieve tona, keni dëgjuar ndonjë fjalë të ambasadës amerikane”, tha Rama. Por kjo lëvizje nga administrata “Trump” ndryshon narrativën, duke treguar se mbështetja amerikane për drejtësinë në Shqipëri mbetet e fortë. Me dosjet e nxehta gati dhe ekspertët amerikanë për të asistuar drejtësinë e re, pritet që maji të sjellë zhvillime të bujshme. Kush ka llogari për të dhënë, duket se nuk do ta ketë më të lehtë të shmanget.

    SPAK mbështetje të fortë nga amerikanët

    Gazeta “SOT” raportoi gjithashtu se një figurë kyçe e SHBA në mbështetjen e SPAK për të çuar pas hekurave të paprekshmit është edhe Colleen Hyland, e cila është emëruar së fundmi si Zëvendës Ndihmës Sekretare e Shtetit për Ballkanin Perëndimor. Hyland është një diplomate me përvojë të gjatë, e cila ka shërbyer në misione të rëndësishme diplomatike të SHBA-së, përfshirë Bagdadin, Kabulin dhe Prishtinën, ku ka mbajtur pozitën e zëvendësambasadores nga viti 2016 deri në 2019. Ajo flet shqip dhe ka një angazhim të veçantë në luftën kundër korrupsionit, duke e bërë atë një aleate të rëndësishme në përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri. Një ndër personat që ka takuar kur ishte vitin e kaluar në Tiranë ka qenë Altin Dumani.

    Dosjet e nxehta

    Mbështetja që tashmë Donald Trump i dha publikisht SPAK në këto momente është shumë e rëndësishme, pasi Prokuroria e Posaçme po intensifikon punën për të zbardhur disa nga çështjet më të ndjeshme dhe të komplikuara që kanë tronditur skenën politike dhe institucionale të Shqipërisë. Përmendim këtu aferën e inceneratorit të Tiranës, ku po hetohet shpërdorimi i miliardave dhe përfshirja e politikanëve të tjerë të lartë. Gërdeci, ku hetimi për tragjedinë e 2008-s, mund të shkojë përtej ish-ministrave, duke prekur direkt familjen “Berisha”.

    Dumani tha vitin e kaluar se për këtë çështje po bashkëpunon me SHBA. SPAK po heton dhe 21 Janarin për krimin shtetëror dhe vrasjet e 4 protestuesve, me përgjegjësinë e shtetit. Po hetohen dhe aferat me fondet e bujqësisë. Hetime për korrupsion dhe manipulim fondesh nga ish-ministrja Frida Krifca. Tjetërsimi i pronave. Hetime për manipulimin e pronave, sidomos në zonat bregdetare dhe urbane, dhe pastrim parash. Aferat në ushtri. Hetime për shpërdorim fondesh dhe manipulim pronash në Ministrinë e Mbrojtjes. Aferat në shëndetësi. Hetime për korrupsion dhe vjedhje të miliona eurove, përfshirë ministren Ogerta Manastirliu. Hetime për punonjës të policisë, gjyqtarë dhe prokurorë të përfshirë në aktivitete kriminale përmes aplikacionit “Sky”. Hetime për korrupsion dhe lidhjet e ish-agjentit të FBI-së “McGonigal” me kryeministrin Edi Rama.

  • Gjesti shkruan një mesazh në letër, çfarë po thur banori?

    Gjesti shkruan një mesazh në letër, çfarë po thur banori?

    Gjesti ka qenë duke shkruar një mesazh në letër dhe teksa shkruante bënte monolog me veten duke shprehur se:

    Shuj, nice to meet you.

  • Foto me Lulin? Rama-komentuesit: Fizikisht nuk puqemi, por jemi të lidhur me zemër

    Foto me Lulin? Rama-komentuesit: Fizikisht nuk puqemi, por jemi të lidhur me zemër

    Gjatë rubrikës së tij “Sy m’sy” në Facebook, kryeministri Edi Rama iu përgjigj me ironi një qytetari që e pyeti nëse do të bënte një foto me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

    Qytetari pyeti: “Me Lulin kur e keni lënë për foto, se pyet një shok në diasporë?”

    Në një përgjigje me tone humoristike, Rama tha: “Për foto nuk e di se fizikisht nuk puqemi, por zemrën e kemi të lidhur. Jemi të lidhur me zemër, por vetëm se nuk jemi larg syve dhe larg zemrës. Jemi larg syve dhe sytë në zemër.”

    Kjo deklaratë vjen në vijim të videove dhe disse-ve mes dy politikanëve, duke shtuar edhe më shumë spekulimet mbi marrëdhënien e tyre politike.

  • “Pse nuk ftove Eglin për t’i takuar prindërit”, Gjesti: Nuk më ka rënë ndërmend, e kisha harruar edhe nënën

    “Pse nuk ftove Eglin për t’i takuar prindërit”, Gjesti: Nuk më ka rënë ndërmend, e kisha harruar edhe nënën

    Gjesti në spektaklin e së martës rrëfeu linjën e jetës, të mirat dhe të këqijat që ka kaluar.

    Pas kësaj, ai u suprizua nga prindërit e tij në një takim të veçantë në një ambient pak larg shtëpisë së famshme.

    Ata shpesh gjatë këtyre momenteve thërrasin edhe persona të tjerë të afërt për t’i takuar.

    Rozana Radi e pyeti Gjestin se pse nuk e ftoi Egli Takon për t’u takuar me prindërit e tij, ndonëse ata nuk kanë qenë asnjëherë në lidhje.

    Në bisedën që bëri më pas konkurrenti me të tjerët, tha se nuk i ka shkuar ndërmend.

    “Nuk më ka rënë ndërmend. E shikoja mamin në sy e kisha harruar. Nuk është e lehtë. Nuk e dija a janë ato gjëra si i kisha lënë”, u shpreh ai.

    Gjesti ka mbi 150 ditë që po qëndron në një izolim, meqë pas Bigut të Kosovës kaloi në Shqipëri.

  • “Gjesti më ka ngacmuar …”, Valbona i thotë të gjitha pas daljes nga BBV4: Më ka prekur atje ku s’duhet

    “Gjesti më ka ngacmuar …”, Valbona i thotë të gjitha pas daljes nga BBV4: Më ka prekur atje ku s’duhet

    Mbrëmjen e djeshme, Valbona Mhilli, ka lënë përfundimisht shtëpinë, “Big Brother VIP 4”. E ajo ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, në Top Channel, ku ka folur për rrugëtimin e saj në këtë reality show.

    Gjithashtu Valbona ka komentuar edhe banorët që janë aktualisht në shtëpinë e BBV 4. Ish-banorja ka habitur kur iu përmend emri i Gertës, për të cilën tha “kush është kjo?” apo Danjën që tha shkurt “Barbie”.

    Komentet e Valbonës për banorët e “Big Brother VIP 4”:

    Gjestin e kam shumë xhan, e dua shumë fort. Është një djalë i mrekullueshëm, ka një zemër shumë të mirë. Mua më ka ngacmuar fort. Në kohën kur ka ardhur Gjesti ai e dinte se prime-t i kapte Bona, e më kishte thënë se do të ndjek dhe nuk do të lë rehat në këtë shtëpi dhe atë gjë bër

    Më ndoqi me javë të tëra, u mundua të më prekte aty ku mua më dhemb, te gjërat e mia familjare, që i kisha përzemër. Mori fotografinë dhe e grisi, pastaj kapelën e babit. Por ishte ai Gjesti që bënte këto veprime dhe pastaj vinte e thoshte ‘po të shoh të mërzitur dhe do e heqim bashkë’. Më ka bërë të qaj por edhe të qesh, të marr një kënaqësi të madhe nga Gjesti. Kohët e fundit i kam kaluar me të.

    Rozana Radi është dinake e madhe.

    Gerta, kush është kjo? Nuk e mbaj mend fare, për mua nuk ka ekzistuar ndonjëherë në shtëpi

    Loredana është në vajzë lozonjare, shumë e këndshme, më vjen mirë që e tregoi atë Loredanën që donte të tregonte.

    Danja, barbie

    Aldo skuth, është pak skuth

    Jozi është zemër. Jozi ka qenë zemra e shtëpisë që ka sjellë shumë art dhe na ka bërë të gjithëve të këndojmë, të qeshim, të kërcejmë, të qajmë, edhe na ka sjellë atmosferë në shtëpinë e “Big Brother”-it.

    Eglit i duhet shumë punë, erdhi në Big Brother për të gjetur veten që kishte lënë kur hyri, po me thënë të drejtën edhe atë që mendon që e ka, kam përshtypjen se do ta lërë në shtëpi.

  • Rozana Radi e afërt me Leart Vasilin, zbulohet fotoja e së shkuarës, poza me nënën e aktorit

    Rozana Radi e afërt me Leart Vasilin, zbulohet fotoja e së shkuarës, poza me nënën e aktorit

    Fotoja ku Rozana Radi pozonte me Laertin dhe nënën e tij, para shumë vitesh, bashkë me priftin e njohur që u fut në Big Brother gjatë lojës së ‘mos reagimeve’, menjëherë u interpretua si shenje e faktit se miqësia mes dy aktorëve është jo vetëm e konsoliduar, por edhe shumë e hershme.

    Fotoja ‘rrëzon’ debatet gjoja të ashpra mes dy banorëve të shtëpisë, aq sa publiku mendon se janë vetëm një shfaqje për t’u treguar të tjerëve që aktorët nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.

    Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-banori Xumi, i cili shkruan në një postim mbi foto, se ka folur shpesh mbi këtë fakt kur ishte pjesë e shtëpisë:

    “Kur unë thoja jeni ‘pallat pa shkallë’, s’më dëgjonte njeri…2 herë kemi pirë kafe, njëra thotë ‘s’kam shtëpi’, tjetri thotë do më marrë banka shtëpinë. Populli nuk ha më bar, nuk manipulojmë dot, as të gënjejmë. Gjithsesi, sagapao”, përfundon Xumi i indinjuar.