Category: Lajme

  • Ditë “ferri” për të korruptuarit, Trump rikthen ekspertët amerikanë në SPAK, si po “qepen” letrat për arrestimin e …

    Ditë “ferri” për të korruptuarit, Trump rikthen ekspertët amerikanë në SPAK, si po “qepen” letrat për arrestimin e …

    Ditë “ferri” për të korruptuarit, Trump rikthen ekspertët amerikanë në SPAK, si po “qepen” letrat për arrestimin e…
    Pa i mbushur dy muaj nga largimi pas vendimit të administratës Trump, menjëherë sapo ai mori pushtetin dhe urdhëroi ndërprerjen e fondeve ndërkombëtare, ekspertët amerikanë janë rikthyer në Shqipëri. Rikthimi i tyre pritet të sjellë lëvizje të reja dhe tension në kampin e atyre që ndihen të rrezikuar nga drejtësia e re. Paraditen e djeshme, një prej ekspertëve të OPDAT, agjencisë së Departamentit të Drejtësisë në SHBA, ka hyrë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Ky zhvillim ka rikthyer vëmendjen te roli i amerikanëve në reformën në drejtësi dhe ka alarmuar ata që kanë frikë se mund të jenë shënjestra të reja të hetimeve.

    Largimi i përkohshëm i ekspertëve nga SPAK dhe GJKKO u interpretua nga mediat, kreu i PD, Sali Berisha, që tashmë është vetë i pandehur për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme, kryeministri Edi Rama dhe eksponentë të opozitës si një braktisje e reformës në drejtësi nga SHBA. Rama tha në 25 shkurt të këtij viti, se Amerika nuk është më që të mbrojë SPAK-un dhe se ai mund ta shkrijë SPAK-un kur të dojë, mjafton t’i fishkëllejë një herë Bufit të Kënetës, duke iu referuar Sali Berishës.

    “Tani Amerika nuk është më. Amerika i kishte njerëzit e vetë që asistonin SPAK, hynin e dilnin në mëngjes e pasdite tek stacioni i Trenit, nuk janë më. I ka tërhequr Amerika dhe për herë të parë në historinë e marrëdhënieve tona, keni dëgjuar ndonjë fjalë të ambasadës amerikane”, tha Rama. Por kjo lëvizje nga administrata “Trump” ndryshon narrativën, duke treguar se mbështetja amerikane për drejtësinë në Shqipëri mbetet e fortë. Me dosjet e nxehta gati dhe ekspertët amerikanë për të asistuar drejtësinë e re, pritet që maji të sjellë zhvillime të bujshme. Kush ka llogari për të dhënë, duket se nuk do ta ketë më të lehtë të shmanget.

    SPAK mbështetje të fortë nga amerikanët

    Gazeta “SOT” raportoi gjithashtu se një figurë kyçe e SHBA në mbështetjen e SPAK për të çuar pas hekurave të paprekshmit është edhe Colleen Hyland, e cila është emëruar së fundmi si Zëvendës Ndihmës Sekretare e Shtetit për Ballkanin Perëndimor. Hyland është një diplomate me përvojë të gjatë, e cila ka shërbyer në misione të rëndësishme diplomatike të SHBA-së, përfshirë Bagdadin, Kabulin dhe Prishtinën, ku ka mbajtur pozitën e zëvendësambasadores nga viti 2016 deri në 2019. Ajo flet shqip dhe ka një angazhim të veçantë në luftën kundër korrupsionit, duke e bërë atë një aleate të rëndësishme në përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri. Një ndër personat që ka takuar kur ishte vitin e kaluar në Tiranë ka qenë Altin Dumani.

    Dosjet e nxehta

    Mbështetja që tashmë Donald Trump i dha publikisht SPAK në këto momente është shumë e rëndësishme, pasi Prokuroria e Posaçme po intensifikon punën për të zbardhur disa nga çështjet më të ndjeshme dhe të komplikuara që kanë tronditur skenën politike dhe institucionale të Shqipërisë. Përmendim këtu aferën e inceneratorit të Tiranës, ku po hetohet shpërdorimi i miliardave dhe përfshirja e politikanëve të tjerë të lartë. Gërdeci, ku hetimi për tragjedinë e 2008-s, mund të shkojë përtej ish-ministrave, duke prekur direkt familjen “Berisha”.

    Dumani tha vitin e kaluar se për këtë çështje po bashkëpunon me SHBA. SPAK po heton dhe 21 Janarin për krimin shtetëror dhe vrasjet e 4 protestuesve, me përgjegjësinë e shtetit. Po hetohen dhe aferat me fondet e bujqësisë. Hetime për korrupsion dhe manipulim fondesh nga ish-ministrja Frida Krifca. Tjetërsimi i pronave. Hetime për manipulimin e pronave, sidomos në zonat bregdetare dhe urbane, dhe pastrim parash. Aferat në ushtri. Hetime për shpërdorim fondesh dhe manipulim pronash në Ministrinë e Mbrojtjes. Aferat në shëndetësi. Hetime për korrupsion dhe vjedhje të miliona eurove, përfshirë ministren Ogerta Manastirliu. Hetime për punonjës të policisë, gjyqtarë dhe prokurorë të përfshirë në aktivitete kriminale përmes aplikacionit “Sky”. Hetime për korrupsion dhe lidhjet e ish-agjentit të FBI-së “McGonigal” me kryeministrin Edi Rama.

  • Gjesti shkruan një mesazh në letër, çfarë po thur banori?

    Gjesti shkruan një mesazh në letër, çfarë po thur banori?

    Gjesti ka qenë duke shkruar një mesazh në letër dhe teksa shkruante bënte monolog me veten duke shprehur se:

    Shuj, nice to meet you.

  • Foto me Lulin? Rama-komentuesit: Fizikisht nuk puqemi, por jemi të lidhur me zemër

    Foto me Lulin? Rama-komentuesit: Fizikisht nuk puqemi, por jemi të lidhur me zemër

    Gjatë rubrikës së tij “Sy m’sy” në Facebook, kryeministri Edi Rama iu përgjigj me ironi një qytetari që e pyeti nëse do të bënte një foto me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

    Qytetari pyeti: “Me Lulin kur e keni lënë për foto, se pyet një shok në diasporë?”

    Në një përgjigje me tone humoristike, Rama tha: “Për foto nuk e di se fizikisht nuk puqemi, por zemrën e kemi të lidhur. Jemi të lidhur me zemër, por vetëm se nuk jemi larg syve dhe larg zemrës. Jemi larg syve dhe sytë në zemër.”

    Kjo deklaratë vjen në vijim të videove dhe disse-ve mes dy politikanëve, duke shtuar edhe më shumë spekulimet mbi marrëdhënien e tyre politike.

  • “Pse nuk ftove Eglin për t’i takuar prindërit”, Gjesti: Nuk më ka rënë ndërmend, e kisha harruar edhe nënën

    “Pse nuk ftove Eglin për t’i takuar prindërit”, Gjesti: Nuk më ka rënë ndërmend, e kisha harruar edhe nënën

    Gjesti në spektaklin e së martës rrëfeu linjën e jetës, të mirat dhe të këqijat që ka kaluar.

    Pas kësaj, ai u suprizua nga prindërit e tij në një takim të veçantë në një ambient pak larg shtëpisë së famshme.

    Ata shpesh gjatë këtyre momenteve thërrasin edhe persona të tjerë të afërt për t’i takuar.

    Rozana Radi e pyeti Gjestin se pse nuk e ftoi Egli Takon për t’u takuar me prindërit e tij, ndonëse ata nuk kanë qenë asnjëherë në lidhje.

    Në bisedën që bëri më pas konkurrenti me të tjerët, tha se nuk i ka shkuar ndërmend.

    “Nuk më ka rënë ndërmend. E shikoja mamin në sy e kisha harruar. Nuk është e lehtë. Nuk e dija a janë ato gjëra si i kisha lënë”, u shpreh ai.

    Gjesti ka mbi 150 ditë që po qëndron në një izolim, meqë pas Bigut të Kosovës kaloi në Shqipëri.

  • “Gjesti më ka ngacmuar …”, Valbona i thotë të gjitha pas daljes nga BBV4: Më ka prekur atje ku s’duhet

    “Gjesti më ka ngacmuar …”, Valbona i thotë të gjitha pas daljes nga BBV4: Më ka prekur atje ku s’duhet

    Mbrëmjen e djeshme, Valbona Mhilli, ka lënë përfundimisht shtëpinë, “Big Brother VIP 4”. E ajo ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, në Top Channel, ku ka folur për rrugëtimin e saj në këtë reality show.

    Gjithashtu Valbona ka komentuar edhe banorët që janë aktualisht në shtëpinë e BBV 4. Ish-banorja ka habitur kur iu përmend emri i Gertës, për të cilën tha “kush është kjo?” apo Danjën që tha shkurt “Barbie”.

    Komentet e Valbonës për banorët e “Big Brother VIP 4”:

    Gjestin e kam shumë xhan, e dua shumë fort. Është një djalë i mrekullueshëm, ka një zemër shumë të mirë. Mua më ka ngacmuar fort. Në kohën kur ka ardhur Gjesti ai e dinte se prime-t i kapte Bona, e më kishte thënë se do të ndjek dhe nuk do të lë rehat në këtë shtëpi dhe atë gjë bër

    Më ndoqi me javë të tëra, u mundua të më prekte aty ku mua më dhemb, te gjërat e mia familjare, që i kisha përzemër. Mori fotografinë dhe e grisi, pastaj kapelën e babit. Por ishte ai Gjesti që bënte këto veprime dhe pastaj vinte e thoshte ‘po të shoh të mërzitur dhe do e heqim bashkë’. Më ka bërë të qaj por edhe të qesh, të marr një kënaqësi të madhe nga Gjesti. Kohët e fundit i kam kaluar me të.

    Rozana Radi është dinake e madhe.

    Gerta, kush është kjo? Nuk e mbaj mend fare, për mua nuk ka ekzistuar ndonjëherë në shtëpi

    Loredana është në vajzë lozonjare, shumë e këndshme, më vjen mirë që e tregoi atë Loredanën që donte të tregonte.

    Danja, barbie

    Aldo skuth, është pak skuth

    Jozi është zemër. Jozi ka qenë zemra e shtëpisë që ka sjellë shumë art dhe na ka bërë të gjithëve të këndojmë, të qeshim, të kërcejmë, të qajmë, edhe na ka sjellë atmosferë në shtëpinë e “Big Brother”-it.

    Eglit i duhet shumë punë, erdhi në Big Brother për të gjetur veten që kishte lënë kur hyri, po me thënë të drejtën edhe atë që mendon që e ka, kam përshtypjen se do ta lërë në shtëpi.

  • Rozana Radi e afërt me Leart Vasilin, zbulohet fotoja e së shkuarës, poza me nënën e aktorit

    Rozana Radi e afërt me Leart Vasilin, zbulohet fotoja e së shkuarës, poza me nënën e aktorit

    Fotoja ku Rozana Radi pozonte me Laertin dhe nënën e tij, para shumë vitesh, bashkë me priftin e njohur që u fut në Big Brother gjatë lojës së ‘mos reagimeve’, menjëherë u interpretua si shenje e faktit se miqësia mes dy aktorëve është jo vetëm e konsoliduar, por edhe shumë e hershme.

    Fotoja ‘rrëzon’ debatet gjoja të ashpra mes dy banorëve të shtëpisë, aq sa publiku mendon se janë vetëm një shfaqje për t’u treguar të tjerëve që aktorët nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.

    Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-banori Xumi, i cili shkruan në një postim mbi foto, se ka folur shpesh mbi këtë fakt kur ishte pjesë e shtëpisë:

    “Kur unë thoja jeni ‘pallat pa shkallë’, s’më dëgjonte njeri…2 herë kemi pirë kafe, njëra thotë ‘s’kam shtëpi’, tjetri thotë do më marrë banka shtëpinë. Populli nuk ha më bar, nuk manipulojmë dot, as të gënjejmë. Gjithsesi, sagapao”, përfundon Xumi i indinjuar.

  • “Bënë xhiro me makinë me 40-vjeçarin, pastaj shkuan në hotel”/ Gazetarja nxjerr DETAJE nga ngjarja në Vlorë: 15-vjeçarja me 2 shoqe …

    “Bënë xhiro me makinë me 40-vjeçarin, pastaj shkuan në hotel”/ Gazetarja nxjerr DETAJE nga ngjarja në Vlorë: 15-vjeçarja me 2 shoqe …

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka dhënë detaje në emisionin Top Story në Top Channel këtë të mërkurë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Vlorë disa ditë më parë.

    40-vjeçari Rinald Rakipaj ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 15-vjeçare.

    Po ashtu, së bashku me 33-vjeçarin F.Q., i cili është nën hetim, ai ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.

    Hoxha: Vazhdimisht largohej nga shtëpia dhe nëna e vet kishte kërkuar në polici, e cila largohej fikte telefonin, megjithëse kërkonte ndihmën nuk ia ka dalë mbanë të kontaktojë me psikologë, rezulton se e kishte braktisur shkollën, ishin gjimnaziste dhe shoqe me 15 vjeçaren. Të treja kanë dalë xhiro në Lungomare, njëri prej të dyshuarve njihte nxënësen e shkollës dhe kanë bërë shëtitje me makinën e tij, nën hetim është edhe një tjetër për moskallëzim krimi.

    Pasi kanë përfunduar shëtitje kanë kërkuar të ripërsëritet xhiro dhe kanë kërkuar të qëndrojnë së bashku se do marrin leje nga prindërit se janë tek njëra-tjetra. Si në momentin që kanë vendosur të qëndrojnë në hotel si është pranuar regjistrimi i tyre. Kokaina është ofruar vetëm ndaj 15-vjeçares, drogën e kishte Rakipaj, i cili rezulton se ishte me precedent në fushën e drogës, deri në mëngjes kanë qëndruar, pritet përgjigjja e mjekësisë ligjore. Në momentin që të treja kanë nisur të tregojnë se çfarë ka ndodhur, nuk është ngritur ende vepra e abuzimit, por vetëm e drogës.

  • “Pranon të bëhesh gruaja ime?”, Gjesti i ulet në gjunjë Eglit, banorja largohet nga tavolina

    “Pranon të bëhesh gruaja ime?”, Gjesti i ulet në gjunjë Eglit, banorja largohet nga tavolina

    Besart Kelmendi apo siç njihet me nofkën, Gjesti, po vazhdon të jetë tejet aktiv dhe me një energji të madhe në shtëpi.

    Në orët e hershme të mëngjesit, ai duket të ketë bërë një shaka me Egli Takon, derisa po qëndronin në kuzhinë edhe me Danja Kokën.

    Këngëtari nga Kosova iu ul në gjunjë për t’i propozuar martesë, ndonëse bënte shaka.

    “A pranon Egli Tako të bëhesh gruaja ime në të mirë në të keq, a je a nuk je. Të duhemi edhe pa para, Ferrarin ta blej nëse mbesin. Po dua të propozoj martesë, martesë shoqërore”, iu drejtua ai.

    Egli në ndërkohë u largua nga tavolina duke thënë: “Kur të dalim jashtë më propozo për martesë”.

    Raporti i tyre po vazhdon të jetë shoqëror, marrë parasysh që tani edhe konkurrentja ka hequr dorë nga ai.

    Mbetet për t’u parë nëse mund të ketë diçka më shumë mes tyre jashtë mureve të shtëpisë së Big Brother.

  • “A u mërzite për shokun tënd Dodik?”/ Rama i përgjigjet komentuesit nga Kosova: Historia e miqve të mi çetnikë, një..

    “A u mërzite për shokun tënd Dodik?”/ Rama i përgjigjet komentuesit nga Kosova: Historia e miqve të mi çetnikë, një..

    Komentuesi: A jeni mërzitur që të të iku miku yt i dashur Dodik, po të ikin miqtë dalëngadalë dhe duhet të mbash pak zi

    Edi Rama: Është një pjesë juaja atje në Kosovë, që sikurse themi ne nga anët tona, që nuk mbush. Nuk mbush e nuk mbush, kështu që nuk kam fare çfarë i bëj dhe nuk jam fare i keqardhur, sepse është e kotë të përpiqesh t’i bindësh. Por, është një pjesë që nuk është shumica. Fatkeqësisht ekziston, por edhe fatmirësisht ekziston se nuk mund të jemi të gjithë njësoj. Secili ka mendimin e vet. Por ti Arsim, që duhet Arsim por flet si pa arsim, duhet ta dish që ë gjithë kjo historia e miqve të miq çetnikë është një budallallëk me brirë dhe të bën ty dhe të tjerët si ti shumë qesharakë.

  • BIRN: Pesticidet kancerogjene të ndalura në Europë, tregtohen në Shqipëri

    BIRN: Pesticidet kancerogjene të ndalura në Europë, tregtohen në Shqipëri

    Më 29 nëntor, një ngarkesë me mandarina të prodhuara në Shqipëri u ndalua në Kroaci pasi analizat treguan përmbajtje të Chlorpyrifos, një pesticid i ndaluar nga Bashkimi Europian që në vitin 2020.

    Rasti u bë i njohur nga RASFF – Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin, një rrjet që lehtëson shkëmbimin e informacionit mes vendeve anëtare të BE-së për çështje që lidhen me sigurinë ushqimore.

    Ky nuk ishte një rast i izoluar i ndalimit të eksporteve me mandarina nga Shqipëria, ndërkohë që mandarina nuk është produkti i vetëm i identifikuar me ngarkesë të pesticideve të ndaluara gjatë viteve të fundit në vend.

    Të dhënat e mbledhura nga BIRN dhe intervista me ekspertë, dëshmojnë se qeveria neglizhoi për mungesë kapacitetesh njerëzore dhe paqartësi ligjore monitorimin e vazhdueshëm dhe në kohë, të përdorimit të pesticideve duke çuar në tregtim të produkteve bujqësore mbi normat e lejuara.

    Autoritetet gjithashtu mbyllën një sy ndaj përdorimit nga fermerët të pesticideve të rrezikshme, të ndaluara prej vitesh në vendet e BE-së, duke ngritur shqetësime për sigurinë ushqimore dhe cilësinë e eksporteve shqiptare.

    Ministria e Bujqësisë, pranoi në përgjigje të një kërkesë për informim se vetëm gjatë vitit 2024 janë konstatuar nga analizat laboratorike në fruta perime 7 pesticidet të ndaluara si; ”chlorpyriphos, chlorfenapyr, chlorpyriphos methyl, linuron, dimethoate, myclobutanil dhe omethoate”.

    Përfaqësues të laboratorëve privatë i thanë BIRN se kanë konstatuar shumë raste të Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve (PMB) të ndaluara në analizat e tyre.

    Në Shqipëri qarkullojnë rreh 35 pesticide të ndaluara”, i tha BIRN Sokol Abazi, kimist dhe konsulent pranë laboratorit Tenius, duke iu referuar gjetjeve të analizave të këtij laboratori vetëm gjatë vitit 2024.

     


    Qytetare duke blere fruta dhe perime ne tregjet e Tiranes me rastin e festes se Vitit te Ri.

    Në dhjetor 2019, Komiteti i Përhershëm për Bimët, Kafshët dhe Ushqimin vendosi ndalimin e përdorimit të pesticideve ‘klorpyrifos’ ‘dhe ‘klorpyrifos-metil’ në vendet anëtare të Bashkimit Europian, bazuar në gjetjet studimore se përdorimi i tyre kishte ndikim negativ në shëndetin e njeriut, me efekt toksik në zhvillimin e sistemit nervor dhe gjenetik.

    Për ndalimin e përdorimit të tyre Komisioni Evropian i miratoi zyrtarisht rregulloret në janar 2020, duke parashikuar një periudhë tranzitore 3 mujore për vendet anëtare për grumbullimin dhe asgjësim në mënyrë përfundimtare të të gjitha Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve (PMB) që kishin me përmbajtje ‘klorpyrifos’ ‘dhe ‘klorpyrifos-metil’. Pas këtij afati ato nuk mund të tregtoheshin dhe përdoreshin më brenda hapësirës së BE-së.

    Duke ndjekur shembullin e BE-së, Shqipëria vendosi të çregjistrojë PMB-të që përmbanin këto dy përbërës toksikë, por ndryshe nga BE, tregtarëve shqiptarë iu dha e drejta që të importonin produkte me përmbajtje të këtyre dy pesticide deri në mars 2020, dhe përdorimi i tyre në treg u lejua të paktën edhe për dy vite të tjera.

    Dispozitat ligjore e rregullojnë importin dhe përdorimin e PMB-ve në dy lista; ato që lejohen të importohen – nëse janë të regjistruara më parë të paktën në një vend anëtar të BE-së dhe një listë e dytë, ku PMB-të e ndaluara, por ndërkohë të importuar, lejohen të tregtohen dhe përdoren nga fermerët deri në afatin e skadencës së tyre.

    Bazuar në këto kritere Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ndaloi importin e PMB-ve me ‘klorpyrifos’ në janar 2020, por ato qëndruan në listën e dytë të paktën deri në gusht të vitit 2022 dhe siç sugjerojnë të dhënat zyrtare dhe analizat laboratorike këto lëndë toksike vijojnë të përdoren në fermat shqiptare.

    Fermerët që i përdorin duket se nxiten nga efikasiteti i lartë i këtyre PMB-ve dhe çmimi më i lirë në krahasim me produktet e tjera.

    Këto i zhdukin insektet”,- i tha BIRN-it një fermer që ka sera për kultivim perimesh të ndryshme. Ai po ashtu pranoi se pesticidet e ndaluara ishte e lehtë të gjenden në çdo farmaci bujqësore dhe shiteshin me emërtime të ndryshme tregëtare ose me paketime nën emrin e një produkti tjetër.

    Ndërsa një eksportues i frutave dhe perimeve, i tha BIRN-it në kushtet e anonimatit, se ai besonte se tonelatat e PMB-ve të ndaluara në BE iu shitën shumë lirë ose iu falën trëgëtarëve shqiptarë duke bërë që ato të përdoreshin pa asnjë survejim.

    Tregtari në fjalë, i cili pranoi se një pjesë e ngarkesave të tij ishin ndaluar në kufirin me BE-në, fajësoi institucionet shtetërore që nuk garantojnë prodhimin e produkteve në standardet e kërkuara nga BE. “Kostoja pastaj bie mbi ne”,– u ankua ai.

    Përdorimi i PMB-ve në bujqësi, është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e tyre nga insektet dhe dëmtuesit e tjerë, por sipas ekspertëve, përdorimi i tyre mbi normat e lejuara krijon rrezikshmëri për shëndetin, kryesisht në grupe të popullatës si fëmijët, gratë shtatëzëna, të sëmurët dhe të moshuarit.

    Ferdi Braushi, profesor në departamentin e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, shprehet se konsumimi i vazhdueshëm i produkteve me pesticide mbi normat e lejuara krijon efekte afatgjata në organizëm duke prekur sistemin endokrin dhe atë nervor.

    “Si rregull një PMB nxirret nga përdorimi kur konstatohet se përveç mbrojtjes së bimës nga insektet ai dëmton dhe organizma të tjerë që mund të jenë dëme në mjedisin përreth apo shëndetin e njerëzve”, tha ai për BIRN-in.

    Braushi e sheh si problematike vonesën e reagimit të institucioneve shqiptare në nxjerrjen nga tregu të pesticideve të ndaluara nga BE, duke lejuar përdorimin e tyre dhe për 1-2 pasi janë ndaluar, dhe po ashtu mungesën e kapaciteteve për të analizuar në kohë nivelin e përdorimit të pesticideve në ferma. Sipas tij, kjo krijon pasiguri për produktet që konsumojmë në përditshmëri.

     

    Të dhënat e siguruara nga BIRN, nëpërmjet kërkesave për informacion dhe dokumenteve zyrtare, tregojnë se agjencitë shtetërore përgjegjëse për monitorimin e qëndrueshëm të përdorimit të PMB-ve në produktet e tavolinës kanë dështuar, si pasojë e paqartësisë ligjore, neglizhencës dhe mungesës së kapaciteteve.

    Agjencia Kombëtare e Ushqimit (AKU) dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), janë përgjegjës për kryerjen e inspektimeve dhe testimin e mostrave të produkteve që tregtohen, por ato dështuan ta realizonin këtë detyrim ligjor për vite me radhë, duke bërë analiza të pakta në numër, të vonuara në kohë.

    Mosbërja e analizave nga ISUV bëri që të dështojnë planet e AKU-së për analizimin dhe kontrollin e cilësisë së pesticideve për vitet 2017, 2018 dhe 2019.

    Në rastet e pakta që mostrat e marra nga AKU u analizuan, rezultatet e tyre dolën me 6-7 muaj deri në një vit vonesë, kur produktet ushqimore të gjetura me pesticide mbi normën e lejuar ishin shitur tashmë në treg.

    Të dhënat e mësipërme u gjetën në dokumentin ‘draft-planveprimi’ për përdorimin e qëndrueshëm të PMB-ve të Ministrisë së Bujqësisë, ku moskthimi në kohë i përgjigjeve së analizave nga ISUV, konsiderohet si problem kryesor i monitorimit të qëndrueshëm në përdorimin e PMB-ve.

    “Vonesa në marrjen e përgjigjeve të analizave ose mosmarrja e përgjigjet e analizave nga laboratori ISUV mbetet shqetësuese, pasi zvogëlon efektivitetin e marrjes së masave të duhura në garantimin e sigurisë ushqimore, për të ndjekur gjurmimin nga njësia tregtare ose vendi i grumbullimit, te fermeri prodhues”, shkruhet në dokument.

    Ndërkohë i vetmi monitorim në shkallë të gjerë i përdorimit të PMB-ve u krye në vitin 2023, nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit, dhe rezultatet treguan se nga 178 kampione të marra në rrënjë në 56 prej tyre kishte gjurmë të lëndëve të ndaluara.

    Ministria e Bujqësisë nuk vuri në dispozicion raportin e analizave, por pranoi në një përgjigje me shkrim, se në bimët e analizuara ishin gjetur “12 lëndë vepruese të paregjistruara – 3 nga të cilat lejohen në BE’.

    Nga analiza e bërë lidhur me lëndët vepruese të ndaluara dy prej tyre si Chlorfenapyr dhe Chlorpyrifos mbeten problematikë e vazhdueshme në një qasje rajonale dhe nga vendet e BE-së si Itali dhe Greqi evidentuar edhe në sistemin RASFF dhe në analizat e ISUV”, i tha kjo ministri BIRN-it.

     


    Qytetare duke blere fruta dhe perime. Foto: LSA

    AKU i merr mostrat e analizave tek tregtari fundor, pa mundur të gjurmojë fermën ku janë prodhuar, detyrë që ligjet ia ngarkojnë një tjetër agjencie e ngritur me qëllim identifikimin e problemeve të bimëve që në rrënjë.

    Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), e ngritur në vitin 2019 me shtrirje rajonale, nuk arriti të bënte inspektime në ferma si rrjedhojë e paqartësive ligjore dhe i mori kompetencat e inspektoriatit vetëm në shtator 2024, pas daljes së një urdhri të kryeministrit.

    “Synimi është fillimi i inspektimeve nga nga ky institucion prej datës 01.03.2025”, tha Ministria e Bujqësisë.

    Edhe pse nuk ka pasur funksion inspektues, sipas ministrisë, kjo ka agjenci i është përgjigjur kërkesave të drejtorive rajonale të AKU-së dhe gjatë vitit 2024 ka kryer verifikimin e gjurmueshmërisë për 73 raste me mbetje pesticidesh mbi nivelin e lejuar dhe ka shpërndarë regjistrat e PMB-ve tek mijëra fermerë, një dokument që pritet të ndërgjegjësojë këta të fundit në përdorimin e përgjegjshëm të pesticideve.

    Ministria thotë se rezultatet e analizave të kryera dhe monitorimet e kanë nxitur atë të marrë një sërë masash dhe strategjish për të përmirësuar situatën, por për ekspertët situata e përdorimit pa kontroll e PMB-ve në produktet që konsumohen është alarmante dhe institucionet shtetërore nuk po e luajnë rolin e tyre duke e lënë konsumatorin para pasigurisë ushqimore.

    Sipas ekspertit të sigurisë mjedisore, Ferdi Brahushi, konsumatorët shqiptarë janë të pambrojtur.

    “Duhet ta mbrojnë institucionet, të cilat duhet të kryejnë analizë dhe të monitorojnë produktet me risk potencial të lartë të pesticideve mbi normat e lejuara, siç janë kultivimet me intensitet të lartë në sera, vreshta, ullishte”,- i tha ai BIRN-it.

    Ai sqaron se a nuk mund të pretendohet që të mos ketë gjurmë të PMB-ve në produkte, madje ato mund të shfaqen edhe pas 2-3 dekadash pas daljes nga përdorimi i tyre, pasi qëndrojnë në tokë e ajër.

    “Ajo që duhet pasur parasysh është që PMB-të të mos jenë mbi normat e lejuara”, theksoi Brahushi, duke shtuar se; “kur nivelet e tyre janë mbi normë atëherë nëpërmjet ushqimit ose ujit akumulohen në organizmin e njeriut dhe mund të dëmtojnë sistemin endokrin, nervor, apo ndikon në sistemin e riprodhimit, si dhe kanë efekte kancerogjene”.

    Për Sokol Abazin, situata është më shumë se alarmante dhe papërgjegjshmëria institucionale ka çuar në rrezikimin e jetës së qytetarëve.

    “Ka një mungesë kontrolli totale, të produkteve që hamë, të ujit, të ajrit”, thotë ai. “Ky është një genocid ndaj popullsisë”, shtoi Abazi.

    Sipas tij, asnjë institucion shtetëror nuk ka kapacitete t’i kontrollojë të gjithë zinxhirin e importit dhe tregtimit të PMB-ve dhe përdorimit të tyre në ferma.

    Sipërfaqja totale e tokës bujqësore e kultivuar me perime, perime sere, agrume, pemishte, ullishte dhe vreshta kalon 66 mijë hektarë në Shqipëri, ndërkohë të dhënat sugjerojnë se ekzistojnë 280 subjekte të licencuara deri në vitin 2020 për importin dhe tregtimin e PMB-vë.

    Ekspertët vënë në dukje se problematikat në sektor nuk kanë të bëjnë vetëm me monitorimin e nivelit të PMB-ve, por dhe kontrollin e importit, tregtimin, magazinimin dhe asgjësimi i tyre.

    Brahushi sugjeron që dispozitat ligjore për nxjerrjen nga përdorimi të një PMB-je, e cila konsiderohet e rrezikshme, duhet të përshtaten me ato të BE-së.

    “Duhet të ngushtohet hapësira kohore nga ndalimi i importit nga koha e lejuar për përdorimin e produkteve të ndaluara dhe të detyrohen pikat tregtare për grumbullimin dhe eliminimin e tyre”, thotë ai.

    Por, kjo sipas tij, kërkon që të ketë një inventar të hyrjes së pesticideve, një analizë të lëndëve aktive në PMB-të që importohen dhe monitorimin e asgjësimit të tyre.

    Vetë Ministria e Bujqësisë pranon se nuk ka kapacitete për eliminimin e PMB-ve të ndaluara, duke rrezikuar që ato të qarkullojnë tek fermerët në mënyrë të paligjshme.

    Kontrollet e AKU-së konstatuan se në njësitë e tregtimit me pakicë dhe shumicë të PMB-ve, janë konstatuar PMB-të që nuk plotësojnë kërkesat ligjore si: afati i përdorimit të tejkaluar/skaduar ose PMB-të e paregjistruara në Shqipëri, të cilat janë të bllokuara në sasi totale prej 1.3 ton dhe 1271.1 litra, për vitet 2017-2020.

    Ndërsa të dhënat e Ministrisë e Bujqësisë, që citohen në “plan-veprimin 2022-2032” tregojnë për mungesë kapacitetesh për asgjësimin e PMB-ve të bllokuara dhe ndaluara për shitje, duke i lënë këto produkte për vite në ambientet e njësive të tregtisë me shumicë dhe pakicë.

    Për periudhën 2017-2020, ka pasur rreth 2.5 tonë pesticide të tilla të bllokuara/të ndaluara, ndërsa ministria pranon se; “bllokimi i PMB-ve prej vitesh për mosndjekje të procesit të asgjësimit të tyre mbetet një shqetësim serioz për shëndetin e njeriut dhe mjedisin”.

    Ekspertët po ashtu kërkojnë që protokollet e kontrolleve të ndiqen njësoj si për produktet vendase dhe ato që importohen, për të cilat deri tani shteti shqiptar duket se është mjaftuar një certifikatë origjinës së mallit.

    “Prania e tyre (Chlorfenapyr dhe Chlorpyrifos) është konstatuar edhe në importet nga Italia dhe Greqia, e cila ka bërë që të ritet kontrolli për importet nga këto dy vende”, pranoi Ministria e Bujqësisë.

    Vetëm në vitin 2024 ka pasur 9 raste të produkteve të importit që i janë adresuar sistemit RASFF./ BIRN