Category: Lajme

  • “A u mërzite për shokun tënd Dodik?”/ Rama i përgjigjet komentuesit nga Kosova: Historia e miqve të mi çetnikë, një..

    “A u mërzite për shokun tënd Dodik?”/ Rama i përgjigjet komentuesit nga Kosova: Historia e miqve të mi çetnikë, një..

    Komentuesi: A jeni mërzitur që të të iku miku yt i dashur Dodik, po të ikin miqtë dalëngadalë dhe duhet të mbash pak zi

    Edi Rama: Është një pjesë juaja atje në Kosovë, që sikurse themi ne nga anët tona, që nuk mbush. Nuk mbush e nuk mbush, kështu që nuk kam fare çfarë i bëj dhe nuk jam fare i keqardhur, sepse është e kotë të përpiqesh t’i bindësh. Por, është një pjesë që nuk është shumica. Fatkeqësisht ekziston, por edhe fatmirësisht ekziston se nuk mund të jemi të gjithë njësoj. Secili ka mendimin e vet. Por ti Arsim, që duhet Arsim por flet si pa arsim, duhet ta dish që ë gjithë kjo historia e miqve të miq çetnikë është një budallallëk me brirë dhe të bën ty dhe të tjerët si ti shumë qesharakë.

  • BIRN: Pesticidet kancerogjene të ndalura në Europë, tregtohen në Shqipëri

    BIRN: Pesticidet kancerogjene të ndalura në Europë, tregtohen në Shqipëri

    Më 29 nëntor, një ngarkesë me mandarina të prodhuara në Shqipëri u ndalua në Kroaci pasi analizat treguan përmbajtje të Chlorpyrifos, një pesticid i ndaluar nga Bashkimi Europian që në vitin 2020.

    Rasti u bë i njohur nga RASFF – Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin, një rrjet që lehtëson shkëmbimin e informacionit mes vendeve anëtare të BE-së për çështje që lidhen me sigurinë ushqimore.

    Ky nuk ishte një rast i izoluar i ndalimit të eksporteve me mandarina nga Shqipëria, ndërkohë që mandarina nuk është produkti i vetëm i identifikuar me ngarkesë të pesticideve të ndaluara gjatë viteve të fundit në vend.

    Të dhënat e mbledhura nga BIRN dhe intervista me ekspertë, dëshmojnë se qeveria neglizhoi për mungesë kapacitetesh njerëzore dhe paqartësi ligjore monitorimin e vazhdueshëm dhe në kohë, të përdorimit të pesticideve duke çuar në tregtim të produkteve bujqësore mbi normat e lejuara.

    Autoritetet gjithashtu mbyllën një sy ndaj përdorimit nga fermerët të pesticideve të rrezikshme, të ndaluara prej vitesh në vendet e BE-së, duke ngritur shqetësime për sigurinë ushqimore dhe cilësinë e eksporteve shqiptare.

    Ministria e Bujqësisë, pranoi në përgjigje të një kërkesë për informim se vetëm gjatë vitit 2024 janë konstatuar nga analizat laboratorike në fruta perime 7 pesticidet të ndaluara si; ”chlorpyriphos, chlorfenapyr, chlorpyriphos methyl, linuron, dimethoate, myclobutanil dhe omethoate”.

    Përfaqësues të laboratorëve privatë i thanë BIRN se kanë konstatuar shumë raste të Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve (PMB) të ndaluara në analizat e tyre.

    Në Shqipëri qarkullojnë rreh 35 pesticide të ndaluara”, i tha BIRN Sokol Abazi, kimist dhe konsulent pranë laboratorit Tenius, duke iu referuar gjetjeve të analizave të këtij laboratori vetëm gjatë vitit 2024.

     


    Qytetare duke blere fruta dhe perime ne tregjet e Tiranes me rastin e festes se Vitit te Ri.

    Në dhjetor 2019, Komiteti i Përhershëm për Bimët, Kafshët dhe Ushqimin vendosi ndalimin e përdorimit të pesticideve ‘klorpyrifos’ ‘dhe ‘klorpyrifos-metil’ në vendet anëtare të Bashkimit Europian, bazuar në gjetjet studimore se përdorimi i tyre kishte ndikim negativ në shëndetin e njeriut, me efekt toksik në zhvillimin e sistemit nervor dhe gjenetik.

    Për ndalimin e përdorimit të tyre Komisioni Evropian i miratoi zyrtarisht rregulloret në janar 2020, duke parashikuar një periudhë tranzitore 3 mujore për vendet anëtare për grumbullimin dhe asgjësim në mënyrë përfundimtare të të gjitha Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve (PMB) që kishin me përmbajtje ‘klorpyrifos’ ‘dhe ‘klorpyrifos-metil’. Pas këtij afati ato nuk mund të tregtoheshin dhe përdoreshin më brenda hapësirës së BE-së.

    Duke ndjekur shembullin e BE-së, Shqipëria vendosi të çregjistrojë PMB-të që përmbanin këto dy përbërës toksikë, por ndryshe nga BE, tregtarëve shqiptarë iu dha e drejta që të importonin produkte me përmbajtje të këtyre dy pesticide deri në mars 2020, dhe përdorimi i tyre në treg u lejua të paktën edhe për dy vite të tjera.

    Dispozitat ligjore e rregullojnë importin dhe përdorimin e PMB-ve në dy lista; ato që lejohen të importohen – nëse janë të regjistruara më parë të paktën në një vend anëtar të BE-së dhe një listë e dytë, ku PMB-të e ndaluara, por ndërkohë të importuar, lejohen të tregtohen dhe përdoren nga fermerët deri në afatin e skadencës së tyre.

    Bazuar në këto kritere Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ndaloi importin e PMB-ve me ‘klorpyrifos’ në janar 2020, por ato qëndruan në listën e dytë të paktën deri në gusht të vitit 2022 dhe siç sugjerojnë të dhënat zyrtare dhe analizat laboratorike këto lëndë toksike vijojnë të përdoren në fermat shqiptare.

    Fermerët që i përdorin duket se nxiten nga efikasiteti i lartë i këtyre PMB-ve dhe çmimi më i lirë në krahasim me produktet e tjera.

    Këto i zhdukin insektet”,- i tha BIRN-it një fermer që ka sera për kultivim perimesh të ndryshme. Ai po ashtu pranoi se pesticidet e ndaluara ishte e lehtë të gjenden në çdo farmaci bujqësore dhe shiteshin me emërtime të ndryshme tregëtare ose me paketime nën emrin e një produkti tjetër.

    Ndërsa një eksportues i frutave dhe perimeve, i tha BIRN-it në kushtet e anonimatit, se ai besonte se tonelatat e PMB-ve të ndaluara në BE iu shitën shumë lirë ose iu falën trëgëtarëve shqiptarë duke bërë që ato të përdoreshin pa asnjë survejim.

    Tregtari në fjalë, i cili pranoi se një pjesë e ngarkesave të tij ishin ndaluar në kufirin me BE-në, fajësoi institucionet shtetërore që nuk garantojnë prodhimin e produkteve në standardet e kërkuara nga BE. “Kostoja pastaj bie mbi ne”,– u ankua ai.

    Përdorimi i PMB-ve në bujqësi, është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e tyre nga insektet dhe dëmtuesit e tjerë, por sipas ekspertëve, përdorimi i tyre mbi normat e lejuara krijon rrezikshmëri për shëndetin, kryesisht në grupe të popullatës si fëmijët, gratë shtatëzëna, të sëmurët dhe të moshuarit.

    Ferdi Braushi, profesor në departamentin e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, shprehet se konsumimi i vazhdueshëm i produkteve me pesticide mbi normat e lejuara krijon efekte afatgjata në organizëm duke prekur sistemin endokrin dhe atë nervor.

    “Si rregull një PMB nxirret nga përdorimi kur konstatohet se përveç mbrojtjes së bimës nga insektet ai dëmton dhe organizma të tjerë që mund të jenë dëme në mjedisin përreth apo shëndetin e njerëzve”, tha ai për BIRN-in.

    Braushi e sheh si problematike vonesën e reagimit të institucioneve shqiptare në nxjerrjen nga tregu të pesticideve të ndaluara nga BE, duke lejuar përdorimin e tyre dhe për 1-2 pasi janë ndaluar, dhe po ashtu mungesën e kapaciteteve për të analizuar në kohë nivelin e përdorimit të pesticideve në ferma. Sipas tij, kjo krijon pasiguri për produktet që konsumojmë në përditshmëri.

     

    Të dhënat e siguruara nga BIRN, nëpërmjet kërkesave për informacion dhe dokumenteve zyrtare, tregojnë se agjencitë shtetërore përgjegjëse për monitorimin e qëndrueshëm të përdorimit të PMB-ve në produktet e tavolinës kanë dështuar, si pasojë e paqartësisë ligjore, neglizhencës dhe mungesës së kapaciteteve.

    Agjencia Kombëtare e Ushqimit (AKU) dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), janë përgjegjës për kryerjen e inspektimeve dhe testimin e mostrave të produkteve që tregtohen, por ato dështuan ta realizonin këtë detyrim ligjor për vite me radhë, duke bërë analiza të pakta në numër, të vonuara në kohë.

    Mosbërja e analizave nga ISUV bëri që të dështojnë planet e AKU-së për analizimin dhe kontrollin e cilësisë së pesticideve për vitet 2017, 2018 dhe 2019.

    Në rastet e pakta që mostrat e marra nga AKU u analizuan, rezultatet e tyre dolën me 6-7 muaj deri në një vit vonesë, kur produktet ushqimore të gjetura me pesticide mbi normën e lejuar ishin shitur tashmë në treg.

    Të dhënat e mësipërme u gjetën në dokumentin ‘draft-planveprimi’ për përdorimin e qëndrueshëm të PMB-ve të Ministrisë së Bujqësisë, ku moskthimi në kohë i përgjigjeve së analizave nga ISUV, konsiderohet si problem kryesor i monitorimit të qëndrueshëm në përdorimin e PMB-ve.

    “Vonesa në marrjen e përgjigjeve të analizave ose mosmarrja e përgjigjet e analizave nga laboratori ISUV mbetet shqetësuese, pasi zvogëlon efektivitetin e marrjes së masave të duhura në garantimin e sigurisë ushqimore, për të ndjekur gjurmimin nga njësia tregtare ose vendi i grumbullimit, te fermeri prodhues”, shkruhet në dokument.

    Ndërkohë i vetmi monitorim në shkallë të gjerë i përdorimit të PMB-ve u krye në vitin 2023, nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit, dhe rezultatet treguan se nga 178 kampione të marra në rrënjë në 56 prej tyre kishte gjurmë të lëndëve të ndaluara.

    Ministria e Bujqësisë nuk vuri në dispozicion raportin e analizave, por pranoi në një përgjigje me shkrim, se në bimët e analizuara ishin gjetur “12 lëndë vepruese të paregjistruara – 3 nga të cilat lejohen në BE’.

    Nga analiza e bërë lidhur me lëndët vepruese të ndaluara dy prej tyre si Chlorfenapyr dhe Chlorpyrifos mbeten problematikë e vazhdueshme në një qasje rajonale dhe nga vendet e BE-së si Itali dhe Greqi evidentuar edhe në sistemin RASFF dhe në analizat e ISUV”, i tha kjo ministri BIRN-it.

     


    Qytetare duke blere fruta dhe perime. Foto: LSA

    AKU i merr mostrat e analizave tek tregtari fundor, pa mundur të gjurmojë fermën ku janë prodhuar, detyrë që ligjet ia ngarkojnë një tjetër agjencie e ngritur me qëllim identifikimin e problemeve të bimëve që në rrënjë.

    Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), e ngritur në vitin 2019 me shtrirje rajonale, nuk arriti të bënte inspektime në ferma si rrjedhojë e paqartësive ligjore dhe i mori kompetencat e inspektoriatit vetëm në shtator 2024, pas daljes së një urdhri të kryeministrit.

    “Synimi është fillimi i inspektimeve nga nga ky institucion prej datës 01.03.2025”, tha Ministria e Bujqësisë.

    Edhe pse nuk ka pasur funksion inspektues, sipas ministrisë, kjo ka agjenci i është përgjigjur kërkesave të drejtorive rajonale të AKU-së dhe gjatë vitit 2024 ka kryer verifikimin e gjurmueshmërisë për 73 raste me mbetje pesticidesh mbi nivelin e lejuar dhe ka shpërndarë regjistrat e PMB-ve tek mijëra fermerë, një dokument që pritet të ndërgjegjësojë këta të fundit në përdorimin e përgjegjshëm të pesticideve.

    Ministria thotë se rezultatet e analizave të kryera dhe monitorimet e kanë nxitur atë të marrë një sërë masash dhe strategjish për të përmirësuar situatën, por për ekspertët situata e përdorimit pa kontroll e PMB-ve në produktet që konsumohen është alarmante dhe institucionet shtetërore nuk po e luajnë rolin e tyre duke e lënë konsumatorin para pasigurisë ushqimore.

    Sipas ekspertit të sigurisë mjedisore, Ferdi Brahushi, konsumatorët shqiptarë janë të pambrojtur.

    “Duhet ta mbrojnë institucionet, të cilat duhet të kryejnë analizë dhe të monitorojnë produktet me risk potencial të lartë të pesticideve mbi normat e lejuara, siç janë kultivimet me intensitet të lartë në sera, vreshta, ullishte”,- i tha ai BIRN-it.

    Ai sqaron se a nuk mund të pretendohet që të mos ketë gjurmë të PMB-ve në produkte, madje ato mund të shfaqen edhe pas 2-3 dekadash pas daljes nga përdorimi i tyre, pasi qëndrojnë në tokë e ajër.

    “Ajo që duhet pasur parasysh është që PMB-të të mos jenë mbi normat e lejuara”, theksoi Brahushi, duke shtuar se; “kur nivelet e tyre janë mbi normë atëherë nëpërmjet ushqimit ose ujit akumulohen në organizmin e njeriut dhe mund të dëmtojnë sistemin endokrin, nervor, apo ndikon në sistemin e riprodhimit, si dhe kanë efekte kancerogjene”.

    Për Sokol Abazin, situata është më shumë se alarmante dhe papërgjegjshmëria institucionale ka çuar në rrezikimin e jetës së qytetarëve.

    “Ka një mungesë kontrolli totale, të produkteve që hamë, të ujit, të ajrit”, thotë ai. “Ky është një genocid ndaj popullsisë”, shtoi Abazi.

    Sipas tij, asnjë institucion shtetëror nuk ka kapacitete t’i kontrollojë të gjithë zinxhirin e importit dhe tregtimit të PMB-ve dhe përdorimit të tyre në ferma.

    Sipërfaqja totale e tokës bujqësore e kultivuar me perime, perime sere, agrume, pemishte, ullishte dhe vreshta kalon 66 mijë hektarë në Shqipëri, ndërkohë të dhënat sugjerojnë se ekzistojnë 280 subjekte të licencuara deri në vitin 2020 për importin dhe tregtimin e PMB-vë.

    Ekspertët vënë në dukje se problematikat në sektor nuk kanë të bëjnë vetëm me monitorimin e nivelit të PMB-ve, por dhe kontrollin e importit, tregtimin, magazinimin dhe asgjësimi i tyre.

    Brahushi sugjeron që dispozitat ligjore për nxjerrjen nga përdorimi të një PMB-je, e cila konsiderohet e rrezikshme, duhet të përshtaten me ato të BE-së.

    “Duhet të ngushtohet hapësira kohore nga ndalimi i importit nga koha e lejuar për përdorimin e produkteve të ndaluara dhe të detyrohen pikat tregtare për grumbullimin dhe eliminimin e tyre”, thotë ai.

    Por, kjo sipas tij, kërkon që të ketë një inventar të hyrjes së pesticideve, një analizë të lëndëve aktive në PMB-të që importohen dhe monitorimin e asgjësimit të tyre.

    Vetë Ministria e Bujqësisë pranon se nuk ka kapacitete për eliminimin e PMB-ve të ndaluara, duke rrezikuar që ato të qarkullojnë tek fermerët në mënyrë të paligjshme.

    Kontrollet e AKU-së konstatuan se në njësitë e tregtimit me pakicë dhe shumicë të PMB-ve, janë konstatuar PMB-të që nuk plotësojnë kërkesat ligjore si: afati i përdorimit të tejkaluar/skaduar ose PMB-të e paregjistruara në Shqipëri, të cilat janë të bllokuara në sasi totale prej 1.3 ton dhe 1271.1 litra, për vitet 2017-2020.

    Ndërsa të dhënat e Ministrisë e Bujqësisë, që citohen në “plan-veprimin 2022-2032” tregojnë për mungesë kapacitetesh për asgjësimin e PMB-ve të bllokuara dhe ndaluara për shitje, duke i lënë këto produkte për vite në ambientet e njësive të tregtisë me shumicë dhe pakicë.

    Për periudhën 2017-2020, ka pasur rreth 2.5 tonë pesticide të tilla të bllokuara/të ndaluara, ndërsa ministria pranon se; “bllokimi i PMB-ve prej vitesh për mosndjekje të procesit të asgjësimit të tyre mbetet një shqetësim serioz për shëndetin e njeriut dhe mjedisin”.

    Ekspertët po ashtu kërkojnë që protokollet e kontrolleve të ndiqen njësoj si për produktet vendase dhe ato që importohen, për të cilat deri tani shteti shqiptar duket se është mjaftuar një certifikatë origjinës së mallit.

    “Prania e tyre (Chlorfenapyr dhe Chlorpyrifos) është konstatuar edhe në importet nga Italia dhe Greqia, e cila ka bërë që të ritet kontrolli për importet nga këto dy vende”, pranoi Ministria e Bujqësisë.

    Vetëm në vitin 2024 ka pasur 9 raste të produkteve të importit që i janë adresuar sistemit RASFF./ BIRN

  • Deklarata b*mbë/ Milaim Zeka: “Valbona ka një lidhje jashtë, ka qenë 100% lojë, e njoh…”

    Deklarata b*mbë/ Milaim Zeka: “Valbona ka një lidhje jashtë, ka qenë 100% lojë, e njoh…”

    I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ka qenë Milaim Zeka për të diskutuar në lidhje me situatat dhe banorët e edicionit të katër të “Big Brother VIP Albania”. Së bashku me Atalanta Kërçykun kanë komentuar dhe analizuar edhe videot më të klikuara në 24 orët e fundit.

    Gjesti akuzon Laertin se ka tentuar ta puthë sërish? Banori: E ke zgjatur puthjen…

    Njerëzit që më kanë zhgënjyer më së shumti mua në këtë “Big Brother” janë Valbona të cilën e kam pasur shoqe, më ka zhgënjyer loja e saj absurditeti, dhuna, vulgariteti. Edhe Rozana, në anglisht thonë e ka dhj*rë komplet personalitetin e saj me vulgaritetin, me agresivitetin që unë nuk e kam pritur prej një femre artiste e ardhur nga një familje artistësh. Në të folur dhe në veprimet e saj çdo gjë e ka pasur vulgaritet, njeri totalisht i frustruar, totalisht zhgënjyes për mua dhe aspak model për t’u ndjekur nga fëmijët tanë.

    Milami deklaroi gjithashtu se duke qenë se e njeh Valbonën në “Big Brother Radio” ai pranoi se ish-banorja ka një lidhje jashtë dhe se e njeh djalin.

    Unë guxoj të them që Valbona ka një lidhje jashtë.

    Kur Atalanta e pyeti nëse Milaimi e njeh çiftin dhe nëse ka kontakt me ta, Milaimi tha:

    Me çiftin jo por me Valbonën po. E di këtë që po e them, pak para se të hynte në BBV kjo e ka pasur një të dashur dhe e ka një të dashur. Edhe e njoh.

    Milaim Zeka në “Big Brother Radio”: “I vetmi njeri që ka një strategji është Gjesti, ndërsa Egli…”
    Është personazhi i njohur publik?

    Nuk ka rëndësi, tani e pret apo jo janë gjëra që njeriu e pret dikë të dashur tek stacioni i autobusit, dikush tek treni, dikush në aeroport.

    E gjitha kjo që ka krijuar Valbona ka qenë një lojë sipas tij?
    Vetëm kjo e Valbonës është 100 % lojë. Unë nuk them se Laerti e ka kuptuar lojën e Valbonës por agresiviteti, vulgariteti, arroganca dhe budallallëku në fund i Valbonës është rezultat i asaj që ajo e di që ka dikë jashtë dhe dikush po e pret nga jashtë.

  • “Gjyshi i preu flokët mbesës që të mos dilte nga shtëpia”/ Gazetarja rrëfen detaje TRONDITËSE nga historia e adoleshentes që largohej me të dashurin

    “Gjyshi i preu flokët mbesës që të mos dilte nga shtëpia”/ Gazetarja rrëfen detaje TRONDITËSE nga historia e adoleshentes që largohej me të dashurin

    Gazetarja Anila Hoxha ka rrëfyer këtë të mërkurë në emisionin Top Story një prej ngjarjeve të rënda që lidhej me një adoleshente.

    Ajo tha se vajza largohej nga shtëpia dhe shkonte nëpër festa dhe gjyshi së bashku me nënën e saj i prenë flokët që të mos ikte më.

    “Vajza largohej nga shtëpia, kishte një të dashur dhe shkonte nëpër festa, gjyshi e qethi, shkonte nëpër festa dhe…ka ndodhur në Tiranë, gjyshi merr gërshërët, që vajza mos të dalë do ia presësh ti flokët, i tha nënës, nëna refuzon dhe më pas ia pret flokët”, tha Hoxha

  • Për një gotë raki…’/ Zanafilla e hasmërisë së përgjakshme mes ‘Mandelave’ dhe ‘Bandës së Cërrikut’

    Për një gotë raki…’/ Zanafilla e hasmërisë së përgjakshme mes ‘Mandelave’ dhe ‘Bandës së Cërrikut’

    Arjan Toska, banor i lagjes “Beqir Dardha” në Elbasan, u largua nga qyteti pas një hasmërie të përgjakshme me bandën e “Mandelës”. Lufta mes tyre nisi në mënyrën më absurde: për një gotë raki! Ndoshta ujë…Një ngatërresë që u konsiderua cënim i burrërisë dhe autoritetit.

    Në këtë lokal që shihni, i njohur në vitin 1997 si lokali i “Sudes”, pasditen e 14 prillit të ’97-tës, futen Arjan Toska dhe Enver Peqini. Aty ndodhej Eduart Peqini, i njohur si “Mandela”, vëllai i tij Astrit Peqini, me pseudonimin “Pelo”, djali i tezes së tyre Dashamir Bisku, i njohur si Murrashi, dy persona nga Fieri dhe një vajzë.

    “Këta kanë kryer krimet më të shumta në qytetin e elbasanit në atë periudhë, dhe të gjithë janë të dënuar ose kanë ndërruar jetë” u shpreh Alban Qafa, avokat

    “Ata kanë qenë persona të atij komuniteti perosnat që kishin mundësi të grupoheshin për të ruajtuar territorin e vet nga ngjarje të tjera’ u shpreh Kreshnik Muftari, pedagog i drejtësisë

    Arjani dhe Enveri, pasi përshëndesin njerëzit që ishin brenda, ulen në një tavolinë ku qëndronte i vetëm një i moshuar.

    Në këtë moment kamarieri shkon në tavolinën e tyre dhe i jep një gotë me ujë të moshuarit, duke i thënë se e ke nga “Mandela”.

    Duke menduar se po pinte raki, i moshuri ngriti dolli, por kur kuptoi se ishte ujë, ia hodhi kamarierit në fytyrë. Uji spërkati vajzën që ishte ulur “Mandela”, me miqtë e tij.

    Mandela e konsideroi aktin e plakut si të qëllimshëm dhe e nisi me ofendime. Kur kushëriri Enver Peqini i kërkoi të qetësohej, ai e ofendoi rëndë edhe atë. Arjan Toska ndërhyri duke i thënë Mandeles të ndalonte sharjet ndaj kushëririt.

    Ka nisur grindja midis Eduart dhe Enver Peqinit, e në këtë kohë ka ndërhyrë Arjan Toska duke u thënë “Nuk ka lezet të ziheni se jeni djem xhaxhallarësh”.

    Ndërhyrja e Toskës vetëm sa e shtoi tensionin. Situata, degradoi në dhunë fizike mes dy grupeve që përdorën shishe dhe mjete të tjera.

    Pasi dëgjon për sherrin, aty vjen edhe vëllai i vogël i “Mandelës”, Gazmend Peqini, i cili ishte ngjitur me lokalin duke luajtur bilardo.

    Në këtë moment Eduart Peqini, urdhëron “Murrashin”, që të shkojë të marrë armët për të vrarë Toskën dhe djalin e xhaxhait të tij.

    Pas disa minutash “Mandela”, “Pelo”, dhe “Murrashi”, kthehen të armatosur dhe qëllojnë drejt Arjan Toskës dhe Enver Peqinit, të cilët ju kundrapërgjigjën me zjarr. Nga të shtënat mbeti i vrarë Gazmend Peqini, vëllai i “Mandelës”. Arjani dhe Enveri pas ngjarjes, u larguan menjëherë nga lagja “Tabakane”, ku u rritën duke u fshehur në Cërrik…

    “Në momentin që janë kryer nuk është zbuluar autori , por që ka raste që janë zbuluar pas 15 vitesh dhe tani ka procese të ngritura në gjykatat e posacme ku autorët e këtyre veprave penale po përballen me drejtësinë’ u shpreh Saida Dollani, Kryetare Apelit Gjykates Posaçme

  • ‘Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar’, Rama: Nëse përdorni VPN…

    ‘Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar’, Rama: Nëse përdorni VPN…

    Kryeministri Edi Rama konfirmoi se procedura për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka përfunduar dhe paralajmëroi qytetarët të mos përdorin VPN për ta aksesuar, pasi kjo rrezikon sigurinë e të dhënave personale.

    Në rubrikën e tij “Sy m’sy”, Rama theksoi se përdorimi i VPN-ve falas është i rrezikshëm për shkak të sulmeve të mundshme nga hakerat. Ai u bëri thirrje qytetarëve të presin, derisa TikTok të zbatojë masa të reja mbrojtëse për adoleshentët.

    Qeveria shqiptare ka deklaruar se platforma do të rihapet sapo kompania kineze të vendosë filtrat e nevojshëm për mbrojtjen e të rinjve.

    “Procedura për mbylljen e tikok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët.”, tha Rama.

  • Kryeministri Rama: Në qershor do ta bëjmë pagën minimale 500 euro, do të hyjë në fuqi në janar 2026

    Kryeministri Rama: Në qershor do ta bëjmë pagën minimale 500 euro, do të hyjë në fuqi në janar 2026

    Kryeministri Edi Rama ka premtuar se paga minimale në muajin qershor, me vendim qeverie, do ta bëjë 500 euro.

    “Me vendim në qershor do ta bëjmë 500 euro, dhe do të hyjë në efekt nga janari 2026”, tha Kreu i qeverisë.

    Edi Rama: 830 euro është paga mesatare sot në Shqipëri, e përgjithshmja. Ajo në sektorin publik është 1000 euro.

    Pagën minimale e kishin 157 euro, tani e kemi 400 euro. Dhe me vendim në qershor do ta bëjmë 500 euro, dhe do të hyjë në efekt nga janari 2026.

    Ndërkohë shumica e kompanive dhe bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale. Kush nuk do të dëgjojë nuk dëgjon, është më shurdh se sa ai që ka probleme me dëgjimin.

  • Detaje tronditëse nga ngjarja në Vlorë/ Gazetarja tregon itinerarin e adoleshenteve me 40-vjeçarin: Bënë xhiro me…

    Detaje tronditëse nga ngjarja në Vlorë/ Gazetarja tregon itinerarin e adoleshenteve me 40-vjeçarin: Bënë xhiro me…

    Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje në një emision televiziv këtë të mërkurë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Vlorë disa ditë më parë.

    40-vjeçari Rinald Rakipaj ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 15-vjeçare.

    Po ashtu, së bashku me 33-vjeçarin F.Q., i cili është nën hetim, ai ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.

    Hoxha: Vazhdimisht largohej nga shtëpia dhe nëna e vet kishte kërkuar në polici, e cila largohej fikte telefonin, megjithëse kërkonte ndihmën nuk ia ka dalë mbanë të kontaktojë me psikologë, rezulton se e kishte braktisur shkollën, ishin gjimnaziste dhe shoqe me 15 vjeçaren. Të treja kanë dalë xhiro në Lungomare, njëri prej të dyshuarve njihte nxënësen e shkollës dhe kanë bërë shëtitje me makinën e tij, nën hetim është edhe një tjetër për moskallëzim krimi.

    Pasi kanë përfunduar shëtitje kanë kërkuar të ripërsëritet xhiro dhe kanë kërkuar të qëndrojnë së bashku se do marrin leje nga prindërit se janë tek njëra-tjetra. Si në momentin që kanë vendosur të qëndrojnë në hotel si është pranuar regjistrimi i tyre. Kokaina është ofruar vetëm ndaj 15-vjeçares, drogën e kishte Rakipaj, i cili rezulton se ishte me precedent në fushën e drogës, deri në mëngjes kanë qëndruar, pritet përgjigjja e mjekësisë ligjore. Në momentin që të treja kanë nisur të tregojnë se çfarë ka ndodhur, nuk është ngritur ende vepra e abuzimit, por vetëm e drogës.

  • JA PSE NUK ULEN ÇMIMET E BANESAVE/ Blerjet e pasurive të paluajtshme nga të huajt arritën 380 mln euro në 2024-n

    JA PSE NUK ULEN ÇMIMET E BANESAVE/ Blerjet e pasurive të paluajtshme nga të huajt arritën 380 mln euro në 2024-n

    Pasuritë e paluajtshme kryesuan investimet e huaja në ekonominë shqiptare për të tretin vit radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin e kaluar investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 379 milionë eurove, në rritje me 17% krahasuar me vitin 2023.

    Pasuritë e paluajtshme sollën pothuajse 24% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte për vitin e kaluar.

    Tremujori i fundit i vitit solli edhe vlerën më të lartë të investimeve të huaja në këtë sektor, me 100 milionë euro, 9% më shumë krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2023.

    Cikli i rritjes së shpejtë të çmimeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri në vitet pas pandemisë pas pandemisë po mbështetet në masë të konsiderueshme prej kërkesës që vjen nga investitorët e jashtëm.

    Investimet e huaja në prona janë tipike sidomos për zonat bregdetare, ku, pavarësisht rritjes së çmimeve, ato ngelen mjaft konkurruese krahasuar edhe me vendet e tjera bregdetare të rajonit.

    Rritja e fortë e çmimeve të pronave në vitet e fundit i ka bërë pasuritë e paluajtshme edhe një alternativë më tërheqëse dhe ka rritur numrin e blerësve që kanë blerë prona për qëllime investimi.

    Banka e Shqipërisë vlerëson se në fund të vitit 2024 stoku i investimeve të huaja në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri arriti në 2.04 miliardë euro, në rritje me 30% krahasuar me një vit më parë. Në dekadën e fundit, stoku i investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme pothuajse është rritur me 27 herë.

    Bazuar në metodologjitë e përdorur për matjen e investimeve të huaja, flukset e tyre vlerësohen me kursin e këmbimit mesatar të periudhës, ndërkohë që stoku vlerësohet me kursin e ditës së fundit të periudhës. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja në stokun e investimeve nuk ka ardhur vetëm nga flukset e reja, por në të duhen llogaritur edhe ndryshimet nga kursi i këmbimit, ndryshimet nga çmimi dhe ndryshimet e tjera. Kjo nënkupton se stoku i investimeve të huaja rivlerësohet në mënyrë periodike, duke reflektuar edhe ndryshimin e çmimit të aseteve.

    Sektori i dytë për nga pesha specifike kundrejt totalit të investimeve të huaja direkte vitin e kaluar ishin shërbimet financiare. Ky sektor solli investime në vlerën e 287 milionë eurove ose 18% të totalit. Investimet në këtë sektor u rritën me 20% krahasuar me një vit më parë.

    Sektori bankar sjell në vazhdimësi flukse të konsiderueshme investimesh, të mbështetura nga fitimet e larta vjetore dhe nga rritja e kërkesave rregullatore për kapital në vitet e fundit.

    Stoku i investimeve të huaja në sektorin financiar vlerësohet nga Banka e Shqipërisë në rreth 1.8 miliardë euro.

    Vijon industria nxjerrëse, që vitin e kaluar solli investime të huaja në vlerën e 214 milionë eurove, vlera kjo sa 13.5% e gjithë investimeve të huaja për 2024. Megjithatë, investimet e guaja në industrinë nxjerërse pësuan rënie me 21% më shumë krahasuar me një vit më parë. Stoku i investimeve të huaja në sektor llogaritet në më shumë se 2.5 miliardë euro.

    Investimet në sektorin energjetik për vitin e kaluar u rritën në vlerën e 166 milionë eurove, 4% më shumë krahasuar me vitin 2023. Energjetika dhe në veçanti ajo diellore vazhdon të tërheqë vëmendje të lartë të investitorëve të huaj, por edhe atyre vendas. Stoku i investimeve të huaja në energjetikë ka arritur pranë vlerës së 3.7 miliardë eurove.

    MOS I LËSHONI ÇADRAT AS SOT! Shqipëria nën pushtetin e motit të keq, ja si luhaten temperaturat
    Rritje të investimeve të huaja direkte shënoi edhe industria përpunuese. Investimet e huaja në këtë sektor u rritën në 173 milionë euro, 40% më shumë krahasuar me një vit më parë.

    Investimet e huaja në industrinë përpunuese janë kryesisht të përqendruara në sektorët e fasonerisë, përfshirë degën e industrisë automotive.

    Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte vitin e kaluar arritën një shifër rekord prej 1.58 miliardë eurosh, niveli më i lartë historik. Vlera e investimeve të huaja u rrit me 5.6% krahasuar me një vit më parë. /Monitor

  • 27 mars/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    27 mars/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Sot, më 27 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91.1 lekë dhe shitet me 92.3 lekë.

    Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.2 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.8 lekë, ndërsa në shitje me 103.8 lekë.

    Paundi britanik blihet me 117.4 lekë dhe shitet me 118.4 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 63.9 lekë, ndërsa në shitje me 65.4 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja: