Category: Lajme

  • Humbi jetën shoferi, momenti kur autobusi i turistëve bie në lumë në Itali (Video)

    Humbi jetën shoferi, momenti kur autobusi i turistëve bie në lumë në Itali (Video)

    Pamjet që shikoni janë nga aksidenti tragjik me pasojë vdekjen e një personi në Itali, ku një autobus turistësh ra në lumin “Po” në Torino.

    Në sfond dëgjohen boritë e makinave dhe qytetarë të cilët filmojnë momentin kur autobusi bie në lumë. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa mësohet se kanë nisur hetimet.

    Sipas raportimeve, humbi jetën shoferi i autobusit dhe u plagosën tre pasagjerë. Fillimisht shoferi u gjet me shenja jete nga ekipet e shpëtimit ndërsa thuhet se ndërroi jetë në spital.

    Siç shihet në pamjet e publikuara nga mediat italiane, autobusi gri i Di Carlo Tour nga Campobasso shfaqet duke ecur mbrapsht, kalon parapetin e Murazzit, prek lehtë një semafor dhe zhytet ngadalë në lumë, sikur gjithçka të ndodhte në ngadalësim filmik.

  • Vrau rumunin me thikë për pazaret e drogës, arrestohet pas katër vitesh shqiptari në Itali

    Vrau rumunin me thikë për pazaret e drogës, arrestohet pas katër vitesh shqiptari në Itali

    Një 36-vjeçar shqiptar i akuzuar për vrasjen e një shtetasi rumun pesë vite më parë është arrestuar nga policia italiane.

    Shqiptari i cili ka qenë i dënuar më parë për trafik droge, tashmë do të vuajë dënimin me burg edhe për vrasje.

    Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës dhe kontrollin e biznesit ilegal mes Fermos dhe Porto Sant’Elpidio.

    Më 17 shkurt 2020, zbulimi i trupit të pajetë të një 36-vjeçari rumun, i vrarë me thikë, ka alarmuar menjëherë policinë.

  • Pas batutes ndaj Rizartes/ E pëson keq Ledion Liço, i ndodh e papritura e ‘madhe’ pas spektaklit

    Pas batutes ndaj Rizartes/ E pëson keq Ledion Liço, i ndodh e papritura e ‘madhe’ pas spektaklit

    Pas spektaklit të fundit të Big Brother VIP Albania, Ledion Liço është vënë në qendër të kritikave për një batutë të bërë ndaj Rizartës.

    Moderatori, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe humorin shpesh të papritur, këtë herë duket se ka kaluar cakun sipas ndjekësve.

    Komentet në rrjetet sociale, veçanërisht në postimin e fundit të faqes zyrtare të Big Brother VIP Albania në Instagram, janë mbushur me reagime të ashpra ndaj tij.

    “Batuta për Rizartën ishte shumë e shpifur. Po të ishe ti babai i saj, do të të pëlqente?” – shkruan një përdorues, ndërsa një tjetër e akuzon Ledionin se po përpiqet të krijojë momente virale, por po i tepron me komentet e tij:

    “Nga mania për t’u bërë sa më shumë meme, idjotlliqe po nxjerr nga goja!”

    Ndërkohë, disa ndjekës e kanë quajtur qëndrimin e tij arrogant dhe të papërshtatshëm për një moderator të një spektakli kaq të ndjekur.

    Deri më tani, Ledioni nuk ka reaguar mbi polemikat, por debati në rrjet duket se nuk po shuhet.

  • Aksident i rëndë në Itali, autobusi turistik përmbyset në lumë! Raportohet për viktima!

    Aksident i rëndë në Itali, autobusi turistik përmbyset në lumë! Raportohet për viktima!

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Torino të Italisë pasditen e sotme, ku një autobus turistik ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumë.

    Mediat italiane raportojnë se nga ky aksident ka ndërruar jetë shoferi, ndërsa tre kalimtare kanë mbetur të plagosur.

    Shoferi fillimisht u gjet me shenja jete, por ai ndërroi jetë në spital. Mendohet se ka qenë vetëm shoferi brenda në autobus, pasi nuk janë gjetur trupa të tjerë.

    Sakaq, tre këmbësorët ndodhen në spital nën kujdesin mjekësor, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

  • Paralajmërimi i Bashkimit Europian për qytetarët: Grumbulloni furnizime për 72 orë…!

    Paralajmërimi i Bashkimit Europian për qytetarët: Grumbulloni furnizime për 72 orë…!

    Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve të tij që të jenë të përgatitur për situata emergjente duke grumbulluar furnizime të mjaftueshme për të përballuar 72 orë në rast fatkeqësish natyrore, pandemish apo edhe kërcënimesh ushtarake. Strategjia e re, e para e këtij lloji e miratuar nga BE-ja, ka për synim të rrisë ndërgjegjësimin dhe përgatitjen e popullsisë ndaj krizave të ndryshme.

    Gatishmëria e BE-së për fatkeqësitë dhe krizat

    Në prezantimin e kësaj strategjie, Komisioni Evropian theksoi rëndësinë e marrjes së masave proaktive nga qytetarët, duke përfshirë krijimin e planeve të emergjencës shtëpiake dhe grumbullimin e furnizimeve jetike. Kjo nismë është frymëzuar nga praktikat e vendeve si Gjermania dhe shtetet nordike, të cilat kanë promovuar ndërgjegjësimin përmes materialeve informuese dhe aplikacioneve të posaçme.

    “Ne po u themi vendeve anëtare: 72 orë vetë-mjaftueshmëri është ajo që ne rekomandojmë,” deklaroi Hadja Lahbib, komisionerja evropiane për përgatitjen dhe menaxhimin e krizave. Ajo iu referua një videoje të publikuar në rrjetet e saj sociale, ku shfaq një çantë emergjence që përmban dokumente të mbrojtura nga uji, ushqim të konservuar, ujë të pijshëm, mjete të ndryshme praktike, ilaçe dhe një radio të vogël.

    Strategjia e Re: Një përgjigje ndaj rreziqeve të mundshme

    Strategjia e BE-së ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin dhe koordinimin mes shteteve anëtare në raste emergjente si përmbytjet, zjarret, sulmet kibernetike dhe kërcënimet ushtarake. Në dokumentin e publikuar, theksohet se blloku duhet të jetë i përgatitur për incidente dhe kriza të përmasave të mëdha, përfshirë mundësinë e agresionit të armatosur.

    Një nga propozimet kryesore është krijimi i një “Dite Evropiane të Gatishmërisë”, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut. Po ashtu, BE-ja synon të integrojë temat e përgatitjes ndaj krizave në kurrikulat shkollore dhe të hartojë një strategji të posaçme për grumbullimin e rezervave të ushqimit, ujit dhe lëndëve të para thelbësore.

  • Burri që agjëron i kërkon gruas që të mos hajë ushqim në autobus, shpërthen sherri!

    Burri që agjëron i kërkon gruas që të mos hajë ushqim në autobus, shpërthen sherri!

    Një video virale ka ndez një debat në madh në rrjetet sociale, pasi një burrë që agjëronte i kërkoi një gruaje të ndalonte së ngrëni në një autobus në Londër.

    Ai pretendoi se aroma e ushqimit e shqetësonte gjatë agjërimit, por gruaja refuzoi duke i thënë se nuk ishte problemi i saj. Pavarësisht se burri e përsëriti kërkesën, gruaja i sugjeroi të zbriste në katin e poshtëm të autobusit nëse e shqetësonte aroma e ushqimit.

    Videoja, megjithëse dyshohet se është e inskenuar, ka shkaktuar diskutime të mëdha në rrjetet sociale.Disa mendojnë se gruaja duhet të kishte treguar konsideratë dhe të kishte pritur për të ngrënë diku tjetër.

    Të tjerë argumentuan se ishte e drejta e saj të hante në një hapësirë publike dhe se burri nuk kishte të drejtë në kërkesën e tij.

  • “SEKRETET E ZEZA” të administratës Trump, Revista Atlantic publikon të tjera biseda për planet e luftës

    “SEKRETET E ZEZA” të administratës Trump, Revista Atlantic publikon të tjera biseda për planet e luftës

    Pas skandalit një ditë më parë ku u publikuan bisedat e administratës Trump, Revista Atlantic publikoi të tjera tekste të ndara në grupin e bisedave për planet e luftës.

    Zbulimet më të fundit vijnë pasi Shtëpia e Bardhë tha se nuk ishte zbuluar asnjë informacion i klasifikuar në grupin e bisedave ndërmjet zyrtarëve të lartë amerikanë, i cili rastësisht përfshinte edhe një gazetar.

    Por sipas Atlantic, bisedat e publikuara tregojnë qartë një kronologji të planeve të luftës të ndara nga sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së,

    Ky zbulim i fundit vjen pas një përpjekje nga Shtëpia e Bardhë për të minimizuar rrjedhjen e informacionit lidhur me planet për sulme ndaj rebelëve Houthi në Jemen, duke thënë se nuk ishte zbuluar asnjë informacion i klasifikuar.

    Plani ishte ndarë në një grup bisedash në aplikacionin e mesazheve Signal, që përfshinte zyrtarë të lartë të qeverisë, përfshirë Zëvendëspresidentin JD Vance dhe Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, si dhe një gazetar, redaktorin kryesor të Atlantic, Jeffrey Goldberg.

    Ai u shtua në grupin e bisedës, të quajtur “Houthi PC small group”, më 13 mars. Sulmet përfundimisht u realizuan më 15 mars.

  • Qeveria greke njofton rritjen e pagës minimale, ja sa euro do të marrin! Përfitojnë edhe emigrantët shqiptarë

    Qeveria greke njofton rritjen e pagës minimale, ja sa euro do të marrin! Përfitojnë edhe emigrantët shqiptarë

    Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar rritjen e pagës minimale nga 830 euro në 880 euro, ndërsa tha se synon që në fund të mandatit 4 vjeçar paga minimale të jetë 950 euro.

    Kryeministri iu referua uljes së nivelit të papunësisë, duke theksuar se politika e krijimit të vendeve të punës ka filluar të japë fryte.

    Po ashtu, rritja ka pësuar edhe asistenca sociale për të papunët, të cilët do të marrin 540 euro.

    Gjithashtu rritje ka pësuar edhe paga për punonjësit e martuar me tre vite eksperiencë. Ata do të marrin 1258.4 euro, ndërsa punëtorët e pakualifikuar do të marrin 39.4 euro në ditë.

    Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi nga data 1 prill.

    Kjo është rritja e 5-të e pagës bazë që nga viti 2019. Rritja kumulative gjatë gjashtë viteve arrin në 35.4%. Fitimi për punëtorët tani është i barabartë me afërsisht 5 paga minimale shtesë të vitit 2019 në vit.

    Nga këto rritje përfitojnë edhe të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë të rregullt në shtetin helen.

  • Autobusi turistik bie në lumë në Torino

    Autobusi turistik bie në lumë në Torino

    Një autobus turistik ka rënë nga ura në Piazza Vittorio Veneto, në Torino, pasditen e sotme.

    Automjeti u fundos menjëherë, por për fat të mirë, vetëm shoferi ishte në bord dhe u shpëtua.

    Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje si dhe kanë ndërhyrë edhe me helikopter.

  • Shuhet në moshë të re mjeku i njohur në Durrës, shembull i përkushtimit të palodhur ne shërbim të pacientëve

    Shuhet në moshë të re mjeku i njohur në Durrës, shembull i përkushtimit të palodhur ne shërbim të pacientëve

    Një lajm i hidhur vjen nga Durrësi ku mjeku i njohur, ortopedi Niko Durri është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.

    Dr. Niko ishte një figurë e rëndësishme e shërbimit të Ortopedisë-Traumatologjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit prej vitesh, ndërsa ka ndëruar jetë në mënyrë të papritur.

    Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Urdhri i Mjekut Durrës, ku i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve.

    Postimi i plotë:

    Me dhimbje të thellë mësuam lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Doktor Niko Durri, në moshën 54 vjeçare.

    Një humbje e parakohshme për familjen dhe bluzat e bardha.

    Dr. Niko, një figurë e rëndësishme e shërbimit të Ortopedisë-Traumatologjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe një shembull i përkushtimit të palodhur ne shërbim të pacientëve, sot nuk është më mes nesh.

    Dr. Niko Durri, u lind në vitin 1971 ne Tiranë.

    Përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranes ne vitin 1997 si Mjek i Përgjithshëm, duke e përfunduar me rezultate të shkëlqyera.

    Më pas kreu specializimin për Ortopedi -Traumatologji ne Universitetin e Mjekesise”Carol Davilla”, në Bukuresht të Rumanisë.

    Pas specializimit punoi për një periudhë një vjeçare si mjek ortoped-traumatolog në spitalin e Beratit deri në vitin 2005 dhe më pas në spitalin e Lushnjes për një vit tjetër deri në vitin 2006.

    Me pas emërohet në Spitalin e Durrësit si mjek ortoped-traumatolog, ku vazhdonte të ushtronte profesionin.

    Doktor Niko Durri gjatë gjithë karrierës së tij tregoi profesionalizëm, kulturë, korrektësi, qytetari dhe vlera e virtyte humane që konfiguruan tek secili mjekun e besuar dhe shumë të dashur për çdo pacient.

    Përgjatë gjithë jetës profesionale, doktori me bluzën e bardhë dhe zemrën gjithashtu u bë pjesë jo vetëm e mjekëve profesionistë të qytetit tonë, por edhe e shumë viteve të mbushura me punë e sakrifica të panumërta.

    Duke u shprehur ngushëllimet e përzemërta familjarëve dhe kolegëve, urojmë që shpirti i tij të prehet në paqe!

    I paharruar qoftë kujtimi i tij!