Category: Lajme

  • Paralajmërimi i Bashkimit Europian për qytetarët: Grumbulloni furnizime për 72 orë…!

    Paralajmërimi i Bashkimit Europian për qytetarët: Grumbulloni furnizime për 72 orë…!

    Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve të tij që të jenë të përgatitur për situata emergjente duke grumbulluar furnizime të mjaftueshme për të përballuar 72 orë në rast fatkeqësish natyrore, pandemish apo edhe kërcënimesh ushtarake. Strategjia e re, e para e këtij lloji e miratuar nga BE-ja, ka për synim të rrisë ndërgjegjësimin dhe përgatitjen e popullsisë ndaj krizave të ndryshme.

    Gatishmëria e BE-së për fatkeqësitë dhe krizat

    Në prezantimin e kësaj strategjie, Komisioni Evropian theksoi rëndësinë e marrjes së masave proaktive nga qytetarët, duke përfshirë krijimin e planeve të emergjencës shtëpiake dhe grumbullimin e furnizimeve jetike. Kjo nismë është frymëzuar nga praktikat e vendeve si Gjermania dhe shtetet nordike, të cilat kanë promovuar ndërgjegjësimin përmes materialeve informuese dhe aplikacioneve të posaçme.

    “Ne po u themi vendeve anëtare: 72 orë vetë-mjaftueshmëri është ajo që ne rekomandojmë,” deklaroi Hadja Lahbib, komisionerja evropiane për përgatitjen dhe menaxhimin e krizave. Ajo iu referua një videoje të publikuar në rrjetet e saj sociale, ku shfaq një çantë emergjence që përmban dokumente të mbrojtura nga uji, ushqim të konservuar, ujë të pijshëm, mjete të ndryshme praktike, ilaçe dhe një radio të vogël.

    Strategjia e Re: Një përgjigje ndaj rreziqeve të mundshme

    Strategjia e BE-së ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin dhe koordinimin mes shteteve anëtare në raste emergjente si përmbytjet, zjarret, sulmet kibernetike dhe kërcënimet ushtarake. Në dokumentin e publikuar, theksohet se blloku duhet të jetë i përgatitur për incidente dhe kriza të përmasave të mëdha, përfshirë mundësinë e agresionit të armatosur.

    Një nga propozimet kryesore është krijimi i një “Dite Evropiane të Gatishmërisë”, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut. Po ashtu, BE-ja synon të integrojë temat e përgatitjes ndaj krizave në kurrikulat shkollore dhe të hartojë një strategji të posaçme për grumbullimin e rezervave të ushqimit, ujit dhe lëndëve të para thelbësore.

  • Burri që agjëron i kërkon gruas që të mos hajë ushqim në autobus, shpërthen sherri!

    Burri që agjëron i kërkon gruas që të mos hajë ushqim në autobus, shpërthen sherri!

    Një video virale ka ndez një debat në madh në rrjetet sociale, pasi një burrë që agjëronte i kërkoi një gruaje të ndalonte së ngrëni në një autobus në Londër.

    Ai pretendoi se aroma e ushqimit e shqetësonte gjatë agjërimit, por gruaja refuzoi duke i thënë se nuk ishte problemi i saj. Pavarësisht se burri e përsëriti kërkesën, gruaja i sugjeroi të zbriste në katin e poshtëm të autobusit nëse e shqetësonte aroma e ushqimit.

    Videoja, megjithëse dyshohet se është e inskenuar, ka shkaktuar diskutime të mëdha në rrjetet sociale.Disa mendojnë se gruaja duhet të kishte treguar konsideratë dhe të kishte pritur për të ngrënë diku tjetër.

    Të tjerë argumentuan se ishte e drejta e saj të hante në një hapësirë publike dhe se burri nuk kishte të drejtë në kërkesën e tij.

  • “SEKRETET E ZEZA” të administratës Trump, Revista Atlantic publikon të tjera biseda për planet e luftës

    “SEKRETET E ZEZA” të administratës Trump, Revista Atlantic publikon të tjera biseda për planet e luftës

    Pas skandalit një ditë më parë ku u publikuan bisedat e administratës Trump, Revista Atlantic publikoi të tjera tekste të ndara në grupin e bisedave për planet e luftës.

    Zbulimet më të fundit vijnë pasi Shtëpia e Bardhë tha se nuk ishte zbuluar asnjë informacion i klasifikuar në grupin e bisedave ndërmjet zyrtarëve të lartë amerikanë, i cili rastësisht përfshinte edhe një gazetar.

    Por sipas Atlantic, bisedat e publikuara tregojnë qartë një kronologji të planeve të luftës të ndara nga sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së,

    Ky zbulim i fundit vjen pas një përpjekje nga Shtëpia e Bardhë për të minimizuar rrjedhjen e informacionit lidhur me planet për sulme ndaj rebelëve Houthi në Jemen, duke thënë se nuk ishte zbuluar asnjë informacion i klasifikuar.

    Plani ishte ndarë në një grup bisedash në aplikacionin e mesazheve Signal, që përfshinte zyrtarë të lartë të qeverisë, përfshirë Zëvendëspresidentin JD Vance dhe Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, si dhe një gazetar, redaktorin kryesor të Atlantic, Jeffrey Goldberg.

    Ai u shtua në grupin e bisedës, të quajtur “Houthi PC small group”, më 13 mars. Sulmet përfundimisht u realizuan më 15 mars.

  • Qeveria greke njofton rritjen e pagës minimale, ja sa euro do të marrin! Përfitojnë edhe emigrantët shqiptarë

    Qeveria greke njofton rritjen e pagës minimale, ja sa euro do të marrin! Përfitojnë edhe emigrantët shqiptarë

    Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar rritjen e pagës minimale nga 830 euro në 880 euro, ndërsa tha se synon që në fund të mandatit 4 vjeçar paga minimale të jetë 950 euro.

    Kryeministri iu referua uljes së nivelit të papunësisë, duke theksuar se politika e krijimit të vendeve të punës ka filluar të japë fryte.

    Po ashtu, rritja ka pësuar edhe asistenca sociale për të papunët, të cilët do të marrin 540 euro.

    Gjithashtu rritje ka pësuar edhe paga për punonjësit e martuar me tre vite eksperiencë. Ata do të marrin 1258.4 euro, ndërsa punëtorët e pakualifikuar do të marrin 39.4 euro në ditë.

    Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi nga data 1 prill.

    Kjo është rritja e 5-të e pagës bazë që nga viti 2019. Rritja kumulative gjatë gjashtë viteve arrin në 35.4%. Fitimi për punëtorët tani është i barabartë me afërsisht 5 paga minimale shtesë të vitit 2019 në vit.

    Nga këto rritje përfitojnë edhe të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë të rregullt në shtetin helen.

  • Autobusi turistik bie në lumë në Torino

    Autobusi turistik bie në lumë në Torino

    Një autobus turistik ka rënë nga ura në Piazza Vittorio Veneto, në Torino, pasditen e sotme.

    Automjeti u fundos menjëherë, por për fat të mirë, vetëm shoferi ishte në bord dhe u shpëtua.

    Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje si dhe kanë ndërhyrë edhe me helikopter.

  • Shuhet në moshë të re mjeku i njohur në Durrës, shembull i përkushtimit të palodhur ne shërbim të pacientëve

    Shuhet në moshë të re mjeku i njohur në Durrës, shembull i përkushtimit të palodhur ne shërbim të pacientëve

    Një lajm i hidhur vjen nga Durrësi ku mjeku i njohur, ortopedi Niko Durri është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.

    Dr. Niko ishte një figurë e rëndësishme e shërbimit të Ortopedisë-Traumatologjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit prej vitesh, ndërsa ka ndëruar jetë në mënyrë të papritur.

    Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Urdhri i Mjekut Durrës, ku i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve.

    Postimi i plotë:

    Me dhimbje të thellë mësuam lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Doktor Niko Durri, në moshën 54 vjeçare.

    Një humbje e parakohshme për familjen dhe bluzat e bardha.

    Dr. Niko, një figurë e rëndësishme e shërbimit të Ortopedisë-Traumatologjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe një shembull i përkushtimit të palodhur ne shërbim të pacientëve, sot nuk është më mes nesh.

    Dr. Niko Durri, u lind në vitin 1971 ne Tiranë.

    Përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranes ne vitin 1997 si Mjek i Përgjithshëm, duke e përfunduar me rezultate të shkëlqyera.

    Më pas kreu specializimin për Ortopedi -Traumatologji ne Universitetin e Mjekesise”Carol Davilla”, në Bukuresht të Rumanisë.

    Pas specializimit punoi për një periudhë një vjeçare si mjek ortoped-traumatolog në spitalin e Beratit deri në vitin 2005 dhe më pas në spitalin e Lushnjes për një vit tjetër deri në vitin 2006.

    Me pas emërohet në Spitalin e Durrësit si mjek ortoped-traumatolog, ku vazhdonte të ushtronte profesionin.

    Doktor Niko Durri gjatë gjithë karrierës së tij tregoi profesionalizëm, kulturë, korrektësi, qytetari dhe vlera e virtyte humane që konfiguruan tek secili mjekun e besuar dhe shumë të dashur për çdo pacient.

    Përgjatë gjithë jetës profesionale, doktori me bluzën e bardhë dhe zemrën gjithashtu u bë pjesë jo vetëm e mjekëve profesionistë të qytetit tonë, por edhe e shumë viteve të mbushura me punë e sakrifica të panumërta.

    Duke u shprehur ngushëllimet e përzemërta familjarëve dhe kolegëve, urojmë që shpirti i tij të prehet në paqe!

    I paharruar qoftë kujtimi i tij!

  • Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti

    Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti

    Edhe përgjatë ditës së enjte mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i paqendrueshëm.

    Gjatë gjithë territorit moti do të jetë i vranët, ku herë aps here do të ketë reshje shiu me intensitet deri mesatar.

    Ndërkohë era nga kuadrati i lindjes do të arrijë shpejtësi mesatare deri në 8m/s. Ndërsa valëzimi në det do të jetë deri në 2 ballë.

  • E rëndë në Tiranë/ Mbajti të mbyllur në banesë një 15-vjeçare dhe e ngacmoi sek*ualisht, e pëspn keq i riu (Emri)

    E rëndë në Tiranë/ Mbajti të mbyllur në banesë një 15-vjeçare dhe e ngacmoi sek*ualisht, e pëspn keq i riu (Emri)

    Policia në Tiranë njofton se ka arrestuar një 27-vjeçar. Ai dyshohet se ka mbajtur pa dëshirën e saj në banesën e tij një 15-vjeçare.

    Adoleshentja dyshohet se është ngacmuar nga 27-vjeçari. Policia gjatë kontrollit i gjeti një thikë.
    Njoftimi i policisë:

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

    -arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë);

  • Gjesti bën deklaratën e fortë për Laertin: Ke tentuar edhe dy herë të …

    Gjesti bën deklaratën e fortë për Laertin: Ke tentuar edhe dy herë të …

    Gjesti ka zhvilluar një debat të ashpër me Laert Vasilin në ditën e sotme.

    Këngëtari e pyeti aktorin nëse po e kuptonte pasi disa herë i ka thënë analfabet. Veç kësaj e ka akuzuar edhe për herë të tjera se ka dashur ta puthë, pas një që shkëmbyen për lojë.

    Banori nga Kosova ia bëri me dije se nuk ka interes për të, ndonëse edhe mund ta ketë keqkuptuar.

    “Laerti po më kupton çka po flas për herë të parë, vetëm fjalët e këqija. Se për tjerat më thotë çfarë the ik, çfarë the s’po të kuptoj. Analfabet”, iu drejtua Gjesti me ironi.

    “Të ha unë ty frizurën, ti ke qejf me më puth sërish por unë nuk kam qejf ty”, vazhdoi ai.

    Laerti nga ana tjetër ia ktheu: “U larg qoftë”

  • E rëndë/ Adoleshentja tenton të vetëvritet, dërgohet me urgjencë në Tiranë

    E rëndë/ Adoleshentja tenton të vetëvritet, dërgohet me urgjencë në Tiranë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku një adoleshente 17-vjeçare ka konsumuar një sasi medikamentesh në banesën e saj.

    Vajza është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin lokal, dhe për shkak të gjendjes së saj, është transportuar menjëherë në Tiranë për trajtim të specializuar.

    Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij rasti, duke kërkuar të kuptojë arsyet që e çuan adoleshenten të ndërmarrë këtë hap ekstrem.

    “Sot, në spital është paraqitur për ndihmë mjekësore një shtetase e mitur, 17 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh në banesë. Ajo do të transportohet në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.”– njofton policia.

    Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.