LAJM I FUNDIT/ Vrasja e Behar Sofisë, dënohet me 35 vite burg Jemin Shera
Category: Lajme
-
Nuk ka dalë nga shtëpia e Big Brother VIP?! Mikesha e Eglit tregon si qëndron e vërteta!
E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë modelja Sara Gjoka, për të komentuar situatat dhe dinamikat më të fundit në “BBV4”. Lidhur me daljen e Eglit, tepër të komentuar në rrjet Sara tregoi se ka dëgjuar disa thashetheme të cilat kishin të bënin me qëndrimin e saj brenda shtëpisë.
Thashetheme kam dëgjuar pafund të ndryshme që thonë se është në gjendje shumë të keqe gati që mund të jetë edhe spitalore nga çështja mendore. Ka edhe thashetheme që thonë se nuk ka dalë fare nga shtëpia dhe prandaj nuk duket askund dhe ndoshta kjo është e gjitha një lojë dhe një pauzë nga produksioni. Pra mund të jetë e izoluar diku, nuk ka dalë nga shtëpia e Big Brother, është përfolur plot.
Por cilin prej këtyre thashethemeve beson Sara, a mund të rikthehet Egli?
Me gjendjen e Eglit që kam parë kohët e fundit nuk e mendoj një rikthim dhe nuk më duket shumë e besueshme kjo çështja e të mos dalurit nga shtëpia e BBV ende.
Çfarë mendimi ka Sara për raportin që Egli dhe Gjesti patën dhe pse ka ngjallur kaq shumë debat?
Kjo marrëdhënia do të thoja që është reciproke dhe ka dalë Egli shumë skizofrene do thoja apo përndjekëse. Fjalë nga më të ndryshme kam dëgjuar pafund. Nga këndvështrimi im personal do ta anoja fajin nga Gjesti, jo për faktin se ai është djali sepse secili nga ata ka gabimet e veta por edhe Egli në njëfarë mënyre e ka tepruar me reagimet që ka bërë. Unë i vë fajin sepse ka luajtur rolin e manipuluesit. Ka dhënë sinjale mikse.
Sa i përket njohjes me banorët, kur Ronaldo e pyeti ajo u shpreh se:
Me Eglin jam njohur personalisht që më përpara kam pasur disa raporte pune. Kemi qenë në palestër disa kohë dhe jemi rastisur shumë shpesh edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.
-
I FUNDIT/ Erion Veliaj kërkon lirimin nga burgu, kryebashkiaku mbërrin në Apelin e GJKKO, pritet të njihet me vendimin
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e Apelit të GJKKO, kur pritet të njihet edhe me masën, pas ankimit që ai i ka bërë arrestit me burg.
vijon
-
“TikTok” mbyllet më 13 mars, zbardhen shkresat e AKEP! Ja veprimet që do të merren për bllokimin e aplikacionit
Platforma e rrjeteve sociale “TikTok” do të mbyllet për përdoruesit në Shqipëri nesër më datë 13 Mars.
vijon
-
Ish-futbollisti i Dinamos arrestohet duke shitur dr*gë në Itali
Një ish-futbollist shqiptar i Kategorisë Superiore është vënë në pranga në Ferrara të Italisë për shpërndarje të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për një 45-vjeçar që ka luajtur për Dinamon e Tiranës vite më parë. Megjithatë, mediat italiane nuk e kanë zuluar ende emrin e tij.
Sipas të njëjtave burime bëhet fjalë për një futbollist që ka luajtur edhe në kupën Intertoto, por u tërhoq nga fushat e blerta në moshë të re në vitin 2005 pas dy sezoneve me Dinamon.
Ai u kap nga policia teksa po i jepte një dozë kokaine një burri që e priste me biçikletë. Ishte ky i fundit që tërhoqi vëmendjen e policisë. Shpesh blerësi shihte ekranin e celularit dhe vështronte me nervozizëm përreth.
Pas disa minutash i është afruar ish-futbollisti 45-vjeçar që i ka dhënë një qese të bardhë në këmbim të disa kartëmonedhave.
Agjentët vendosën të ndërhynin në këtë moment ndërsa si shqiptari dhe klienti i tij, nuk bënë rezistencë. Ai kishte me vetë 60 eurot që kishte shitur drogën dhe një thikë. Ndërsa blerësi dozën me kokainë që e kishte fshehur brenda këpucës.
Ai ndodhet aktualisht i arrestuar ndërkohë siç thonë mediat, nuk është hera e parë që shqiptari ishte kapur me drogë. Edhe në Shkurt atij iu gjetën disa doza kokainë, por në këtë rast sulmoi edhe një nga zyrtarët e policisë lokale duke e goditur.
Fati i keq në sport, duket se e paska ndjekur ish-futbollistin edhe pas tërheqjes nga fushat e blerta./tvklan
-
Amberi plas ‘b*mbën’, nxjerr foton e trasgjinores që Laert Vasili ka qenë i lidhur prej gati 1 vit e gjysëm
Spektakli i së martës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” solli një debat të ashpër lidhur me Laert Vasilin, pasi diskutuan puthjet e tij me dy banorët, Gjesti dhe Aldon. Kjo temë ngjalli dyshime dhe diskutime rreth aktorit, veçanërisht pasi ai pranoi se në shfaqjet e tij teatrale ka luajtur role edhe me personazhe biseksualë.
Megjithatë, debati mori një kthesë të papritur pas një deklarate të ish-banores Amber, një grua transgjinore. Në rrjetin e saj social ajo është shprehur se Laerti ka pasur një eksperiencë real me një vajzë transgjinore shqiptare.“Përveç pjesës ë misionit nga Vëllai i Madh, Laert Vasili ka pasur vërtet eksperiencë me një shoqen time shqiptare transgjinore. Nuk ka asgjë të keqe ta pranojë”, – ka shkruar Amber në postimin e saj.
Kjo deklaratë ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë ndarë mendime të ndryshmë.Disa e konsiderojnë si një deklaratë të hapur dhe të sinqertë, ndërsa të tjerë dyshojnë për qëllimin e saj.
-
Zgjidhet kryetari i komanduar i bashkisë së Matit! Ja kush do ta drejtojë pas dorëheqjes së Agron Malajt
Myslym Zeneli do të drejtojë bashkinë e Matit pas dorëheqjes së Agron Malajt, i cili pritet të jetë në listat e kandidatëve për deputet.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, të zhvilluar gjatë ditës së sotme, ku edhe u miratua unanimisht dorëheqja e Malajt.
19 nga 21 anëtarët e këshillit bashkiak ishin të pranishëm në këtë mbledhje jashtë radhe e thirrur me vetëm dy pika në rendin e ditës. Pas miratimit të dorëheqjes së Malajt këshilli votoi për dy zv/kryetarët e Bashkisë ku me 17 vota u zgjodh Myslym Zeneli kundrejt 1 vote për Flutura Biba dhe një votë e pavlefshme.
Kryetari tashmë në detyrë Myslym Zeneli tha se administrata do të jetë e përkushtuar maksimalisht për vijim normal të shërbimeve dhe investime ndaj qytetarëve.
-
Valbona dhe Jozi ish-partnerë? Afrimiteti mes dyshes në “Big Brother VIP”, përplas banorët
Afrimiteti i vazhduar mes Valbonës dhe Jozit ka bërë që të lindin dyshime mes banorëve. Ka qenë vetë Jozi ai, i cili i ka rrëfyer Gertës që ka qenë i lidhur me Valbonën dy vite më parë.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, Valbona ka ruajtur afrimitetin me këngëtarin. Gerta ka shtuar dyshimet se ata kanë qenë çift, e më pas e ka diskutuar me Olën, e cila po ashtu mbante të njëjtin qëndrim.
Më pas u zbulua se dyshja kanë luajtur një lojë, duke gënjyer se kanë qenë partnerë jashtë shtëpisë së BBV. Situata e krijuar ka shkaktuar debat të ashpër mes Gertës, Jozit dhe Valbonës, të cilët kanë shpërthyer në akuza të ashpra ndaj njëri-tjetrit.
-
Shqipëria e pajetueshme, pensionet e ulëta dhe ajri i ndotur
Faktorë të tillë si ndotja e ajrit, pensionet e ulëta dhe kontratat e punës, po bahen nxitës të rinj të emigracionit.
Por paga më e lartë, një jetë më e mirë për fëmijët dhe shërbimet më të mira shëndetësore janë tre arsyet kryesore që po shtyjnë shqiptarët të emigrojnë jashtë vendit, sipas një anketës të fundit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal që mati ndjesinë në lidhje me sigurinë në 6 vendet e Ballkanit perëndimor.
Anketa zbuloi një kategori të re emigrantësh në moshat e vjetra. Gjithnjë e më shumë po ikin nga vendi persona që po bashkohen me familjet e tyre dhe një kategori tjetër që ikën të përfitojë pension më të lartë në vendet pritëse.
Përveç azilkërkueseve, tani gjithnjë e më shumë largimet po bëhen në mënyrë të rregullta, të tilla si kontratat e punës dhe bashkimet familjare. Gati 20 për qind e personave që kishin që kishin pohuar së do të largoheshin nga vendi, kishin gjetur kontratë pune.
Lehtësimi i kritereve të punësimit sidomos në Gjermani, po tërheqin shumë të rinj shqiptarë që tashmë në vend që të kërkojnë azil aplikojnë dhe marrin viza puna. Kriteret për gjuhën janë lehtësuar në disa profesione me aftësi të ulëta si në ndërtim dhe pastrim tani ikin lehtësisht.
Familjet shqiptarë që kanë emigruar më parë dhe tani janë bërë rezidentë në vendet pritëse, po bëhen magnet për tërheqjen e familjarëve të tjerë në Shqipëri. Ikjet për bashkim familjar janë një kategori i madhe. Nga personat që kanë pohuar se po planifikojnë të ikin nga Shqipëria 31 % zgjodhën si arsye bashkimin familjar.
Por gjithashtu, një kategori pensionistesh janë duke u bashkuar më familjet jashtë vendit me qëllim për të përfituar pension më të lartë. Fëmijët po tërheqin prindërit, pasi pagesat e mbrojtjes sociale për moshat e vjetra janë shumë më të larta se pensionet në Shqipëri.
Gjithnjë e më shumë ka një kategori personash që takojnë shtresës së mesme që po ikin për shërbime më të mira arsimore dhe shëndetësore në vendet të tjera.
Një arsye tjetër që po vjen në rritje nga viti në vit është ndotja. Ndërtimet e shumta kudo në zonat e banuara dhe sidomos në Tiranë, e kanë dëmtuar cilësinë e jetesës.
Gati 13 % për qind e personave që planifikojnë të largohen rendisin si arsye cilësinë më të mirë të ajrit dhe klimës në vendet pritëse.
Gjithashtu, arsyeja për të studiuar jashtë vendit vlen për 19 për qind të personave që kanë planifikuar të ikin.
Shqipëria rrezikon të zbrazet më tej nga popullsia vendase, në krahasim me vendet e tjera të rajonit.
Anketa gjeti se rreth 28% e shqiptarëve kanë zhvilluar plane largimi. 11% kanë një plan, por jo ende të qartë, 11% kanë zhvilluar tashmë një plan emigrimi, teksa 6% kanë afate të qarta largimi, ndërsa 66% nuk duan të largohen.
Nga ata që duan të largohen 67%, po shfrytëzojnë rrjetet me afërmit dhe miqtë jashtë vendit./ Monitor
-
Publikohet historia Rizartës, Produksioni BB VIP thyen rregullat e Kodit Etik nga Urdhri i Psikologut
Mbrëmjen e djeshme, një rrëfim prekës ishte ai i Rizartës e cila shprehej se prindërit e saj nuk i kishin dhënë aspak dashuri, gjë e cila i kishte munguar shumë. Por veç rrëfimit fraza që tërhoqi vëmendjen ishte fjalia e saj teksa u shpreh e habitur që ky rrëfim do të dilte: Mendoja se ja kisha thënë psikologut.
https://youtu.be/d_sC81LaPmw?si=Q8HC5zJWmcdCLGdo
Një frazë e cila, tregon se Rizarta nuk ishte aspak në djeni të publikimit të historisë të saj. Sipas kodit etik në Urdhrin e Paikologut, pika 4.05 nuk lejohet që Psikologu të nxjerrë informacion për klientin pa miratimin dhe dëshirën e tij për tu bërë biseda publike.
Pyetja qendron: Pse produksioni theu rregullat dhe shkeli kodin etik duke i nxjerrë Rizartës sekretin?